Debatojmë sot për njërin prej zhvillimeve më tronditëse në historinë 23 vjeçare të Shqipërisë, pushtimin e këtij vendi nga droga dhe trafiqet”.

Fjala e Ish-kryeministrit Berisha mbi Projektvendimin “Për krijimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për hetimin “Mbi implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake në veprimtari kriminale-transportin e lëndëve narkotike”

Berisha: “Zoti kryesues i seancës

Zonja deputete,

Zotërinj deputetë,

Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Debatojmë sot për njërin prej zhvillimeve më tronditëse në historinë 23 vjeçare të Shqipërisë, pushtimin e këtij vendi nga droga dhe trafiqet. Para se të ndalem në zhvillimet kronologjike, unë do të ndalem tek një episod, ndër më tronditësit për Shqipërinë, në rajon, në Europë dhe në botë. Pesë ditë më parë, një gazetar që investigoi cirkuitin e  trafiqeve në qarkun e Gjirokastrës, Telnis Skuqi, i cili faktoi dhe provoi se ish-reparti ushtarak në Arshilengo, magazinë, përdorej si bazë e trafikantëve për të shpërndarë drogën që sillej nga zonat e tjera, i cili gjeti dëshmitar në fshatrat e komunës Kardhiq, që faktonin se kanë parë aeroplanë  të ulej në X pistë e Y pistë. Këtu ka parlamentarë të cilët edhe përqeshën, me një cinizëm të shkallës ekstreme, të turpshme, por ç’pati ky gazetar. Në ligjin e Korleones ky mori kokën e dhisë, dhe në kodin e Korleones koka e dhisë është paralajmërim pesë ditor. Po të nxorën kokën e dhisë ke 5 ditë afat. Ndodhi kjo ngjarje tronditëse dhe ju them ju që zgërdhiheni dhe qeshni, jeni të pudrosur  ndaj dhe zgërdhiheni edhe qeshni dhe me zgërdhirjet tuaja ju mendoni se do të kapërceni këtë gjë. Cili ishte reagimi i qeverisë? Zero reagim. Një gazetari iu vu koka e dhisë, bëri denoncimin në shtetin e tij dhe cili ishte deklarata. Ishte heshtja. Pse heshtja? Sepse padrinoja e kishte armik gazetarin. Dëgjoni pak këtu se çfarë ishte gazetari për padrinon.

Letër e hapur e datës 25 shkurt 2014 drejtuar kryeministri Edi Rama nga Telnis Skuqi. Gjirokastër.

Letra:

 “Nuk të kam asnjë borxh unë dhe familja ime të përjetonim një traume psikologjike qysh prej ditës së djeshme.
Besoja se “Rilindja” do të sillte stabilitet, pas një tranzicioni 24 vjeçar.
Ende pa nisur mirë punën “Rilindja”, ti Kryeministër nise të hidhje valle me fatin e shqiptarëve.
Na premtove 300 mijë vende punë përpara 23 qershorit, sot numri i të papunëve është dyfishuar fal kontributit tënd.
Reagimi im nuk është inacor, për shkak se vendi im i punës u “çmontua” fillimjavën e fundit të shkurtit të këtij viti.
Si taksapagues i rregullt i këtij vendi, ti më poshtërove. Jam ndjer i turpëruar përpara dy vajzave të mia, afro 3 e 5 vjeçe. Ato nuk patën mundësi sot të gëzonin fëmijërinë e tyre, pasi kryefamiljari, një rrogëtar shteti, u prek nga “Reforma e Rilindjes”.
Lotët e tyre kanë qenë të sinqerta, më të sinqerta se premtimi yt.
Për herë të parë në jetën time zemra më ka pikëlluar. As shumë më janë dhembshur sa për pak harrova fëmijërinë time.
Në moshën e fëmijëve të mi, unë nuk pata në krah ngrohtësinë e prindërve të mi. Ata më braktisën qysh në ditën e parë të jetës, 39 vite më parë. Ime mëmë më shkatërroj fëmijërinë, siç ti shkatërrove sot fëmijët e mi.
U linda në burgun e Kuçovës dhe ende pa marrë frymë mbërrita “pako postal” në befotrofin e Durrësit.
Në moshën 3 vjeçare më “paketojnë” në Vlorë dhe pas tre vitesh përfundova në Shtëpinë e Fëmijës Sarandë.
“Rastësisht” ku isha vetëm 13 vjeç, në vitin 1989, edukatoret e institucionit social në këtë qytetin bregdetar më hoqën qafe dhe përfundova me vendim të formës së prerë, me nenin 55 të Kodit Penal, në shkollën e riedukimit në Lezhë ku qëndrova vetëm katër muaj. Më zuri amistia e atëhershme politike.
Gjatë tranzicionit politik u gjeta në Durrës dhe përfundova me sukses 2 e 4 vjeçaren profesionale.
Isha 19 vjeç, një i vetmi mes 19 jetimëve që jetonin në Shkozet të Durrësit, ku unë vendosa të mbyll një faqe të errët të jetës sime dhe të hap një tjetër.
I kisha të gjitha mundësitë të emigroja. Askënd nuk kisha mbi kokë. Vetë zot, vetë shkop. Por jo. Kisha të tjera plane në kokën, pasi besoja se një ditë Shqipëria do të ishte vend im i dashur.
Në jetën time, vetëm njëherë i kam rënë në qafë shtetit tim. E dija shumë mirë se vendi im nuk kishte fuqi të më strehonte apo të më siguronte punë, por aman një të drejtëstudimi në vitin 1996 ishte e plotësueshme.
Fale aftësive të mia personale, kurrë në jetën time nuk kam vjedhur, vrarë apo grabitur të tjerët, siç ndodh tashmë në Shqipëri.
Gjatë studimeve në Universitetin e Gjirokastrës, u njoha me gazetarin Engjëllush Serjani, njeriu që më ndryshoj totalisht jetën.
Si gjahtar i vërtetë, Serjani më piketoj si e ardhmja e gazetarisë, për shkak të disa cilësive.
Sot ai ndihet krenar. Nuk e turpërova besimin e tij. Si shërblim i solla Serjani dhe Gjirokastrës dy çmime të rëndësishme gazetarie, njëra kombëtare dhe tjetri ndërkombëtare.
Me ATSH-në u lidha në një ditë të vështirë. Ishte 6 maj 2006. Dhëmblani, fshati malor rreth 20 km larg Tepelenës, u tronditë nga një shpërthim. Unë udhëtova si skifter drejt gjëmës. Fatkeqësisht, katër ushtarakë humbën jetën. Atë ditë publiku kërkonte informacion, ndërsa përtej celularit tim, drejtori i atëhershëm i informacionit, Edmond Laci, hidhte në kompjuter raportet e mia, herë të shkurta, herë të gjata.
Qysh prej asaj dite deri më 24 shkurt të këtij viti, jeta ime ishte e lidhur ngushtë me të vetmin agjenci zyrtare të lajmeve.
ATSH-ja ka paguar qimet e kokës për të më bërë reporter, madje më mësoj se si ta shkrepja aparati fotografik.
Tashmë dikush pret që unë të flas keq për institucionin e ATSH-ës. Harrojeni, z. Kryeministër, kurrë nuk do ta bëj një gjë të tillë, pasi është shtëpia ime, u rrita, u edukova, u arsimova, si dhe u bëra baba me këtë profesion.
Prej 24 orësh unë i kam ndërprerë marrëdhënien me ATSH-në, pavarësisht “ngrohtësisë” 3-mujore në formë dëmshpërblimi.
Z. Kryeministër, ti më tradhëtove, më shite si plackë lufte dhe më le mes katër rrugëve, ashtu si çifuti në shkretërirë.
Më 23 qershor 2013, shqiptarët të zgjodhën të qeverisës me njerëz të aftë, jo me militantë partiak.
Kryeministër të bëmë që të na mbrosh, jo të na drejtosh jetët tona.
Kurrë nuk e besoja që rilindja e kishte majën e lapsit të trashë. Brenda një ditë, afro 30 gazetarë të ATSH-ës u fshin si të ishin miza me motivacion “rikonstruktim organik”.
Si kryeministër ti ke fuqi të cënosh përkohësisht buxhetin tim, por kalemin kurrë nuk pa merr nga dora.
Të priftë e mbara Ti dhe “Rilindja”!
 
-Ky është gazetari dhe kur atij i hidhet koka e dhisë, njëlloj si padrino Edvin Ksitaq Rama hesht si fija e barit, nuk e dënon nuk e denoncon. Njëlloj si nuk dënon dhe nuk denoncon kur bandat e tij gjuajnë me anti tank Fatbardh Plakën dhe i presin gjobën, sepse nga ajo gjobë përfiton dhe ai. Nuk e dënon dhe nuk flet , kur bandat e tjera gjuajnë pronën e kryetarit të Komunës Milot. Nuk e dënon dhe nuk flet, kur i vendosin bomba  kryetarit të PD në Pogradec. Çfarë ndodh me këtë?  Ju të nderuar zotërinj jen i një me krimin. Kam deklaruar një ditë në parlament se këtu,  në muajt nga Shtatori që erdhët në pushtet përfshirë muajin janar nga 52 të vrarë, 34 ka thënë kryemini
stri. Kërkoj   t’jua dorëzoj statistikën sipas komunikatave të policisë. Këto muaj  në të katër anët Shqipëria noton në drogë. Historiku i aeroplanëve është shumë i thjeshtë. Me datën 20 shkurt një informacion që dërgohet në fshatin Karavasta e Re, në orën 8:00 të mëngjesit ulet avioni në mes të rrugës. Unë këtë ia dërgoj mediave. Banorët konfirmojnë orën, avionin dhe kohën e uljes. Z. Majko të jesh i sigurt se nuk akuzojmë asnjëherë Forcat e Armatosura, akuzojmë direkt qeverinë që bën drogën.

Jo ushtarakët dhe oficeret tanë. Nuk kemi asnjë akuzë. Edhe nëse ndonjë oficer i tyre është implikuar me atë të merret prokuroria, por është qeveria, është padrinoja që hesht si fija e barit, kur një gazetari i hidhet koka e dhisë. Është ai i cili, ka vënë një pasuri të madhe me 3 mijë euro. Atij që i kanë pjelle eurot vila, pallate. Ç’po ndodh? Zyrtarë tuaj thonë se me 40 mijë euro drejtoria e policisë Vlorë nis drogën për Itali. Kaloni dy ditë në Vlorë që t’jua thonë të gjitha këto. Se ata që na i thonë neve, jua thonë edhe juve.

Zonja ministre merr informacionin nga SHISH. Zonja ministre merr informacion dhe çfarë thotë informacioni . Informacioni thotë se, – kur  më informuan për këtë, sëbashku me policinë shkuam dhe na konfirmuan  se është ngritur avioni në orën 7:00 të  mëngjesit. Çfarë kujtoni ju? Se ne jemi opozitë për të heshtur. Jo morë zotërinj, ne nuk jemi opozitë për të heshtur.

Zonja ministre vete pohon nga informacione të tjera, se ka pasur informacion nga Shërbimi Inteligjent i Ushtrisë. Zonja ministre vete pohon se ka pasur informacione nga policia ushtarake.  Zonja ministre kishte shkruar se në tetor  2013 është informuar. Informacioni përfundon që të pyeten dëshmitarët. Informacioni tjetër vjen nga Kardhiqi. Ç’punë ka opozita që ti sajojë këto. Opozita ka një gjë, se ju po talleni dhe qeshni, sepse ju pasi e shndërruar në një lloj Siçilie vendin, sepse ju pasi çuar dërgesat drejt Italisë. A e dini ju sa kanë qene kërkesat për Azil. Shqipëria nga e fundit ka dalë në krye muajt e fundit. Po. Sepse mendojnë vetëm të largohen nga pasiguria e madhe, tritol këtu, tritol aty, drogë këtu, drogë aty. Kush është ai që nuk ka frikë për fëmijët e  tij! Pse po e krijoni komisionin o të mjerë, o skllevër. Komisionin po  e krijoni për Mimi Kodhelin por jo për të vërtetën.  U urdhëruar të krijoni komision për shkak të saj, ju të cilët votuat kundër thirrjes së saj në komision duke shkelur kushtetutën opozitën çdo gjë. Ju pastaj ju urdhëron si skllevër të kaloni në komision parlamentarë. Plotësisht dakord, asgjë nuk kemi kundra. Por njëherë thoni se e ka prokurori dhe nuk mundeni, kryetari i parlamentit më thoshte këtu një javë për para, çdo gjë që të kesh thuaja prokurorisë.  Je gabim ne si opozitë kontrollin kemi dhe ndërruat qëndrim. Qëndrimin e ndërruar sepse dolën dokumentet dhe për të mbrojtur zonjën Kodheli, e cila mashtroi  dhe bëri çdo gjë dhe për të mos u paraqit për të mos dalë mashtruese para shqiptarëve, ju futën juve për komision hetimor. Plotësisht dakord, po komisioni hetimor  nuk do të krijohet vetëm për Gjadrin, komisioni hetimor do të krijohet për drogën në  tërësi në Shqipëri. Të dalë në konkluzione, të nxjerrim të gjithë problematikën e madhe. Përndryshe çfarë flasin fqinjët. Romanca e vjetër e krimit  midis Pulias dhe Shqipërisë  po zhvillohet. Çfarë thonë fqinjët, autostrada e Otrantos po hapet. Çfarë ndodh me të tjetra, ju i dini vete, pro një gjë është e sigurt, zhvillime kaq dramatike në një kohë kaq të shkurtër nuk ka pasur kurrë. Unë ju dëgjova  dhe jua them, nuk u mboll kjo drogë kur  ishim ne. A e dini ju se një grup policësh  çoi trafikantët në Lazarat të cilët blejnë drogën të skaduar shumicën, sepse është e vjetruar. Pasi marrin paratë i çojnë përqindjen grupit të oficerëve, grupi i oficerëve jua dërgojnë përqindjen shefave dhe pastaj kjo është në terminologjinë e Korleones quhet gol. Gol quhet vetëm pasi shefat e shefave marrin paratë. Këto janë të vërteta.  Nuk ju pëlqejnë por është vetëm kështu.

Zotërinj

Ky Komision është shumë i rëndësishëm, natyrisht do të kërkojë që të ndajmë ato problemet që ndan Gjykata Kushtetuese me Prokurorinë se aty nuk mund të hyjmë. Ka disa vendime. Se askush nuk mund të marrë të dhëna nga dosjet e prokurorisë.  Ta krijojmë komisionin, të zgjerojmë objektin e ta shtrijmë në të gjitha drejtimet. Objektin ju e ndërtuat aktakuzë ndaj nesh. Na nderuat me këtë. Është një aktakuzë  e turpshme primitive ndaj nesh. Po të doni ju nxjerrim të vërteta një nga një dhe do t’jua nxjerrim një nga një këtu, por çdo gjë ka një radhë të caktuar. Nuk akuzojmë asnjëherë forcat ushtarake, qeverinë se bën trafikun e drogës e akuzojmë. Akuzojmë edhe një herë se është e dhënë zyrtare se në Vlorë nisen skafet  me pagesë 40 mijë euro për skaf drogë drejt Italisë, dhe ata që e thonë nuk janë dakord me këtë. Kjo është e vërteta dhe do ta them. Problemi është se nuk kane çfarë të bëjnë se ata që emërohen në Vlorë, emërohen nga kryekreu me Koçon.  Ta krijojmë këtë komision me kushte zotërinj që asnjë njëri i lidhur me drogën nuk mund të futet në komision.  E dini çfarë historirash droge keni ju ne mes tuaj. Jemi dakord të bashkëpunojmë me ju, jemi dakord të krijojmë komisionin, por jemi dakord që asnjëri që ka lidhje me drogën të mos jete në komision dhe jam i bindur se vetëm në këtë mënyrë do ti shërbehet shumë vendit dhe shtetit.

Vendi po rrokulliset. I fshehët të dhënat e vrasjeve për katër muaj. Ja ku janë dhe cili i do janë të nxjerra një për një dhe datë pas date nga deklaratat e policisë. Para dy ditësh i vihet tritoli dhe policia thotë ishte gaz. Por policia para një shpërthimi le ta mbajë njëherë në interes të atij që u sulmua d. Por thotë gaz që në fillim dhe pastaj doli tritol. Çfarë ndodhi në Paskuqan, torturuan një familje. Tortura është një vepër penale e veçantë. Keni futur një kulturë shkatërruese për punën. Ju rendin nuk e vendosni dot më. Keni falsifikuar statistik, keni mashtruar, sepse kruyepadriono në mendjen e  tij ka Shqipërinë  mallkuar. Ajo është Shqipëri e tij. Çfarëdo që të thotë ai do të thonë po këta. Edhe komision e krijuan sepse ai nuk do që Mimi të dilte para komisionit. Dhe do bëjnë komision që të na hetojnë ne, por ne do t’ju hetojmë juve një për një.”

***

Berisha: Problemi qëndron te bizantinizmi i paskrupullt i Edi Ramës. Nga njëra anë, si qeveri, nuk e çon në Parlament, nga ana tjetër porosit skllevërit që ka rreth vetes në Parlament dhe e heq duke krijuar një akt të paprecedent. Për ne, me amnistimin që keni bërë, ju keni marrë përsipër vjedhjen e votës por prap ka interesa të tjera më të mëdha që na bëjnë të mos e pranojmë dhe ne do marrim nismën ligjore të menjëhershme në përputhje me procedurën për anullimin e këtij akti dhe për ti kërkuar Prokurorisë ti shkojë deri në fund.

Prononcimi i Zotit Berisha mbi Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9367, datë 7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar” ”.

Berisha: Kjo ska asnjë lidhje me Parlamentin. Informoj qytetarët shqiptarë, se jo siç bëjnë këtu dëshmitarë të rremë, por siç thotë neni 94 të cilin po e citoj “Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveçse atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me Kushtëtutën”. Pra çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Presidentit me ligj i ngarkohen detyra të tjera në frymën e Kushtetutës. Cila është
fryma e Kushtetutës? Parim themelor për institucionet e vendit, institucionet kushtetuese dhe jo kushtetuese, është check and balance (kontrollo dhe balanco). Por ky parim nuk ekziston për atë që do të ketë të gjitha pushtetet në dorën e tij ndaj dhe ligjvënësi në vitin 2003 kur është bërë ligji, në emër të parimit check and balance, i ka dhënë Presidentit të Republikës autoritetin për të emëruar me dy kandidatura në mënyrë që ai institucion të jetë relativisht i pavarur, pasi ska asnjë institucion të pavarur sepse institucionet në frymën kushtetuese  dhe në frymën e parimit check and balance nuk janë të pavarura nga njëra tjetra por kufizojnë njëra tjetrën me pushtetet e tyre. Ndaj dhe mos citoni në mënyrë fallsifikuese Kushtetutën siç bëni ju, siç bëtë këtu, siç bëtë në Komision. Kjo kompetencë është në frymën e Kushtëtutës, në frymën e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në frymën e pavarësisë së tyre relative. Pse po e bëni këtë ne po e themi, pra opozita po thotë të vërtetën. Por të paktën mos deformoni Kushtetutën sepse kjo Kushtetutë atë parim ka themelor. Ai është parimi themelor i Kushtetutës. Dhe nëse doni ta hiqni hiqeni po ku do përfundoni? Kjo ndarje, jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend tjetër, i atribohet dhe delegohet njërit pushtet kompetenca, të cilat garantojnë më mirë këtë parim dhe në historikun disa vjeçar, marrim periudhën pas vitit 97, në këtë Kushtetutë ky parim është i sanksionuar dhe unë jam plotësisht dakort me të. Aty thotë me ligj, pikërisht me ligjin e ILDKP, se i është dhënë me ligjin e vitit 2003 kjo kompetencë Presidentit të Republikës. Pra me ligj është zbatuar Kushtetuta, është zbatuar gërma dhe fryma e saj, por tani këta po flasin hapur se pse i duhet ai zotëria (kryetari i ILDKP) kësaj mazhorance që nuk fle më në pupla por në para, siç faktoi ILDKP, i ka dyshekët plot me para kjo mazhorancë. Kjo doli dje. Doli që këta kanë 60 milion euro dyshek dhe jastiqe dhe sigurisht iu duhet dikush që tu bëjë derman atyre.

Replika e zotit Berisha pas fjalës së zotit Gramoz Ruçi:

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sa herë dal këtu në këtë plaformë pas eksponentëve të mazhorancës më kujtohet nga “Viti 93” i Viktor Hygo ajo shtylla e turpit ku do ta varnin Pierre Renuarin. Edhe kjo është platform e mashtrimit. E dëgjuat parafolësin? Tani më dëgjoni mua. Neni 129 i kodit të vjetër zgjedhor, i lënë me konsensus në fuqi parvjet nga reforma zgjedhore, i njef Presidentit të Repubikës të drejtën e miratimit ose jo të referendumit në shkallë vendi qoftë dhe pasi për atë ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Dhe ky nen është mbartur pas kësaj Kushtetute deri sot në të gjitha legjislacionet e vendit. Ja u solla këtu dhe sa herë është problem për check and balance është e domosdoshme që institucionet, të themi autonome por jo të pavarura krejtësisht, i njohin një pushtet kufizues njëra tjetrës pikërisht për të parandaluar abuzivitetin. Por sot në këtë seancë zhvillohet e tërë skena e “Ferma” së George Oruell prandaj mos përdorni këtë platform për tu hedhur hi syve shqiptarëve. Doni ta merrni noterin e pasurive tuaja që zgjoheni në mëngjes jo me pupla por me flatra kartmonedhash?! E provoi dje ai. Keni 60 milionë euro në dyshek dhe në jastëk. S’kisha dëgjuar kurrë. Unë ju thoja më parë disa eksponentëve të mazhorancës se bëjnë banjo në vaska floriri por kjo e tejkalon shumë herë vaskën e floririt.
Ju ja merrni Presidentit sepse ju duhet noteri. Po do ja u them une edhe ca gjëra të tjera pastaj se çka ndodhur para dy netësh në vend…

Replika e zotit Berisha pas fjales së zotit Subashi:

Berisha: Në greqisht kësaj i thonë toidhio. E njëjta gjë. Atë që tha zoti Gramoz, atë thotë zoti Subashi. Po e vërteta është krejt tjetër. Atë nuk e mbulojnë dot as puplat me kartmonedha as fjalët e pafundme në këtë platform sepse kam këtu ligjin. I nderuar zotëri, ligji për referendumin në kodin zgjedhor, në nenin 129 pika 3 thotë se “Presidenti i Republikës vendos për zhvillimin ose jo të referendumeve për çështje të rëndësisë së veçantë pas shpalljes së vendimit pozitiv të Gjykatës Kushtetuese ose të vendosë për zhvillimin ose jo pas kalimit të afatit brenda të cilit ajo duhet të shprehej. Nëse vendos se referendumi i kërkuar nuk duhet të zhvillohet, Presideni njofton KQZ për arësyet, të cilat KQZ-ja ja dërgon nismëtarëve. Por ju lexoni vetëm nenet që ju interesojnë. Neni 130 i këtij ligji, është e vertëtë se thotë se cakton datën e referendumit siç cakton datën e zgjedhjeve. Pra, është jashtëzakonisht e pandershme të përdorni ligjet për tu hedhur hi syve qytetarëve. Doni ta merrni kompetencën. Merrjani. Nuk thashë se është pushtet. Pushtetet janë legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Por është kryetar shteti dhe në Republikën Parlamentare është kryetar ceremonial por kjo ska penguar kurrë Republikat parlamentare apo mbretëritë konstitucionale që ti lënë kreut të shtetit një seri kompetencash të caktuara me qëllimin e vetëm për të garantuar një autonomi dhe stabilitet të emëruarve nga ana e tyre. Unë shof psh një vrap për tja marrë kompetencat në ushtri si kryekomandant. Por duhet tu them një gjë. Lexoni Kushtetutën gjermane, një nga ligjet që bën ndarjen më të përsosur të pushteteve, ku presidenti atij vendi, me të gjithë modestinë e kompetencave emëron dhe nënoficerët e kasafortave të shtetit. Kjo që po bëni ju është, në rrafshin institucional dhe shtetëror, rrënim i vërtetë dhe një vrap drejt shtetit autoritar, drejt shtetit diktatorial, që në mënyrë absolute nuk do mund ta vendosni. Ndaj dhe ju kërkoj njerëzisht që kur dilni këtu nenet ti citoni siç janë.
Krahasimi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese është i pandershëm. Pse? Sepse Gjykata Kushtetuese s’bën fjalë për ILDKP por bën fjalë për imunitetin e kryetarit të komisionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Analogjia që bëni ju është fatkeqe është alogjike dhe nuk qëndron.
 
Fjala e zotit Berisha për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9049,datë 10.4.2003  “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar” .
 
Berisha: Të nderuar zonja deputete,
 
Zotërinj deputetë,
 
Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, në të cilën asgjesohet në mënyrë përfundimtare një institucion i presupozuar të bëjë transparencën e fondeve publike, të bëjë transparencën e pasurive të atyre që ju qeverisin, burimin dhe origjinën e tyre.
 
Zoti bashkëkryetar,
 
Sot kjo është një séance unike në 23 vjet, kur një mazhorancë del hapur para qytetarëve shqiptarë me zotimin solemn se ju kemi vjedhur dhe do ju vjedhim sa të mundemi. Sot Parlamenti, me amendimin që i bën institucionit të ILDKP dhe me marrjen e emërimit të kreut të saj nga mazhoranca, shpall haptas para qytetarëve shqiptarë, se asnjë qytetarë, asnjë kundërshtar, asnjë mbështetës nuk ka më punë me pasuritë e tyre, origjinën e tyre dhe se ata vendosmërisht do të ndërtojnë vila dhe pallate, do të blejnë aeroplana dhe çfarë tu teket dhe këto do ti noterizojnë tek noteri i tyre , noteri i pasurive tw tyre (kryetari ILDKP), të cilin do e emërojnë vetë, i cili nuk do të ketë asnjë lloj pavarësie sepse do të varet nga ata dhe vetëm nga ata. Të cilin e rrëmbyen në mënyrën më flagrante, duke shkarkuar, në kundërshtim me ligjin, kryetarin e këtij  institucioni, duke u betuar se e gjetën në kundërshtim me ligjin, ndaj e shkarkuan, por duke e futur pak minuta më vonë në votim, sikur të ishte plotësisht e ligjshme, për të kryer një akt tjetër të turpshëm, të paprecedent, aktin e marrjes
së kompetencave të Presidentit të Republikës, kompetencë e cila lindte që në momentin që krijohej vakumi, momentin e krijimit të vakumit të kryetarit të hequr në mënyrë të paligjshme.  Atëherë Presidenti do të dekretonte më dy kandidatura kryetarin e ardhshëm. Ju keni kryer një procedurë të turpshme, të paimagjinueshme  dhe ju e bëni këtë vetëm e vetëm se pasuria ju ka verbuar sytë.  Pasuria të verbon. Më ka thënë njëherë një mik i imi, një nga ambasadorët më të shquar  të SHBA, në Europë dhe më gjerë. Në një takim më thotë, – “Unë në jetë kam patur disa klientë, isha avokati i tyre, që kishin vjedhur nga 1 miliard, por problemi im ishte se asnjëri prej tyre nuk donte të mos vidhte edhe miliardin tjetër “. E them këtë se pasuria të verbon. Dhe juve pasuria ju ka verbuar. Çfarë ndodh? Pse ndodh kjo? Kjo ndodh, sepse kryekreu juaj 11 vite në pushtet, ministër dhe Kryetar Bashkie, kishte fshehur të gjithë 20% që vidhte. Kishte fshehur të gjitha ato që ndante me Koçon (Kokëdhima). Kishte fshehur çdo gjë dhe kishte deklaruar në mënyrë qesharake 3 mijë euro në Bankë.
 
Pse ndodh kjo? Sepse një ditë prej ditësh na doli pallati 5-katësh, sepse një ditë prej ditësh doli vila, në tre bunkerë, 57 metra, sepse një ditë prej ditësh doli trualli i tokës me 1 euro në një nga zonat më turistike, në të cilën 15 vjet më parë nuk gjendej nën 20 dollarë dhe jo aty, po kilometra larg asaj zone.
 
Çfarë ndodhi? Ndodhi që tani erdhën në pushtet dhe duan të vjedhin dhe filloi i papërmbajtur. Ka 6-muaj që punohet në ndërtesën e kryeministrisë! Pa prokurim, pa tender, pa zbardhje. Për herë të parë në historinë e shtetit fshihen nga ekrani të gjitha tenderimet në institucione. Nuk ka ndodhur kurrë kjo. Për herë të parë në historinë e shtetit, nuk jepet asnjë dokument për prokurimet, sepse Biba (Denar Biba) i Ramës, thotë se nuk e lejon ligji, në një kohë kur ligji e detyron atë. Për herë të parë në historinë e shtetit, tenderët përcaktohen në telefon nga kryeministri. Merrni tabulalet dhe shikoni bisedat telefonike të Bibës. Po. Doni të mësoni ju se kush i jep tenderat? I jep vetëm Edi Rama. Çfarë ndodh pse behet kjo me kaq ethe? Sepse po bëhet një shpërdorim masiv i pasurive publike. E kuptoni ju që pasi mori naftën me Koçon, tani është kthyer nga doganat. Koçoja ju dërgon shkresa doganave, në emër të shkëlqesisë së tij, kryekreut.
 
U duhet patjetër ta merrni atë. Shikoni ju se jeni edhe dhimbsëtar të mëdhenj. Shikoni ku është pallati i Koços dhe i Ramës, është bërë kështjellë në Dhërmi. Është dyfishuar, megjithëse është me dy vendime prishjeje. Atij emigrantit nga Mallakastra, i rrihet dhe i copëtohet fëmija dhe gruaja që erdhi nga emigracioni për të ndërtuar jetën në atë copë tokë që kishte dhe që e kishte në legalizim dhe zëdhënësja e Ramës (Gjermeni) ju thotë juve, se nuk kemi prishur asnjë shtëpi në legalizim e sipër. Po pallati Rama-Kokëdhima, i cili po zgjerohet çdo ditë dhe po pushton gjithë bregdetin në distancë 30 metër nga uji.  Dhe thoni se po bëni transparencë, por çfarë transparence po bëni ju! Ju po vidhni gjithë ditën dhe po hiqni një njëri, i cili ishte pengesë formale. A e dini ju që kryekreu juaj bëri përpjekje kriminale për të rikatuar krerët e institucioneve. Doni që t’jua  faktoj? Por nuk është sot këtu (Rama). Do të jetë këtu dhe do ja faktoj.  Pasi i rikatoi, tani ju zhvesh kompetencat. Pasi nuk e reformoi dot si paraardhësin e tij, tani do ti heqim çdo kompetencë. Por çfarë ndodh me këto? Mendoni ju se me këtë akt që bëni sot dëmtoni opozitën!? Dëmtoni në mënyrë të pariparueshme vendin sepse korrupsioni është nëna e të gjitha të këqijave.  Sepse nuk ka detyrë më të vështirë dhe më të rëndësishme sesa lufta kundër korrupsionit. Një gjë është e sigurt se e çoni këtë vend me shpejtësi drejt destabilizmit. Ne si opozitë nuk kemi më hapësirë. Ne si opozitë jemi opozitë e dhunuar në çdo moment në këtë Parlament. Ju mendoni se flet dhe fjala qënka gjithçka. Jo morë zotëri, kontrolli është misioni kryesor i opozitës. Ju keni shpallur armiqësi ndaj të gjithë atyre institucioneve që kryesohen nga njerëz të votuar nga mazhoranca e kaluar, çka nuk ka ndodhur kurrë. Por në vitin 2005 të gjithë pa përjashtim ishin të emëruar nga ju dhe kemi bashkëpunuar me ta në një projekt të përbashkët për të avancuar Shqipërinë.  Unë nuk them në një bashkëpunim të përsosur, por kjo që behet është më e keqja. Paraqisni dhe mashtroni shqiptarët, se Presidenti nuk mund të ketë, në një kohë kur janë me dhjetëra kompetenca të tjerat, të cilat ia keni caktuar ju me ligj dhe ia keni caktuar bazuar në nenin 94 i cili thotë se, Presidentit i caktohen kompetenca të tjera me ligj.
 
Ju, vini këtu ballëhapur, sulmoni me një retorikë absurd, në një kohë që kryeni një krim të shëmtuar, në një kohë që po e shndërroni këtë Parlament në një shpellë të kleptokracisë, në një serë të ngrohte të kleptokracisë, të një sistemi që prodhon varfëri ekstreme, të një sistemi që prodhon kriminalitet të tmerrshëm, të një sistemi që prodhon destabilizim të sigurt.  Mendoni ju se çfarë bëni? Ku shkoni kështu. Ju vetëm se shtroni moton dhe ju thoni shqiptarëve, se ne nuk pyesim, ju kemi vjedhur dhe do të vjedhim sa të mundemi. Ne si opozitë kërkojmë të kontrollojmë tenderat, por as informacion mbi tenderat nuk na jepen. Asgjë. Shikoni se ku kemi arritur. Para dy javësh kërkuam që Ministria e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë, sot keni ardhur këtu me një komision hetimor.  Po ka gjë më qesharake. Ne do të marrim pjesë në të, por është e turpshme. Opozita atë ka, ka kontrollin, nuk ka gjë tjetër, por me këtë tregoni se ju bëni ç’të doni, me ligje, me praktika, me procedura, me sjellje. Pushteti mund të përdoret në këtë mënyrë, por një gjë është, Janukoviçi këtë gjë bëri. Në “Fermën e Kafshëve “ te George Oruell, se sikur ta dinte Oruell që pas 70 vitesh do të kishte një Old Mayor si Edi Rama, për të kapur të gjitha pushtet. Nxorri parimin që kafshët e fermës janë të gjitha të barabarta, por ka disa kafshë që janë më të barabarta. Dhe këtu e ka një ngjashmëri. Kryetari juaj bën gjithçka dhe fsheh dorën për çdo gjë. Edhe për këtë thotë se janë deputetë mëkatar. Shkon rrënon dhjetëra banesa të qytetarëve me leje e pa leje dhe nxjerr zëdhënësen (Gjermenin), që t’ju thotë juve se asnjë ndërtesë që është ne legalizim nuk është shembur. Veprohet në këtë mënyrë? Del ministri i arsimit dhe kam mesazhin ku më shkruajnë se dje janë shkarkuar 20 drejtorë në Pogradec, pra bën një barbari në arsimin shqiptarë. Asnjë nuk është ngritur këtu. Del kushërira dhe na thotë se janë lëvizur gjithsej 38 punonjës, as sa thotë kushëriri nuk thotë. Ju që keni një pasion për transparence. Pse nuk vini një ligj që nuk mund të jenë katër kushërinj në qeveri. Bëhuni burra dhe hajde ta bëjmë bashkërisht tja u votojmë. A e kuptoni që i keni zënë për frymë të gjitha burimet e parave. Tek një bord shumë i rëndësishëm është vënë Xhillari, tek një prokurimet vihet Martini, tek akciza kunati, në prokurimet e  CEZ drejtori i Hermesit.  Po sa do të mund të vazhdohet kështu. Pushteti absolut korrupton kryeministrin. Është i njohur, aty ku kryeministri është i korruptuar, korrupsioni bëhet sistem, por ky pastaj shtrihet, degradon dhe degjeneron një rend të tërë.  Ju këtë po bëni dhe unë ju garantoj ju se me këto ju çoni vendin drejt destabilizimit. Ne absolutisht nuk do të pajtohemi, ne do t’ju kërkojmë dhe bëjmë thirrje qytetarëve të ngrihemi me gjithë potencialin tonë, se kjo që ndodh sot në parlamentin e Shqipërisë është thjeshtë një kushtrim për të mos lejuar të
vidhet në këtë mënyrë. Kësaj mazhorance, brenda 8 muajve pasuria ju ka verbuar sytë. Kjo nuk ka të ndalur dhe do t’ju rrjepë.
 
Qytetarë dhe qytetare,
 
Këta nuk mendojnë për krijimin e vendeve të punës. Këta nuk mendojnë për vendosjen e rendit, këta nuk mendojnë për punësimin tuaj, këta nuk flasin më për listat e ushqimeve që po shtohen çdo ditë. Këta nuk flasin më që as me listë, nuk ju japing më bukën e gojës. Këta nuk flasin më për pensionistët qe jua dyfishuan çmimin e ilaçeve.  Po të marrësh miliona në muaj, nuk mund t’jua dish atyre. (Duke iu drejtuar deputetëve të PS) Unë të paktën nuk qesh kur behet fjalë për një pensionist që jua dyfishuat çmimin e ilaçeve.
Ja ku është shkresa e Koços që ju jep udhëzime doganave, gjeniu i hajdutërisë.
 
Por ja ku është mesazhi dhe me numër telefoni.  –“ Mirëmbrëma. Jam Ibrahim Lufi. Unë dhe gruaja ime merrnim ilaçe me rimbursim dhe deri në muajin mars kemi paguar 3 mijë lek të reja në muaj. Në muajin prill paguam 6300 lekë në muaj. Ju lutem verifikojeni se ca po ndodh me këtë rritje çmimesh.”
 
Sigurisht, kur fle në 60 milion euro, kur puplat të zëvendësohen me kartëmonedha, kur robdishambri qëndiset me kartëmonedha, nuk të le me pa gjë tjetër. Nuk sheh më të varfër. Ndaj shkon dhe i prish kasollen atij në Mallakastër dhe i thua e ke pa leje në një kohë kur pallati i Koços dyfishon ndertimin, megjithese ka dy vendime për tu prishur. 
 
E dini ca ndodhi me naftën? Ja u tregoj unë. Ju e morët naftën dhe filluat të prodhoni naftë me squfur 10 fishin. Kompanitë e naftës menjëherë bënë një investigim dhe dërguan një vidio tek Filip Çakulli. I dhatë paratë Filipit si zakonisht dhe e dha herën e pare filmimin, herën e dyte nuk e dha më. Sepse ata që bëjnë naftën, ata bëjnë vetëm të zezën për shqiptarët dhe nuk lejonin që të jepej për së dyti kronika mbi prodhimin e naftës me 10 fish squfur. Juve ju ka verbuar pasuria. Prandaj ne do të të ftojmë qytetarët dhe do të ndihemi më fuqishëm se kurrë. E keni llogaritur gabim. Situata të tilla nuk duhet të krijoheshin, pas mbi 20 vitesh duhet të kishte një ecuri tjetër.

***

Berisha: Edhe njëherë kjo seancë do të mbetet me gërma të zeza në historinë e Shqipërisë si seancë e cila, e shndërroi Parlamentin në shpellën e ligjeve të kleptokracisë. Histori kjo që filloi me ILDKP, me një betejë të turpshme ndaj zonjës Zana Xhuka, një zyrtareje të shkëlqyer të shtetit shqiptar, pasardhëse e një familjeje ndër më dinjitozet e vendit, për fajin e vetem se guxoi me datën 6 mars të vitit 2013, pasi mediat bënë të qartë pallatin pesë katesh të bashkëshortesh së kryeministrit, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë bankare, asnjë faturë ndërtimore, asnjë faturë tatimore, pasi mediat bënë të qartë vilën në zonën rezidenciale të Tiranë, me themele rreth 57 metra të gjëra, pasi mediat bënë të qartë se kreu juaj  kishte deklaruar se kishte blerë tokën me 1.3 euro metri katror dhe tani atij i duhej të mbrohej me çdo kusht.

 
A e dini ju se ai para dy netësh, ai ka patur një takim prej 150 minutash me kreun aktual të ILDKP? A e dini ju axhendën e këtij takimi?! Axhenda e këtij takimi ka qenë, së pari ndryshimi i të gjitha deklaratave të Edi Ramës.  Po ja ku jam këtu, ti them se një gërmë po lëvize do shkosh në prokurori si falsifikator sepse ne kemi çdo të dhënë për të. A e dini ju që Edi Rama bën përpjekje për token që ka blerë që thënë se e bleva tek vjehrri i Bushatit, nuk e di i ministrit apo Ervinit, se e bleva me 1.3 euro metrin, tani përpiqet ta nxjerrë në gazeta se e ka blerë me 40 dollarë tek një  Isuf që nuk ekziston fare. A e dini ju që ai po bën gjithçka për të falsifikuar origjinën e pasurive të tij. A e dini ju se ai dha një listë të tërë në të cilën përfshihen gjykatësit e Gjykatës së Lartë, gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit e Gjykatës Administrative, anëtarët e KLD dhe një seri gjykatësish të tjerë. A e dini se dha një listë me politikanë në dy orë e gjysëm debat zotit Gani, në mënyrë që ai të fillojë gjuetinë e shtrigave. A e di ju se gjithë këtë e beri për të mbrojtur pasuritë e paligjshme të kryetarit tuaj dhe ju zotërinj që dolët dhe cituat këtu pasuritë e deklaruara të një familje, para 2005, e cila është e vërtete që nuk ka marrë një rrogë në Shqipëri, por është e vërtetë nga ana tjetër se ka qenë shqiptari më i paguar në hierarkinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë  dhe e shoqja e tij ka qenë fort mirë e paguar në misione të përbashkëta në NDI në Holandë dhe organizata të tjera amerikane. Në vitin 2005 pa asnjë aktivitet biznesi, drejtimi apo të çdo lloji, vijnë dhe deklarojnë pasurinë që kanë deklaruar, ata duhet të jene krenar se nuk kanë bërë si kreu juaj.

Ai i fshehu të gjitha pasuritë me Koçon. 11 vjet ministër dhe kryetar bashkie, 80% të lejeve jua dha Eftimit she shefit të tij për të ndarë pasuritë. A e dini ju se kreu juaj thërret haptas në zyrë biznesmenë dhe ju kërkon përqindjen e tij, dhe kjo është 100 për 100 e sigurt. Ju kërkon aksione edhe për Koçon. Ju vërtet mendoni se po mbroni veten tuaj, por ju po mbroni kreun tuaj dhe kjo mbrojtje ju garantoj do të ketë këmbë të shkurtra siç i pati Janukoviçi në Ukrainë, por atë e mori Putini por këtë nuk ka kush ta marrë. Në këtë mënyrë nuk veprohet. Nuk ka gjë më të mençur sesa të dish të kufizosh veten. Kjo që po ndodh është për të zezën e vendit, sepse çon vendin drejt destabilizimit.

Ndaj dhe unë jua bëj thirrjen më të fuqishme qytetarëve shqiptare, të ngrihemi për përgjigje përfundimtare ndaj kësaj klike, e cila s’ka ligj as moral, e cila ka vetëm një moto t’ju vjedhjë, t’ju vjedhë dhe vetëm t’ju vjedhë.

 ***

Replikat e zotit Berisha pas fjalës së deputetit Kokëdhima

 
Berisha: Të nderuar deputetë,

Gjatë 9 muajve, parafolësi ka folur vetëm një herë dhe kësaj here për kështjellën e tij dhe të Edi Ramës që po ndërtojnë në Qiparo. Tani kjo kështjellë, ose është e Ramës dhe e atij, ose është e Gramozit dhe e Cacit, por nuk kam asnjë fakt ti akuzoj këta të dy. Nuk kam fakte, se nuk i kursej pot ë ishte e tyre. Është e Ramës dhe e Kokëdhimës. Në tetë muaj kjo ndërtesë është trefishuar.

Kam një jetë të gjatë në politikë dhe në zyrë. Nuk kam parë kurrë deputet të çojë shkresa në dogana. Shkresë në doganë ka çuar vetëm Kokëdhima, i cili është i çmenduar pas naftës. Pasi shtriu kthetrat me Endri Pukën, tani do të shtrihet në det, se atje luhet kontrabanda. Një kërkesë të cilën e hodhëm poshtë si administratë dhe me përpjekjen e tij po përpiqet ta kthejë që ia të vjedhe në tokë, në det, në ajër bashkë me Ramën.

Çfarë bëri me naftën me squfur. Është dhjetë fishuar squfuri në naftën e ARMO-s. Kompani që inporton D1 bënë regjistrimin dhe shkuan e ia adresuan Filipit se e kanë parë se është me 100 flamur. E mori Filipi dhe e shfaqi në Fiks Fare. E shfaqi ditën e parë dhe të nesërmen Filipit ia prenë kokën dhe nuk e dha më, e hoqi. Tani ca po ndodh sot në Xarë? 500 fshatarë të Xarës janë ngritur në protestë akuzojnë Kokëdhimën dhe Ramën se duan t’ju marrin tokën për ato planet e mëdha të zhvillimit, të hajnive. Kjo është e vërteta. Shikoni mediat. Shkoni e shikoni kullat binjake që ka ngritur himarjoti në Himarë që nuk e lidh asgjë me atë zonë. Shkoni në Himarë dhe shikoni si ia ka lidhur sytë me shami Himarës, me dy kulla ka bllokuar zonën. Ky zhvillimori i madh. E di si këndojnë ata “Himarës kush ia lidhi sytë, ia lidhi Koçoja”. Çdo prishje ne breg ka vetëm inate primitive të Edvin Ramë
s dhe Koço Kokëdhimës. Ju doni të hapni bregun.

***

Berisha: Parafolësi ja u la mbi shpinë të gjitha, kullat e Himarës ja u la ju mbi shpinë. Nuk tha dot një fjalë për to. Kështjellën e Qeparoit ja u la ju sepse edhe për të nuk tha dot një fjalë. Vjedhjet dhe shkresat në dogana ja u la ju. U morr dhe prrallisi për ccdo gjë tjetër por nuk foli për ato. Tani do ti them një gjë, se mashtrimi ka këmbët e shkurtra. Renten e naftës ore zotëri e ka vendosur qeveria ime dhe jo një vit por mbi 4-5 vjet përpara. E ka vendosur kjo qeveri të paktën në vitin 2007 a 2008 sepse e kemi gjetur pa rregull. Së dyti, ato përralla që tregon ti këtu ato si beson asnjë nga këta. Këta këtu donin të të  dëgjonin ty për pallatet e Himarës, për kështjellat e Qeparoit në breg, për vjedhjet në naftë dhe jo për përrallat e tjera. Ti dhe Rama jeni një klonim me njëri- tjetrin dhe po vidhni nga mëngjesi deri ne darkë bashkë.

Fjala ne Kuvend e ish-kryeministrit Berisha 

Berisha: Unë në radhë të parë përshëndes z. Spaho, sepse kur zoti nënkryetar i parlamentit deklaroi këtu se mazhoranca bëri përpjekje për ta anulluar këtë rrugë, z. Majko dhe shumë nga deputete e tjerë, shprehen mosbesim total. Tani z. Haxhinasto konfirmoi pikërisht atë që tha. U përpoq me çdo kush qeveria ta anullonte, dhe u përpoq se ishte vepër e jona, në armiqësi që e kemi nisur ne dhe ç’kemi ndërtuar ne konsiderohen vepra armiqësore.

Tani dua të them një gjë. Në Shqipërinë që kishte gjithsej 2430 kilometra rrugë të asfaltuar, kundër 80300 kilometra, u asfaltuan mbi 11 mijë kilometra rrugë, u ndërtuan dhe rindërtuan të gjitha.  Nuk ka vend në të cilin nuk janë ndërtuar, por përsëri kanë mbetur të paktën edhe 3-4 mijë kilometra të pa prekura, rrugë gjithnjë dytësore dhe rajonale.  Megjithatë Shqipëria ndërton rrugë thotë Komisioni Europain, më shumë se të gjitha vendet e Rajonit të marra sëbashku. Kryekreu juaj aktual, me të cilin Haxhinasto tani duhet të konfortohet, ka nxjerrë teorinë e rrugëve pa rrugw. Rrugët pa rrugw janë vetëm fiksimet patologjike ne mendjen e tij. Shqipëria nuk ka rrugë pa rrugë. Çdo rrugë është ndërtuar nga njerëzit për të të çuar diku. Para disa muajsh isha në Shkallë të Tujanit për të vizituar rrugën e Arbërit. Ç’të shoh! Në anën tjetër të lumit ishte rruga që përdornin Dibranët historikisht për të rënë nënTiranë, ne po ndiqnim atë rrugë dikur këmbësore, më vonë qerreje, por faktikisht doktrina rrugë pa rrugë është një doktrinë e një njeriu që nuk ka asnjë koncept. Për ti dhënë dy fjalë ish ministrit tim dhe  ministër aktual, nuk ka vend në botë që të ndërtojë rrugë brenda muajit, brenda vitit. Gjithmonë rrugët janë vepër që ndërtohen në disa vite. Ndërtuam mbi 11 mijë kilometra, kemi lënë qindra mos më shumë në ndërtim e sipër dhe kjo është normale. Kemi lënë një borxh dhe ju zotëri nuk bëni mire. Unë ju kam thënë shqiptarëve 120 milion euro borxh, sot ti e bën 200 milion, pasnesër tjetri thotë kaq. Loja që bëni me borxhin është e turpshme, një lojë e njerëzve të paaftë, një lojë e njerëzve të papërgjegjshme, një lojë e njerëzve që po tallen me ekonominë e këtij vendi. Borxhi është borxh. Cili ishte i vërtete, kur ju thatë shqiptarëve se ishin 120 milion euro, apo tani që thoni 200 milion? Kjo ka qenë fatura që ju kemi lënë dhe në çdo rast nuk ka vend në botë që kompleton, që paguan rrugën që në fillim, rruga paguhet ne ndërtim e sipër. Nuk ka diskutim që pati të prapambetura. Nuk e mohoj . U privatizuan 3-4 hidrocentrale, u paguan që të gjitha rrugët, mbeti një faturë , të prapambeturat i ka Gjermani me 60 ditë. Në SHBA janë 3 muaj, në vend ete tjera janë 1 vit, në Itali janë 2 vjet. Shqipëri i kishte rreth 1 vit.  Çfarë bëni ju. Unë kam kënaqësi që ju punoni në projektet tona , sepse kështu duhet. Nuk kam  asnjë xhelozi. Por kur shoh s eunuk ka kaluara asnjë projekt të ri, përveç ri-inaugurimit ët zyrave të punës. 13  zyra pune janë hapur para 6-7 vjetësh me financim dhe marrëveshje ndërkombëtare në Shqipëri. U vendos  sistemi më modern nga qeveri suedeze E-Punësimi, që tani për ta ndryshuar e quajnë E-Puna dhe që nuk dinë ta përdorin. Pastaj le të na rrojë “Shaban-Tapia”, Shaban Memia udhëhoqi procesin e legalizimit, një proces i cili pas diskutim ishte më i komplikuar sesa u imagjinua . Mos harroni një gjë, ato tapi që tund kryekreu juaj ato janë të gjitha të hartuara nga ALUIZNI i Shaban Memisë, ato tapi kanë nga prapa  miliona matje. Nuk them se ska pasur te meta dhe dobësi. Ka patur të meta serioze në proces. Nuk shkohet me nihilizëm. Del një sharlatan dhe fillon dhe thotë se Nikoja mësoi nga unë dhe unë mësova nga Nikoja, as Nikoja dhe as ai nuk marrin vesh nga legalizimet.  Mos bëni gjëra të tilla se nuk është serioze dhe tregoni se nuk bëni dot shtet. Se konceptoni dot se çështje shteti. Falas thotë , legalizimet, por ata që paguajnë 20%  se ai do të ketë lehtësime. Do ti them një fjalë deputetit të Pogradecit, mos bjer në këtë kurth. Nuk mund të thuash ti se nuk është investuar në Pogradec, është e turpshme. Unë kam inauguruar dhe dhjetëra e dhjetar rrugë në qytetin e Pogradecit, kam inauguruar dhjetëra shkolla, impiantin e ujërave të zeza dhe kolektorin, kemi bërë progres në ujësjellës dhe pothuaj Pogradeci është më mirë se shumë rrethe të tjera në drejtim. Kemi investuar në fermat e Pogradecit me qindra e qindra projekte. A jeton ti në Pogradec zotëri, apo nuk jeton. Unë kuptoj ministrat s ejani të detyruar, se kanë të bëjnë më një njeri i cili thotë gjithë ditën “Ti Shqipëri, e zezë, ti Shqipëri e mjeruar, Ti nuk ekziston etj”. Mirë ai se ka probleme, por ti ç’ke. Këta vihen në garë sesi të gënjejnë më shumë, sesi  të mohojnë më shumë. Dëgjova një ditë Ministren e Urbanistikës. Ju thoshte juve gjeni një njeri që jua kemi prishur shtëpinë. NUk ka tallje më të madhe. PO ajo pse e thotë këtë, sepse njeriu që e drejton atë  hedh gurin dhe fsheh dorën, sepse njeriu që e drejton atë shkuan në facebook të ndëshkohet ministri Imami  për korrupsion dhe pastaj thotë nuk e kam shkruajtur unë. Flet me fjalët më të ulta dhe pastaj thotë kam folur me vete, s’ia kam thënë njeriu. Unë që jam mjek e kuptoj por ata që nuk janë mjek nuk e kuptojnë, se i sëmuri psikik flet me vete. Pra mos e bëni këtë gjë, sepse jeni deputet. E vutë re. Doli foli këtu. Unë i flisja për kulla ai fliste për qiqra, unë i flisja për kështjellën ai fliste për bajamet, çfarë ju lidh juve me të. Ai është armiku juaj. Unë jam kundërshtar që përpiqem të nxjerr më të mirën, ai ju nxjerr ju kullat dhe kështjellat para dhe të gjitha këto bashkë me kryekreun tuaj.