Tё nderuar kolegё,

 

Kur filluan tё dalin disa tё vёrteta, reagimi I parё I kёsaj kupole kёtu, ishte mohimi sepse menduan se duke I mohuar do kapёrcejnё situatёn. Pastaj filluan tё zbardhen gjёrat pak mё shumё dhe u munduan ta kapёrcejnё me ironi duke na sajuar kёtu histori mushkonjash, histori dizifektimesh pa u shkuar ndёrmёnd se pёr t’u dizifektuar kanё nevojё kёta kёtu (kabineti qeveritar) dhe kryesisht kreu I tyre.

 

 

Dhe do tё vazhdonte kjo histori me alibira dhe ironit qeveritare, sikur mos tё kishte ndodhur ajo qё ndodhi qё t’ju binde nё prehёr avioni dhe tё thyente rrotёn dhe t’ju ngecte nё prehёr makina me freksion tё prishur plot me drogё dhe me para, pёrsёri ne mund tё flisnim kёtu dhe do ndeshnim tё njёjtin reagim.  “Mushkonja keni parё”- do na thoshin, “ju janё dukur si aeroplan”. Por nё kёtё rast ngecёn dhe nuk kishin se cfarё tё bёnin.

Nё panik e sipёr menduan se duhet tё reagojnё dhe cfarё bёn?! Sajme mavria reagoi duke thёnё qё  avioni nuk kishte lidhje me makinёn e drogёs por ishte avion pёr turizёm pavarёsisht se Guardia di Financa Italiane e nxorri se ky avion  ishte I modifikuar vetёm pёr trafik droge. Del Drejtori I Policisё dhe thotё “operacion shpёtimi” ndёrkohё vet Kryeministri kishte shkuar nё Itali pёr tё thirrur biznesmenёt Italian pёr tё invesuar nё Shqipёri, na thanё se ishte njё super operacion I shkёlqyer. Tani lind pyetja: A ishin kёto reagime tё gjitha si pasojё e panikut dhe me tentativё pёr ta fshehur tё vёrtetёn?!  Unё besoj qё Po, dhe opinioni publikё kёtё e di shume mirё se kjo ishte tendenca..se cfarё na solli Kryeministri?! Shkoi nё Itali qё tё sillte biznesmen Italian kёtu dhe po atё ditё na e solli njё biznesmen, si quhej ky biznesmeni qё erdhi…Riformato quhej ky, erdhi dhe na bёnte biznes droge kёtu, sepse vet klimёn kjo mazhorancё kёtu, pёr tё vetmin biznes qё e ka krijuar nё Shqipёri ёshtё pёr biznesin e drogёs. Kryeministri atje, ndёrkohё ky iu pёrgjigj thirrjes sё Kryeministrit dhe erdhi dhe bёri bizneset e tij. Pra demostrim I qartё qё nё kёtё vёnd klima vetёm pёr kёtё biznes ёshtё, pёr biznesin e drogёs dhe me kёtё mazhorancё.

Tani pas kapjes nё flagrancё dhe tentativёs pёr tё fshehur tё vёrtetёn lindin disa pyetje. Kjo ironia e pёrdorur kёtu nga zotёria e tij Edi Rama dhe tё tjerё, a mos ishte  njё tendencё e qartё pёr tё fshehur  trafikun dhe gjurmёt e tij? Dhe pse ndodhi atёhёrё kjo ironi? Pse u fsheh e vёrteta nё lidhje me informacionet pёr pёrdorimin e infrastrukturёs ushtarake sic ishte rasti I Gjadrit pёr trafik droge? Pse u fsheh? Informacioni ishte. 

 

Njё deputet I juaji, padashje duke tentuar pёr tё treguar qё ka njё informacion, nxorri zbuluar Kryeministrin dhe qeverinё dhe tha qё kishte informacion. Atёherё, kur informacioni ishte  pse u fsheh nё rast se nuk ka pёrfshirje qeveritare nё kёtё trafik?! Pse ky qёndrim pёr ti bёrё  bisht tё vёrtetёs, pёr ta fshehur?! Pse tё gjitha infot qё I kishte qeveria dhe I kishte nё tryeza u hodhёn nё kosh? Cfarё fshihej pas kёsaj pёrvecse  mbuloi pёr trafikun. Pse strukturat qeveritare heshtёn? Cili ishte roli I tyre nё kёrё histori? A ishte ky njё skandal I paprecedent, apo jo?

Sepse dhe sot e kёsaj dite me kёtё heshtjen tuaj, me kёtё braktisjen e sallёs qoft nga mazhoranca qoft nga kupola kёtu vazhdoni ta fshihni tё vёrtetёn. Madje edhe pёr ta kaluar si cёshtje dytёsore. Po sigurisht mund tё jetё cёshtje dytёsore pёr ju se ju coni thas me heroin dhe kokain nё Itali, ndёrkohё qё shqiptarёt nuk kanё  thes me miell pёr tё ngrenё bukё. Nuk ua ndjen. Ju vjen pёr tё qeshur kur dёgjoni se shqiptarёt s’kanё bukё sepse ju keni thasёt me drogё, nuk ka nevojё pёr komente mё tё gjata. Pra kjo ёshtё kulmi I papёrgjegjshmёrisё dhe kulmi I pёrfshirjes, I pёrfshirjes sё strukturave shtetёrore nё mburojёn e trafikut me qёllim pёrfitimin. 

Tani cfarё po shohim edhe sot e kёsaj dite?  Asnjё shenjё pendese nuk po shohim kёtu, asnjё shenjё pendese. Kjo  pasi ndodhi skandali dhe ju ngeli nё prehёr avioni me gjithё makinёn me drogё e me para, cfarё tregon? A tregon qё ka pёrfshirje, fakti qё ska pendesё dhe asnjё reagim? Sasitё e pafundme tё drogёs qё kapen nё Itali, Greqi, Gjermani dhe kudo,  cfarё tregojnё? Cfarё tregojnё? Janё shpёrthyer kufijtё. Po si kujtoni ju? Trafikantёt kishin butona qё I shpёrthyen kufijtё sa erdhёt ju nё pushtet?! Pa patur mburojё politike? Pa patur  mbёshtetje politike? Jo, ndahen parat kёtu, ndahen paratё e drogёs, ndaj ёshtё shpёrthyer, janё shpёrhtyer kufijtё e kёtij vёndi.

Ndaj shteti ka degraduar pёrballё trafikantёve. Ndaj I gjithё territori bashkё me kufijtё ёshtё shpartalluar. Karteli I drogёs nё kёtё rastё ka treguar qё ka triumfuar kёtu, narkotrafikantёt kanё ngritur sistem , narkotrafiku ёshtё sistem kёtu brёnda kёsaj qeverie. Ky ёshtё shqetёsimi mё madhor I yni, por sigurisht edhe shqetёsimi madhor I qytetarёve sepse duan tё jetojnё nё njё vend tё sigurt, tё qetё dhe tё begatё. Nuk duan tё jetojnё nё njё vend ku mbizotёron dhe qeveris karteli I drogёs.

Jemi tё shqetёsuar se vendi ёshtё I rrezikuar nga krimi I organizuar dhe nga mafia, me mbёshtetje politike, nga mafia  nё pushtet. Ёshtё I shqetёsuar ky zotёria kёtu mbrapa (Rama) kur I themi se je bёrё si Eskobari. Ёshtё edhe mё keq, se nё rast se nё Kolumbi Eskobari bёnte trafikun e drogёs nё luftё me shtetin, kёtu po tregon qё struktura tё shtetit nё dirigjim kryeministror po bёjnё trefikun e drogёs. Pra mё keq, ndaj ёshtё shqetёsim qytetar. Ndaj qytetarёt do tё dalin  nesёr nё protestё pёr ta pёrmbysur kёtё qeveri qё ky Kryeministёr pra mos tё jetё mё nё atё karrige, por qeveria tё jetё njё qёveri dinjitoze dhe tё vazhdojё jo kёshtu, sepse qytetarёt shikojnё nё Divjakё, nё Kardhiq, nё Novoselё, Gjadёr avion..mushkonja thoshte. Dёshmimtarёt depononin nё polici edhe nё media. Cfarё ndodhte? Ju hidhej koka e dhisё nё oborrin e shtёpise, kёrcёnoheshin me mesazhe. Pse qeveria nuk reagonte pёr tё mbrojtur dёshmimtarёt kur kёrcёnoheshin? Sepse ata qё kёrcёnojnё kanё lidhje kёtu lartё. 

Ky ёshtё shqetёsim, ky ёshtё shqetёsim. Ky ёshtё alarm pёr shqiptarёt se karteli I drogёs po qeverisё dhe po terrorizon kёtё vёnd. E ardhmja ёshtё nё pikёpyetje ndaj shqiptarёt janё tё shqetёsuar. Ndaj nesёr tё gjithё do tё jenё nё shesh do t’I thonё kёtij Eskobarit ketu, IK se s’mund tё jesh ti Kryeministri ynё, Ik se s’kemi votuar qё tё na qeverisё Eskobari!  Po tё mos ju kishte ngecur avioni nё rёrё do vazhdonit me alibi, por edhe pse ngeci prap alibia.  Ishte I zёnё mat tha, forcat e errёta e kanё kurdisur kёtё. Ia kishin kurdisur forcat e errёta zotёrisё kёtё skenё pёr ta larguar si Kryeministёr. Pasi nuk I eci, pasi e pa qё nuk I besonte askush, tani kemi tё drejtё ta akuzojmё. 

E mohove, e fshehe, e inskenove. Alibi krijove, Ik! E vёrteta doli, ti je pёrgjegjёs, ik se nuk e meritojnё shqiptarёt tё tё kenё ty Kryeministёr dhe ti qeverisёsh. Nuk tё meritojnё. Nuk ishte rastёsi tё nderuar kolegё, qё u shkatёrrua Policia e Shtetit. Nuk ishte rastёsi qё tё gjithё ata qё ishin larguar nga qeveria jua e mёparshme pёr lidhje me trafikun e drogёs nga Policia e Shtetit, ata tё cilёt ishin etiketuar si kanceri I policisё sё shtetit u rikthyen drejtora. Ia ku e keni ta gёzoni. Pse pa qёllim u rikthyen?! Tё gjithё me lidhje direkte. Nuk ishte rastёsi  qё ajo qё ke

mi denoncuar ne si opozitё, dhjetёra e dhjetёra Drejtor janё me precedent si narkotrafikant pra drejtora policie, drejtora nёpёr institucione tё rёndёsishme tё gjithё me dosje  si narkotrafikant. Kjo ёshtё qeveria. Rilind narkotrafikun sepse keni nё krye atё qё I mbush hundёt, dhe kur mbush hundёt ky qё keni kёtu sipёr ju, sigurisht ska polic qё ta ndaloj trafikun e drogёs sepse thonё e cojmё tek shefi, qё ta keni tё qartё edhe kёtё gjё, ndaj mjaft mё!

Kjo qeveri do iki, nesёr shqiptarёt do bёjnё njё demostrim tё fortё pёr ti thёnё qё nuk meriton qё tё rrish, ndaj sa sёshtё vonё ik se revolta qytetare do tju detyrojё  tё largohet jo me dёshirё por me pahirё.

 

Ju faleminderit!