Berisha vizitë në familjen autoktone elbasanase, Dinaku: Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Elbasani do të kurorëzohet me fitore në datën 14 maj!

Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje, dhe për të gjithë gjithëmbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me vetitë, moralin, me zotësinë e tij.

Unë e di që ju po bëni gjithçka për fitoren e tij dhe jam shumë optimist, se ky mundim dhe kjo përpjekje e juaja, së bashku me përpjekjen e Luçianos dhe të gjithë demokratëve të Elbasanit do të kurorëzohet me fitore në datën 14 maj.

Ndërron natyra, ndërron shoqëria, ndërron pushteti.

Këto janë lajmëtaret e këtyre ndryshimeve të mëdha.

Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë. Kësaj radhe me ndryshime të mëdha për vitin tjetër. I lutemi Zotit!

Gëzuar!

Çelebija, Elbasanin e përshkruan më mirë nga çdo qytet tjetër. Nga të gjitha qytetet në Shqipëri ai në krye nxjerr Elbasanin. I ka shëtitur të gjitha. Elbasanin e përshkruan qytetin e 420 çesmave, 600 saraje, 4000 shtëpi. E përshkruan një qytet shumë të zhvilluar, të bukur dhe ndalet shumë ne përshkrimin e tij.

Isha pardje në Pogradec. Me probleme, vetëm turizëm veror dhe situata enokomike jo e mirë, kudo.

Vetëm largimi i 1/3 së shqiptarëve në këto vite, do të thotë 1/3 më pak konsum.

Basha ishte një zhgënjim i jashtëzakonshëm. Por, zhgënjimi më madh ishte se ai përfaqësonte një gjeneratë të re, duhet të mbillte shpresë në mbarë Shqipërinë. E vërteta është që, kur këta diplomatët po e mbështesnin, një politikan i majtë, kundërshtar i imi i majtë u thotë që: me këtë mbështetje që ju po bëni, po bëni gabimin më të rëndë për Shqipërinë, sepse ai pati gjithçka në dorë dhe nuk meritoi asgjë! Dhe ju doni ta  mbani që të na deskritoni ne si gjeneratë. Ai ishte majtas, ishte pak a shumë gjeneratë e tij. Dhe me të drejtë thotë, ju me këtë që po bëni, po i bëni Shqipërisë një dëm shumë të madh, sepse po baltosni nëpërmjet tij të gjithë gjeneratën e vet dhe kjo qe një e vërtetë e pamohueshme, sepse askush nuk priste që ai të tregonte cilësi të tilla politike dhe morale që asnjë nuk i ka bërë në 30 vite. Pa kurrfarë karakteri. Njeriu kur i vjen e keqja e përballon, kurse ai ra viktimë e asaj afere me Nik Muzinin, si i çoi paratë, ku s’i çoi paratë. Ku i mori paratë, ku s’i mori paratë.

Po njeriu e bën transparencën, sepse e kupton që ka një jetë përpara, dhe qartëson gjithçka dhe nuk e merr me vete mbi shpinë, duke dëmtuar sa të mundet për një lloj kapërcimi në mënyrën më skandaloze.

Natyrisht, ai ka gjetur Ramën, i cili nuk njeh asnjë parim, asnjë normë. Se të marrësh peng opozitën është krimi më i madh që mund të bësh. Demokraci pa opozitë nuk ka. Demokracia është pluralizëm, asnjë formë tjetër nuk ekziston jashtë pluralizmit real.

Sepse ka dy lloje pluralizmi. Fals, e ka patur për 40 vjet Polonia, ka patur partinë komuniste dhe partinë fshatare, dhe thonin që jemi pluralist, jemi shtet me pluralizëm. Ja, fshatari si të ishte një seksion i partisë komuniste. Tito çfarë bënte? I fuste në parlament të gjitha levat e partisë, dhe thoshte ja ku është pluralist parlamenti. Fronti, rinia, gruan të gjitha i sillte si subjekte.

Ramiz Alia në fund e bëri këtë për ta servirur këtë si punë pluralizmi. Mirëpo, këto do kalojnë, sigurisht. Do të marrin përgjigjen e merituar.

Më të fortë jemi, shumë e vërtetë.

Jemi më të fortë, por ku është e keqja. Tragjikja është se, të humbësh në 8 vjet 1/3 e kombit, nuk ka më të rëndë. Kjo 1/3 përbën bazën e tërheqjes të së paku dhe të një 1/3 tjetër.

Po qe se nuk ndryshojmë kësaj here, ne nuk e di se ku do shkojmë. Por, ne do ndryshojmë, jam shumë i sigurt që do ndryshojmë. Edi Rama e ndien shumë këtë. Ai parashikon humbjen, disfatën dhe përpiqet të kapet me çdo formë. Por, largimi i 1 milionë shqiptarëve në 8 vjet nuk ka ndodhur kurrë.

Gjithnjë e konsideroja diktaturën pushtim të brendshëm, e quaja unë me veten timee. Sot, është një pushtim i brendshëm në kuptimin që pasuritë publike, kombëtare, nuk shndërrohen në asgjë për qytetarët. Plaçkiten, vidhen, shpërdorohen, bëhen, por qytetarët nuk përfitojnë prej tyre dhe këta largohen e largohen, ndaj edhe do shumëfishohen forcat që këtë fushatë të firmosin fitoren e Luçiano Boçit.

Çdo shqiptar duhet ta dijë që, rruga e Kombit i sjell Shqipërisë çdo vit 300 deri në 400 milionë euro të ardhura. Ne me vërshimin e kosovarëve, të cilët në dallim të qartë nga ne, kanë traditë uikendin. Ne nuk e kemi patur shumë traditë uikendin, kurse këta po.

Edhe sot ata, shkojnë në bankë sot edhe marrin 300 euro për të kaluar uikendin. Në Kosovë e kanë humë traditë që të largohen për të shkuar diku, dhe tani vijnë masivisht në Shqipëri, në Tiranë, në Durrës.

Pra, nuk është vetëm fluksi i verës, ata vijnë gjithë vitin. Por, po ecin shumë mirë, janë shumë më mirë se ne. Qartësisht!

Po ecin më mirë se ne. Në 15 vite arritën të na parakalojnë me rroga, me pensionet. Kanë rend, siguri dhe ligj shumë më të mirë në të gjithë treguesit që iu bëhet vlerësimi i treguesve.

Përshembull, ky treguesi i fundit që ishte për funksionimin e shtetit ligjor, ata ishin 50 vende më para se ne. Ne renditeshim ndën Vietnamin, ata renditeshin 50 vende mbi ne. Po ecin, dhe kjo ecje është shumë pozitive.

Për jugosllavët që kanë mbetur aty e përdorin edhe si argument për dy kombi, ç’ka është edhe shumë anti-shqiptare.

Qendrimet e kryeministrit, jo me fjalë por me vepra, janë si të mbështes qytetarët. 100 euro pensionisti. 100 euro studenti. Po qeveria kështu funksionon.

 Këtu, kjo është një qeveri që vetëm për qytetarët nuk mendon. Këta kanë krijuar një rrjet. Këto kohë po vjedhin në mënyrë të tmerrshme në tendera, sepse i ka shpërndarë para bashkive, dhe ata po bëjnë tendera krejtësisht abuziv, kudo.

Megjithatë, i kanë edhe këto javë se pushteti i tyre do fillojë perëndimin e plotë në 14 maj.

Ju falenderoj edhe njëherë me shumë përzemërsi për këtë pritje kaq miqësore, kaq bujare dhe ju uroj edhe njëherë gëzuar ju të gjithëve, miqve tuaj dhe qytetarëve të Elbasanit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale