Të nderuar kolegë,

Ka dy mundësi për të folur në këtë sallë, kur dikush si Kryeministri që vec hyn e del, ka vënë maskën e profetitm misionarit dhe ëndërrimtarit.

Mënyra e parë është të besoh sepse gënjështra është shpesh zgjidhje e ëmbël për budallenjtë;

Mënyra tjetër është ta qortpsh, kritikosh ë t’I nxjerrësh bojën me të cilën bojaxhinjtë cinikë kërkojnë të gënjëjnë publikun.

Kam frikë që tashmë paranoja e Ramës, është ë vërtëta  tyre, e këtyre!!

Dhe kjo është TRAGJIKOMIKE!!

Aq paranojak është Rama, saqë ka vendosur të shuajë edhe identitetin e PArtisë Socialiste. Njgyrën e PS e bëri PINK vetëm se ishte ngjyra e skuadrës së preferuar të këshilltarit të tij. Zërin e Popullit e zhduku nga qarkullimi. Sa kohë keni të nderuar kolegë të maxhorancës që nuk e blini në treg ZP? E zhduku gazëtën zyrtare të PS vetëm se nuk I nevojitej. Propagandën e bën ai.

Rama para – Historia e PS mbrapa!!

Të nderuar Kolegë,

Erdhëm tek diskutimi final buxhetit dhe ndjesia që kam është trishtimi i humbjes.

Ju sot nuk vini me një projekt vizioni e zhvillimi, por me nje draft kolapsi, me draftin e papunësise, grabitjes së tenderave, korrupsionit, mjerimit dhe eksodit të shqiptarëve.

Buxheti juaj është një libër i tërë mashtrimesh e dështimesh.

Akt- Buxheti  është dokumenti që kulmon debatin rreth politikës financiare në vend, duke rritur vëmendjen e qytetarëve, të cilët presin me ankth cfarë do të ndodhë me ekonominë e tyre familjare. Por në realcionet  e kabineteve ministrore, në disa raste edhe ‘copy paste’ e një viti më parë, në asnjë rresht nuk gjendet a do të rritet dhe sa niveli i jetesës së shqiptarëve në vitin 2016. Nuk gjendet përllogaritja e nivelit të jetesës së shqiptarëve, gjë që është kërkuar nga deputetët e Partisë Demokratike. Pra askush nuk kupton: të jetosh në Shqipëri në 2016-të të kushton më lirë, apo më shtrenjtë se në 2015? Sa I duhet një shqiptari për të mbajtur frymën gjallë….

Sigurisht një llogari e tillë nuk mund të bëhet nga financierët dhe staticienët e qeverisë. Ata janë të ndaluar të publikojnë koston e jetesës në Shqipëri. Ata nuk përllogarisin as koston për frymë të shërbimeve shëndetësore, kjo në shkelje te plotë me ligjin e sigurimeve shëndetësore I cili përcakton në nenin 7 që jo vetëm duhet llogaritur kosto shëndetësore për frymë, por duhet sjellë për miratim në buxhet si pjesë e paketës fiskale. Ndaj, I kërkoj Komisionit të Ekonomisë që të mos miratojë buxhetin nen për nen në shkelje të ligjit, pa pasur si pjesë përbërëse të tij formulën e llogaritje së kostos shëndetësore për frymë që është baza e përllogaritjes së buxhetit të ministrisë së shëndetësisë.

Buxheti është abuziv, është dritë shkurtër, është manipulues pra një certifikatë krize të cilën do e cimentoni krejtësisht me zbatimin e tij.

Pse është manipulues?

Ministria e Shëndetësisë pretendon në relacionin e saj të detajuar që buxheti I ministrisë është më I larti ndër vite në raport më PPB (2.89%). Por Ministri ka manipuluar këtë buxhet, na ka sjellë buxhet fallco. Kryeministri ka urdhëruar, për arësye ende jo të qarta, por krejtësisht jo profesionale, të heqi spitalin e traumës nga varësia (pra edhe buxheti) e Ministrisë së Shëndetësisë dhe e ka kaluar nën varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Justifikimi ishte që të plotësohej kushti i NATOs që kërkon buxhet 2% për ushtrinë. Atëherë pse figuron buxheti I traumës te shëndetësia?? Për të mos u ndalur në faktin që lëvizja e spitalit të traumës bëhet e pakonsultuar e do ketë efekte negative në ecurinë përformancën e këtij spitali, kjo ndërhyrje nuk bazohet në ligj. I referohem ligjit 147/2014, për shërbimin e urgjencës mjekësore, neni 16. Që të realizohet ky kalim, duhet domosdoshmërisht të bëhet ndryshim në këtë ligj, I cili domosdoshmërisht duhet të kalojë në këtë parlament. Por, Kryeministri vendos edhe për Qeverinë, edhe për Parlamentin, edhe për gjykatat, edhe prokurorinë…I kërkoj Ministrit: së pari ta konsultojë këtë lëvizje e të dëgjojë mjekët e profesorët; së dyti, të zbatojë ligjet e ta sjellë këtu në Parlament këtë ndryshim varësie.

Pse buxheti dhe paketa fiskale është antisociale, antihumane??

Efektet e paketës fiskale pritet të kenë impact thellësisht negativ në punësim dhe nivel jetese të shumë familjeve. Dua të ndalem te profesionet e lira. Meqe Ministri Cani pretendoi që ne flasim me muhabete kafenesh: dua t’i tregoj Ministrit që këto ditë kanë ardhur me dhjetëra shkresa nga urdhëri I farmacistit, shoqatat dentare, shoqatat e tjera te profesionistëve të lirë etj.

Së pari, sic evidenton edhe Avokati I popullit (jo vetëm opozita) relacioni bije në kundërshtim me vetë nenin e ligjit. Relacioni e përcakton qartë pagën referente maksimale, pra nuk ja lë VKM. Jam e sigurt që relacioni nuk është shkruar as rastësisht, as nga padija apo paaftësia e specialistëve, por është tërësisht i qëllimshëm, është një tjetër provokim I Ramës për të parë sa mban ky popull. Këtë herë viktimë janë profesionistët e lirë, ata që investojnë vetë për rritjen dhe zhvillimin e biznesevë të tyre. Relacionet tuaja përcaktojnë qartë që cdo profesion I lirë do për paguajë kontribute shoqërore (jo vetëm për vete por edhe për familjarët e tij) prej rreth 300 mijë lekësh (paga referente 970 mijë), si dhe shumëfishon kontributet shëndetësore në 33 mijë për vete dhe për familjarët

Së dyti, pr.ligji vjen krejtësisht I pakonsultuar. Për të mbushur arkën tuaj të zbrazur prej kontrabandës dhe evazionit, ju e gjetët një hapsirë për të mbuluar gropën e madhe në buxhet, ju I shumëfishuat kontributet shoqërore dhe shëndetësore…Cfarë thonë shoqatat (dhe jo opozita)

Së treti, jo më larg se sot, Asambleja e Profesioneve të Lira ka kërkuar Qeverisë që të tërhiqet nga ky pr.ligj, përndryshe do të përdorin cdo mjet ligjor deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në Memon e tyre të gjitha shoqatat në Asamble që përfaqësonin farmacistët, mjekët, noterët, avokatët, stomatologët etj, I kërkojnë Qeverisë që të tërhiqet nga propozimi I saj sepse:

  • do të cënontë ndjeshëm ushtrimin e profesionit të tyre, do të conte në falimentimin e bizneseve;
  • Ky propozim është në kundërshtim me frymën e ligjit për sigurimet shoqërore;
  • Nuk I është referuar asnjë treguesi referencial në lidhje me të ardhurat që përfiton një profesionist npm ushtrimit të profesionit të tyre;
  • Ky propozim është diskriminues
  • Favorizon konkurrencën e pabarabartë
  • Asambleja kërkon rrëzimin e propozimeve të Qeverisë që në rastin m ëtë mirë mund të konsiderohen jo profesionale, në rastin më të keq mund të kenë qëllim kapjen e tregun që që ata e konsiderojnë KRIMINALE!!!

Ne si opozitë po përsërisim kërkesën që bëmë në Komision, madje në shenjë proteste e braktisëm Komisionin: Qeveria të tërhiqet menjëherë nga këto projektligje që do sjellin falimentime të bizneseve, mbyllje të tyre, rritje të papunësisë etj.

Të nderuar kolegë,

Ky buxhet është një mishmash I vërtetë. Rama dhe Beqa sjellin një pr.ligj për sigurimet shëndetësore I cili në thelb jo vetëm nuk ndihmon kategoritë në nevojë (pavarësisht së Beqa pretendon që do rritet nr I tyre që do mjekohen falas te mjeku i familjes apo në spital) por do të shkatërrojë tërësisht tërë investimin e bërë në ngritjen e një skeme funksionale dhe eficiente kontributesh shëndetësore. Ju këshilloj mos bëni arnime, bëni reforma me themel. Po shkatërroni cdo gjë të mirë të ngritur më shumë mund dhe shumë para. Projektligji, që vjen në emër të mashtrimeve populiste në fushatë, do ta shkërmoqë skemën, pasi askush nuk do ketë asnjë incetivë të paguajë, gjithkujt do t’I krijohet iluzioni që mund të konstribuosh edhe pa kontribuar. Pra, cdokush, cdo qytetar tani duhet ti bëjë një pyetje vetes: Pse duhet unë të paguaj, kur mjeku I familjes me viziton falas??? Kur në spital vizita do të jetë falas??? Se për të tjerat…. as të siguruarit e as të pasiguruarit nuk marrin as shërbime e as mjekime….se cdo gjë mungon e do vazhdojë të mungojë në spitale apo Qendra Shëndetësore.

Ky është buxheti i Surrelistit Rama, buxheti I Beqes dhe kompanisë se tij Intech+, është buxheti i klanit të Vilmës, miqësisë së kryeministrit dhe sponsorve të tyre.

Më thoni cili mjek, cili professor, cila shoqatë apo grup intetesi në shëndetësi ka evidentuar një hap pozitiv tek fondet dhe prioritet e këtij ministri vitin e ardhshëm? Cili pacient ndihet i sigurt, në kurim në trajtim me ilace nga ky buxhet? A ka mjek që të thotë PO ky buxhet mund ta rilindë shëndetësinë, apo të paktën ta bëjë më pak të shtrenjtë e të sigurt atë?

Asnjë dhe askush!! Sepse shëndetësia është sot fytyra me frikshme e krizës së qeverisë Rama.

Ky është buxheti ku interesat më klanore të qeverisë ndërthuren për pasurimin e vet, për sterilizimin e parave në kurriz të taksave të shqiptarëve, xhepave të tyre të shpuar dhe sigurisë së jetës.

Ky buxhet vjen si një arnë e keqe e gropave të thella e të zeza që ka shkaktuar ministri i tenderave me buxhetin e shëndetësisë në dy vitet e kaluara. Por nuk ka fond ta arnojë e as kryeministër ta mbrojë!!

Beqaj, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese, dorëzoi mandatin e deputetit, pasi kishte përfituar fonde publike në Bashkinë Durrës, si favor i fushatave elektorale tani rikthehet fuqishëm në Parlament për të marrë 30 tendera publike në 18 muaj. Dhe shumë tendera të tjerë do ndjekin të njëjtin fat…

Ndaj edhe propozimi I PD është që Beqa, të jetë I pari në listën e dekriminalizimit të parlamentit e të qeverisë. Kurrësesi një hajdut dhe abuzues fondesh, I “dënuar” me vendim gjykate kushtetuese, s’mund të këtë në dorë shëndetin e të gjithë shqiptarëve.

Ky buxhet pra vjen si disfata e Rames Beqes.

Deri më sot, asnjë masë administrative apo të ndëshkuar për abuzimin e qindra milion euro me rimbursimin e recetave fictive. Deri më sot asnjë masë e ndërmarrë për rekomandimet e raportit të auditit të vetë Kryeministrit të cilit jam e sigurt I doli gjëja nga kontrolli. Ende sot mbahen të fshehura e nuk janë bërë publike 3 faqet e fundit të raportit të auditit. Pyes Ramën: Pse nuk I bën publike faqet 48 – 50 të raportit?? Pse nuk janë ndërmarrë masat e propozuara nga Drejtori I auditit që është edhe njeriu I tij I besuar?? Në shkëmbim të cfarë është blerë fshehja dhe heshtja juaj??? Sa ka qenë cmimi??? Sa siguri kemi që skema kriminale dhe rrjeti I organizuar I recetave fallco nuk është shkatërruar?? Nga info që kemi, skema me receta e fatura fiktive ende funskionon, “me qetësi, dhe dashuri të plotë”.

Buxheti 2016 vjen si një refuzim shprese për ata qindra mjek e infermierë që dalin të papunë nga pseudo reforma administrative duke e bërë edhe më të mjerë tryezën e festave të fundvitit për ata dhe familjarët e dhjetra mijëra të papunëve të tjerë.

Në buxhet, sinqeriteti i vjedhjes është në kulm! Por vjedhje me kontroll I thonë kësaj… Check Up, shëndetësia elektronike dhe Fondi për Recetat e Rimbursueshme qëndrojnë në ‘top zërat’ e buxhetit për shëndetësinë. …dhe, Shërbimi ‘taxi’ i analizave për Check Up-in e famshëm, i fut edhe një të ndezme cigareje duke djegur fondet që në fakt duhet të shkonin për ata që më së shumti kanë nëvojë, më të pamundurit.

Ndërsa  ‘Don Beqaj’ bëhet gati për “azilim” në ‘Peruxhia’ dhe nga andej me ‘Smart Phone’ do të ndjekë ‘shëndetin elektronik’, projekti tjetër ambicioz që i zhvat shtetit në 2016 mbi 6 miliardë lekë.

Ky është buxheti i krizës, i taksave represive, i papunësisë. Por ky është edhe buxheti I babëzisë qeveritare që nuk njeh fre. Ky është një motiv edhe më i fortë për Dhjetorin e dytë të lirisë. Është qëllimi i revoltës kombëtare që kulmon me 8 Dhjetorin, për një Shqipëri të lirë pa terrorin dhe dhunën e etërve të Bllokut komunist që pushkatuan deputetët e opozitës, konfiskuan cdo qindarkë pasuri dhe burgosen e internuan gati gjysmën e popullsisë.

Cdo shqiptar ka arësye të protestojë në 8 Dhjetor se e gjen veten të përfshirë në idealet e një revolucioni të dytë që po ndizet mes shqiptarëve. Cdokush vjen me një arsye dhe hall pse jo me një kauzë të vetën në këte protestë.

–       Studentët kanë arsye për të protestuar pasi kjo qeveri ju mohoi të drejtën e kushtetuese të studimit dhe arsimimit.

–       Nënat kanë arësye për të protestuar se s’shohin asnjë shpresë për edukimin, arsimin ushqimin, argëtimin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.

–       Romët, egjiptianët kanë arësye për të protestuar se Parodia për shanse të barabarta po luhet bukur në qeverinë e mashtrimeve.

–       Nëse përdorim fjalën e preferuar të oborrit ‘Rama’, RINIA është ‘klientja’ për të cilën qeveria nuk ka parashikuar asnjë grosh! Të rinjtë janë braktisur nga qeveria!!

–       Personat me Aftësi të Kufizuar kanë shumë arësye për të protestuar se nuk ka fonde në mbështetje të qendrave të tyre të rehabilitimit, sepse mbi 10 mijë prej tyre që kishin mbi 10 vjet në skemë janë përjashtuar me pa të drejtë, e tani nuk kanë asnjë mbështetje.

–       Familjet e hequra për arësye politike nga Ndihma Ekonomike kanë arësye për të protestuar se fëmijët e tyre nuk kanë vafte të mjaftueshme për të ngrënë. Por edhe të tjerët që ende nuk janë hequr nga skema kanë arësye për të dalë në protestë pasi jo vetem është ulur ndihma ekonomike për familje, por në vitin e ardhshëm 1000 familje të tjera janë parashikuar që të hiqen nga kjo skeme. Sigurisht, kriteri kryesor në formulën e pikëzimit do të jetë ngjyra e teserës së Partisë…mbështetje do përfitojnë ata që e kanë ngjyrën e saj të kuqë ose mavi.

–       Të përndjekurit e kanë një arësye madhore, shpirtërore, morale, për të protestuar, pasi Rama po dekoron xhelatët e tyre dhe po tallet me dëmshpërblimin e tyre.

–       Punonjësit e administratës kanë arësye për të protestuar (e këtu nuk flas për ata që janë pushuar në shkelje të ligjit të shërbimit civil apo kodit të punës) por edhe ata që janë ende në punë, pasi Rama jo vetëm ju ka ngrirë pagat për të tretin vit rradhazi, por I ka bërë ata më të varfër se para se rilindja të vinte në pushtet pasi pagat në terma realë janë ulur ndjeshëm (burimi: banka e shqipërisë).

–       Mbi 600 mijë pensionistët kanë arësye për të protestuar pasi nuk ka fonde për jetësimin e Programit të ‘Moshimit aktiv’ që do të mundësonte që mijëra pensionistë të mos ndiheshin të vetmuar, të izoluar dhe të padobishëm në shoqëri.

–       Mbi 600 mijë pensionistë kanë arësye për të protestuar pasi Qeveria nuk ka menduar për rritje të pensioneve të tyre por ka menduar për luksin e saj, ka menduar për Jaguarët apo makinat e tjera të shtrenjta për Kryeministrin dhe ministrat…

Të nderuar kolegë,

Ky buxhet është manifesti i kapitullimin tuaj de facto e de juro!!

Shqiptarët nuk do të presin më lëmoshë, shqiptarët do ta gjejnë rrugën e shpëtimit.

Në 8 dhjetor thirrja për të mos harruar!! Të gjithë bashkë për ti thënë JO varfërisë.

Të gjithë bashkë për ti thënë JO izolimit të ri të Shqipërisë!!


Fjalimi në Kuvend e deputetes të Partisë Demokratike, Albana Vokshi, 4 Dhjetor 2015