Luksi qeveritar në kulmin e krizës ekonomike në vend, me marrjen e makinave Jaguar për ministrat, shoqërohet po ashtu me korrupsion.

Eshtë një aferë e pastër, sepse që nga përcaktimi i markës së makinës “Jaguar”, e deri tek lloji i saj më i fundit, të gjitha këto të shkruara e zeza mbi të bardhë, tregojnë se Edi Rama ka vendosur ti marrë mjetet e shtrenjta tek miku i tij Agron Papuli.
Ja ku është dokumenti qeveritar që përcakton llojin e makinës, detyrimisht dhe vendin ku duhet marrë.
Pasi dihet se këto automjete, në Shqipëri i ka koncesionari i Agron Papulit, mikut të Edi Ramës.
Ja pra se si qepet që në fillim pakti, disa milionë eurosh, për klientelën e Edi Ramës.
Ky është rasti i vetëm në botë, ku përcaktohet nga Kryeministri që në fillim lloji i makinës dhe dyqani ku duhet marrë.
Siç po ndodh në çdo tender, ku fituesi është i paracaktuar.
Ku nuk ka garë e asnjë përpjekje për të kursyer paratë e shqiptarëve.
Ka vetëm një skemë të ftohtë kriminale të Edi Ramës dhe ministrave të tij, për të mbushur thesin e për tu pasuruar sa më shpejt.
Eshtë koha për të ndalur këtë bandë hajdutësh, që sa më shumë varfërojnë shqiptarët, aq më shumë shtojnë luksin e tyre.
Dokumenti qeveritar ku tregohet se eshte percaktuar qe ne fillim lloji i makines dhe koncesionari ku duhet marre

Deklarata për mediat e deputetes Albana Vokshi, 24 Tetor 2015