Kryeministri i vendit vizitoi së fundi Brukselin dhe i vetmi lajm që krijoi nga qendra e Europës ishte fyerja e gazetares shqiptare Erisa Zyka.

Edi Rama manifestoi arrogancë dhe ofendoi korrespondenten e njohur pikërisht në zemrën e Europës së vlerave, aty ku liria e shprehjes dhe komunikimi kanë strehën e tyre. Është po ky kryeministër që ofendon e agreson opozitën, Presidentin e vendit, gjyqtarët e drejtuesit e mediave në mënyrë periodike në Tiranë. Ofendimet janë tashmë kostumi i Edi Ramës.

Partia Demokratike dënon këto sjellje të kryeministrit që dëmtojnë imazhin e vendit dhe janë akte të përsëritura kundër lirisë së shprehjes.

Edi Rama nuk përfaqëson askënd tjetër pos vetes së tij me qëndrime të tilla antieuropiane, por ai është frymëzuesi i dhunës verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe, fjalës së lirë e opozitës.


 Deklaratë e Partisë Demokratike, 21 shkurt 2015