Ankim ndaj vendimit Nr. 39 datë 21.02.2023 të Sekretariatit të Etikës
Neni 65/3, 65/4 e vijues të Rregullores së Kuvendit.
BYROSË SË KUVENDIT TË SHQIPËRISË.
Zonja Nikolla,
Në lidhje me Vendimin Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023, paraqesim sa më poshtë vijon:
- Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023 (në vijim të Vendimit Nr. 34, dt 27.1.2023, Vendimit
Nr. 37, dt 8.2.2023, Vendimit Nr. 38, Nr. Prot. 538/1, dt 15.2.2023 e disa vendimeve të tjera të marra nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën), është antikushtetues dhe një akt i rëndë ndaj
parlamentarizmit në Shqipëri. - Vendimi i përjashtimit ndaj 6-deputetëve u mor në datë 21.02.2023 por hyn në fuqi të nesërmen,
ndërkohë që seanca është zhvilluar në datë 16.02.2023. Kjo bëhet për qëllimin e vetëm që të pengohen
deputetet nga pjesëmarrja në më shumë se një seance parlamentare si dhe në komisione. - Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023 shkel Nenin 70/1, 79/1, 73/1 të Kushtetutës.
- Vendimi Nr. 39, Nr. Prot. 596/1, datë 21.02.2023, është marrë në shkelje të Nenit 65/2 pika 2 të
Rregullores së Kuvendit, në mungesë totale transparence, pa prezencën e deputetëve akuzues që kishin nënshkruar kërkersën për përjashtim, si dhe në mungesë provave, fakteve, apo indicieve. - Përsa i përket provave dhe fakteve nga ana jonë, ato gjenden në të gjitha mediat kombëtare e lokale (të cilat e kanë transmetuar live seancën plenare të datës 16.02.2023), në RTSH Kuvend, si dhe në
rrjetin zyrtar social të Kuvendit të Shqipërisë. Pamjet filmike, si dhe publikimi në të gjitha mediat
shqiptare, evidentojnë shkeljen e përsëritur të të drejtave të deputetëve të Partisë Demokratike,
të sanksionuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, nga ana e Drejtueses së Seancës Znj.
Ermonela Felaj, si më poshtë vijon:
a. Neni 76/1 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton: “Kryetari kryeson debatin, drejton punimet,
siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij…”;
b. Neni 7 pika 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit përcaktojnë: “1. Kryetari i Kuvendit përfaqëson
Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për
zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e
Kuvendit…; 2. Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, Kryetari u jep fjalën deputetëve dhe
anëtarëve të Këshillit të Ministrave, drejton dhe moderon në mënyrë të paanshme debatet,
siguron rendin në seancë plenare, cakton radhën e votimeve dhe njofton rezultatin e tyre…”;
Neni 7 i Kushtetutës që përcakton: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në
ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”
Neni 49 pika 1 dhe Neni 50 të Rregullores së Kuvendit që përcaktojnë të drejtën e fjalës së deputetit për procedurë dhe replikë.
Deputetët e opozitës, kanë qenë në kërkim të të drejtave të tyre procedurale, të përcaktuara në Rregulloren
e Kuvendit, që janë shkelur e penguar në mënyrë vazhdueshme e të përsëritur ne të gjitha seancat e fundit
plenare nga organet drejtuese të Kuvendit.
Përdorimi i masave ekstreme disiplinore në grup, në mënyrë të vazhdueshme e joproporcionale, është bërë
qëllimisht për të ndikuar në aftësitë e opozitës për të ushtruar të drejtat kushtetuese të saj në seancë plenare komisione.
Përsa më sipër, vendimi Nr. 39, datë 21.02.2023 i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën është
një akt antikushtetues, antiligjor; është një goditje e rëndë për parlamentarizmin në Shqipëri.
Ndaj, bazuar në Nenet 65/3, 65/4 e vijues të Rregullores së Kuvendit, nga Byroja e Kuvendit, kërkohet
shfuqizimi i menjëhershëm i tij.
Neni 65/3, pika 4 i Rregullores së Kuvendit përcakton: “Me paraqitjen e ankimit… vendimi i Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit”.
Kryetarja e Kuvendit, në zbatim të Nenit 76/1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenit 7/1 dhe 7/2, Nenit 65/3 të Rregullores së Kuvendit, të marrë të gjitha masat e duhura për respektimin e të drejtave të deputetëve
dhe mos pengimin e tyre në seancat e komisioneve parlamentare si dhe në seancën plenare, përfshirë nga Shërbimet e Sigurisë së Kuvendit (Garda e Republikës së Shqipërisë.