Genta Vangjeli: Hemodializa, shteti paguan dy herë për të njëjtin shërbim, ndërsa kontratat me privatin janë lidhur pa prokurim

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Dokumentet zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor zbulojnë një skemë financimi të hemodializës që ngre pikëpyetje shumë serioze për ligjshmërinë, transparencën dhe përdorimin e parave publike.

Bëhet fjalë për një situatë ku shteti shqiptar ka lidhur një kontratë 10-vjeçare koncesionare për hemodializën me shoqërinë ‘DiaVita’, ndërkohë që, paralelisht, FSDKSH ka financuar të njëjtin shërbim përmes kontratave me spitale private.

KLSH ka konstatuar se këto kontrata me spitalet private janë lidhur drejtpërdrejt, pa zbatuar procedura prokurimi apo procedura konkurruese.

1. KONCESIONI I DIALIZËS: 8.62 MILIARDË LEKË 10 VJET

Më 10 shkurt 2016, Ministria e Shëndetësisë ka lidhur kontratën koncesionare për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra rajonale: Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, me afat 10 vite, çmimi i përcaktuar është 11,203 lekë për seancë.

Vlera e parashikuar e koncesionit është 8,622,931,792 lekë.

Dokumentet zyrtare të prokurimit konfirmojnë objektin, kohëzgjatjen, vlerën dhe çmimin e shërbimit.

2. PARALELISHT, SHTETI KA VAZHDUAR TË PAGUAJË SPITALET PRIVATE PËR TË NJËJTIN SHËRBIM

Raporti zyrtar i KLSH-së për terapinë renale është i qartë: përveç koncesionit, FSDKSH ka lidhur kontrata me spitale jopublike për ofrimin e hemodializës.

KLSH evidenton konkretisht:

Spitalin Amerikan Tiranë;

Spitalin Amerikan Fier;

Spitalin Amerikan Durrës;

Spitalin Amerikan Gjirokastër;

si dhe ofrues të tjerë privatë.

KLSH i ndan këto pagesa qartësisht nga pagesat për pesë qendrat e koncesionit, të cilat i identifikon si ‘Koncesion’.

Pra kemi dy kanale financimi publik për të njëjtin shërbim:

FSDKSH→Spitale private

dhe

FSDKSH→DiaVita→Koncesioni i hemodializës.

3. SA PARA KA MARRË privati?

Vetëm për periudhën 2020–2022, sipas tabelës zyrtare të KLSH-së, pagesat për hemodializën kanë qenë mbi 30 milion euro për hemodializë në strukturat e Spitalit Amerikan dhe rreth 22.9 milion euro për 5 qendrat e koncesionit.

konkretisht:

Spitali Amerikan Tiranë

2020: 507,435,000 lekë

2021: 491,709,000 lekë

2022: 487,049,000 lekë

TOTAL: 1,486,193,000 lekë

Spitali Amerikan Fier

2020: 198,078,000 lekë

2021: 192,788,000 lekë

2022: 191,686,000 lekë

TOTAL: 582,552,000 lekë

Spitali Amerikan Durrës

2020: 267,434,000 lekë

2021: 259,407,000 lekë

2022: 247,737,000 lekë

TOTAL: 774,578,000 lekë

Spitali Amerikan Gjirokastër

2020: 28,268,000 lekë

2021: 86,582,000 lekë

2022: 94,257,000 lekë

TOTAL: 209,107,000 lekë

TOTALI I PAGESAVE PËR SPITALET AMERIKANE

3,052,430,000 LEKË

4. DHE SA KA PAGUAR SHTETI KONCESIONARIN?

Në të njëjtën tabelë të KLSH-së, pesë qendrat koncesionare figurojnë veçmas:

Qendra koncesionare

2020

2021

2022

Elbasan

223.287 mln

214.022 mln

227.847 mln

Korçë

167.250 mln

174.700 mln

185.253 mln

Lezhë

98.721 mln

99.214 mln

111.761 mln

Shkodër

141.527 mln

150.131 mln

162.197 mln

Vlorë

104.860 mln

111.851 mln

120.589 mln

TOTAL

735.645 mln

749.918 mln

807.647 mln

Kjo do të thotë se vetëm gjatë viteve 2020–2022, pesë qendrat e koncesionit kanë marrë rreth:

2,293,210,000 LEKË

Pra, në vetëm tre vite:

Spitalet Amerikane: 3.052 miliardë lekë

Koncesioni/DiaVita: 2.293 miliardë lekë

TOTALI: rreth 5.346 MILIARDË LEKË

për financimin publik të shërbimit të hemodializës për këto dy kanale.

Këto shifra janë përpunuar nga KLSH mbi të dhënat e FSDKSH-së.

5. Problemi tjetër është që KLSH thekson se: KONTRATAT ME PRIVATIN U LIDHËN PA PROKURIM

KLSH shkruan në mënyrë të drejtpërdrejtë se gjatë viteve 2020–2022 FSDKSH ka financuar spitale jopublike për hemodializën përmes kontratave vjetore.

Por më pas audituesit konstatojnë:

‘Këto kontrata janë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa zbatuar procedura prokurimi apo procedura konkurruese.’

KLSH shkon edhe më tej…

Sipas auditimit, aktet ligjore dhe nënligjore të përdorura nga FSDKSH për lidhjen e këtyre kontratave nuk përcaktonin që këto shërbime duhej të përzgjidheshin drejtpërdrejt pa procedura prokurimi apo procedura të tjera konkurruese.

Po kështu, aktet e nxjerra nga FSDKSH nuk përcaktonin procedurën e publikimit, afatet për oferta, mënyrën e vlerësimit, peshën e kritereve apo procedurën e sigurimit të kontratës.

Pra pyetja është e thjeshtë:

Nëse nuk është bërë tender dhe nuk është zhvilluar procedurë konkurruese, mbi çfarë procedure u zgjodhën subjektet private që morën miliarda lekë nga buxheti?

Këtë përgjigje qeveria dhe FSDKSH duhet ta japin publikisht.

6. KLSH THOTË SE SHËRBIMI PRIVAT DHE KONCESIONI KRIJOJNË PREMISA PËR PAGESË TË DYFISHTË

Pasi nuk bëhej identifikimi i pacientëve kronikë që ishin planifikuar të trajtoheshin në qendrat e koncesionit, por që në fakt e merrnin shërbimin në qendra të tjera të dializës të mbuluara nga spitalet private.

Sipas KLSH-së, kjo bënte të pamundur identifikimin e pacientëve që:

paguheshin sipas seancave faktike në spitalin privat;

ndërkohë ishin parashikuar për trajtim në qendrat e koncesionit;

dhe për të cilët koncesionari përfitonte pagesë sipas projeksionit.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale