Kryetari i PD Sali Berisha nga Gjermania: Takim i përzemërt me kancelarin e ardhshëm Merz, fitorja e CDU më e rëndësishmja pas asaj të Trump

Kryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht lideri i opozitës në Shqipëri Sali Berisha, ndodhet në Berlin, Gjermani, ku ka marrë pjesë në kongresin elektoral të CDU-së.

Në një lidhje direkte nga Berlini me SYRI TV, kryedemokrati Berisha u shpreh se, takimi me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, Friedrich Merz ishte miqësor dhe mjaft i përzemërt.

Në prononcimin e tij për mediat nga Gjermania, Berisha u shpreh se, fitorja e CDU-së është mjaft e rëndësishme për qendrën e djathtë dhe të djathtën, madje e krahasoi atë edhe me fitoren e Donald Trump në SHBA.

Prononcimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha nga Berlini:

Së pari ky ishte një kongres madhështor, me të cilin po kurorëzohet fitorja e Kancelarit të ardhshëm, Frederic Merz, njeriu më të rëndësishëm të Europës.

Për mua ishte kënaqësi e madhe, që vija në një ngjarje të tillë pas shumë vitesh.

Pata rastin të takoj shumë miq të mëparshëm, miq të rinj dhe një shtrëngim duarsh të përzemërt me kancelarin e ardhshëm, Merz dhe me shumë personalitete të tjera të rëndësishme të kësaj partie.

Në të gjitha këto takime, bashkëpunimi mes Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe CDU-së ka qenë një çështje kryesore, sikundër e shfrytëzoj këtë rast për të ju bërë thirrje shqiptarëve në Gjermani, që në zgjedhjet e përgjithshme  të Shkurtit të votojnë CDU-në dhe kancelarin Merz, si zgjedhjen në interesin më të mirë të vendit ku jetojnë, por edhe të shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.

Pas fitores së republikanëve në SHBA, fitorja e CDU-së në Gjermani, do të thotë defakto largimin e të majtës nga skartierja evropiane dhe shqiptare.

Siç dihet fitorja në Gjermani, bën vendin e 77 njëri pas tjetrit që e majta mundet dhe triumfon qendra e djathtë dhe e djathta.

Natyrisht fitorja e kancelarit të ardhshëm Merz në Gjermani, pas fitores së Donald Trump është fitorja më e rëndësishme në botë për qendrën e djathtë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale