Sqarim për procesverbalin në Kurbin: lapsus terminologjik në dokument, pa ndikim në rezultat

Sqarim:

Disa media kanë raportuar, me dashakeqësinë e zakonshme anti-opozitare, dhe për më tepër pa kërkuar konfirmim të lajmit nëpërmjet një burimi të dytë, siç e parashikojnë rregullat e gazetarisë, se zgjedhjet për kryetar të degës Kurbin të Partisë Demokratike janë manipuluar.

E vërteta është se, në procesverbalin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Kurbin, të zhvilluara më 19.04.2026, ka ndodhur një pasaktësi në terminologji dhe është përdorur shprehja “fletë të gjetura në kuti”, në vend të “fletë në dispozicion”.

Pra, 1500 është numri i fletëve në dispozicion, apo të shtypura, dhe jo numri i fletëve të gjetura në kuti, siç thuhet gabimisht në procesverbalin përmbyllës.

Ky lapsus është rezultat i një gabimi nga shpejtësia dhe, rrjedhimisht, i një formulimi jo të saktë gjatë plotësimit të dokumentacionit, dhe nuk cenon në asnjë mënyrë përmbajtjen, saktësinë apo vlefshmërinë e të dhënave të procesit të numërimit.

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur! Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! Mediat proqeveritare në Shqipëri e censuruan plotësisht fjalën e tij

KONFERENCA E KRYETARIT TE PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rikthye nga Shtetet e Bashkuara me një mesazh

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale