Reagim i Partisë Demokratike pas deklaratave të Ministrit të Brendshëm

Ministri i Brendshëm u ka bërë sot thirrje qytetareve që të denoncojne problemet me rendin, apo ngjarjet e dyshimta.

Ja disa fakte dhe ngjarje shumë të dyshimta që godasin rendin, ligjin e sigurinë publike.

Rrezik për rendin është ortaku, shoqëruesi, drekuesi e darkuesi, madje shpesh edhe shoferi i Emiliano Shullazit, Saimir Tahiri.

Rrezik për rendin është kur oficeri i forcave speciale bëhet pjesë e bandës dhe përplasjes së përgjakshme në mes të Tiranës.

Emërimi ne krye të SHKB të diplomatit të larguari nga Italia për trafik droge, është rrezik për rendin. Caktimi në krye të Keshillit të Qarkut të Vlores të personit të perfshirë në rrembimin e një fëmije, është rrezik për rendin.

Hapja e dyerve të parlamentit për deputetë të lidhur me krimin e trafiqet, është rrezik për rendin.

Caktimi Drejtor Rajonal të Transportit në Sarande të të kapurit me 750 kg hashash, është rrezik për rendin. Kur bën kryetar partie dhe Drejtor Rajonal për Transportin e Tiranës, trafikantin e dënuar të drogës, është rrezik për rendin. Vendosja në pikën kyce të Lojërave të Fatit të të kapurit me 200 kg heroinë në Turqi, është rrezik për rendin.

Emërimi Drejtor Shërbimesh në Prefekturen e Tiranës të të dënuarit me 10 vite burg për trafik droge, emërimi drejtor në Portin e Durrësit të të dënuarit për trafik droge, emërimi në krye të Ujesjellesit të të denuarit për trafik droge me 16 vite burg, janë rrezik për rendin.

Këto e dhjetra emërime të tjera në poste kyce të personave me precedent penalë, janë rreziku kryesor për rendin që qytetaret duhet të denoncojne.

Dështimi monumental i qeverisë me rendin dhe sigurinë publike, shfrytëzimi i Policisë për urdhëra politike e propagandë, është rrezik për rendin.

Por kanosja me e madhe që i behet rendit, eshte Edi Rama dhe rruga që i ka hapur ai krimit, e bashkeqeverisja me të. Ai është rreziku më i madh, që qytetarët duhet të denoncojnë.