Mashtrimi i Ramës/ Berisha: Më gjeni një vend në BE që ka hequr subvencionin e naftës

REPLIKË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se asnjë vend i Bashkimit Europian nuk ka hequr subvencionet për naftën në bujqësi, duke theksuar se vendet e BE-së ndahen sipas nivelit të mbështetjes: të lartë, mesatar dhe të ulët.

Ai theksoi se Gjermania këtë vit ka kaluar nga subvencione mesatare në ato maksimale për fermerët. Sipas Berishës, prioriteti kryesor për bujqësinë duhet të jetë sigurimi i naftës me kosto të përballueshme.

FJALA E PLOTË

Tani, le të gjejnë një vend të vetëm në BE që ka hequr subvencionin e naftës.

Absolutisht, asnjë vend!

Ua them unë ju.

Vendet në BE ndahen në tre grupe. Ato që bëjnë subvencion maksimal, ato që bëjnë subvencion mesatar dhe ato që bëjnë subvencion më të ulët.

Këtë vit, Gjermania që bënte subvencion mesatar, kaloi në subvencion maksimal.

Se je bërë i famshëm ti, merita jote më e madhe që fut ato dosat në shpërblim.

Shumë mirë ke bërë, por nuk është vetë dosa ajo që u duhet fermerëve.

Në radhë të parë është nafta.

Në radhë të parë duhet t’u japim naftën.

Atë mirë e ka bërë, nuk them.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale