DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA PËR ANTIKORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI Kryeministri Edi Rama mohoi përfshirjen e Shqipërisë në linjën ndërkombëtare të trafikut të mbetjeve të rrezikshme, por deklarimet e tij u hodhën poshtë nga emisioni investigativ Plug në Syri Televizion, i cili publikoi pak ditë më parë dokumentat lidhur me skandalin e transportit të mbetjeve të rrezikshme nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës apo Kinës. Kështu, pas denoncimit të kryer nga Rrjeti i Bazelit, që zbuloi se nga vendi ynë ishin nisur drejt Tajlandëskontenierë me 816 tonë mbetje të rrezikshme, u zbuluan të dhëna për sasinë por edhe për origjinën e prodhimit të këtyre mbetjeve. Vlen të theksohet se Ministrja e Mjedisit MirelaKumbaro, ka vendosur në dispozicion dokumentat