Natyrisht ju do donit të mos kisha asnjë minutë, por zërin tim dhe të vërtetat që unë u them shqiptarëve ju nuk mund t’i pengoni kurrë dhe asnjëherë me asgjë.
Sot diskutojmë për një sektor, i cili është rasti më klasik se si një pasuri kombëtare është shndërruar në një mallkim kombëtar për qytetarët shqiptarë. Por pse një pasuri kombëtare?
Një pasuri e çmuar kombëtare, me të cilën, falë një strategjie të nisur në vitin 2007, u arrit të mbidyfishohej prodhimi i energjisë nga burimet ujore të vendit. Fakti është se në 6 mujorin që kaloi 54% e enjerigjë së vendit është prodhuar nga HEC-et private. Fakti është se në vitin 2021, Shqipëria prodhoi 9 terravat energji,nga e cila konsumon vetëm 7.
Fati tjetër tragjik është se biznesi i vogël shqiptar paguan tarifat më të larta në Euriopë, falë rritjes katastrofike që i bëtë ju atyre tarifave.
Fakti tjetër është se është shndërruar në një mallkim për qytetarët shqiptarë se po vidhni në mënyrën më të papërmbajtur. Sepse si në asnjë vend tjetër, e shisni energjinë e digave tek agjentët tregtarë tuaj me 40 euro megavati, dhe po ky agjent e shet në bursë me 140 euro dhe ju sjell të gjithë fitimin që keni përcaktuar së bashku me të.
Fakti është se ju merrni në pikun e energjisë, energji nga Kosova, nga Keku me qëllim që ta depozitoni këtu dhe t’ia ktheni kur të kemi. Ju atë energji më vend që të mbyllni digat dhe të rrisni rezervën, e rieksportoni dhe hapni digat, vetëm e vetëm për të përfituar dhe vjedhur.
Ju keni krijuar në sistemin energjetik një rrjet vjedhjes ndër më gjigandet në Europë dhe botë. Ju hapni tendera në një platformë dixhitale të paverifikuar nga askush përveç grupit të hajdutëve me të cilët vidhni. Dhe me këtë tender hapni nga ora 12 për ta mbyllur nga ora 3 për 320 milion euro. Hap e mbyllë sytë, fap e fap, shpallet fituesi me 99.99 përqind. I pashpallur me siguri. Dhe ju vidhni e vetëm vidhni.
Ju keni instaluar kohët e fundit një sistem vjedhje të qytetarëve në pallatet private të vjetra. OSHEE ka urdhëruar që t’u faturohet pallateve të vjetra pa ashensor, pa pompa uji, që kanë gjithësej vetëm 5 llampa, 20 kilovat dhe që konsumojnë në 24 orë maksimumi i maksimumit 40 kilovat në orë. Ju i faturoni 600 kilovat në orë. Çdo familje duhet të paguajë vjedhjen tuaj. Dhe thoni se keni ulur humbjet.
Por jo që nuk keni ulur humbjet, se humbje, gropa e zezë jeni ju si qeveri. Që nuk paguani tarifat e konsumit të energjisë nëpër institucione. Jo 1 apo 2, por 200 milionë euro para të taksapaguesve ju i bëni orgjira dhe vidhni në drejtime të tjera.
Si mund të kthehet ndryshe një pasuri e çmuar kombëtare, në një mallkim kombëtar siç është shndëruar energjia për shqiptarët? Ky është mekanizmi i shndërrimit në mallkim kombëtar të një pasurie mahnitëse.
Dy fjalë për atë që tha zonja se nuk ka as sy të shikojë as veshë të dëgjojë, se ia ka zënë hajnia. Ato që janë bërë nga ajo qeveri para jush, janë epokale. Është bërë një betejë epike me gazin rus dhe është sjellë në shqipëri dhe në Europë gazi azer. Me kapacitet 20 miliard metër kub në vit.
E dyta, janë licencuar dhe ndërtuar nga ajo qeveri dhe në vazhdim nga sektroi privat, për 432 hidrocentrale, të gjitha me teknologji lega artis.
E treta, harroje Skavicën. Kur të mbysësh ti Dibrën, do të zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë s’ke për të përmbyt Dibrën ti.