Deklarata e plotë e koordinatores për media, Silvi Bardhi: Kunatat e doganës së Tiranës kanë nevojë të punojnë të qeta, dhe të jenë të mbrojtura. Për këtë ka menduar qeveria, duke dërguar tezen e deputetes Olta Xhaçka si drejtoreshë të auditit. Spiropali tha dje se kunata e Ilir Beqës dhe e Ilirian Celibashit paskan qënë në sistem. Spiropali, e cila duhet përgëzuar për kurajën, tha dje se, ndryshe nga sa ka akuzuar Partia Socialiste, qeverisja e Partisë Demokratike nuk i paska larguar kunatat nga puna. Spiropali i ka gjetur në sistem, thjesht i ka sjellë nga rrethet në Tiranë, që të jenë më afër qeverisë. Ndërkohë që nuk mohoi emërimin e kunatës tjetër, pra motrën e zëvendësministrit të mbrojtjes. Rrjeti nepotik po kthehet në sytë e publikut si një nga premtimet e rëna të kësaj qeverie, si një nga zhbërjet e saj. A ju kujtohen thirrjet e Ramës dhe të tijve, për dërgim të CV-ve apo për mundësi për më të zotët? E gjitha, retorikë boshe, këto thirrje paskan qenë për kunatat e qeverisë.


Deklarata e koordinatores për media, Silvi Bardhi, 21 Nëntor 2013