Rama asnjë strategji për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi. Fsheh periudhën kur paguhej rryshfet për promovimet e gjyqtarëve.

Të dashur miq,

Reforma në drejtësi është një reformë jashtëzakonisht e domosdoshme për vendin dhe të ardhmen europiane të tij. Dje doli e qartë se Rama nuk ka patur në programin e vetë para 2 vjetësh asnjë strategji për reformën në drejtësi. Nuk ka patur dhe as ka sot pas 2 vjetësh asnjë program, asnjë vizion, asnjë strategji me plane konkrete, hapa konkrete, afate konkrete për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.
Gjatë 2 viteve ajo që Rama bëri ishte vetëm zëvendësimi I karrigeve në drejtesi duke vendosur aty militantët e PS-së, ish – pushtetarë të PS-së dhe ish gjyqtarë të diktaturës.
I vetmi lajm që shpërndau nga aktiviteti në mediat pranë tij ishte se gjyqtarët kanë paguar rryshfet për promovimin e tyre, duke fshehur kohën kur kjo ndodhte.
Me presidencën e Nishanit mori fund njëherë e mirë periudha e rryshfeteve për promovimin e gjyqtarëve. Presidenti Nishani i hoqi një njollë të madhe drejtësisë me ndershmërinë dhe përkushtimin e tij.
Por papagalli fshehu kohën kur kjo ndodhte sepse e ka tashmë në prehër të akuzuarin ndërkombëtar për rryshfetet në drejtësi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 9 Qershor 2015