Kryetari i PD, Lulzim Basha merr pjesë në Kuvendin  Zgjedhor të degës së Peqinit 

 

 

 

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Peqini ku mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD-së, ka falenderuar të gjithë anëtarët e PD që u përfshinë në procesin e zgjedhjeve në parti. Ky process, tha lideri i demokratëve, ka kthyer besimin e qytetarëve shqiptarë, besimin e rinisë tek PD. Sot gjithkush qe ndan dhe beson te  njëjtat vlera me demokratët është i lirë të garojë per poste drejtuese ne kete parti.

 

“Gjej rastin të falenderoj në emrin tim të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga Veriu në Jug,  nga më i vjetri me teserën e dhjetorit  të vitit 1990  tek me i riu me teserën e majit të vitit 2014, që morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre të çmuar në këtë fushatë vendimtare  për ringritjen dhe të ardhmen e Partisë  tonë si alternativa kryesore e të djathtës dhe qendrës në Shqipëri.  

Në bursën e besimit  popullor, Partia Demokratike në këtë proces zgjedhjes, kuotohet sot  si parti fitimtare. Tregon besimin e rinisë e cila beson tek ne, beson se me ne do të këtë një të ardhme më të mirë që po vjen tek ne, sepse beson se me ne do ta thotë fjalën e saj, po vjen tek ne sepse beson se i ka rrugët e hapura për të dhene kontribute dhe për të marrë përgjegjësi”, tha Basha. 

 

Çdo shqiptar ndihet sot i zhgënjyer dhe i tradhtuar, tha Kryetari i PD, teksa sheh që po drejtohet nga të paaftë, të papërkushtuar, e deri tek personat me rekorde kriminale. Me zgjedhjen e personave më të mirë në postet drejtuese, tha zoti Basha, ne do t’i japim qytetarëve alternativën e duhur, alternativën që ata meritojnë.

 

“E keqja më e madhe është  kur të drejton kërkushi, i padituri, i paafti, i pavirtytshmi, i papërkushtuari i pasinqerti. Ndaj ne, Partia Demokratike kemi një  mision  qytetar politik e kombëtar:   T’i dalim përballë dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja, komunitetit shkolla apo pervoja e gjere e jetës, projektit ogurzi  në të kundërshtarit  tonë të  provomimit   të individëve  me rekorde kriminale  në politikë, në administratë, në drejtim duke poshtëruar qytetarët duke rrezikuar projektin demokratik të ardhmen demokratike të vendit”, tha Basha.