Emërimet e personave me lidhje kriminale në poste kyçe vazhdojnë. Kapja e shtetit, kapja e institucioneve përmes këtyre emërimeve kriminale po shtrihet çdo ditë në Polici, Tatime, Dogana dhe kudo ku merren vendime të rëndësishme.

Një nga sejmenët e çiftit Tahiri-Shullazi, me lidhje të forta me këtë klan kriminal në aksin Tiranë-Durrës, është caktuar para disa javësh zv/drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare, në krye të anti-kontrabandës dhe hetimit doganor.

Pikërisht Besmir Qebini, i larguar nga Komisariati i Kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës.

Prej disa javësh ky person, dhe përmes tij krimi, ka në dorë jo vetëm kontrabandën por edhe anti-kontrabandën dhe hetimin doganor. Shkurt, krimi ka çdo lehtësi për aktivitetet e veta të paligjshme, për trafikun e drogës dhe të armëve.

Duke caktuar si zv/drejtor të Përgjithshëm të Doganave, këtë lidhje të fortë të ciftit Tahiri-Shullazi dhe bandës që kontrollon Tiranën dhe Durrësin, krimi ka siguruar përfundimisht traun e doganës për aktivitetet e veta.

Nuk është rastësi që para disa ditësh u raportua se Emiliano Shullazi u fut nga PKK Durrës me një mjet të blinduar, i cili as nuk u ndalua dhe as nuk u kontrollua në doganë.

Ky inkriminim i strukturave shtetërore nga Edi Rama ka sjellë fuziqimin e bandave dhe trafikantëve dhe dobësimin e shtetit.

Qytetarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre për të larguar sundimin e krimit, dhe për tia kthyer doganat dhe policinë interesit publik, interesave të vendit.


Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj, 31 Janar 2016