FJALA E KREUT TË PD-së SALI BERISHA NË CEREMONINË E 32 VJETORIT TË THEMELIMIT TË DEGËS SË ELBASANIT

Të dashur, demokrate dhe demokratë të Elbasani të pranishëm në këtë sallë.

Qytetare dhe qytetarë të këtij qyteti të bekuar kudo që jeni sonte!

I dashur Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë!

I dashur Luçiano Boçi, kandidati ynë për bashkinë e Elbasanit dhe nënkryetari i Partisë Demokratike!

Miku im i gjithmonë, i kahershëm, Aurel Bylykbashi.

Doktor, Braho, miq nga zemra ju uroj sot gëzuar këtë ditë, të bardhë, të bekuar për ju, për qytetarët e Elbasanit kudo që janë sot.

Elbasani është një qytet me histori. Ai në kohëra ka qenë gjithnjë njëri prej qyteteve më të mëdha të shqiptarëve. Elbasani ka qenë epiqendër në aksin kryesor të rrugës Egnatia në perandorisë Romake.

Elbasani ka kontribute të mëdha në histori. Ndofta në Elbasan, më bukur, më madhërishëm se kudo tjetër, shkrihet në një shpirti i shqiptarëve gegë dhe tokës, muslimanë dhe të krishterë. Është në këtë aspekt, trungu i vërtetë i kombit tonë.

Miqtë e mi, ju sot duhet të ndiheni krenarë sepse në historinë e këtij qyteti të lartë, i përshkruar si qyteti i qindra çezmave, qindra sarajeve, 4-6 mijë banesave qytet me portin e vet në Spitallë, i cili impresiononte çdo udhëtar që kalonte, por do të ju them këtu ju se në historinë e tij, pas veprës së Aqif Pashës themelimi i PD në këtë qytet është ngjarja më historike në tërë historinë e tij. Themelimi i PD në Elbasan i solli qytetit oksigjenin e jetës. Liria është oksigjeni i jetës politike shoqërore të njeriut dhe shoqërisë. Elbasani vetëm një ditë pas themelimit të PD në Tiranë, u ngrit i tëri në këmbë, u përball me tanke, autoblinda me egërsi të pashoqe të regjimit. Kronikat e botës shkruanin se Ramiz Aliaj që në datën 11 u tregua një Gorbaçov në datën 13 tregoi fytyrën e tij të vërtetë të Brezhnjevit, diktatorit, në Elbasan, Shkodër e me radhë. Por ju nuk u mposhtët, themeluat degën e PD dhe e shndërruan në një nga degët më të fuqishme të kësaj partie.

Përulem me nderim të pafund, me mirënjohje të pakufishme para të gjithë atyre, intelektualëve, qytetarëve, punëtorëve të këtij qyteti që themeluan këtu degën e PD.

Ju sot duhet të jeni krenar sepse e thënë edhe njëherë, nga shpallja e pavarësisë, PD-ja realizoi këtu veprat më të rëndësishme, realizoi shoqërinë e lirë, gjallëroi dhe fuqizoi të gjitha dhuntitë e qytetarëve të Elbasanit, traditën e tyre të shkëlqyer, shkollat, universitetet. Në rast se diktatura la si trashëgimni këtu një kombinat sëmundje dhe vdekjendjellës, në rast se Edi Rama solli këtu uzinën më të madhe të miellit të partisë në Ballkan, PD e shndërroi Elbasanin në pjesë integrale të metropolit të shqiptarëve. Sot destinacioni më i afërt nga qendra e Tiranës është qendra e Elbasanit.

Elbasani ka qenë djep i historisë dhe traditës. Ne u themeluam si parti e interesit kombëtar dhe e mbrojtëm atë. Asnjë parti tjetër nuk ishte në kushte më të vështira se ne. Jo vetëm se ne u themeluam tërësisht bazuar në idealet tona dhe realisht pa asnjë ndihmë konkrete nga askush se i tillë ishte izolimi i Shqipërisë, edhe ambasadat ishin të mbyllura për shkak të 2 korrikut.

Nuk kishim asnjë lidhje direkte përveç se frymëzimit të lëvizjeve antikomuniste të vendeve komuniste. Kishim idealet tona, guximin, vendosmërinë për të përmbysur këtu diktaturën më të egër dhe ja dolëm.

Premtuam liri dhe të drejta njerëzore. U bëmë avoketërit më të fuqishëm të këtyre lirive, e jo vetëm në Shqipëri, por kudo që ata jetonin, duke bërë kështu vendosjen në skenë edhe njëherë të çështjes shqiptarë në bashkërendim me forcat politike shqiptare në Kosovë, Maqedoni e treva të tjera. Ne qëndruam të papërkulur çështjes kombëtare me bindjen se vetëm një komb i lirë mund të zhvillohet dhe ka të ardhme.

Sot shqiptarët janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe vendet ku jetojnë. Kontribuuam në realizimin e objektivi historik që duhet të bëjë krenarë secilin prej jush.

Kjo histori është një trashëgimni frymëzuese për ne për të ardhmen. Asgjë nuk na mban ne të shkuarën tonë, asgjë nuk na mposht ne në idealet tona. U bë gjithçka që të dështonte revolucioni ynë në vitet ’90, por ai triumfoi në mënyrë paqësore ashtu siç e përcaktuam ne.

Ne ishim për ndryshime epokale paqësore dhe i realizuam. U bëmë pothuajse copë e pikë në ’97, u ngritëm si Feniksi nga hiri, përsëri me idealet tona. Ata që erdhën në pushtet i përzumë me votën e lirë. Ne jemi njerëzit që i besojmë votës së lirë dhe armë kryesore kemi vetëm votën e lirë.

PD-ja kaloi një periudhë të pashembullt, por e vërteta është se ajo përfundoi para alternativës ‘të jesh apo të mos jesh’. Kjo sepse njeriu që drejton ekzekutivin shqiptar është një njeri, politikan që nuk ka asnjë vlerë, asnjë parim, asnjë ideal, asnjë besim. Njeri i cili u vërsul mbi opozitën dhe shfrytëzoi dobësitë e drejtimit të saj. Mori peng kreun e saj. Shkatërroi votën e shqiptarëve, u rrëmbeu votën, e zhvlerësoi, e përzuri votën nga partia e tij. bëri që edhe në partinë tonë, 1958 të quhej 5200. Ky ishte realiteti. Por ne prap u ngritëm me idealet tona, në kushte të vështira, në një mision që shumë e shikonin si të pamundur. Por jo, ne patëm si leva të Arkimedit përsëri, lirinë dhe idealet tona të lirisë.

Ne vijmë sot në këtë moment para shqiptarëve, për të përmbysur monizmin e Edi Ramës më të përgatitur se kurrë. Ne paraqesim para shqiptarëve kandidaturat e lirisë, jo të shpellave, jo të zarfave dhe klaneve mafioze. Avantazh i jashtëzakonshëm. Ne kemi një aleancë të shkëlqyer me Partinë e Lirisë dhe të gjitha forcat opozitare të cilat besojnë se ky regjim duhet përmbysur një minutë e më parë.

Miqtë e mi! Diktatura e Enver Hoxhës, u privoi lirinë shqiptarëve, por Edi Rama e shndërroi lirinë në fiktive për shqiptarët, sepse aty ku qytetari nuk voton i lirë zbrazëti. Aty ku qytetari humbet besimin tek dheu i tij dhe merr vendim të largohet nga gjiri i tij dhe i komunitetit, aty nuk ka më besim, por një shketëtirë të vërtetë që të shkojë drejt një fati të paditur.

Pse të gjitha këto, sepse ky njeri, individ me klanin e tij, vjedh dhe vetëm vjedh.

Qytetarë dhe qytetare ne ishim në vitin 2005 me rrogat në Ballkan dhe në vitin 2013 përfunduam me votat më të larta se Ballkani dhe Hungaria e Bullgaria. Ne ndërtuam mbi 11 mijë kilometra rrugë. Nuk them se nuk kishte korrupsion, por ishte qindra herë më i ulët, më i pakrahasueshëm se ky që është sot.

Çfarë u tha pensionistëve për pakon e madhe. Çdo epitet mund ti vendosësh këtij njeriu, ky tallet me cinizëm me njerëz që numërojnë kafshatën, me njerëz që kanë shkrirë energjinë mendjen e tyre në një jetë të tërë. Në vend që sot të kishin një pension të paktën 3 herë më të lartë dhe sot ai premton dhe mendon se do të ju mbushë mendjen me pakon e madhe. Askush nuk ka qenë më vullgar, cinik dhe i pashpirt se ky. Çfarë pako e madhe? Me vjedhjen e dytë të madhe.

Vetëm nga xhepat e qytetarëve me rritjen e çmimeve me bordet e tij, mori gjysëm miliardë euro, 520 mln euro. 80 milionë tha po ua kthej dhe ato duke u vjedhur, të tjerat i futën në kontot ofshorë, në dyshekë, tubat e aspirimit. I futën ku i futën këta faqezinj që nuk kanë nder as moral, por përzënë çdo ditë popullin nga Shqipëria.

KLSH-ja thotë se në 9 muaj këta vodhën 122 miliardë lekë. Por a e dini ju sa është fondi vjetor i pagave në Shqipëri? Është gjithsej 97 miliardë lekë. Pra vetëm me vjedhjen 9 mujore mund të dyfishonin pagat dhe pensionet.

A e patë ju se çfarë bëhet në Sharrë? Edhe këtu e njëjta gjë. Ajo është sipërmarrje e tyre personale. E them prap, këtu zgjedhje janë jetike sepse këtu çdo vlerë po varroset, çdo ligj po groposet, çdo e drejtë po mohohet. Ndaj dhe dua ta bëjmë natën ditë, për të mbështetur kandidatët tanë, Luçiano Boçin një qytetar të vërtetë të këtij qyteti, një politikan të ndershëm, një njeri i cili faktoi besimin e pakufishëm tek ju.

Është nënkryetar partie, është kryetar i grupit parlamentar, i ka të gjitha. Do ti lë këto tha dhe do të dorëzohem tek besimi i qytetarëve të mi, e unë e përgëzoj. Ne sot vijmë më të përgatitur se kurrë në këto zgjedhje. Në Tiranë në Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë, Fier, kudo kandidatët tanë janë kandidatët e lirisë. Nuk ka pasaportë më të shkëlqyer se kjo.

Ne po transformojmë nëpërmjet lirisë jetën politike të këtij vendi. Ndaj dhe në këtë mision dua të bëjmë gjithçka për suksesin e tij. Jemi para një përpjekje antidemokratike, antikushtetuese të Edi Ramës për të përjashtuar nga zgjedhjet PD-në.

Tani në emrin tuaj, në emrin e demokratëve shqiptarë dua ti them sot nga Elbasani; mos gabo se po luan me fatin tënd. Në jetën dhe traditën tonë ne kemi bërë gjithçka që forcat politike të votojnë të lira. Nuk kemi menduar kurrë as të blejmë kryetarë opozite as të përpiqemi me makinacione të ulëta të ju marrim logo dhe vulë, por i them këtu se në myrg absolute do të kesh fatin që meriton nëse guxon ti prekësh.

Gjykata ja ka njohur PD-së. Ndalon regjistrimin e tyre se ke frikë dhe tmerr nga PD, nga populli opozitar. Atëherë bëhu gati të përballesh. Ne do të fitojmë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje, do të fitojmë Elbasanin, Tiranën, Durrësin, Korçën, Shkodrën, do të fitojmë qytetet e mëdha dhe të vogla të Shqipërisë. Do të përmbysim monizmin kudo që është.

Rroftë Elbasani, rroftë Shqipëria!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale