FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatw fjalws nw tubimin qytetar, ka kërkuar lirimin urgjent të qytetarëve të cilët protestuan para Bashkisë Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas publikimit të aferës 5D dhe inceneratorit fantazëm.
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka uruar kombëtaren e futbollit në kompeticionin evropian EURO2024 dhe i ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të reagojnë nqs shohin Ramën dhe bandën e tij në stadium.
Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar se me sigurimin e votës së lirë për shqiptarët, PD firmos çlirimin e Shqipërisë. ‘Me votën e lirë ne firmosim çlirimin e Shqipërisë. Ndaj dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë, për çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë të lirë’, u shpreh Berisha në protestën që zhvillohet poshtë banesës së tij në ‘Rrugën e Shpresës’.
Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te skandali i radhës së qeverisë së Edi Ramës me drogën e kartelit meksikan Sinaloa dhe lidhja me gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea. ‘Edi Rama me firmën e Agaçit të tij ka paguar gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune, shefin e tyre’, denoncoi Berisha gjatë protestës në ‘Rrugën e Shpresës’.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal në familjen e kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij gjatë protestës në ‘Rrugën e Shpresës’, Berisha ka publikuar përgjimet e një dosje të AKSHI-t që implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën.
Lideri i opozitës Sali Berisha ka akuzuar bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën, se ka takuar prokurorin e SPAK për të shkatërruar hetimet e dosjes së baxhanakut të Edi Ramës. ‘A është takuar zonja jote me prokurorin Mara për të shkatërruar hetimet?’, pyet Berisha gjatë fjalës së tij në protestën që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
FJALA E PLOTE
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemrta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës të madhe, kauzës së drejtë.
Përshëndetje të përzemërt oratorëve të parlamentit të fjalës së lirë, që ndriçojnë mendjet, zemrat e shqiptarëve në të katër anët e dheut.
Dua të përshëndes sot në veçanti qëndrestarët për betejën që zhvilluan te bashkia e krimit, për të çliruar sot bashkinë e Tiranës nga një monstër e moralit njerëzor, nga një hajdut i shpërfytyruar që vjedh me modelin 100 përqind taksat e qytetarëve të Tiranës, Erion Velinë.
Sot narkopolicë me uniformë kanë sulmuar përsëri egërsisht guximtarët, heronjtë e protestës.
Dënoj me forcë më të madhe aktet e tyre banditeske dhe garantoj se provokacionet dhe dhuna ndaj protestuesve te bashkia do shndërrohet në ndëshkim për secilin prej tyre.
Kërkoj lirimin urgjent të guximtarëve, qëndrestarëve.
Beteja jonë nuk ndalet kurrë gjer në fitore.
Miqtë e mi!
Nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët.
Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë.
Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër.
Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama.
Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë.
Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët!
Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni.
Të dashur miq!
Çdo ditë beteja jonë bëhet më jetike, më vendimtare për të ardhmen tonë dhe të kombit tonë.
Çdo ditë bëhet më imperative rrëzimi i narkoshtetit dhe krijimi i qeverisë teknike në mënyrë që qytetarët të votojnë në liri dhe dinjitetin e tyre.
Nuk ka mashtrim më të madh se sa në rast se mendojnë se me Edi Ramën ka zgjedhje.
Me Edi Ramën ka vetëm vjedhje, vjedhje, vjedhje të votës.
Por ne jemi qëndrestarët e votës së lirë, jemi luftëtarët e votës së lirë, jemi misionarët e votës së lirë.
Me votën e lirë ne firmosim çlirimin e Shqipërisë.
Ndaj dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë, për çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë të lirë.
Miqtë e mi!
Sa do e vështirë të duket, kjo garantoj se kjo është vetëm në duart tona. Vetëm në duart tona!
Në momentin që ne me moton: ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë, nuk ka diktaturë në botë që na reziston.
Nuk ka forcë në botë që të na rezistojë ne.
Ndaj dhe çdo ditë duhet të bindim çdo të njohur, çdo qytetar, çdo shqiptar se koha na thërret për sakrifica për votën e lirë.
Se rrëzimi i Edi Ramës është në duart tona.
Se qeveria teknike është në duart tona.
Kërkon sakrifica, kërkon mund, kërkon qëndresë.
Të gjitha ne i kemi!
Zhvillime dramatike dy ditët e fundit.
Sot publikova dokumentin me të cilin Edi Rama përveç Duçkës së McGonigalit, me firmën e Agaçit të tij, kishte paguar këshilltar të jashtëm gjeneralin e shërbimeve sekrete rumune, shefin e tyre, Coldea.
Dhe se një rrjet kokaine nga më të fuqishmit në botë, nga Sinaloa në Meksikë, sillte drogën në Tiranë dhe që këtu përcillej në Bukuresht dhe vende të tjera.
Edi Rama ka përdorur paratë e taksapaguesve tanë për të paguar McGonigalër, për të rekrutuar gjeneralë e agjentë të mafies botërore, për t’i përdorur ata kundër demokracisë shqiptare, kundër opozitës shqiptare.
Të dashur miq!
Pak ditë më parë, të mërkurën unë i kërkova një interpelancë Edi Ramës.
Edi Rama e refuzoi, veshur me fustanin e Lindës së Parlamentit, deklaroi se nuk pranoj interpelancën tënde se ti hyn në jetën personale, se ti fyen, etj.
Të gjitha të pavërteta.
Mirëpo siç kam deklaruar, unë çdo gjë do bëj publike në emër të interesave publike të shqiptarëve.
Miqtë e mi!
Në Skrapin e partisë po zhvillohet një betejë e egër.
Një dosje për AKSHI-n implikon direkt baxhanakun, kunatën dhe vetë Edi Ramën.
Në një regjistrim ambiental të shtetasit Gerond Meçe, ortaku i baxhanakut të Edi Ramës, Armando Fangu, rezulton se ky shtetas ka takuar në ambientet e zyrës së tij një shtetas tjetër.
Shtetasi tjetër me inicialet A. K. i kërkon Gerondit që ta ndihmojë me anë të lidhjeve që ka me ortakun e tij, baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Linda Ramës, Armando Fangu për tenderat te AKSHI dhe me ndërhyrje direkt te zonja Linda.
Gerondi ka dalë garant dhe thotë se te AKSHI çdo gjë e kontrollon vetë, deri tek dalja e tenderave.
Ai pranon se Armando Fangu është pronar de facto i kompanisë ABC dhe Kane dhe kanë mbështetjen e plotë të kryeministrit nëpërmjet zonjës Linda.
Të gjitha këto përgjime janë në dosje dhe nuk janë megjithëse vetë zonja takon, sipas burimeve, të cilat të mos identifikohen, një prokuror të Skrapit, Mara, dhe bën presion të jashtëzakonshëm për likuidimin e dosjes.
Likuidimin e dosjes së përgjimit ambiental e kërkon me insistim të madh mercenar Dumani.
Tani unë kam këto pyetje për Edi Ramën.
Edi Rama, ke dijeni ti për këtë dosje apo nuk ke?
Ke dijeni ti se baxhanaku yt ka fituar dhjetëra, qindra tendera vetë dhe me prestanome nga AKSHI?
Edi Rama, a është një nga burimet e fuqishme të pasurimit të familjes tënde?
Edi Rama, ke dijeni ti është takuar zonja jote me prokurorin Mara apo jo?
Edi Rama, ke porositur ti Zamanin që të shkatërrohet dosja dhe të mos hetohet AKSHI për tenderat kriminale, lidhjet kriminale me Armando Fangun?
Këto ishin pyetjet dhe dhjetëra e dhjetëra të tjera që unë do t’i bëja ty në parlament para gjithë shqiptarëve.
Por përdore Lindën e Parlaentit për të më hequr fjalën.
Tani unë përpara shqiptarëve do të them çdo të vërtetë rreth teje, familjarëve, ministrave, zyrtarëve që nuk ngopeni kurrë duke vjedhur këtë popull.
Ndaj dhe u bëj thirrje si shpresa e vetme e Shqipërisë, të vazhdojmë këtë betejë gjer në përmbysjen e këtij shteti krim dhe krimi shtet.
E këtij shteti mafioz me në krye Edi Ramën.
Të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e tyre.
Ta rikthejmë Shqipërinë në dheun e shpresës, në dheun e shpresës, begatimit, lirisë, prosperitetit dhe të ardhmes së tyre.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!