Flamur Noka në parlament: Jeni të tmerruar nga vota e diasporës, kërkoni që të votojnë vetëm ata njerëz që u’a keni siguruar votën nga patronazhimi

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD në Parlament, Flamur Noka:

Ne kërkuam votën e diasporës, por nuk kërkuam që të ketë selektivitet, kërkuam që çdo shtetas shqiptar që është i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile, pavarësisht ku ndodhet dhe pavarësisht çfarë dokumenti identifikimi disponon, shqiptar apo jo, ai duhet të votojë. Pse? Sepse këtë të drejtë ja njeh Kushtetuta.

Çfarë ndryshimi ka pasaporta biometrike e jona me këtë pasaportë biometrike të tim eti këtu?

Niko, im atë ka pasaportën biometrike të një shteti të Europës, është shtetas europian.

Tani po të bëj një pyetje unë, këtu thotë Dalip Noka.

 Vendlindja Novosej, Kukës, datëlindja 23 shtator 1935, është ‘fotografia’, këtu janë të gjitha të dhënat biometrike.

Për çfarë i duhen dokumentet një qytetari që të regjistrohet në KQZ? Për të treguar që është ky shtetas dhe këto të dhëna korrespondojnë me shtetasin përkatës në regjistrin e të dhënave civile?

Ne i kërkojmë Europës të njohë patentat e shqiptarëve dhe ata na i njohin, ndërsa ju, nga frika që ju voton kundër diaspora, i mohoni këto dokumente.

Ju jeni të tmerruar nga vota e diasporës dhe kërkoni selektivitet, që të votojnë ata që ju po regjistroni, një pjesë me patronazhim, dhe pjesa tjetër jo.

Zotëri, çdo shtetas shqiptar, me pasaportë amerikane, apo europiane, kanadeze, australiane, Britanisë të Madhe apo kudo, ka të drejtat njësoj si ne, për sa kohë është shtetas shqiptar dhe është në regjistrin e gjendjes civile.

E dyta, edhe një moment tjetër.

Tani, çfarë ka ndodhur. Voton kryefamiljari se ka kontratë uji, shtëpie, apo qiraje. Ndërsa, më thoni mua, nipat e mi, që jetojnë atje, nuk kanë asnjë dokument kontrate, pse, sepse kontrata është në emër të kryefamiljarit.

Pse nuk mund të votojë, edhe bashkëshortja e vet, duhet të ketë kontratë. Jo zoteri, kontratë uji, dritash i ka kryefamiljari. Po kërkoni të bllokoni se jeni të tmerruar.

Ndaj i bëj thirrje diasporës, regjistrohuni se ju do të jeni ata që do kërreni këtë farë të keqe këtu, ju do ta shpëtoni Shqipërinë, sepse këta po u pinë gjakun familjarëve tuaj këtu.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale