DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD PËR ANTI-KORRUPSIONIN, GENTA VANGJELI
Kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj, ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij.
Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i te pakten (pesë) shoqërive tregtare.
Shoqëria e parë :
1-GLOBAL SECURITY shpk ku aksioner ka qenë vetë kryebashkiaku deri 15 Nëntor 2019, ditë kur ai shiti 50% të aksioneve në favor të vëllait dhe ky i fundit u bë ortak i vetëm i shoqërisë.
Me ardhjen e PS në pushtet, Global Security, gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve nga Bordi i Kullimit Diber – Mat, Spitali Mat, Prokuroria e Rrethit Mat, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Bashkia Tiranë, Ujësjellës Kanalizime SHA Tiranë etj, edhe për procedura jo të hapura, por me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
- Shoqëria e dytë :
Shoqëria koncesionare TRAJA&MADHESH sh.p.k.
Ku Fatos Malaj është pronar me 80% të kapitalit.
Objekti: Financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi,mirëmbajtja e Hidrocentralit
“TRAJA&MADHESH ….
Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqeria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në vendimin Nr. 64, datë 07 Qershor 2021 të tij, për zbatimin e kuadrit ligjor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, për HEC Traja 1, në përroin e zallit dhe HEC Madhesh në lumin e Lunresë, degë e lumit Mat, citon ndër të tjera:
- Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.
- Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike
Shoqëria e tretë:
3.A.R.M-ALBANIA sh.p.k.
Zotërues me 100% kapitalit: Fatos Malaj vëllai i Kryebashkiakut Agron Malaj.
Shoqëria e katërt:
4.ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.
Zotërues me 100% të kapitalit Fatos Malaj
E Pesta HOTELI NE DHERMI:
- La Brisa sh.p.k.
NIPT M26407204C
Dt. e rregjistrimit QKB 07/02/2022
Kapitali i deklaruar sipas dokumentit zyrtar të QKB është 1.8 miliard lek.
Zotërues me 60% të kapitalit Fatos Malaj vëllai i Agron Malajt .
Adresa, Zyra qëndrore: Vlorë Himarë DHERMI Hoteli La Brisa, pedonalja pranë ish-Kampit Dhërmi,
Lidhur me performancën e Bashkisë Mat, KLSH në raportin e Majit 2022 ka dhënë këto masa lidhur me gjetjet nga auditimi për periudhën 2019-2021:
- 15 masa organizative;
- Masë për shpërblim dëmi të krijuar ndaj buxhetit të Bashkisë Mat në vlerën 21,133,920 lekë;
- 8 MASA PËR TË ARDHURA TË MUNGUARA në vlerë totale 120,055,524 lekë të reja
- MASA PËR ELIMINIMIN E EFEKTEVE NEGATIVE FINANCIARE TË KONSTATUARA NË ADMINISTRIMIN E FONDEVE PUBLIKE konkretisht të detyrimeve të krijuara si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore për largime të padrejta nga puna, në 6 raste për vlerën totale 14,262,191 lekë, për të cilat nuk është respektuar rradha e likujdimit të tyre, si dhe nuk janë kryer likujdimet e plota të detyrimeve, megjithëse Bashkia Mat në fund të viteve 2019-2020-2021 ka patur disponibilitete në thesar.
-Sipas të dhënave të Sektorit Juridik, ka pasur 5 raste të punonjësve që kanë ankimuar në gjykatë ndaj Bashkisë Mat për largime nga puna pa shkaqe të arsyeshme ligjore, për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe vendimi ka marrë formë të prerë, një pjesë e të cilave i përkasin periudhave të para këtij auditimi. Vendimet gjyqësore nuk janë analizuar nga Kryetari i Bashkisë, si dhe në urdhrin e likujdimit nuk është nxjerrë përgjegjësia administrative ndaj personit që nëpërmjet veprimeve/mosveprimeve të tij ka krijuar detyrime të Bashkisë Mat ndaj palëve të treta. Për likujdimin e detyrimit të mësipërm janë kryer pagesa pjesore që përbëjnë efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Mat (praktikisht paguhen dy persona për një vend pune) duke ndikuar në performancën financiare dhe funksionale të institucionit.
Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:
-Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?
-Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen Brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?
-Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?
-Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtura një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?
Detyra e Kryetarit të Bashkisë është t’i shërbejë komunitetit duke përmirësuar/lehtësuar jetesën e tij dhe jo të shumëfishojë milionat.
Korrupsioni nuk është një term bosh.
Kur qeveria vjedh, qytetari varfërohet