Flamur Noka: Motoja e bandës në pushtet është, të vjedhim që të blejmë votat, që pastaj të mund të jemi në pushtet dhe të vjedhim përsëri  

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka gjatë takimit me demokratët në Vaun e Dejës deklaroi se, bashkitë dhe banda në pushtet me në krye Edi Ramën, vjedhin që të blejnë vota dhe më pas me këto vota të qëndrojnë në pushtet që të vjedhin përsëri.

Pjesë nga fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka:

Me një grykësi të pashoqe, e keni parë në 11 vite, Edi Rama dhe banda e tij që quhet qeveri, si i është sulur buxhetit të shtetit. Në kushte normale buxheti i shtetit, duhet të trajtohet siç e trajtoni ju kryefamiljarët buxhetin e familjeve tuaja. Ndaj dhe zgjidhet kryetari i qeverisë për të qeverisur familjen e madhe që quhet, qeveri shqiptare.

Por jo, 11 vite kanë treguar që nuk kemi të bëjmë me një shtetar, por me një grykës, hajdut, horr, batakçi që nuk e ka patur kurrë synim qeverisjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ai ka pasur synim një projekt, shkatërrimin dhe rrënimin, vjedhjen e taksave të shqiptarëve. Shikoni se çfarë po ju ndodh përditë.

Drejtorët po ua arrestojnë sepse kanë vjedhur dhe vetëm kanë vjedhur. Rast më të freskët se kompania ‘5D’ e drejtorave të bashkisë së Tiranës, rast më domethënës që të vjedhë taksat tuaja, është vështirë të gjesh të faktuar dhe dokumentuar dhe të argumentuar ekzaktësisht.

Ndaj për këtë dua të falënderoj Belind Këlliçin për punën e madhe që bëri ai.

Kompania ‘5D’ është sinjifikativi i qeverisjes edhe në bashkinë e Lali inceneratorit, drejtorët apo kryetari i bashkisë që u ulën në karrige dhe filloi këtu tu kërkonte 20% dhe e çuan në 50% taksën që merrnin për tenderat që jepnin.

Nuk u ngopën, dhe në fund vendosën të ‘bëjmë së bashku një kompani që sa të ua japim tenderat të tjerëve, hajde ti marrim kjo kompania jonë dhe ti marrë 100% fitimet vetë’.

Dhe çfarë ndodh?

Qytetarët e Tiranës paguajnë taksat dhe të gjitha taksat e qytetarët i merrte me firmën e lali inceneratorit, i merrte kompania ‘5D’. Dhe këta rrogëtar me 70 mijë lekë pagë, na dolën papritmas pronarë në hotele në bregdet me investime 12 apo 15 mln euro, pronarë të 7 pallateve në Tiranë, na dolën pronarë e biznesmenë të mëdhenj edhe më të mëdhenj se ata që kishin 30 vite biznes.

Ky pra vëllezër është modeli i qeverisjes së tyre.

Pse ndodh kjo sepse kishim visto politike; të vjedhim, të vjedhim dhe pastaj të blejmë votat që pastaj të mund të jemi në pushtet që të vjedhim dhe përsëri të blejmë vota.

Kjo ka qenë motoja në bashkinë e Tiranës dhe më çdo bashki dhe në bashkinë tuaj dhe motoja e bandës në pushtet me në krye Edi Ramës.

Se ç’bën me zgjedhjet dhe si i kontrollon Edi Rama zgjedhjet, ju jeni dëshmitarë më të qartë se kushto tjetër. Jeni dëshmitar se ja ku e keni kryetarin e PD-së këtu për ta frikësuar dhe terrorizuar, falangat e pushtetit i vunë tritol.

Bandat e pushtetit e bënë sepse ishin në bashkëpunim me shtetin dhe policinë.

Ka gati 1 vit që ky akt kriminal as nuk është zbardhur dhe as nuk ka bërë askush një përçasje për ta zbardhur. Sepse do të zbardhet që tritolin ja vuri pushteti dhe Edi Rama.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale