FJALA E PLOTË E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA JASHTË PARLAMENTIT
Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të kombit që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura dhe parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës të mblidhen së bashku në këtë 110 vjetor, për të nderuar të gjitha ata të cilët me penë dhe pushkë bënë të mundur që shqiptarët të jenë të lirë dhe të pavarur në Shqipëri e Kosovë.
Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Europë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë.
Ndaj dhe njëherë uroj ditën e madhe të kombit tonë, ditën e madhe të flamurit tonë.
Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi i pavarësisë deri më sot.
Një nga armiqtë më kryesorë të Kosovës, njeriu i cili është tashmë i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë.
Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Herë pas here për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, kërcënon Kosovën, Shqipërinë, Ballkanin me luftën e Vuçiçit.
Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.
Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër në historinë kombatëre, materien, qenien, identetitin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera.
Në këtë kontekst ai meriton urdhrin e artë të Çubrilloviçit nga padroni i tij Vuçiç. Ka zbatuar me përpikmëri platformën e Çubrillovicit për dëbimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Ai është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, tejkalon çdo hajni të kryer ndonjëherë, mjafton të kujtoj vjedhjen më të madhe që po bën ndonjëherë ndaj pronës publike më të çmuar për shqiptarët, atë të Portit të Durrësit.
Me këtë ai plotëson kuadrin e një njeriu që tejkalon çdo lloj shfryëzimi që edhe kolonizatorët më të këqij mund ti bënin këtij vendi.
Në këto rrethana, sot është një ditë kushtrimi për të gjithë shqiptarët, të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar kundër këtij armiku të egër të interesit kombëtar, kundër këtij armiku të egër të qenies kombëtare, kundër këtij armiku që po shpopullon dhe e shndërron Shqipërinë në kombin e gomoneve.
Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është një kushtrim dhe ftesë për shqiptarët: në këmbë, në këmbë, në këmbë.
Pyetje: Një nga akuzat e PS-së në lidhje me Kosovën ka të bëjë me vitin 2011, është votimi i rezolutës së Dick Martyt, ku Ilir Rusmajli deputeti juaj në atë kohë votoi pro saj?
Sali Berisha: Shqiptarët të dëgjojnë edhe njëherë se çfarë tha Edi Rama në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, para pak javësh. ‘Unë nuk akuzoj paraardhësit tuaj për asgjë’, – u tha parlamentarëve në KiE-‘unë i kuptoj ata, nëse do isha njëri prej tyre, apo një e disa anëtarë të kësaj asambleje do të ngrinin dyshime për trafikim të organeve njerëzore, natyrisht unë do të votoja siç kanë votuar ata’
Ky është hipokriti! Mos më bëni të lëshoj fjalorin se nuk më shkon, dua ta kufizoj veten se nuk shkon ajo për respektin e qytetarëve. Por ky është hipokrit, ky është diskutimi i tij në Parlament, që do kisha votuar thotë, po të shtrohej çështja për trafik organesh.
Këtu në këtë Parlament, ka qenë kryetari i PS, kur grupi socialist për marrëveshjen për hetimin në territorin e Shqipërisë, ndërkohë që ka nga grupi demokrat që nuk e votuan, të jem i sinqertë me juve. A mund t’i besohet një njeriu që përpiqet që të shpallet patriot në një kohë kur i fut thikën natën Kosovës dhe shpopullon Shqipërinë.
Pyetje: Zoti Berisha, fakti që u larguat nga Parlamenti në këto momente , po e quajmë një lloj bojkoti, a do të bënit në 6 dhjetor të njëjtën gjë pas përgjigjes të marrë nga Policia e Shtetit?
Sali Berisha: Fakti që u largova nga Parlamenti, u largova për të përfaqësuar popullin opozitar. U largova për të përfaqësuar të gjithë qytetarët e Kosovës që do të jenë të gjenocidi nga një kryeministër shqiptar. U largova për të përfaqësuar ndjenjat e dhjetëra mijërave të familjeve të Kosovës që kanë humbur në beteja dhe barbaritë e pushtuesve serbë. Edi Rama që prej 4 muajsh nuk lejon votimin e rezolutës të paraqitur nga deputetë të PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. U largova për të përfaqësuar ata qindra e mijëra shqiptarë që u larguan de facto nga Shqipëria për shkak të politikave çnjerëzore të Edi Ramës dhe vrasjes së shpresës nga ky shpresë vrasës masiv.
Pra, të gjitha këto janë arsyet që unë nuk mund të pranoja të dëgjoja ligjëratën e një njeriu që pas Enver Hoxhës është armiku më i rrezikshëm i kombit shqiptar.
Pyetje: Ju e akuzoni kryeministrin Edi Rama si një vasal të Serbisë në të njëjtën kohë Serbia vazhdon të ketë një linjë të afërt me Rusinë dhe nuk i ka vendosur sanksionet, nga ana tjetër ju kryeministrin Rama e akuzoni për rubla ruse. A do të ketë një hetim në PD për atë që ndodhi?
Sali Berisha: Hetimi po vazhdon, por deklarata e tij është fjala e tij në Asamblenë e Këshillit të Europës, ku ai është detyruar të mbajë të njëjtin qëndrim që unë kam mbajtur. Po të jetë për rublat, Edi Rama i përdori ato. A e keni marr vesh ju shprehjen e fundit? Po i dhe dorën Edi Ramës kontrollo xhepat, se ose të ka vjedhur, ose të kanë lënë diçka në xhep për të të blerë. Kjo është shprehja që qarkullon sot në mbarë Shqipërinë. Kontrollo xhepat! Ai përdori rublat për të blerë Lulzim Bashën.
6 dhjetori do të jetë protesta më madhështore që kanë parë shqiptarët dhe ata kanë të drejtën sa asnjë komb tjetër në Europë të ngrihen fuqishëm në emër të sakrificave që kanë bërë, të idealeve të tyre europiane të dalin në shesh për të shprehur…
Pyetje: Ku do të mbahet kjo protestë?
Sali Berisha: Ku do të mbahet?! Aty ku është mbajtur gjithmonë para Kryeministrisë. Bashkia të mos përzihet në këtë punë, se nuk ka forcë në botë. Unë e kuptoj që Edi Ramës i intereson dhuna atë ditë, por bën mirë që atë ditë ato dyert ai të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Ne jemi në një protestë kundër Edi Ramës dhe pro samitit të BE.
Pyetje: I druheni një shpallje non-grata nga BE?
Sali Berisha: Problemi im kur e pyes veten a më ndihmon apo më dëmton, nuk do të them se më dëmton. Më hapet një mundësi për të mbrojtur dinjitetin dhe interesat e popullit tim në një moment jashtëzakonisht kritik. Në një moment kur ligjin e bëjnë guvernatorët për faktin e vetëm se qeveritarët janë organizatë kriminale, janë të gjithë siç po i sheh populli shqiptar çdo ditë dhe pikërisht atëherë ata nuk i thonë dot asnjë gjysmë fjale. Vazhdojnë emërime, shkarkime nga guvernatorë, nga ambasadorët nga të gjitha këto. Ky vend ka humbur çdo gjë! Ky është narkoshteti. Nga njëra anë mafia bën betejën e vetë, nga ana tjetër ata të cilët shohin që këtu s’ka shtet sillen si guvernatorë. Por këto të gjitha janë një motiv i jashtëzakonshëm për mua për t’i dalë zot këtij vendi dhe kësaj shoqërie në të gjithë idealet e shqiptarëve.