Sqarimi i PD: Sali Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse! Rama përdori gojët e qelbura të surrogatëve të tij për të ndotur opinionin publik

Sqarim i Drejtorit te Protokollit ne PD, Ledio Nuraj:

Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e personaliteteve në këtë ngjarje të rëndësishme.

Trillimi i zyrës së Ramës që në pamundësi për të shpifur vetë, në mënyrë të përsëritur, përdor gojët e ndyra të surrogatëve të tij për të qelbur e për të ndotur opinionin publik me mashtrime dhe shpifje. Këto shpifje të ulëta nuk i kurseu as në ditën që duhej të ishte e përkushtuar për nderimin e kujtimit dhe veprës së Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas.

Sa i përket pozicionimit, Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Prof.Dr. Sali Berisha, ai është ulur pikërisht në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse, në përputhje me rregullat dhe traditën e kësaj ceremonie. Statusi i tij si ish-President dhe Ish Kryeministër i garanton atij një vend të nderuar në ngjarje të tilla, duke respektuar njëkohësisht protokollin e vetë Kishës dhe përparësinë dhe rangun sipas protokollit shtetëror.

Çdo insinuatë apo shpifje që synon të devijojë nga e vërteta është një përpjekje e ulët dhe e përçmuar për të manipuluar publikun dhe për të krijuar tension aty ku nuk ekziston.

Nuk është asgjë tjetër veç trillim i mendjes së sëmurë dhe perverse të Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike prof. Dr. Sali Berisha në mbarim të ceremonisë së varrimit të FortLumturisë së Tij Kryepeshkopit Anastas, pas largimit nga Katedralja ne një prononcim që pati për një media, nder te tjera shtoi se gjatë ceremonisë tek fliste hajduti i ikonave përpara me shfaqeshin qindra ikona kishtare të trashëgimisë të jashtëzakonshme të Shqipërisë që shiteshin dhe trafikoheshin në treg të zi nga trafikanti Edi Rama”.

Prezenca e Kryetarit të Partisë Demokratike në këtë ceremoni ishte dhe mbetet përkushtimi për të nderuar një figurë të shquar të besimit dhe përbashkimit shpirtëror, Kryebariun e Kishës Autoqefale Ortodokse te Shqipërisë Anastasios Janullatos qe me përkushtim hyjnor ngjalli Kishën nga shkrumbi i diktaturës komuniste ne pavdeksi, dhe asnjë manovër propagandistike nuk mund ta zbehë këtë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale