Berisha: Çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Durrësit, do të futet në listën e zezë

FJALA E KREU TË PD-së, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

Shqipërinë e kanë ngërthyer si një gaforre e tmerrshme, aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe enturazhit familjar.

SKAP-i i partisë, po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për ta shitur si një aferë të disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigante të krimit ekonomik të Edi Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës.

Çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën nga krimi që ai personalisht ka kryer.

Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetajt, Veliajt dhe Kokës. Janë, sepse Edi Rama, për të mbushur thasët me euro me grupin e tij mafioz, organizatën e strukturuar kriminale, pranon të firmosë, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e Autoritetit të Prokurimeve Publike, që i thotë se procedura ‘negociatë e mbyllur’ nuk ekziston në ligjin shqiptar, me fjalë të tjera, ekziston vetëm në kodet e mafias.

Pavarësisht kësaj shkrese, lakmia, babëzia dhe pangopshmëria për vjedhjet, paratë, e shtyjnë kryeministrin të firmosë fap-fap-fap siç do deklaronte në Komisionin Parlamentar.

SKAP-i i partisë përpiqet që mbulojë ëktë krim, por nuk mbulon dot, sepse përveç firmës antiligjore që Edi Rama vendosi për ndërmarrjen e tij, ai vendosi bashkë me Agaçin, të fusë duart e zeza në fondin rezervë të Këshillit të Ministrave dhe të transferojë paratë në Ministrinë e Mjedisit për inceneratorin kur ajo nuk kishte asnjë qindarkë të vetme për këtë objekt.

Edi Rama është përgjegjës më kryesor, se ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij që nuk ekziston.

Nuk ekziston në asnjë kontratë tjetër mbi tokë, përveç se në kontratën që ka firmosë Edi Rama. Ky nen që po ua lexoj që të ua përcillni shqiptarëve; pamundësia e heqjes dorë nga kontrata. Asnjë dispozitë e kësaj kontrate nuk bën të mundur tërheqjen e palëve nga kontrata. Dështimi i secilës palë për të përmbushur detyrimet e kësaj kontrate, (pra ikën Rama, qeveria që vjen mbrapa duhet detyrimisht të derdhë paratë. Këtu është gjithë morali i kësaj), nuk do të interpretohet asnjëherë si tërheqje nga kontrata, apo heqje dorë nga e drejta dhe detyrime që rrjedhin nga ajo.

Vetëm hajdutë si ai mund të firmosin një kontratë si kjo. Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet, përveç kontratës së ndërmarrjes së Edi Ramës.

SKAP-i kryen një vepër penale që nuk vepron. SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën.

Është më mirë që të veprojë SKAP se të veprojnë qytetarët, që t’i bëjnë një gjyq publik Edi Ramës.

Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus për një ndërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë. Një sipërmarrje që merr bonusin dhe vetëkrijohet tetë muaj më pas.

Por, i kapur përfundimisht si drejtues i një organizate kriminale të djegësit, ai vazhdon në parimin e krijimit të dominancave me afera të tjera shumë më të mëdha.

Për të besuar se kështu do i mbyllë dhe do i vendosë në harresë, palë, palë.

Unë jam sot këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit, të cilët hodhën në kosh të plehrave, Manhatanin e Eagle Hills. Një kompani, nga më obskuret, një kompani, e cila e lidhur me vëllezërit Kariç, dhe të lidhur të gjithë me Lukashenkon dhe Vuçiçin.

Edi Rama mbrëmë paraqiste kompaninë Eagle Hills si kompaninë që do ndërtonte Manhatanin e Zagrebit, në një kohë kur qytetarët e kishin hedhur në kosh projektin.

Shikoni ku e çon babëzia për Portin e Durrësit, që të mashtrojë publikisht qytetarët shqiptarë se kësaj kompanie i është besuar ndërtimi i një Manhatani në Zagred. Në një kohë që ajo histori është mbyllur 2 vite më parë nga qytetarët e Zagrebit.

Përveç kësaj, kryetari i Bashkisë së Zagrebit kishte hapur garë, se nuk e kishte të veten kompaninë. Kurse Rama nuk hap garë, se e ka të veten kompaninë. 60 përqindëshin e ka të veten.   

Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytetarët shqiptarë nuk mund të qëndrojnë duarkryq përballë këtyre akteve që kalojnë çdo imagjinatë të vjedhjes së pasurive të tyre publike.

Ndaj dhe PD do përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.

Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti.

Jam sot këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë.

Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani.

Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori.

Një çështje tjetër madhore del në horizont në Shqipëri.

Disa polici të vendeve Europiane janë stacionuar në Tiranë për të hetuar një skemë prej 2.2 miliardë Euro plaçkitje të qytetarëve europianë nga call-centera në Shqipëri.

Sipas të gjitha burimeve, këto call-centera janë nën mbrojtjen e Olsi Ramës.

Që të informojmë saktë qytetarët, ka nisur një hetim i madh i call-centerave, që me telefonatat e tyre, orientojnë drejt investimeve qytetarë europianë.

Veprimtari kjo e palejuar në Europë.

Por nëse ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë nën mburojë të plotë, call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale, të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze e qytetarëve europianë në Gjermani, Spanjë, Itali, etj.

Kjo grabitje bëhet me bitcoin. Këto qendra nuk kontrollohen as nga SPAK dhe nga askush.

Famozi Amant Josifi, është kreu i meduzës i kësaj afere.

Këta kanë një aplikacion që u thonë se duhet të blini bitcoin dhe ta vendosin në këtë kuletë dixhitale. Qytetarët e blejnë, e vendosin në këtë kuletë dixhitale, kujtojnë se e kanë këtu, por nuk e kanë.

Cili është fati i bitcoin. Janë me emra dhe mbiemra dhe do të ju informoj me më hollësi, se është çështje në zhvillim.

Këto bitcoin, trafikantët, parelarësit, disponuesit e parave të zeza u ofrohen këtyre. Është një person superekspert, për të mos prishë punë hetuesve ndërkombëtar nuk po ia nxjerr emrin, i cili është i specializuar vetëm në konvertimin e bitcoinit në para kesh për të ndërtuar kullat apo për të ndërtuar pallatet e portit të Alabarit.

Prisni se nuk është vetëm kaq. Ky person nuk është i vetëm, sigurisht, por është vetëm njëri i identifikuar.

Çfarë ndodhë me bitcoin, ku shkojnë.

Këto bitcoin përfundojnë të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi, Olsi bëjnë protektorin, u thuhet se kush punon këtu, nuk i prek njeri. E kanë marrë dhe kontraktuar edhe ata që bënin këtë lojën me bursën, i kanë futur në këto qendra që të bëjnë këtë tjetrë, tani këta janë të qetë se qeveria na mbron, dhe SKAP-i i partisë nuk hyn dot këtu, nuk ka punë këtu.

Teprica e tyre që i mbetet ky rrjeti mafioz Rama-Josifi, përfundon sërish në Dubai, se bankat nuk hyjnë dot këtu.

Dhe sa është gjer më tani vjedhja që u është bërë qytetarëve? 2.2 miliardë euro.

Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por ata po pengohen nga SKAP=i i partisë, që heton vetëm krahun tjetër të call-centerave, që duhet të zhduket dhe të mbetet vetëm këto, që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti, me bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë.

Unë besoj se arrita të ju qartësoj këtë skemë, nga më monstruozet por me hollësi të tjera do të ju informoj në takimet e ardhshme.         

Kjo përbën një veprimtari kriminale, të dënueshme, për të cilën në unison mendohet se padrino është Olsi Rama.

Ju e dini se si e përcolli, në mënyrë më antiligjore, drejtorin e policisë, Gledis Nano, me pretekstin se më spiunoi në ambasadë.

Dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Por nëse një kryepolici ju thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve, ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata. Ai mbron interesat e vendit dhe kombit të tij.

Nuk e njoh fare, se kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që në skemën e hetimit të call-centerave ishte Olsi Rama, sepse një pjesë e call centerave po mbyllen për arsye të ndryshme. Dhe tek to tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti të klanit Rama me bitcoin, punojnë të qeta të pacenuara.

Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese, spanjolle, italiane, gjermane e vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhje të autoriteteve shqiptare, gjysëm zyrtare dhe zyrtare.

KONFERENCA E KREUT TË PD-së SALI BERISHA/ PYETJE PËRGJIGJET ME GAZETARËT

Mariglen Kume: Në pjesën e parë të konferencës ju u morët me çështjen e incenratorëve. Çfarë duhet të bënte ministria e linjës që është edhe autoriteti kontraktues për inceneratorët. Në rastin në fjalë është zonja Balluku. A duhej të ishin ndërprerë financimet për këto inceneratorë?

Sali Berisha: Dëshmia më flagrante e pseudohetimit të kësaj afere është kjo që thoni ju. Skapi i partisë çdo ndërmarrje tjetër mbi tokë do ti kishte vu shiritin e zonës së krimit, por nuk i vendos kësaj se është ndërmarrje e Edi Ramës, Agaçit, Ahmetit dhe Veliajt. Kurse Balluku është një nga personat më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Të ju bën një pyetje; Rruga e Arbërit ndërtohet, pasi është trefishuar çmimi, tani bëhet tenderi për skarpatat. Duhet të jenë hajdutë të çmendur si këta. Si mund të ndërtohet rruga pa skarpata, a mund të më thotë kush. Por vetëm këta mund të nxjerrin 20 milionë euro hap ballukja tenderin e skarpateve. Ja jep Gjokës të gjitha, por unë nuk kisha dëgjuar gjatë gjithë karrierës time 30 vjeçare një gjë të tillë. Ai që ndërton rrugën, sistemon dhe skarpatën. Çfarë ka rruga. Trasenë dhe skarpatën ka. Po pat vepra arti ka dhe ato.

Ajo është vërsulur mbi pasuritë e papërmbajtur. Zbaton urdhrat e Ramës, por në rrugën e Arbërit dhe Kardhiq-Delvinë, ka shkelur me dhjetëra herë dhe i kushton vendit, minimumi 60-80 milionë euro. U them këtyre kompanive, duke shprehur respektin më të madh për çdo punë të ligjshme. PD do të jetë e papajtueshme me çdo përfitim antiligjor që bëjnë me këtë organizatë kriminale në kurriz të Shqipërisë. Por çfarë do të thotë 20 mln euro skarpatë. Por ata 300 milionë euro për çfarë ishin.

Ajo është kot të ja citosh emrin asaj zonje. Është e tëra një vasale mekanike e Edi Ramës, bën çfarë i thotë ai dhe kaq. Por ajo po shkel rregullat, ligjet dhe po abuzon. Merrni rastin e fundit, shikoni se çfarë hajdutërie. Për të sistemuar me rrugë anësore aksin rrugor Lekaj-Fier, 46 kilometra hap tenderin me 340 milionë euro. 7 milionë euro kilometrin, në një kohë kur ndërtimi i autostradës nga e para në fushë kushton maksimumi 3 milionë euro. A udhëtoni ju në atë aks? Ai është aksi me i lirë në Shqipëri për të udhëtuar. Unë udhëtoj.

Po pse nuk zgjeron rrugën Tiranë-Durrës, Shkodër-Lezhë. Këto të dy janë akset më problematike në Shqipëri. Aksi Shkodër-Lezhë ka fluksin më të madh pas Rrugës së Kombit. Është e dyta rrugë me fluksin më të madh të qarkullimit. Me dy korsi dhe çdo ditë aksidente. Këtu me 5-6 korsi deri në Lushnje dhe pastaj me 4 korsi deri në Fier, dhe që nuk ka kurrë bllokim, kurrë asnjë lloj problemi, por duhet të vjedhin me kë krye ligj-Fushën. U krijua konsorciumi me në krye ligj-Fushën për të meremetuar një rrugë me 7 milionë euro kilometrin.

Prandaj nuk rriten pensionet e rrogat, prandaj ne biem çdo ditë e më shumë. Prandaj shqiptarët largohen nga Shqipëri, prandaj studentëve nuk i jepet asnjë mbështetje. Këta janë verbuar nga pasurimi. Si e justifikon ajo para qytetarëve shqiptarë këtë tender? Fushë e tëra, Lekaj-Fier dhe në një pjesë dërrmuese ka rrugë anësore, rrugën e vjetër.

Këta kanë humbur çdo sens. Prandaj dhe Shqipëria është në fazë eksplozive. Nuk ndalen kërkund.

Pyetje: Kur dhe ku do të zhvillohet protesta. A do të jetë Parlamenti, vendi i radhës ku do të protestojnë qytetarët.

Sali Berisha: Sot është mbledhja e kryesisë dhe në mbledhjen e saj unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë. Koncepti im ky është. Për të paraqitur të gjithë këto problemet më të tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët, në mënyrën më paqësore dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveç se mikpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe vendeve të BE-së, por duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama, të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë problemet madhore më të cilat përballen shqiptarët sot, nga një plaçkitës i votës, na një njeri që ka vendosur monizmin politik në Shqipëri dhe nga një njeri që vjen në mënyrë të paimagjinueshme pasuritë publike të këtij vendi. Tani cila do të jetë dita, këtë do ta përcaktojë kryesia e partisë. Ky është një raste për të gjithë shqiptarët, për të sjellë në skenë problematikën e madhe më të cilën përballen ata.

Katerina Hysenllari: Kjo protestë e dytë do të ketë të njëjtin skenar si në 12 nëntor. Dhe çfarë u arrit dhe çfarë prisni të arrihet në këtë protestë të dytë.

Sali Berisha: Protesta e parë tronditi themelet e regjimit të narkoshtetit shqiptar. Protesta e parë ishte triumfi i popullit opozitar mbi narkokracinë, monizmin plotë.

Protesta e dytë, them, varet nga dita se nuk është caktuar akoma, por ajo synon të sjellë në skenë problematikën e tmerrshme që kanë shqiptarët për shkak të kësaj qeverie me në krye Edi Ramën. Të vërtetat e kombit duhet të dalin një e nga një. Është e vërtetë që është një ngjarja shumë e rëndësishme për vendin e diktuar gjerësisht nga gjeopolitika, por është e vërtetë që populli që paraqitet sot si popull gomonesh të thotë të vërtetat e tij në mënyrën më demokratike. Populli i gomoneve është bërë nga Edi Rama dhe prandaj dhe ne duhet të paraqitemi me civilitet, dinjitet si avoketër të pamposhtur të demokracisë dhe vlerave, para Europës dhe botës.

Mos e merrni si datë të përcaktuar, sepse do të jetë kryesia e partisë ajo që do të vendosë për datën.

Pyetje: Ju përmendi firma dhe protesta, por nuk përmendi aksin Thumanë-Kashar. Dje protesta e banorëve të Bërxullës ju ka ardhur tek dyert e parlamentit, por asnjë deputete i opozitës nuk i mbështeti. A është nga fakti se punimet po kryhen nga kompania Gener2, e cila ka fituar tendera gjatë qeverisjes tuaj.

Sali Berisha: Absolutisht nuk është ajo dhe ata kanë mbështetje të plotë nga PD-ja në protestën e tyre të ligjshme për pronat e tyre. Ne mbështesim çdo kauzë të drejtë, ky është ligj i PD. Nuk ka asnjë lidhje. Ne kemi kundërshtuar. Aty ka pasur një proces gjyqësor. Përsa u përket pronarëve ne qëndrojmë në respektimin e plotë të të drejtave të tyre.

Pyetje: Lidhur me portin e Durrësit, ju keni akuzuar se aty fshihen kompani offshore. Ligji shqiptar i lejon kompanitë offshore, nuk kemi ligj që ti ndalojë. Pse nuk keni marrë një nismë për ndalimin e kompanive offshore nga fitimi i tenderave publikë.

Sali Berisha: Qëndron plotësisht sugjerimi yt dhe ne e kemi në axhendën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka që ata të ndalohen. Kush janë kompani offshore, Olsi, Edi Rama dhe enturazhi i tyre, ata janë. Pse do fshihen. Kryeministër që merr përsipër të fsheh, për kë e bën ai. Ai e bën veç për veten e tij, se për kë do e bëjë. Kë do fshehë ai, ai fsheh veten e tij. Thotë do më akuzojë kundërshtari, ja kush janë, 1, 2, 3. Nuk është Olsi dhe nuk jam unë, por është ky dhe ai. Ti nxjerrin, por do të na dalin si ata pensionistët me 6 milionë euro në kuletë, që as me gjysëm pensioni nuk ishte.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale