9 vendime kërkon të kalojë kryebashkiaku Veliaj në mbledhjen e dt 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak.

9 vendime që përkeqësojnë jetën e bizneseve dhe qytetarëve, rrisin taksat, vjedhin pasuritë publike dhe i vënë asetet publike në shërbim të miqve dhe klienteve te tyre.

Kuptohet pse gjithë ky ngut i Kryebashkiakut që në një mbledhje të vetme të kalojë po aq vendime sa i ka propozuar Këshillit në 4 muaj qeverisje të tij të Tiranës. Secili prej tyre është me abuziv se tjetri, secili është më klientelist se tjetri, secili është me korruptiv se tjetri.

Në rendin e ditës së dt 30 dhjetor dallohet qartazi se nguti për të vjedhur me asetet e qytetit është i vetmi interes në rendin e punëve të Veliaj.

Pas rreth 2 muajve pa u thirrur Këshilli Bashkiak Tiranë, mbledhja më e rëndësishme e vitit ku diskutohet buxheti dhe paketa e ndryshuar e taksave vendore të kryeqytetit do duhet të vendosë edhe për dhënie koncensionesh mu në zemër të Tiranës për klientet e Veliajt dhe padronit të tij, për transferim pronash publike të kryeqytetit pa shpërblim në favor të të tretëve dhe deri për rrëzimin e Planit Vendor të kryeqytetit në funksion të rrëzimit të barrierave ligjore që pengojnë Veliajn në miratimin e lejeve abuzive të ndërtimit.

Parku Rinia që u nis nga Rama për t’u dhënë me koncension por nuk u perfundua dot përpara 8 vitesh nga Kryebashkiaku i atehershëm, po bitiset nga Veliaj sot. Dhe pse 8 vite më pas, klienti i qeverisë do të marrë për 35 vite me koncension njeë nga asetet më të çmuara të qytetit të Tiranës, me të njëjtat terma referencë si përpara 8 vitësh.

Nisja e hartimit të Planit Vendor të Përgjithshëm të Tiranës ndërkohë që Veliaj me kohë ka dhënë leje abuzive edhe brenda parkut të liqenit artificial ka vetëm një qellim, të rrëzojë planin aktual vendor që ishte mburoja e qytetit për çdo hajdut që donte të vidhte me lejet e ndërtimit. Hajduti Veliaj me këtë akt do të rregullojë letrat për vjedhjet në të ardhmen.

Dhe pse ne tejkalim te te gjitha percaktimeve ligjore , Veliaj do te jap kontributin e tij ne rritjen e taksave dhe tarifave. Paketa fiskale qe propozon Veliaj do t’ua vështirësojë dhe më shumë jetën qytetarëve dhe bizneseve.

50 milionë dollarë taksa shtesë parashikon t’u marrë bizneseve dhe qytetarëve.në të ardhmen Veliaj.

Hajduteria nuk është i vetmi profesion i kryebashkiakut. Manipulimi është talenti tjetër i mitomanit Veliaj. Mbledhja që do duhet të shqyrtoje rreth 500 fletë vendime hajduterie me përqendrim është përcaktuar të mbahet vetëm 1 ditë përpara vitit të ri. Dhe kjo për të vetmen arsye që Erioni të mund të vjedhe pa zhurme e bujë, që këshilltarët të mos mund të flasin e aq më tepër që qytetarët të mos shohin e degjojnë bëmat dhe gjemat e drejtorit të Ramës në Bashki.

Këshilltarët e djathtë do të denoncojnë pikë për pikë këto mega vjedhjeje disa dimensionale të Veliajt jo vetëm në Këshillin Bashkiak por duke nisur që sot çdo ditë në media dhe në takime me qytetarët.


Deklarata për mediat e këshilltarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, 27 Dhjetor 2015