Viktima e atentatit mafioz dje në Fier, Nelgert Pata ishte prej 21 gushtit të këtij viti në kërkim nga policia, pasi iu bë një atentat në Tiranë, dhe ai nuk u paraqit në polici, nuk dha dëshmi, nuk bashkëpunoi, nuk denoncoi.

Në kërkim, sipas një emërtimi burokratik, pasi viktima jo vetëm nuk kërkohej nga policia, por krerët e saj, të përfshirë në një histori kriminale me të paktën 4 të vrarë deri tani, ofronin mbrojtje ose lehtësi sipas rastit.

Pra policia e shpall zyrtarisht në kërkim prej 3 muajsh dhe nuk e gjen personin edhe pse ai lëviz lirshëm në Tiranë e në qytetet kryesore të vendit, por e gjen banda dhe e ekzekuton.

Ky është shteti i Edi Ramës.

Kjo është një dëshmi e freskët dhe dramatike se si krerët e policisë të përfshirë në trafiqe e të ndarë sipas bandave, nuk zbatojnë ligjin, por u shërbejnë interesave kriminale.

Nuk ka rend e siguri me këtë qeveri, me këtë ministër të brendshëm.

Qytetarët kanë nevojë për sundim të ligjit dhe jo të bandave.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, 21 nëntor 2016