Deklaratë e deputetit Arben Ristani

 

 

 

 

 

Edi Rama risolli dhe një herë fjalën e harruar rilindje në një shëtitje që bëri në Kavajë.

Sot kudo në Shqipëri, rilindja është burim barsaletash, por në Kavajë, ka edhe një arsye më shumë për të mos e besuar Edi Ramën. Dhe arsyeja është rilindasit që ishin në krahun e djathtë të Kryeministrit.

Kemi sot disa pyetje për Edi Ramën.

A është personi në krahun tuaj të djathtë, pra Gentian Daja, që i keni besuar Partinë Socialiste të Kavajës dhe i keni dhënë Drejtorinë rajonale të Tiranës për shërbimin e transportit rrugor, një person me precedentë të fortë penalë.

Z.Rama, a është krahu juaj i djathtë për Kavajën dhe transportin e Tiranës, person i dënuar në Kazerta të Italisë për trafik droge. 

Z.Rama, është kryetari juaj për Kavajën, dhe shefi i transportit për Tiranën, person i dënuar në Franfurt të Gjermanisë për trafik droge.

Kavaja, por dhe më gjërë, e njohin mirë kryetarin dhe shefin tuaj të transportit.

Eshtë mirë që të bëni transparencë për rilindasin tuaj që ta njohin më mirë të gjithë qytetarët.