Historiku

11 dhjetor 1990 – krijohet Partia Demokratike nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë të cilët zgjodhën si Kryetar të Komisionit Nismëtar studentin Azem Hajdari dhe më pas si Kryetar të Partisë, kardiologu Sali Berisha.

22 mars 1992 – Partia Demokratike fiton shumicën absolute në zgjedhjet legjislative të parakohshme duke simbolizuar futjen e demokracisë dhe të pluralizmit politik në vend.

10 qershor 1992 – nën qeverisjen e re demokrate, firmoset marrëveshja e parë e karakterit ekonomik dhe teknik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 47 vitesh komunizëm. Gjatë këtij mandati qeverisës së PD-së, u privatizuan mijëra ndërmarrje të vogla e të mesme, u liberalizuan çmimet si dhe u ngrit sistemi fiskal e ai bankar, dhe vendi praktikisht shpëtoi nga kthetrat e urisë dhe mjerimit.

29 korrik 1993 – Partia Demokratike drafton dhe voton ne Parlament ligjin për “Statusin e ish-të përndjekurve politik” duke përcaktuar kuadrin dhe përcaktimet ligjore mbi “të dënuarit dhe të përndjekurit politik”,  mbi “persekutimin ” apo “përndjekjen” politike, duke përfshire aktet e strukturave shtetërore me urdhër ose vendim te organeve partiake që nga data 8.11.1941 deri më 22.3.1992. Në zbatim të këtij vendimi, me 4.5.1994 qeveria demokratike nisi procesin e dëmshpërblimit për vuajtjet e shkaktuara ndaj ish te përndjekurve politik. Vitet e dënimit politik u njohën edhe si vite pune për efekt pensioni. Fatura financiare e akorduar nga qeveria demokratike ne favor te ish të përndjekurve për periudhën 1993-1997 ishte rreth 17,5  milion euro. Në vijim, u votua dhe ligji nr.8001 i 22.9.1995 “Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” ndjekur dhe një ligj tjetër mbi pastërtinë e figurave (nr. 8043, 30.11.1995) i cili u atakua nga Partia Sociailste në Gjykatë Kushtetuese dhe u kufizuan më tej në vitet 1998.

13 korrik 1995 – Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Evropës si anëtare me të drejta të plot pas firmosjes në qershor të po të njëjtit vit të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombetare. Anëtarësimi në Këshillin e Europës u ndoq nga ratifikimi në 31 korrik 1996 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore e cila nënkupton dhe pranimin nga Shqipëria të juridiksionit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

3 korrik 2005 – PD fiton shumicën në zgjedhjet legjislative dhe Kryeministër i vendit zgjidhet Prof. Dr. Sali Berisha i cili do të drejtojë vendin deri në vitin 2013. Një ndër kantieret e mëdhënj të këtij mandati ishte ekonomia reformimi tërësor i kuadrit për sipërmarrjen i cili bëri që pēr herē tē parē nē historinē e saj, Shqipēria të arrinte tē tërhiqte 1 miliardē USD Investime tē huaja direkte në vitin 2010, disa herē mē shumē se vetēm pak vite mē parē. Pērmirēsimi i ndjeshēm i klimēs sē biznesit nē Shqipēri, rritja e sigurisë juridike, taksat e ulet dhe e sheshtē prej 10% e futur në 2008, nēnshkrimi i marrēveshjeve tregatre me BE dhe vendet e CEFTA, rreformat e shumta si dhe ngritja e institucioneve tē dedikuara pēr investitoret e huaj dhe vendas sollën një histori suksesi që dyfishoi eksportet shqiptare, rriti pagat dhe mirëqenien për shqiptarët.

4 prill 2009 – Shqipëria anëtarësohet në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO. Gjatë ceremonisë së firmosjes se protokollit të anëtarësimit, Kryeministri Berisha e cilësoi këtë arritje të qeverisje së PD si një ‘Mrekulli të lirisë’

25 qershor 2009 – inaugurohet rruga e Kombit duke e përafruar rrugën Prishtinë-Tiranë në 265 kilometra dhe simbolizuar një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme në historinë e vendit dhe të qeverisjes demokrate.

15 dhjetor 2010 – Bashkimi Europian heq vizat për shtetasit shqiptarë duke u mundësuar kështu lëvizjen e lirë drejt BE-së, një ndër angazhimet madhore të PD-së në drejtim të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë. Kjo arritje ndodhi pas firmosja së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në Qershor të vitit 2006 e cila i rriti në mënyrë të qenësishme tregtinë dhe investimet europiane në Shqipëri si dhe një vit pas dorëzimit të aplikimit për anëtarësimin në BE më 9 prill të 2009, duke e kthyer vendin në paraprijës të integrimit europian në Ballkan.

13 shkurt 2013 – Firmoset në Athinë Marrëveshja mes Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë për gazësjellësin trans-adriatic TAP duke përfaqësuar një moment kyç në pavarësimin energjetik të kontinentit Europian dhe të Shqipërisë. Shqipëria për herë të parë në historinë e saj, do të gazifikohet! Gjatë këtij mandati qeverisës së Partisë Demokratike, energjia morri një fokus të jashtëzakonshëm duke reformuar tërësisht sektorin e energjisë dhe investuar në burime të reja energjie të rinovueshme, me ambicie për kthimin të Shqipërisë në fuqi rajonale. Pikërisht këto ambicie, investime dhe hapje të tregut prodhues energjetik gjatë kësaj periudhe bëjnë që aktualisht në Shqipëri, prodhimi i energjisë elektrike private të jetë më i lartë se ai publik.

Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjetet sociale