PD në mbrojtje të studentëve protestues, vë në dispozicion grupin e avokatëve 24/7 dhe numrin e emergjencës

Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore

NJOFTIM

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, njofton krijimin e një grupi avokatësh, të cilët janë në dispozicion 24 orë në 7 ditë, për të ofruar asistencë dhe mbështetje ligjore për çdo protestues që shoqërohet, ndalohet apo arrestohet në lidhje me pjesëmarrjen në protestat studentore.

Grupi i avokatëve do të ofrojë asistencë ligjore pranë organeve të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe Gjykatave, me qëllim garantimin e të drejtave ligjore të çdo protestuesi dhe mbrojtjen e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Grupi i avokatëve përbëhet nga:

  • Marash Logu
  • Eda Grimci
  • Adriana Kalaja
  • Franc Nuri
  • Shaqir Manjani
  • Besart Logu
  • Ledio Nuraj

Çdo protestues që ka nevojë për asistencë ligjore mund të kontaktojë në çdo kohë në numrin:

📞 067 482 5149

Partia Demokratike dhe Sekretariati për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore ritheksojnë rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të protestuesve, si dhe të garantimit të procesit të rregullt ligjor për çdo qytetar që përballet me procedura policore apo gjyqësore.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale