Deklaratë e Sekretares për Mardhëniet me Publikun, Duma, pas propagandës boshe të Kryeministrit për korrupsionin. Zyrtarja që u ankua me shkrim tek Edi Rama për shkeljet dhe abuzimet në tenderat e Erion Veliajt, u shkarkua nga puna. Mesazhi i Ramës, i qartë: Nëse denoncon aferat e ministrave, flakesh në rrugë

Në një përpjekje për të larguar vëmendjen nga ngjarja e rëndë e mbështetjes së hapur me oficerë policie të bandës kriminale në Tiranë, Edi Rama tenton të nxjerrë lavdi nga një zinxhir dështimesh e korrupsioni në arsim.

Korrupsioni në arsim, nisi me caktiminin e militantëve të paaftë në drejtoritë arsimore, vazhdoi me instalimin zyrtar të rryshfetit për emërimin e mësuesve, u thellua edhe me skadalin  favore seksuale, dhe kulmoi tani me mitmarrjen deri tek njerëzit e afërt të Ministres.

Rasti i Korcës, nuk është aspak një zbulim i Ministres, aq më pak i Edi Ramës, është cjerrje e maskës së tyre.

Eshtë dëshmi e babëzisë pa kufi, babëzi që në fund del sheshit e nuk mbulohet dot më. Përpjekja e Edi Ramës për të përfituar lavdi nga mënxyrat e veta , është jo vetëm e neveritshme por e rrezikshme. E vërteta dihet, dihet se ai e instaloi këtë mekanizëm në arsim që ditën e parë, me drejtoreshat e Tiranës, me të Lushnjës, e kudo, e me këtë mënyrë drejtimi që ka përhapur në cdo zyrë, ofrimin e vendeve të punës në këmbim të rryshfetit dhe favoreve seksuale.

Kot lodhet dhe kot shkruan për korrupsionin Edi Rama. Nuk e beson më askush.

Ja ku e kishte rastin, me fakte konkrete, kur zonja Luiza Gjonaj, i ankohet Edi Ramës se shefja e saj, njeriu i Erion Veliajt, po e detyron të firmosë një procedurë të paligjshme që të përfitojë kompania e Ministrit.

Ankesa është shkresë zyrtare, drejtuar Kryeministrit.

Rasti u bë publik pas denoncimit tonë.

Cfarë bëri Kryeministri?

Pushoi nga puna zyrtaren e guximshme dhe me dinjitet që nuk u pajtua me shkeljen, që denoncoi korrupsionin, dhe ky lajm iu komunikua asaj ditën e fundit të vitit.

Kjo është shkresa e largimit nga puna që ka marrë zonja Gjonaj, pasi nxori faktet e abuzimit dhe përfitimit të Ministrit.

Kështu e lufton korrupsionin Edi Rama. Bën thirrje për ta denoncuar, por nëse dikush guxon të denoncojë ministrin e tij, për aferat e kompanisë së tij, pushohet nga puna.

Qytetarët e kanë kuptuar.

Do të ngrihen kundër korrupsionit që ka mbirë në cdo zyrë e po rrënon dinjitetin dhe jetët e tyre.

Qytetarët do ta ndalojnë të keqen!