Paketa Anti-Krizë e PD

Partia Demokratike është e alarmuar nga kriza ku e ka futur vendin keq-qeverisja dhe ka denoncuar vazhdimisht Edi Ramën si shkaktar. Por, ne si forcë që e kemi qeverisur vendin me rezultate të dukshme, kemi edhe alternativën kundër krizës.

Kjo është Paketa Anti-Krizë e Partisë Demokratike, e konsultuar gjerësisht me sindikatat, grupet e interesit dhe ekspertët më të mirë të fushës.

  • Dyfishim i rrogave dhe pensioneve, ndihmës ekonomike dhe subvencionim me 100 euro studentëve. Garantim i minimumit jetik të përcaktuar nga sindikatat.
  • Përgjysmim i sigurimeve shoqërore për fermerët. Subvencionim për çdo prodhim.
  • Çmimi i energjisë: 7 lekë/kw për konsumatorin, 6 lekë/kw për biznesin.
  • Përgjysmim i taksave mbi naftën, subvencion për biletat e udhëtimit.
  • Kontroll i rreptë i territorit.
  • Spastrimi i bandave dhe krimit të organizuar.
  • Luftë me ZERO tolerancë ndaj korrupsionit. Asnjë garë pa tender të hapur. Ndalohet pjesëmarrja në gara e kompanive me llogari offshore.
  • Anullim i të gjitha kontratave të paligjshme dhe ndjekje penale për firmëtarët.
  • Asnjë udhëtim me çarter nga qeveria; vetëm klas ekonomik.
  • Moratorium për ndërtimet. Luftë ndotjes mjedisore.