Projektligji që po diskutojmë sot, nuk është një projektligj rutinë i marrë nga acquis comunitare, të cilin po në mënyrë rutinë, deputetët dhe deputetet në këtë sallë, e miratojnë.  Është  një ligj i jashtëzakonshëm për një situatë të jashtëzakonshme. Në radhë të parë, pak fjalë për vetë tekstin e tij.  Besoj se është gjetur një zgjidhje e mirë për të siguruar moskandidueshmërinë, mosemërueshmërinë të atyre që duhet të jenë ofiqe publike dhe duhet të pengohen para se ti arrijnë ato, si dhe për mospërpuethshmërinë të atyre që kanë arritur ofiqe publike edhe në këtë sallë dhe që duhet ti lënë ato. Është bërë një punë e mirë nga të gjithë deputetët dhe të angazhuarit e tjerë, por ajo që e bën të veçantë këtë ligj,  është fakti që më i rëndësishëm se vetë ligji është zbatimi tij. Thashë që është një ligj i jashtëzakonshëm për një situatë të jashtëzakonshme dhe në historinë  e shteteve, të parlamenteve, propozimet për ligjet e jashtëzakonshme për të zgjidhur hallet e mëdha, situatat e jashtëzakonshme i ka sjellë qeveria, i ka sjellë pushteti.

Nuk është ky rasti, kryetari i saj personalisht është përgjegjësi që ka shkaktuar një situatë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Republikës të Shqipërisë dhe administratës publike: ka krijuar përqëndrimin më të madh, të njerëzve  me të shkuar penale, të ish burgaxhinjve në grupin e vet parlamentar dhe në ministritë drejtoritë dhe agjensitë që varen nga qeveria. Dhe ka gjithmonë para një situate të jashtëzakonshme një tufë sofistësh dhe propagandistësh që përpiqen ta relativizojnë situatën, problemin, dëmin, hallin, që përpiqen ta lyejnë me ngjyra të normalitetit, duke thënë që ka ndodhur dhe në vende të tjera, ka ligje dhe në vende të tjera, varen prej tyre . i kemi marrë modelet. Është e vërtetë që po të lexosh historinë, ke Irlandën e pavarësisë me bandat, ke Cikagon, ke Siçilinë me mafien, ke plot e plot vende të ndryshme që në kohë të ndryshme kanë patur problemin që kriminalitetin e kanë patur kaq të fortë sa i është imponuar deri diku, autoritetit publik, për një farë kohe, sepse autoriteti publik ka arritur të afirmojë veten dhe ti tregoje vendin kriminalitetin. Situata jonë, zonja e zotërinj nuk është e tillë, sepse jo në periferi të politikës dhe shtetit, në ndërfaqe të zakonshme, ku kontaktet me krimin janë të mundshme të palavdërueshme… të mundshme kudo, por tashmë në qendër, duke filluar nga parlamenti, nga kuvendi ynë edhe degët shtetërore të dala prej tij, krimi pikërisht ka këtë përqëndrim të jashtëzakonshëm me ish burgaxhinj. Në fakt nuk u krijua menjëherë.  Ka  një histori dhe vendi ynë, ka një histori që shkon deri tek viti  2005. Dhe detaktika që u përdor atëherë për të kapur vota që si takonin dhe për të mbajtur një pushtet që ishte i humbur,  përdorën njerëz me probleme, njerëz të fortë njerëzit me lidhje ose me të shkuar kriminale për të mbledhur vota dhe jo veresije duke i dhënë  direkt apo indirekt mandatin deputeti. Edi Rama u zgjodh më vonë, pak javë në atë kohë ishte minimal, ishte margjinal, ishte më pak se gishtat e njërës dorë , por nuk ndodhi kjo.  Fatkeqësisht u gjet në elementin e vet . Fatkeqësisht e zhvilloi e rriti e zgjeroi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo ka ndodhur dhe në 2009 por në përpjekjet e dëshpëruara për të kapur pushtetin rrëzoi çdo skrupull moral çdo parim politik, çdo normë shoqërore duke i hapur të katra dyert e partisë së vet, listave të partisë së vet, ndaj gjithë atyre që shquhen, dallohen , kampionojnë për vite në burg për droge, prostuticion, vrasje, plagosje  vjedhje, grabitje dhe “virtyte të tilla ”të kthyera përmbys. Kjo është historia sepse në qoftëse do të kishte mbetur margjinale kjo sasi mund të ishte e tolerueshme, mund të ishte e menaxhueshme, mund të ishte modeli i keq, po prapë mund të mos rrezikonte thelbin dhe palcën e shtetit.

Fatkeqësisht nuk e kemi këtë situatë, nuk na ndodhi ky fat dhe ajo që vërejmë është që fraksioni i ish burgaxhinjve në grupin parlamentar të PS, ndoshta akoma kësaj legjislature nuk është më i madhi në numër, por është më influenti, por  i shkon fjala kudo, vendos pothuajse pothuajse për gjithçka. Dhe shembuj ka për këtë , shembujt janë bërë publikë, shembujt i ka nxjerrë media, rastet i ka denoncuar;  Kush i ka denoncuar?! Shoqëria civile, kolegët e tyre socialiste jo. Për fat të mirë, i ka denoncuar një për një, në mënyrë të përsëritur, me zë të lartë opozita,  Partia Demokratike dhe është ajo në gjenëzë të këtij procesi që filloi me vështirësi një vit më parë për të arritur këtu. Në kushte normale ne mund arritur shumë më lehtë dhe shumë më shpejt në kushtet e vullnetit politik, vullnetit politik të mazhorancës e kam fjalën. Por s’kishim sesi të kishim vullnet politik,  kur kreatori i kësaj situate ka dhe ofiqin publik më të pushtetshëm në vend. Është normale që do të rezistonte, është normale që do të propagandonte , është normale që do të pengonte që të arrinim në një masë ligjore, të domosdoshme tashmë prej dy vitesh që pothuajse të gjithë këtu shpresojnë të jetë efektive. Dhe rastet janë konkrete siç është dhe propaganda, përpjekjet për relativizim apo për simetrizim. Janë përhapur zëra direkt indirekt , me të tretë edhe te të huajt, në fund të fundit kjo është Shqipëria, kështu si ne e dimë. E dimë që e kemi shkelur e kemi përball, po kështu është dhe PD. Unë nuk pretendoj që deputetët e PD janë engjëj, si dhe deputetët në këtë sallë në  tërësi dhe të çdo legjislature, sic nuk janë engjëj njerëzit jashtë kësaj salle. Janë qenie njerëzore, kanë lindur për të qenë të tillë dhe jo qënie hyjnore.
Por nëqoftëse do të kishte një simetrizim real të problemit të fraksionit të  ish burgaxhinjve në grupin parlamentar të PS,  bateritë e shumëfuqishme të medias në shërbim të qeverisë dhe të gjithë propagandës së saj do ta bënin këtë problemin kryesor të vendit. Do ta bënin këtë sfidën madhore të Shqipërisë . Opozita  ka denoncuar me emra, fakte dokumenta 1,2 ,3 4, 5 e më shumë parlamentarë dhe ofiqarë, të listuar e të emëruar nga zoti Rama. Dhe ministrat e tij këtë legjislaturë, as edhe një, për be një rast nuk ka të denoncojë një dikush në Partinë Demokratike me një rast konkret dhe me dokumenta konkrete.

Ju doni emra zotërinj. Ne kemi thënë që 19 deputetë të maxhorancës janë me të shkuar penale. Unë shpresoj që të jemi të gabuar dhe kjo shifër të mos jetë kaq e madhe por sado të jetë është problem. Ju kërkoni emra konkretë dhe me të drejtë. Shihni emra konktretë. Në këtë sallë ka disa karrige bosh. Në këtë sallë nuk ka më deputetë që të vijnë e të votojnë sepse ndodhen në burg. Zotërinj që ndërprisni fjalën time, cilit grup parlamentar i kanë bërtitur këta deputetë që sot nuk janë në sallë sepse ndodhen në qeli? I përkasin opozitës apo maxhorancës?! Kush i solli këta? Pse i solli? Nuk besoj se doni përgjigje nga ana ime se kemi një vit e gjysëm që e japim. Por e japim ne me pohimet tona. Dhe janë faktet që janë zhvilluar pavarësisht neve të cilat na kanë dhënë të drejtë. Zotërinjtë e mbetur në sallë kërkojnë emra. Ti themi edhe disa emra. Përpara se të vijmë te disa raste konkrete shumë të njohura për publikun, illustrative përsa po them, do shtoja që dëgjova me vëmëndje pa u larguar shumë nga kjo sallë të gjitha diskutimet. Më shumë kërshëri fjalimet e deputetëve të maxhorancës për të cilët nuk besoj se ndodhen në një pozitë shumë komode, të cilët janë ndjerë dhe flas për deputetët normale e politikanë të karrierës pa pretendime për të qënë në fraksionin e ish bugaxhinjve në grupin parlamentar të PS, që në fakt këtë rast mund ta kishin shfrytëzuar për një kapërcim dhe ngritje morale. Nuk po e përdor fjalën katharsis që e ka aplikuar dikur në rrethana të tjera kryetari i asaj kohe i PS. Por do ishte mirë që në vend që të filozofoni e akademizoni, të merrni referenca nga bota e afërt dhe e largët, nga kohërat e tashme dhe të shkuara, dhe te flisni për një plotësim ligjor, për diçka që duhet bërë, për diçka që u poq e duhet nxjerrë nga furra. Të kishit qënë më të qartë e pak më të direktë, pak më të konkrektë, pak më nominal, që si erdhën këtu dhe kush i solli dhe si i solli. Sepse nëse kemi ardhur tek një ligj që ata të maxhorancës e cilësojnë të jashtëzakonshëm, kemi ardhur se u krijua një situatë tërësisht e keqe dhe e jashtëzakonshme. Dhe për këtë ka përgjegjës. Një shoqëri moderne, një demokraci e avancuar dhe do të doja ta quaja edhe Shqipërinë të tillë, operon me parimin e përgjegjësisë individuale. Ka edhe përgjegjësi kolektive por për veprat e rastet konkrete që dëshmohet e dokumentohen si të tilla ka përgjegjësi individuale në radhe të parë. Cilatdo qofshin forumet vendimarrëse, nuk e degjova, me ndonjë përjashtim por edhe ai ishte pa emra, të gjithë të tjerët flasin me filozofime, akademizime, me shembuj nga interneti, ndërkohë që elefanti në dhomë siç është shprehja në anglisht, është këtu dhe na bën mu dhe nuk na lejon që të shikojmë gjërat normale të jetës, në jetën normale të vendit.

Meqë dikush në sallë më kërkoi emra. Armando Prenga për herë të dytë i PS, i njohur nga gazetat, nga të vetët, nga burime të ndryshme, për atë që në shtetin fqinjë quhet “svalixhamenti”, për identitete të shumëfishta. I kemi me të dëgjuar, ndoshta dalin prova dhe është e nevojshme ta theksoj. Por zotëria nuk është se u bë deputet mandiatin e parë, dhe goditi me grusht një koleg të opozitës dhe normalisht një kryetar partie mund ta kishte çuar nga fundi i listës e në mos ta hiqte fare. Jo, e avancoi në listë, ndoshta për këtë meritë sepse ky ishte kriteri moral dhe politik që u ndryshua për promovimin e njerëzve brenda kësaj organizate politike. Sot është i lirë. Shtoi mbi bashkëqytetarët e vetë dy herë. Kur dëgjova vendimin e çuditshëm gjykatës, vrara mendjen nëse Qamili nga Lushnja që gjithashtu u fut në burg si Armando Prenga se kishte rrahur kolege, apo se kishte shtënë mbi bashkëqytetarët e tij por se kishte lidhur korentin për qebabtoren e tij të vogël dhe do ishte akoma në burg po të ishte gjallë. Ai nuk i mbijetoi dot sfidës e vëshirësisë së situatës dhe vari veten në qeli. Ne nuk e dimë nëse do kishin të dy lirinë pavarësisht nga dallimi.

Normalisht çdo parti serioze, do kishte një minimum respekti për veten do përpiqej të evitonte jo personin në fjalë por personazhet e kësaj kategorie, e jo ti përfshinte e përkrahte dhe ti mundësonte bërjen e tyre deputetë. Por ta zëmë se i shpëtoi dhe kryetari nuk kishte informacion. Iu zunë veshët dhe pati këshilltarë të këqinj nuk e dimë. Por të dalim tek arsyeja pse janë këta njerëz. Pse me postin, autoritetin, prestigjin me mandatin e deputetit e përdorin për të përdorur gjëra si strehimi në azilin parlamentar në veturën, në limuzinë të një kryenakotrafikanti në ndjekje nga policia. Dhe policia që ndalet në portën e veturës parlamentare dhe me urdhër tërhiqet prapa. Dhe kjo denoncohet nga opozita por hesht ministry i Brendshëm, hesht kryeministri, për tu zbardhur më vonë që ishte e vërtetë pikë për pikë, 99 % siç u paraqit nga opozita. Heshtje absolute. Modeli i shfrytëzimit të postit politik për këtë veprimari kriminale. Pse nuk paska përgjegjëis në këtë vend, në këtë shoqëri? Patjetër që ka por ata që e kanë të parët, që e promovuan, dhe në vend që të merrni masa ata heshtën. Bënë të paqënin, relativizuan denoncimin e opozitës dhe akoma nuk u kishte shkuar në mendje ta kriminalizonin atë me nenin 55 që e sollën për raste të tilla. Doni më emra?! Po përmend vetëm karriget e lëna bosh në këtë sallë, të deputetëve të maxhorancës që kanë votuar qeverinë e rilindjes me në krye z Rama.
Arben Ndoka të paktën dha dorëheqjen, Edi nën presionin e amerikanëve dhe ky nën presionin e Edit.  Njerëz normal janë këta dhe uroj që të mos bëjnë gjërat që kanë bërë deri në ditët e sotme. Uroj të mos i bëjë të shoqes atë që i ka bërë kunatës dje. Dhe ky do ishte proces normal por nuk vepron kështu sepse edhe në të tilla raste shkohet për ti çuar dhe promovuar me gjera ku duhet përfituar. Dhe prandaj gjithë kjo seancë dhe ky diskutim sepse në vende si Shqipëria, zbatimi i ligjit është sfida e vërtetë. Shumë më tepër se zbatimi i ligjit. Dhe kemi qendrimin e z Rama që ka thënë një copë letër e firmos nga Genc Pollo, por ishte ajo marrëveshje që ai e votoi ditën tjetër në dhjetor të vitit të kaluar. E refuzoi në Maj propozimin që në thelb nuk e ndryshonte. E refuzoi dhe mund ta kishte votuar fare mirë dhe mund ti shkonte benefiti që ai do të ishte për një parlament normal. Patën provën e fundit në politikë, që ishte garancia e zbatimit të ligjit. Kavajën dhe Krujën mund ta tërhiqte se nuk bëhej qameti. Nuk kishte pse të kandidonte njerës që u kishte ardhur fotografia nga policitë e botës. Ia tha opozita, ia tha opinion publik, ia tha edhe bota në formë direct në vetë në parë dhe nuk i tërhoqi. E fundit, është çështja e dënimit për herë të dytë që n aka tërhequr vëmëndjen. Kam dëgjuar z Rama dhe ministrin e tij të brendshëm, por jo deputetët apo ministra të tjerë, se këta përsona, që unë përmenda 3 emra se mund të kisha përmendur 7 ose 9, që ne po i dënojmë për herë të dytë. Imagjinoni se çfarë mendojnë këta zotërinjtë. Të largosh nga Kuvendi atë që strehoi kryetrafikantin, që të largogosh atë që qëlloi mbi peshkatarët, këta e cilësojnë si dënim për herë të dytë.


Fjala ne Kuvend e deputetit te Partise Demokratike, Genc Pollo, 26 Nentor 2015.