Të nderuar deputet,

Të dashur qytetarë,
Vendi po kalon dite te veshtira, po qeverisemi nga nje bande kriminale qe me skandalet e saj monstruoze po cenon sigurine kombetare, po cenon demokracine, po cenon jeten e gjithsecilit nga ne.

Te dashur qytetare,

Me shume pergjegjshmeri, do t’ju kerkoja te jeni sycelur, te mos keni frike, te jemi te vendosur per te shkaterruar shtetin brenda shtetit qe kane krijuar Rama dhe te vetet.

Nuk mund te bejme asnje hap perpara, nuk do te mund te kemi nje jete me te mire, një jetë dinjitoze si qytetarë europiane,

ne rast se shkaterrojme demokracine si sistem, ne rast se shkelmojme parimet demokratike mbi te cilat kemi themeluar kushtetuten tone,

asnje hap perpara, perkundrazi, keq e me keq do behet, ne rast se shkelmojme parimin e shtetit te se drejtes, parimin e ndarjes se pushteteve, parimin e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Në këte menxyre po na terheq Edi Rama!

Ne nuk jetojme me te izoluar, por kemi mundesi ende te pafundme, per te pare ç’ndodh perreth dhe me gjere.

Ne Shkup, protestuesit antiqeveritar, kane veshur bluza ku kane stampuar portretet e tre prokuroreve maqedonas qe u vune ne radhen e pare te luftes kunder krimit qeveritar.

Portretet e prokuroreve Risteska, Janeva dhe Fetai kane pushtuar gjokset e demonstruesve, sepse puna e tyre, per te cliruar popullin maqedonas nga zyrtaret e korruptuar dhe me interesa antikombetare, ka pushtuar zemrat e popullit.

Sot do kisha dashur seriozisht te kisha tani, ketu, nje bluze te veshur me portretin e Prokurorit te pergjithshem.

Kemi kaq kohe qe flasim per pandeshkueshmeri, per korrupsion galopant, per plotesim te standarteve europiane, persa i perket barazise perpara ligjit, te zyrtarit te larte te shtetit perkundrejt me te fundit te shqiptareve te thjeshte.

Dhe sot ne te paren perpjekje serioze per te treguar forcen e ligjit, barazine e ligjit per te gjithe,

Sot qe fillon nje hetim normal per nje dyshim serioz mbi nje veper penale, shume te rende per nga pasojat qe mund te kete sjelle dhe per nga kategoria e zyrtareve shtetrorë të dyshuar si autorë, pikerisht tani, fillon një sulm i cmendur i Kryeministrit, Ministrit te Brendshem dhe strukturave qeveritare kunder prokurorise dhe gjykates shqiptare.

Ne kete moment, me precedent vetem ne fazat e para te vendosjes se diktatures komuniste ne Shqiperi,

ne kete moment ku eshte ngritur i gjithe pushteti ekzekutiv kunder pushtetit gjyqësor,

Ne kete moment ku po rrezikohet seriozisht demokracia,

Ne kete moment ku vendi eshte zhytur ne varferi dhe krim nga banda kriminale ne qeverisje,

Në këtë moment, une jam në krah te Prokurorit te Pergjithshem dhe cdo gjyqtari të ndershem, profesionist dhe të guximshem qe godet fort, po fort ama, me çekiçin e drejtesise, krimin e veshur me pushtet dhe qeveritaret e zhytur ne krim.

Thirrjet e çmendura, anti kushtetuese te Kryeministrit dhe Ministrit te Brendshem, per linçimin e gjyqtareve dhe prokuroreve qe guxojne te bejne punen e tyre, jane sot shumfish me te renda dhe shoqerisht me te rrezikshme se sa vet vepra penale e pergjimit te paligjshem qe dyshohet se eshte kryer.

Keta njerez pa tru, ose me sakte me mendje ekstremisht te rezikshme per shoqerine, kete veprim qe po bejne sot e kane te perseritur, te mirmenduar dhe pjese te planit ogurzi per shqiptaret.

Te njejtin veprim per nga qellimi, por me te bute per nga artikulimi, beri K.M. ndaj Gjykates Kushtetuese kur kjo e fundit i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokdhimes, i cili kishte përfituar ne menyre te kunderligjshme, fonde publike.

Edhe ne kete rast KM shfryu inatin e tij dhe leshoi kercenimet e tij ndaj kesaj gjykate.

Deri ne demostrata para gjykatave ka shkuar kjo bande kriminale, sepse drejtesia e pavarur ate e tmerron, sepse drejtesia e pavarur ate e nxjerr lakuriq perpara shqiptareve, sepse drejtesia e pavarur nuk e lejon banden te shtoje zullumin e saj.

Prandaj duan ata ta kapin me çdo kusht drejtesine,

Prandaj duam ne, me mish e me shpirt te mos e lejojme qe drejtesia te bjere ne duart e bandes.

Prandaj une sot jam me Prokurorin e Pergjithshem, prandaj une sot jam me gjykaten e pavarur.

Prandaj une sot jam me Unionin e Gjyqtareve, me Unionin e Prokuroreve, me Keshillin e Larte te Drejtesise.

Shqiptaret e dine mire, e mbajne mend mire sesi po ky KM “inkurajonte” po te njejten prokurori, per te bere punen e saj deri ne fund dhe mbeshteste gjykaten me qellim qe sipas tij, drejtesia dhe jo politika te thoshte fjalen e fundit ne lidhje me rastin e ish kryetarit te bashkise Vlore Shpetim Gjika.

Ne ate rast, kryetari i bashkise i po te njejtes bande qe eshte edhe sot ne pushtet, u dergua ne burg si mase sigurie dhe doli qe andej vetem se desh humbi jeten dbe Rama mbeshteti gjoja drejtesine.

Ndersa sot qe merret nje mase ndaluese dhe jo shtrenguese, pra vetem pezullohet nga detyra dhe nuk arrestohet i dyshuari per te njejten veper penale me kryebashkiakun Gjika, shperdorim detyre, K.M dhe MB, dalin me shume se tre here brenda dites ne konferenca shtypi duke share gjyqtaret derdimen, alien, koke qelbur, kriminel..etj.

Keta duan te na zene syte me propaganden e tyre, te mbeshtetur nga parate e pista te krimit dhe te korrupsionit duke na servirur gjoja vullnetin e tyre per nje reforme ne drejtesi.

Drejtesia te dashur qytetar, se pari eshte zemer, pjekuri dhe pergjegjshmeri dhe se dyti eshte ligj.

A mund te kete zemer, pjekuri dhe pergjegjshmeri nje kryeminister si             Edi Rama qe, ne ditet e para te ketij parlamenti, kercenonte opoziten me shprehjen “ikni nga parlamenti me preteksin se po ushtroj dhune, por prisni se skeni pare gje akoma”

Çfare zemre, pjekurie apo përgjegjshmerie mund të ketë ky njeri, që solli ne këtë parlament, trafikante, droge, trafikante prostitutash, vrases dhe bandite te rendomte,

Furnizoi me te njejten kategori bashkite e vendit dhe administraten shtetrore.

Harxhon ky njeri 80 milion dollare ne vit vetem per zyra, orendi dhe luks, nga keto 14 milion dollare vetem per bileta avionesh, nderkohe qe mijëra shqiptar jane hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe jane lene te vdesin per buken e gojes, ashtu si jane te semure dhe me femije te vegjel.

Pjell politika e ketij njeriu, çdo dite, zyrtare si Canija ne Sarande, Luiza ne Lushnje, Shukriu ne Diber, dhe nuk ndalet as ne nivel ministrash, qe do zoti na e kursen te shohim dhe shemti te tilla te races bastarde njerzore.

Vendi eshte kthyer ne nje plantacion te stermadh droge dhe po tmerrojne cdo dite me tonelatat qe dergojne, italine, greqine dhe evropen mbare.

Tashme kallashnikove dhe kilograme te tera me tritol shoqerojne tonelatat e droges per te furnizuar edhe terrorizmin nderkombetar.

Çfare zemre, pjekurie apo pergjegjshmerie mund te kete nje KM i tille?

Nderkohe qe zhgarravit muret e zyres se shtetit dhe ben kosha me top basketbolli po ne zyrat e shtetit, ju deklaron dynjase se eshte ne nje situate skizofrenie midis politikes dhe artit dhe shpreson shume se e pret edhe nje jete e trete.

Si mundet o shqiptare te prisni nga njerez te tille te ndertojne shtet demokratik, te duan dhe te vendosin drejtesi?

Çfare tjeter presin gjyqtaret dhe prokuroret e ketij vendi nga ky njeri, perveç se ti shaje, derdimen, aliene, koke qelbur e kriminele.

Por kujdes, te nderuar qytetare, skizofren eshte, siç i kane thene dhe ja thote vetes, por ate qe kerkon e di mire.

Mos haroni qe OSBE permendi qe para nje vit se kishte nje pasuri 200 milion dollareshe, sot sigurisht qe e ka shtuar dhe eshte normale qe i duhet ta mbroje, dhe eshte afer mendsh qe i duhet te kapi drejtesine.

I duhet sepse edhe per vete mbrohet edhe kundershtareve u mbyll gojen.

Kemi kaq muaj qe vime verdalle me historine e reformes ne drejtesi dhe do ta theksoj thjesht dhe shkoqur qe ta kuptoje i madh e i vogel, me dhe pa shkolle

Eshte nje institucion qe kontrollon, disiplinon, promovon etj, gjyqtaret i cili eshte parashikuar te perbehet nga 11 vete.

6 nga keta 11 vete i zgjedhin vete gjyqtaret, 5 te tjeret i zgjedh politika nepermjet parlamentit.

Meqe ne te pergjegjshmit, te pjekurit, njerzit me zemer, nuk po merreshim vesh se si ti ndanim, apo ti zgjidhnim keta te 5, ekspertet amerikane, europian dhe komisioni i venecias, na rekomanduan me te thjeshten

Beni, thane ata, nga nje liste me profesioniste te dy palet dhe zgjidhni 2 nga lista e njeres pale dhe 2 nga lista e tjetres, te pestin lerjani shoqerise civile.

Sakte, thjesht, bukur, asnjera nga palet nuk ka mundesine te emeroje gjyqtare njerzit qe do vete.

Po keshtu, me te njejten formule zgjidhim edhe institucionin ekuivalent te prokurorise.

Kaq e thjeshte eshte o te dashur qytetar!

Dhe po kaq e thjeshte eshte edhe loja e politico – artistikut qe ka filluar te mendoje per jeten e trete.

Ai ka vetem nje qellim, o e ben drejtesine si do vete dhe ne sherbim te tij, o nuk e ben fare.

Ne te dy rastet del i fituar, prandaj dhe mban dy fjalime ne xhep dhe i nxjerr kur i duhen te ngrohta si petulla.

Per t’ju rikthyer edhe nje here skandalit te pergjimeve.

Eshte e thjeshte perseri per tu kuptuar, prokuroria ka nisur nje hetim, dyshon se nje paisje ilegale pergjimi eshte futur ne shqiperi dhe pergjon dynjane.

Saja me te vetet thote jo, me ate paisje kam bere trajnime.

Heton prokuroria, gjen prova qe Saja ka te drejte se ka bere trajnime, dhe çeshtja mbyllet me te gjithe te lumtur.

Po atëhere çka Saja qe shanë e bertet, po politico-artistiku çka?!

Mos valle është e vërtetë se kane shkelur ligjin dhe kanë frike se Prokuroria i nxjerr zbuluar?!

Po sikur ky rast te kishte ndodhur pasi te ishte krijuar prokuroria speciale dhe byroja e hetimit e pavarur dhe e mbikqyrur nga amerikanet do e zgjidhte dot me te shara, te bertitura dhe  me presion Rama?! Sigurisht qe jo.

Kaq e thjeshte eshte.

Prandaj une sot jam me Prokurorin e Pergjithshem.

Prandaj une sot jam me garancite qe krijon shteti i te drejtes, pushtetet e ndara, kushtetuta jone me sanksionimet per lirite dhe te drejtat e njeriut.

Prandaj une sot ju bej thirje te gjithe shqiptareve te qendrojne syçelur dhe te mos mashtrohen nga propaganda qe financohet me miliona euro nga parate e droges dhe korrupsionit dhe kerkon te na shes sapunin per djath.

Prandaj une sot do isha gati si ne shkup te mbeshtesja njerëzit e drejtesise ne lufte kunder pushtetit te krimit dhe te krimit në pushtet.


Fjala në Parlament e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani, 9 qershor 2016