Ministri i Financave i Qeverisë Grabitëse të 1 miliardë dollarëve të vjedhur në vit, sipas KLSH, zgjodhi të keqpërdorë dhe deformojë programin e PD për taksat, në përpjekje të dëshpëruar për të frikësuar 623 mijë të punësuarit se, gjoja të gjithë ata do të paguajne 110 milionë dollarë më shumë taksa me prezantimin e taksës së sheshtë prej 9%.

Një mashtrim i ulët nga paniku që kanë prej alternativës së PD. Ministri i Financave i Qeverisë Hajdute të 400 milionë dollarëve të vjedhur në vit në Tatime e Dogana, zgjodhi të dizinformojë qytetarët shqiptarë se me uljen e TVSH nga 20% ne 15% borxhi publik do të rritet ne 85% të GDP.

Ministri i Financave i Qeverisë Zhvatëse që bën tym 80 milionë dollarë të shpenzuar vetëm për luks dhe 15 milionë dollarë vetëm për bileta avioni, tentoi të frikesojë shqiptarët se gjoja programi i PD do të zhbeka ‘arritjet’ e qeverisë së mavijosur.

Partia Demokratike, duke hedhur poshtë me neveri shpifjet, trillimet dhe dashakeqësinë primitive të këtij ministri të Qeverisë së motos: Grabit-Vidh-Zhvat, deklaron se ora kur programi i PD do të zbatohet për të ndryshuar jetët e të gjithë shqiptarëve ka ardhur. Asnjë shqiptar nuk ka arsye të frikësohet nga balta Rama-Ahmetaj. Shqiptarët do të paguajnë më pas taksa dhe borxhi publik nuk do të rritet. Shqiptarët do të paguajnë më pak taksa dhe më shumë para do të ngelen në xhepat e tyre. Borxhi publik do të ulet në menyre drastike. Bujqit shqiptarë do të përfitojnë subvencion rreth 10 herë më shumë se sa marrin dot. Në arkën e shtetit do të hyjnë edhe ato 1 miliardë dollarë që sot përfundojnë në xhepat e Edi Ramës e hajdutëve të tij me tendera e koncecionet sipas motos Vidh-Grabit-Zhvat. Do të kthehen në vende pune, investime e mirëqënie edhe ato 400 milionë dollarë të evazionit e kontrabandës. Ja, pra, kush ka arsye të frikësohet nga programi financiar dhe ekonomik i PD: oligarkët, kontrabandistët, evazorët  dhe shërbëtorët e tyre në qeveri. Këta kanë arsye ta ndjejnë se ora e drejtesisë, jo drejtesisë së kapur nga partia, por drejtësisë së vërtetë, po troket.


Reagim i Partisë Demokratike, 28 Qershor 2016