Konsensusi është më shumë se të lexosh disa nene të Kushtetutes. Konsensusi është ai që mban në këmbë nenet dhe jep zgjidhjet.
Ministrja duhet së pari të kuptoje se ç’është negociata dhe konsensusi. Por Kryeministri e di se ç’eshte konsensusi, por di shume mire edhe sa here e ka shkelur atë.
Veprimi i qeverisë që miratoi projektligjin për dekriminalizimin është veprim antikushtetues. Edhe qendrimi i Ministres është i tillë. Nuk mundet që qeveria të monitorojë dhe censuroje punën e parlamentit dhe as të vlerësoje atë.‎ Kjo është antikushtetuese.
Miratimi i ligjit të dekriminalizimit është tager i komisionit parlamentar. Neni 95 i Kushtetutes ia ndalon qeverise t’ia marrë këtë kompetencë Parlamentit.
Për të sqaruar opinion publik, mazhoranca ka muaj e muaj që vetem bllokon punën e komisionit të dekriminalizimit. Opozita ka propozuar në komision platformen e dekriminalizimit, amendamente kushtetuese që kurrë nuk u bë e mundur të diskutohen. Opozita propozoi amendamente për të ndalur kriminelët që të zgjidheshin me 21 qershor. Por projektligji u bllokua sepse Kryeministri donte të kandidonte dhe të zgjidhte kriminelët.
Mazhoranca nuk ka propozuar asgjë në komision deri dje. Ne e kemi bërë të qartë qe jemi të hapur për të diskutuar çdo propozim dhe për të gjetur kompromis në komision.


Fjala në Kuvend e deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, 17 Shtator 2015