Protestat qytetare/ Berisha: Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor. Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën. Edhe në PPE kërkova mbështetje  

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË GRUPIN PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë konferencës së Partisë Popullore Europiane në Sarajevë ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare në Shqipëri, të cilat i cilësoi si lëvizja më e fuqishme rinore dhe qytetare që ka njohur vendi.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha tha se para drejtuesve të PPE-së dhe liderëve të rajonit paraqiti situatën në Shqipëri si një vend që ndodhet në ‘sallën e urgjencës’, për shkak të asaj që ai e konsideron regjim autoritar, farsë zgjedhore, korrupsion dhe lidhje me krimin. ‘Kryefjala e fjalës sime në Sarajevë ishte Shqipëria në sallën e urgjencës. Informova të pranishmit se qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe anulimin e ligjeve që cenojnë mjedisin dhe trashëgiminë kulturore’, u shpreh Berisha.

Sipas kryedemokratit Sali Berisha, protesta aktuale nuk është organizuar nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht prej saj, pasi kërkesat e qytetarëve janë legjitime dhe në interes të vendit. Ai u bëri thirrje të gjithë demokratëve dhe mbështetësve të opozitës që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se karakteri i saj duhet të mbetet qytetar dhe rinor.

‘Çdo demokrat dhe demokrate duhet ta mbështesë këtë protestë. Kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë të rinjtë në qendër, sepse kjo është një protestë qytetare dhe rinore’, deklaroi ai. Berisha hodhi poshtë përpjekjet për të etiketuar protestuesit, duke i cilësuar sulmet e qeverisë ndaj tyre si përpjekje për të devijuar vëmendjen nga thelbi i revoltës qytetare. ‘Asnjëherë gjethet nuk duhet të na pengojnë të shohim madhështinë e trungut. Trungu i kësaj lëvizjeje është rinor dhe qytetar’, tha kreu i PD-së.

Në fjalën e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha përsëriti akuzat e forta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë si përgjegjës për degradimin e demokracisë, shkatërrimin e mjedisit dhe dëmtimin e trashëgimisë kulturore. Sipas tij, kërkesa për largimin e Ramës është ‘kërkesa më legjitime’ e qytetarëve dhe përfaqëson një domosdoshmëri për rikthimin e normalitetit demokratik në vend.

Berisha theksoi se në takimet me drejtuesit e PPE-së ka kërkuar përdorimin e të gjithë autoritetit politik europian për të ndihmuar në zgjidhjen paqësore të krizës politike në Shqipëri, përmes largimit të Ramës dhe krijimit të një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhje të reja.

Lideri i opozitës Sali Berishës bëri dhe një ekspoze të aktivitetit politik që Partia Demokratike ka bërë në lidhje me denoncimin e ligjeve të përgatitura dhe paraqitura nga qeveria e Edi Ramës që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe administrimin e pasurive kombëtare.

Ai akuzoi qeverinë se miratoi ligje që favorizojnë interesa private në dëm të pasurive kombëtare si Butrinti, zonat e mbrojtura dhe territore të tjera me rëndësi të veçantë mjedisore. Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka qenë kundërshtare e vazhdueshme e këtyre nismave dhe se do të vijojë betejën politike dhe ligjore për shfuqizimin e tyre.

FJALA E PLOTE:

Mirëdita dhe përshëndetje zonja deputete dhe zotërinj deputetë.

Mbrëmë u ktheva nga një konferencë rajonale e Partisë Popullore Europiane e organizuar në Sarajevë, në të cilën merrnin pjesë kryeministrat e Kroacisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, kryetari i parlamentit të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, dhe nga Shqipëria isha unë me zonjën Vokshi dhe Enri Çenon.

Konferenca u kryesua direkt nga presidenti i EPP-së, Manfred Ëeber, dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për rajonin. Ngjarje e cila dëshmonte angazhimin e madh të Partisë Popullore Europiane për të mbështetur forcat politike anëtare të kësaj partie në përpjekjet e tyre për procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian.

Natyrisht në këtë konferencë paraqita, pasi falënderova, sepse në një hark kohor të shkurtër ky ishte aktiviteti i tretë madhor që organizohej për Ballkanin Perëndimor. I pari ishte konferenca e kësaj natyre në Mal të Zi, e dyta ishte misioni faktmbledhës shumë i rëndësishëm që u dërgua në Shqipëri, dhe së treti konferenca në Sarajevë.

Në fjalën time u ndala në regjimin autokratik apo diktaturën autoritare të bazuar në farsën zgjedhore, në lidhjet me krimin dhe korrupsionin e madh dhe kartelin e drogës. Sigurisht një rëndësi të veçantë, ose një pjesë të veçantë i kushtova lidhjeve të regjimit me drogën dhe kartelet e drogës, gjë e cila tashmë ka marrë njohuri ndërkombëtare. Por, kryefjala e fjalës time në Sarajevë ishte: Shqipëria në sallën e urgjencës.

Unë paraqita situatën reale në Shqipëri, ku dhjetëra mijëra dhe qindra mijëra qytetarë janë ngritur kundër regjimit. Janë ngritur me kërkesa të drejta: dorëheqjen e Edi Ramës dhe anulimin e atyre ligjeve që janë një shkelje flagrante e ligjeve kushtetuese të vendit dhe direktivave kryesore të Komisionit Europian për mjedisin, për trashëgiminë kulturore, për mbrojtjen e natyrës.

Denoncova me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj protestuesve dhe kërcënimet, talljet, fyerjet, etiketimet që ai u bën protestës rinore, qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi. Kërkova nga drejtuesit e Partisë Popullore dhe të pranishmit, të ushtrojnë të gjithë autoritetin e tyre në mënyrë që kriza e thellë që ka mbërthyer vendin, që tashmë ndodhet në sallën e urgjencës, të zgjidhet në mënyrë paqësore: largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja. Kjo ishte rekomandimi im dhe pati shumë interes edhe gjatë fjalës dhe pas fjalës për situatën në Shqipëri.

Unë kërkova mbështetje ndërkombëtare për këto protesta duke siguruar audiencën dhe bashkëbiseduesit se diktatorët nuk marrin vendime të drejta.

Setapi i tyre psikologjik, lidhjet e tyre të tmerrshme me krimin nuk i lejojnë ata asnjëherë të marrin vendime të drejta. Ndaj dhe qytetarët shqiptarë duhet të ndihmohen. Nuk duhet të shkohet hapa të tjerë mbrapa, nuk mund të përdoret dhuna dhe asgjë ndaj tyre përveç përplotësimit të kërkesave politike.

Informova audiencën se kjo protestë nuk është e thirrur nga Partia Demokratike, por mbështetet plotësisht nga Partia Demokratike dhe shpjegova arsyet, pra kërkesat janë shumë të drejta ndaj dhe ne qëndrojmë në mbështetje të këtyre kërkesave.

Të dashur deputetë dhe deputetë, unë do të ndalem pak këtu për një briefing të huaj, por dhe të qytetarëve shqiptarë lidhur me pse ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara nga qytetarët me një deklaratë të tyre serioze.

Ne mbështesim largimin e Edi Ramës si një armik i egër i kombit shqiptar, i demokracisë, integrimit dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Partia Demokratike njeh Edi Ramën si një narko-diktator i cili zgjodhi si rrugë për të qëndruar në pushtet shtypjen e pluralizmit politik, arrestimin e liderit të opozitës në vitin elektoral, transformimin e zgjedhjeve në farsë zgjedhore, bashkëpunimin e tij të ngushtë me kartelin e drogës, me krimin, plaçkitjen e pamëshirë të pasurive të shqiptarëve, mbrojtjen e verbër dhe shkelmimin që i bëri kërkesave të prokurorisë speciale për arrestimin e hajdutes më të madhe në historinë e Shqipërisë pas Edi Ramës që është Lubi Balluku.

Mbrojtje që ia bëri lindave të tij edhe ato të pangopura në vjedhjen dhe plaçkitjen e fondeve dhe pasurive publike bashkë me Edi Ramën. Për ne demokratët dhe mbështetësit tanë, pasja në krye jashtë armikut më të egër që shqiptarët kanë patur në histori…

Ky ka qenë dhe nuk ndryshon gjer në ditën që ai të marrë ndëshkimet e merituara.

Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë nga pushteti. Edi Rama nuk ka legjitimitet dhe ne jemi të parët. Jemi krenarë se kemi arritur të rrëzojmë falsifikimin dhe mashtrimin e tij për legjitimitet zgjedhor.

Një qeveri që zhvillon zgjedhjet në kushte partie-shtet, zhvillon farsë elektorale dhe nuk ka asnjë ditë legjitimitet.

E kemi bërë këtë, e kemi sanksionuar këtë së bashku me vëzhguesit më seriozë ndërkombëtarë në dokumentet themelore të vlerësimit të zgjedhjeve në Shqipëri, të OSBE/ODIHR-it, të Parlamentit Europian, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në raportet përfundimtare të AFET-it për Shqipërinë, por fatmirësisht edhe në raportin IBAR.

Është krejtësisht insistimi ynë që bëri që në Shqipëri të vijë në mision faktmbledhës, komisioni i jashtëm i Parlamentit Europian me përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe të miratojë një raport të tillë. Në të cilin thotë se u zhduk linja midis partisë, institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake.

Pra Edi Rama nuk ka legjitimitet.

Edi Rama nuk ka legjitimitet, e kemi theksuar e theksojmë, se çdo qeveri humbet legjitimitetin në rast se ajo vjedh qytetarët e vet dhe mbron vjedhjen, nuk e dënon.

Shqipëria është rasti më klasik, Edi Rama është rasti më klasik.

Prokurorë të guximtarë sollën në parlament dosjen e Lubi Ballukut, në të cilin 100% ishte lidhje e Edi Ramës, ku sipas tij pretenca do ishte për 36 vite burg. Burg 36 vite. Dhe ajo sot bën parada.

Ajo sot drejton partinë e krimit, shpërndan medalje për koskat mafioze të partisë së krimit. Pra nuk ka legjitimitet asnjë ditë.

Dhe ajo kërkesë e qytetarëve për largimin e tij është kërkesa më legjitime.

Ndaj dhe çdo demokrat e demokrate, çdo mbështetës dhe mbështetëse e jonë duhet të mbështesë me të gjitha mënyrat atë protestë.

Duhet ta mbështesë kësaj here pa simbolet e partisë. Le të jenë rinia, sepse është protestë qytetare, rinore.

Ndaj dhe ftesa ime është që çdo mbështetës, çdo simpatizant, çdo anëtar dhe anëtare e Partisë Demokratike duhet të jetë në protestë. Protestën do ta themi më rinore, më qytetare që ka parë vendi gjer sot. Kështu është ajo.

Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet që gjethet të na pengojnë me pa madhështinë e trungut. Dënojmë me forcën më të madhe etiketimet që u bën Edi Rama protestuesve duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar thirrjet e tyre.

T’i quash nazistë ata apo pasues të Hitlerit, si pasues të Hitlerit sepse thonë ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, për t’i rikujtuar një slogan të Mit’hat Frashërit ‘Shqipëria e shqiptarëve’, është një armiqësi e egër, e paimagjinueshme.

Mit’hat Frashëri ishte një burrë mendjendritur, një atdhetar. Por cilido që njeh Mit’hat Frashërin dhe përpjekjet e tij për këtë vend, ai nuk ka patur atë si motiv ksenofobie, as dhe paralelizëm me thirrjen e Hitlerit për gjermanët që ky vend është vetëm i juaji.

Jo, ai e pa se Shqipëria po shtohej në kolonitë e Serbisë, e pa se Partinë Komuniste në Shqipëri e themeloi Beogradi.

Kjo ishte esenca e asaj parulle që përdori për partinë e tij. Ai ishte një luftëtar kundër nazizmit. Ndaj dhe atavizmat e etërve të tij për armikun e brendshëm dhe flet gjëra të cilat janë të dënueshme.

Kështu që unë ndalem në këtë, asnjëherë gjethet nuk duhet të pengojnë njeriun të shohë trungun.

Trungu i kësaj lëvizje madhështore është rinor, qytetar.

Disa slogane, të opozitës së opozitës, veglën e qeverisë, janë klithma mjerane. Klithma mjerane. As, i shumëzoni me zero… i shumëzoni me zero!

Më kujtojnë fjalën e filozofit iluminist francez Diderot, që thotë diku: ‘I shëmbëllen mizës, që ka hyrë diku tek bualli dhe mendon se tërheq karrocën’.

Aty bualli është populli, janë qytetarët, janë të rinjtë shqiptarë, janë ata të cilët kanë kërkesat më të drejta që i ka paraqitur kush ndonjëherë, largimin e Edi Ramës. Edi Rama është një armik i egër, është një barbar i mjedisit në Shqipëri dhe i trashëgimisë kulturore.

Nuk ka patur Shqipëria një të tillë kurrë! Është një shkatërrimtar i trashëgimisë kulturore dhe i mjedisit. Nuk ekziston në histori, nuk regjistrohet në histori një i tillë i dytë.

Tani, meqenëse do ndalem pak në këtë çështje, kërkoj mirëkuptimin tuaj.

Dhe pse do ndalem? Jo vetëm për lajmet e rreme dhe trillimet që përpiqen të përhapin për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj mjedisit.

Por para së gjithash, për të faktuar se kjo parti ka qenë kundërshtare, kundërshtarja më e vendosur e të gjitha ligjeve anti-mjedis, anti-trashëgimi kulturore të miratuara nga Edi Rama.

Kjo parti kur erdhi në pushtet në 2005-ën gjeti 3%, 3 deri në 4% zonat e mbrojtura. Në vlerësim të tyre, rriti sipërfaqen në 17-18%.

Në vlerësim të tyre, vendosi kuadrin ligjor më të fortë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Dhe gjatë periudhës në pushtet, ajo bëri, miratoi ligjet më të mira.

Neroni i trashëgimisë kulturore dhe mjedisit erdhi, i rrëzoi një nga një ato. I ndryshoi një nga një ato. Tani unë do të rikujtoj qytetarët shqiptarë mbi qëndrimet tona gjatë viteve në opozitë.

Gjatë viteve në opozitë.

Do fillojmë me ligjin special për dhënien me koncesion të Butrintit.

Butrinti në periudhën e qeverisjes sonë ishte një zonë 9,200 hektarë. Absolutisht asnjë ndërtim i ri në atë periudhë nuk është lejuar. Dhe ka ndodh, ja u them unë, isha shumë i njohur me Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury, për fondacionin që u krijua për promovimin e tij, për përfshirjen e tij si pasuri botërore në UNESCO.

Por ndodhi njëherë zgjerimi i rrugës. Zgjeruam rrugën Sarandë-Butrint. Dhe ata dhe fondacioni më shkruajtën mua një letër të gjatë, ku kërkonin çdo sqarim pse u prek mjedisi aq sa u prekte zgjerimi i rrugës.

Dhe natyrisht ishte siguria e jetës së qytetarëve që prevalonte, shmangia e aksidenteve që e bëri të domosdoshëm. Kurse ligji special, çfarë bëri ligji special a e dini ju?

Bëri atë që deshi Edi Rama. Ligji special për Butrintin ishte goditja më e rëndë e një parku, se ne e kemi të lehtë të flasim, të bëjmë krahasime, unë nuk po them se është më i bukuri në botë, por unë besoj se nuk mund të ketë një park të dytë si ai për ata që e njohin.

Dhe tani, për ta grabitur, duhet të ndaje njëherë pjesën e qytetit arkeologjik nga pjesa e natyrës. Të dyja kishin të njëjtën madhështi. Të njëjtën pasuri për ne dhe për ata që vijnë pas.

Do ndaheshin këto që të ndërtohej Gjiri i Manastirit. Të kapej Gjiri i Manastirit nja nga qeveria. Dhe t’u ofroheshin zona të tjera.

Por më e keqja, më e keqja shumë, ligji i hiqte shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë. Ia dorëzonte privatit në një rast unik në botë.

Nuk është e vërtetë as në Shtetet e Bashkuara dhe në asnjë vend tjetër kjo nuk ekziston.

Këtu lindi përplasja ime, përplasja jonë me Edi Ramën por edhe me fondacionin që u krijua.

Tani ky ligj erdhi si një marrëveshje e mbyllur, pa tekst publik në parlament.

Deputetja Zhupa pamundësoi me qëndrimin e saj dhe të grupit të deputetëve të tjerë zhvillimin e seancës dëgjimore me ministren Elva Margariti dhe e detyroi që të mblidhej kryesia e parlamentit.

Duhet t’i themi gjërat një nga një.

Të mblidhej Konferenca e Kryetarëve dhe të kërkonte tekstin e marrëveshjes, nuk e dorëzonte tekstin e marrëveshjes. A e keni parë ju tekstin e marrëveshjes me Mogherinin? Jo, sekret.

Edhe këtë nuk e dorëzonte. Marrëveshja i jep për 10 vite administrim Butrintin AADF-së e cila krijon fondacionin për menaxhimin e Butrintit, në të cilin kombi, Shqipëria dhe shteti përfaqësohen nga Elva Margariti.

Imagjinoni ju tani a thoni, që s’dihet se ku është ajo në qoftë se s’është emigrante sot diku. Unë këtë di që ka ik në emigracion. Po kjo është e vërteta. Pakicë, shteti në mbrojtjen e një nga pasurive më përrallore që ka kjo tokë dhe tokat e tjera.

Projektligji është shqyrtuar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me datën 26 prill 2022. Komisionin për Politikën e Jashtme me datën 10 maj 2022. Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut me datën 13 maj 2022.

Në cilësinë e komisioneve për dhënie mendimi, si dhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave si komision përgjegjës më 17 maj 2022. Në të gjitha komisionet, pa asnjë përjashtim, deputetja Zhupa dhe deputetët tanë kanë mbajtur qëndrim kundër projektligjit.

Kundër projektligjit.

Tre, janë kërkuar dy interpelanca me ministren Margariti nga deputetja Zhupa.

Njëra u realizua me 9 qershor 2022 për marrëveshjen koncesionare, ndërsa tjetra u refuzua me datën 8 tetor 2022 dhe kishte si objekt bordin e administrimit dhe qëndrimet antishqiptare të disa punonjësve aty.

Pra u bë një përpjekje shumë e madhe, shumë e përgjegjshme. Katër, jashtë selisë së Partisë Demokratike deputetja Zhupa ka organizuar pesë tryeza me shoqërinë civile, me arkeologë.

Dhe unë dua të falënderoj në mënyrë të përzemërt arkeologët, por në tërësi dhe në veçanti një avokat të jashtëzakonshëm të pasurisë sonë kombëtare në fushë, profesor Apollon Baçen, i cili të gjithë autoritetin, reputacionin, dijet e tij i vuri ato kohë në mbrojtje të interesit publik të shqiptarëve.

Pra 5 tryeza për këtë çështje. Një tryezë u zhvillua edhe nga kryetari i partisë Sali Berisha në Hotel Rogner po për këtë çështje, në mbrojtje.

Pesë, me 23 maj 2022 kuvendi miratoi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit me 75 vota pro, 18 kundër dhe 1 abstenim. Asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk ka votuar pro marrëveshjes. Zero!

Ka patur, meqenëse fatet ishin të atilla që ishim të ndarë, që një grup votoi totalisht kundër, të tjerët s’morën pjesë në votim apo abstenuan, por nuk ka asnjë votë demokrati në atë marrëveshje. Asnjë! Asnjë!

Abstenimi është i Pandeli Majkos i grupit socialist. Nuk kanë marrë pjesë në votim Niko Kuria. I përgëzoj të dy. Ata të dy nuk janë më deputetë. Po si janë? I ka lënë jashtë, se dhe e paguajnë çmimin, se harrojnë ata, ne s’po kujtojmë se s’paguam ne çmim për qëndrimet që mbajtëm, por ne jemi krenarë për çmimin që paguam edhe do paguajmë. Po absolutisht!

Gjashtë, me 1 qershor të 2022 deputetja Ina Zhupa i dërgon një letër dhe zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Republikës Ilir Meta, duke kërkuar mosdekretimin e këtij ligji dhe duke renditur shkeljet e rënda kushtetuese mbasi ligji binte në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Konventën e Parisit.

Presidenti i Republikës, me përgjegjësi të plotë, me dekret numër 13703 me datën 26.2022 vendos të kthejë ligjin për rishqyrtim në parlament.

Pas kësaj Neroni, barbari i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe mjedisore e voton ligjin në parlament me votat e tij dhe me 29 korrik e voton me urgjencë Fletorja Zyrtare për të hyrë në fuqi.

Me 14 nëntor Ina Zhupa me firmat e 36 deputetëve i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ligjin famëzi. U zhvilluan 6 seanca në Gjykatën Kushtetuese. Mbërriti dhe raporti nga UNESCO i cili mbështeste pikë për pikë qëndrimet e opozitës.

E fshehën raportin e UNESCO-s. Por e vërteta, të themi atë që është, edhe Avokati i Popullit si i ‘amikus kuria’, edhe KLSH-ja mbështetën argumentet e opozitës.

Megjithatë Gjykata Kushtetuese me votën e famëzezës Holta Zaçaj e rrëzoi padinë.

Holta Zaçaj u shpërblye për votën e saj kundra pasurisë publike shqiptare, trashëgimisë kulturore të shqiptarëve me emërimin e saj në bordin e bankës si zv/guvernatore. E garantoj zonjën se kjo votë do ta ndjekë atë gjer në ditën e fundit.

Se e ka bërë votën në shkëmbim të postit që ka marrë dhe duhet të ketë një hetim këtu. Kemi të bëjmë me konflikt interesi, të bëhen gati dosjet të çohet në prokurori.

Ligji numër 27/2018 për trashëgiminë kulturore dhe muzetë. Gjatë kohës së shqyrtimit të Butrintit zonja Zhupa vuri re që ligji ku bazohej marrëveshja ishte vetë antikushtetuese dhe ato i referoheshin këtij ligji. Duke qenë se kishin kaluar dy vjet, nuk çohej dot më në Gjykatë Kushtetuese.

Partia Demokratike për fat të keq e kishte bërë gabimin e vet, që s’dua ta përsëris kurrë më, kishte djegur mandatet dhe s’kishte më fuqi t’i drejtohej kujt.

Deputetja Zhupa paraqiti projektligj për të hequr koncesionin nga ligji numër 27/2018 për trashëgiminë kulturore dhe muzetë. Herën e parë me 11 maj u diskutua në komision por ai u la në sirtar gjersa u rrëzua po në komisione dhe nuk u votua në parlament.

Tre, deputetja Zhupa e ridepozitoi me datën 29 shtator 2025. Përsëri beteja vazhdon. U fut në Komisionin e Ligjeve dhe në Komisionin e Kulturës dhe u rrëzua me urdhër të Edi Ramës, barbarit të trashëgimisë kulturore dhe mjedisore.

Me 19 shkurt 2026 u votua kundër nga shumica me arsyetimin absurd se nuk duhej penguar sektori privat të merrte në administrim trashëgiminë kulturore, çka nuk ndodh kund në botë.

Katër. Sot një nga kërkesat më të drejta të protestuesve është pikërisht ndryshimi i këtij ligji, sepse ky ligj ka trajtuar trashëgiminë kulturore jo si pasuri kombëtare, por si mall tregtar, për interesa klienteliste dhe lobuese.

Ligji aktual vendos privatin mbi shtetin në administrimin e trashëgimisë kulturore duke krijuar një model koncesionar që bie ndesh me frymën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë mbasi kjo Kushtetutë e ngarkon shtetin me detyrën për të mbrojtur identitetin kombëtar, trashëgiminë kulturore dhe jo për t’ia deleguar atë fondacioneve apo interesave private.
Pesë. Sot kemi prova konkrete, në Butrint, Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe AADF janë vendosur mbi institucionet shtetërore.

Në Durrës me modelin BID/TID po përsëritet e njëjta skemë dhe logjikë. Çdo hap larg shtetit është një hap larg garancive publike për historinë dhe identitetin tonë, ndaj mbështetet çdo qytetar që kërkon nga sheshi dhe bulevardi anulimin e këtij ligji.

Gjashtë. Tani, e ridepozitoi përsëri, beteja vazhdon, Kryetari i Grupit Parlamentar në emër të grupit, të njëjtin projektligj me datën 8 qershor 2026 dhe si mbështetje ndaj kërkesave të qytetarëve.

C. Ligji special për Akademinë e Shkencave.

Ligji special është ligji më i turpshëm, ligji i pazarit Gjinushi-Tom Doshi. Është më i turpshmi. Skënder Gjinushit i mbaron mandati. Ah, marrëveshja me të cilën kishte shitur Gjinushi partinë tek Tom Doshi, ishte për dy mandate.

Se përndryshe ja merrte partinë ky prapë. Dhe sillet me urgjencë amendimi i ligjit për Akademinë, një historia më e turpshme në historinë e botës akademike të tërë Evropës, ku i krijohet mundësia Skënder Gjinushit të rikandidojë për Akademinë e Shkencave.

Një ish pedagog universiteti, i shtruar në bashkëpunëtor të Zani Çaushit. I njohur.

Dy. Ky ligj u kundërshtua në të dy komisionet, atë të Ligjeve dhe të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Në të dyja, deputetët e opozitës kanë votuar kundër dhe deputetja Ina Zhupa ka qenë për ta kundërshtuar me argumente.

Tre. Me datën 19 korrik 2023, pas një mbledhje jo sipas procedurës vetëm me deputetë të mazhorancës, mjaftueshëm për të siguruar kuorumin, pra pa njoftim të gjithë anëtarëve, Petro Mavromati, Petro ziu, Petro shtiruesh organizon votimin e tij duke i hapur rrugën edhe votimit antikushtetues në parlament të nesërmen në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ja ai që sillet nga studio në studio.

Me datën 20 korrik në mbyllje të rregullores së sezonit parlamentar, e kaluan pa procedurë, jashtë procedurave, në seancë, Mavromati i zi do të thotë. Që ta dini, greqisht, ja thashë se si më erdhi në mend, vrasësi i Kapodistrias.

Në fakt ata kanë qenë dy Mavromat, njeri ishte i zi, ishte vrasës, vrau figurën më të ndritur, një nga figurat më të ndritura të kohës ka qenë ai, Kapodistria, njeriu që i ka bërë kushtetutën Zvicrës, po dhe është njeriu i pavarësisë së Greqisë.

Pra, me datën 20 korrik në mbyllje të sezonit, e votuan pa procedurë në seancë në mënyrë që Gjinushit t’i kurorëzohej jashtë ligjeve, jashtë çdo gjëje, se përndryshe i merrte partia Tom Doshit. I dha ultimatum.

Katër. Me datën 3 i 8-ti , deputetja Zhupa pasi kishte dërguar letër zyrtare në 25 i 7-ti, 2023 bën dhe një takim zyrtar me presidentin, tani Bajram Begaj, dhe i kërkon të mos… mos e pyet… Bajram Limioni, t’ia shtojmë emrin Limioni. Dhe i kërkon të mos e dekretojë.

Të njëjtën gjë bën në mënyrën më të fuqishme, profesor Artan Fuga, i cili bëri një betejë ndër më të pashoqet për të mbrojtur nderin e Akademisë dhe akademizmit në Shqipëri. Me datën 10 maj 2024, me firmat e 36 deputetëve, Ina Zhupa e çon në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj. Ku gjykata me 11 shkurt 2025 ndahet 4 me 4, e kuptoni vetë tani, se çfarë kalkulimesh. Dhe nuk merr vendim duke lënë ligjin në fuqi.

D. Ligji i zonave të mbrojtura.

Që në momentin kur u depozitua në kuvend, ligji numër 21/2024 u kundërshtua prej deputetes Zhupa dhe zyrtarisht nga Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar.

Si një ligj me porosi i hartuar për interesa të caktuara dhe në kundërshtim me interesat e opinionit publik. Është denoncuar ditën e parë, me projekte publike për projekte që fshihen prapa këtij ligji.

Dhe natyrisht ligjin në lidhje me projektet e veçanta. Nuk e fshehu. Duke marrë angazhim personal se për të nuk ekziston mbrojtja, duhet t’i kujtoj qytetarëve se ka hequr nga zona bregdetare 100 mijë hektarë zonë e mbrojtur dhe i ka çuar në malet, në vargmalet, Mali me Gropa, Martanesh, Bulqizë.

Që ato mund të jenë, po s’kishte pse hiqnin bregdetin. Kjo është problemi.

Ishte një periudhë kur ne nuk merrnim pjesë në komisionet parlamentare se ata filluan për shkak tonin t’i zhvillojnë online, në qoftë se ju kujtohet ju. Por ç’kanë bërë?

Deputetët tanë dhe shoqëria civile kanë protestuar publikisht para parlamentit. Kanë dalë në protestë para parlamentit.

Për këtë ligj, deputetja Zhupa, në emër të komisionit dhe të Partisë Demokratike ka organizuar tryeza diskutimi në të gjithë Shqipërinë, me aktivistë, ekspertë dhe qytetarëë Tiranë, Vlorë, Korçë, Shkodër, Pogradec me logon ‘Jo betonizimit të zonave të mbrojtura’.

Janë kërkuar dy interpelanca me Mirela Kumbaron. Çfarë të thuash për të, për ligjin e zonave të mbrojtura me datën 04.04.2024 dhe interpelanca e dytë për investimet strategjike në zonat e mbrojtura me datën 01.03.2024.

Në emër të Partisë Demokratike i bëhet një letër Presidentit të Republikës, të mos e dekretonte këtë ligj si antikushtetues. Por, Bajram Begaj e injoroi dhe e dekretoi me shpejtësi të rrufeshme.

Këtë çështje, zonja Zhupa e ka ngritur në të gjitha takimet me Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit me Parlamentin Evropian.

Kjo është e vërteta, ka qenë çështje kryesore në agjendën tonë.

Dhe me datën 01.11.2024, me 37 firma, është depozituar, këtu janë dhe firmat e Partisë së Lirisë, në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendos për fatalitetin e saj, 4 me 4 ja lë të gjitha qeverisë si çdo qeveria.

E vërteta është që pa nisur protestat, me 14 maj 2026, përsëri në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, është depozituar nga zonja Zhupa në Kuvend projektligji për shfuqizimin e këtij ligji.

Pra, një sintoni absolute me kërkesat e protestuesve.

Paketa e maleve, e cilësuar që në fillim, paketa e mafies, është kundërshtuar nga të gjitha komisionet tona. Është miratuar në 13 mars të 2025 me 73 votat e partisë së krimit.

Partia Demokratike asnjë votë nuk ka dhënë për këtë, për paketën e maleve.


Projektligji cenonte jo vetëm tokën publike por edhe pronën private. Atij që ka mundësi financiare të investojë, shkel të drejtën kushtetuese të pronës e të tjerë.

Është duke u përgatitur padia nga këshilltarët e grupit për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese.

Pra, siç e shihni, kjo parti ka mbajtur një qëndrim të palëkundur konsekuent dhe ndonjë ish-deputeti të kësaj partie, që rreket tani të bëhet interesant me shkrime, njerëzisht i kujtoj të lexojë pak votën e vet për Akademinë e Shkencave. Kaq.

Ne kemi qenë konsekuent.

Ne kemi mbrojtur me konsekuencë të plotë parimet kushtetuese, parimet ligjore, parimet ndërkombëtare.

Edi Rama, e nisi me shkatërrim në parkun e Butrintit. E vazhdoi me shkatërrimin e zonës së mbrojtur të Nartës. Nuk ka krim më të shëmtuar se aeroporti.

De fakto, jeta e kolonive të flamingove, në qoftë se fillojnë fluturimet, bëhet e pamundur në atë lagunë.

Dhe duhet ta dini këtu, ta dinë shqiptarët, se projekti, ta dini mirë këtu, direkt në anën e lagunës, toka direkt nga ana e lagunës, është blerë nga koska mafioze më e rrezikshme e Europës, Edi Rama, Ergys Agasi.

302 hektarë janë në anën e lagunës. ata duan të shplodhin sytë aty. Engjëll Agaçi me 60 hektarë. Pra në qoftë se laguna, në qoftë se u kthen kurrizin toka aty, një anë e ka nga deti që ajo sipërfaqja e tokës, rripi i tokës që ndan lagunën nga deti, një anë e ka nga deti, Agasi, Agaçi dhe Rama, kanë sipërfaqen e tokës.

Unë e di që ai tani do thotë të nxjerrë dokumentet, por nuk ka dokument më të fuqishëm se Erion Veliaj për të. Aty kanë rreth 400 hektarë, i kanë këtej nga flamingot nga se duan të jenë sodiste, duan të soditin.

Tani, pra gjithçka është ndërtuar aty, gjithçka është vepruar në kundërshtim me ligjin.

Të dashur miq, ta kemi shumë të qartë një moment për ta mbyllur. Absolutisht. Një vend që ecën drejt Bashkimit Europian nuk mund të bëjë asnjë hap në kundërshtim me ‘Natura 2000’, me direktivën ‘Natura 2000’ dhe direktivat për habitatet dhe shpendët të Komisionit Europian.

Tani, gjithnjë po flas për peizazhet që janë zonat më pak të mbrojtura.

Janë të kategorisë së 5-të. Në qoftë se të lë mendja e kokës, dhe vendos, ti e çon vendin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, e cila në statut është gjykatë për vendet anëtare, por ka fuqi të padiskutueshme për vendet të cilat negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka fuqi dhe për vende që s’negociojnë fare për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka interesa të Bashkimit Europian dhe interesa europiane.

Kështu që, ky që i ofron lagunën sikur e ka oborrin e Surrelit, Sulltan, Sulltan Surreli, ky është një mashtrues skandaloz sepse të jemi të qartë, rri dhe përmend Kamargën… Kamargën e viteve 70… Kamargën e viteve 1920. Ku jemi ne, jemi në vitin 2026. Ja u them unë, çfarë po bëjnë në Kamargë 20 vitet e fundit?

Strikt po meremetojnë shtëpitë e fshatarëve. Se janë aty, janë prej shekujsh aty, fshatra. Po i kthejnë për të pritur vizitorë.

Pra, për të investuar në një peizazh në qoftë se, së pari, do të plotësosh katër kushte. Katër kushte të fiksuara, të përcaktuara nga Komisioni Europian.

Kushti i parë: Appropriate Assessment. Vlerësimi i përshtatshëm.

Dhe pasi të bësh vlerësimin e përshtatshëm në qoftë se nuk del për të investuar, nuk investon dot.

Kushti i dytë: VMN, VSM. Vlerësimi i mjedisit, vlerësim strategjik i mjedisit.

Kushti i tretë: Rikompensimi i habitateve.

Kushti i katërt: Rivlerësimi i dëmit. Dhe kushti i habitateve. Pra e kuptoni se çfarë etapash duhet të ndjekësh. Dhe këto duhet të respektosh ligjin ndërkombëtar.

Dhe ligji ndërkombëtar është direktiva e Komisionit Europian. Dhe Kushtetuta e Shqipërisë thotë se marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi Kushtetutën, mbi ligjin kushtetues të vendit. Janë të detyrueshme. Janë të detyrueshme.

Cili do të hyjë dhe të lexojë vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për mjedisin, dhe do gjejë se çfarë ndëshkimesh, çfarë anulimesh u kanë bërë jo një, një sërë vendesh anëtare të Bashkimit Europian.

Po ky e ka marrë atë, Zvërnecin si pjesë të Sulltan, Sulltan Surrelit, si kopshtin e tij.

Një njeri që s’pyet për asnjë ligj, për asnjë gjë, me zero transparencë. Dhe krijon tani në vend një krizë të tillë, ndaj dhe duhet të ikë një minutë e më parë.

Ndaj dhe një herë, demokratë e demokratë, qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të mbështesni këtë protestë, e cila do të jetë shpëtimtare për Shqipërinë, shqiptarët, mjedisin, trashëgiminë kulturore, të ardhmen e tyre. Faleminderit.

Isha pak i gjatë, por desha të bëja dhe sqarimin për qëndrimet tona në raport me mjedisin.

Kemi bërë në Pogradec takim për liqenin. Pra ne nuk jemi parti ambientaliste, por në mënyrë absolute, ne kemi luftuar me vendosmërinë më të madhe për të mbrojtur parimet e drejta për mjedisin, për trashëgiminë kulturore dhe kushtetutën dhe detyrimet tona ndërkombëtare që janë të detyrueshme.

Nuk mund të thuash.

Në qoftë se ju kujtohet këtu, po jua rikujtoj, patëm para një jave një vizitor shumë të rëndësishëm, zotin Antonio Costa. Dhe zoti Antonio Costa që është Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, dëgjoi dy fjalë: Shqipëria dhe Zvërneci.

Dhe Zvërneci, sigurisht, është pasuri edhe shqiptare, edhe europiane.

Nuk është pasuri e Sulltan Surrelit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale