Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Gjatë fjalës në sallën e parlamentit, kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se, ka sulmuar ditën e djeshme protestën e qytetarëve në Tiranë.

‘Xhelati Edi Rama që u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që përdor kundër nënave me fëmijë?

Po, po e gjuajti foshnjën në karrocë, nuk e patë ju? Prandaj dhe, sepse partia e krimit ju ka vënë një fasho përpara.’, tha Berisha.

Deklarata e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Qëndrimin stalinist të Edi Ramës për të organizuar antimitig në Vlorë çka përbën një akt të shëmtuar kriminal, kriminal.

Ndaj dhe merrni masa të anuloni kundërmitingun.

Po garantoj shërbëtorët e qeverisë se kurrë, kurrë asnjë forcë në botë nuk mposht dot këtë opozitë o mjeranë.

Dhe se opozita e opozitës është shërbëtorja më e shpifur e qeverisë, është loja e ndyrë e Edi Ramës.

Harroi kush se ne do pajtohemi me aktet e Edi Ramës, me epitetet e tipit të Spiro Kolekës e Enver Hoxhës, xhelatit Rama që u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që përdor kundër nënave me fëmijë?

Po, po e gjuajti foshnjën në karrocë, nuk e patë ju? Prandaj dhe, sepse partia e krimit ju ka vënë një fasho përpara.

Prandaj të parat që do të ngriheshin sot këtu.

Pra këto janë të gjitha, nuk ka asgjë që mund të devijojë këtë forcë politike, asgjë.

Qëndron dhe do qëndrojë e palëkundur në parime.

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare. PD do dorëzojë së shpejti padi për ‘Librin e Kuq’ të Edi Ramës. Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave koncertit të Kanye West

BASHKËBISEDIMI ONLINE I KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA ME QYTETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë bashkëbisedimit të sotëm online me qytetarët

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale