Ky është një akt brutal, i papranueshëm i Policisë së Shtetit, zbatimi i një porosie politike të qeverisë, e cila dështoi sot të hynte në zonat e dëmtuara rëndë nga përmbytjet, për shkak të refuzimit përbuzës dhe revoltës së banorëve. Po i përsërisim qeverisë dhe policisë thirrjen e fundit për lirimin e 4 të rinjve. Në të kundërt, qytetarët dhe mbëshetësit e Partisë Demokratike, do të ngrihen të gjithë në këmbë e do të kërkojnë me vendosmëri drejtësi 

Policia e Fierit ka ndaluar e shoqëruar me dhunë, 4 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, pas aksionit të Partisë Demokratike të shpërndarjes së ndihmave në zonat e përmbytura të Fierit dhe Vlorës.

Të rinjtë Fatjon Bathorja, Zekri Picari, Gentjan Gjonaj, Esard Mulaj, po mbahen pa asnjë motiv ligjor në qelitë e Policisë së Fierit.

Ky është një akt brutal, i papranueshëm i Policisë së Shtetit, zbatimi i një porosie politike të qeverisë, e cila dështoi sot të hynte në zonat e dëmtuara rëndë nga përmbytjet, për shkak të refuzimit përbuzës dhe revoltës së banorëve.

Në vend që ti dërgojë forcat e policisë për t’u ardhur në ndihmë familjeve të përmbytura, Edi Rama i urdhëron ata të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve dhe  opozitës.

Katër të rinjtë ishin sot pjesë e një aktiviteti fisnik, në shpërndarjen e ndihmave në ato familje ku ende nuk kishte trokitur asnjë përfaqësues i qeverisë.

Ndalimi i tyre është shenjë e qartë se qeveria, jo vetëm ka braktisur plotësisht qytetarët në ditën e fatkeqësisë së tyre më të madhe natyrore, por po bën gjithcka për të penguar edhe  opozitën, qytetarët, dhe shoqërinë civile, t’u gjendet atyre pranë.

Kemi të bëjmë me një shtet policor, të dhunshëm dhe të paligjshëm.

Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit të lirojë menjëherë 4 të rinjtë e Forumit Rinor.

Cdo vonesë në këtë drejtim është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e kreut të Policisë, drejtorit të Policisë së Fierit, e Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit. Përgjegjësi penale dhe politike që do ta mbajnë deri në fund.

Po i përsërisim qeverisë dhe policisë thirrjen e fundit për lirimin e 4 të rinjve. Në të kundërt, qytetarët dhe mbëshetësit e Partisë Demokratike, do të ngrihen të gjithë në këmbë e do të kërkojnë me vendosmëri drejtësi për të rinjtë tanë dhe ndëshkim të merituar për dhunuesit e pashpirt.