FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA LIVE NGA KUVENDI
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha pasi iu ndërpre fjala në foltoren e Kuvendit, në një lidhje live në rrjetet sociale, ka akuzuar ministrin Blendi Gonxhe, duke i kërkuar llogari për përfitimet e djalit të tij mbi kompaninë e transportit. Berisha akuzoi me tone të ashpra shpërdorimin e fondeve publike, rritjen e çmimeve për shërbime të tilla si leje drejtimi dhe testet praktike, si dhe shpenzimet luksoze për projekte të shtrenjta. Ai theksoi pabarazinë sociale, duke e akuzuar Gonxhen dhe djalin e tij për përfitime të paligjshme, ndërsa qytetarët vuajnë.
Kryedemokrati, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe disa figura të tjera të qeverisë për lidhje të dyshimta dhe abuzim me pushtetin. Berisha solli në vëmendje arrestimin e Erion Veliaj, ku tha se nuk ka marrë telefonata nga Rama pas një aksioni të BKH-së. Berisha tha se Rama mund ta ketë dërguar vetë Veliajn dhe më pas e la atë pa mbështetje. Akuzat përfshijnë gjithashtu përdorimin e fondeve dhe projekteve publike për përfitime personale, duke përmendur kontrata dhe shkëmbime të dyshimta. Berisha theksoi se janë shpenzuar para të taksapaguesve dhe se një pjesë e qeverisë janë të përfshirë në skema të pastrimit të parave dhe korrupsionit. Berisha kërkoi që Rama të japë llogari para qytetarëve dhe botës për këto abuzime.
Kryetari i PD, Sali Berisha kërkoi llogari për shpenzimet dhe projekte të dyshimta, duke përmendur shpenzime për një projekt prej 10 milionë dollarësh dhe lidhjet e Ramës me McGonigal. Ai gjithashtu foli për censurën dhe fshirjen e informacionit si mënyra për të fshehur vjedhjet dhe për të mashtruar qytetarët. Berisha theksoi gjithashtu një auditim të mundshëm pas 11 majit dhe shtoi se do të vijojë të zbulojë vjedhjet dhe abuzimet, duke kërkuar që Rama të japë llogari për veprimet e tij dhe përpara drejtësisë amerikane.
FJALA E PLOTË
E mbyllni seancën, unë vazhdoj. Vazhdoj sa vijon. Ky këtu është vëlla siamez me lubi Ballukun. Shiheni pak, të gjithë aty. Sikur të ishte ndarë mëdysh nuk dalin ndryshe. Më dëgjo pak tani se çfarë ka ky.
Ky zotëri, në vitin 2023 duke dyfishuar dhe trefishuar të gjitha shërbimet, iu mori taksapaguesve shqiptarë 35 milionë euro. Ky zotëri, dyfishoi çmimin e prodhimit për leje drejtimi, nga 1 mijë në 2 mijë lekë.
Për testin praktikë çmimin e rriti me 800 lekë. Çmimin për lejen e drejtimit të kategorisë B e rriti me 2200 lekë, për kategoritë e tjera 2800 lekë, përkatësisht, nga 500 dhe 600 që ishin.
Ja, kush është ky. Por a e dini kush është përfituesi kryesor i tij? Djali i këtij me kompaninë e transportit ndërkombëtar. I biri, fiks, i këtij hajduti me çizme që mbani ju. Po, po.
I biri i tij është përfituesi kryesor i ligjeve dhe rregullave që nxjerr ky. A e dini sa ka shpenzuar ky për rikonstruksionin e zyrave? 7.5 milionë rikonstruksion. Ç’jeni kështu mor, ju nuk keni asgjë me socialistët. Po si mund të ndërtohet ndërtesa me 7.5 milionë në një garë të çmendur për të vjedhur dhe vetëm për të vjedhur.
A e dini ju planin e tij? 60 milionë euro shpërdorime, dhe po ndërton pistën e formulave uno, duke shkelur çdo ligj, duke shkelur çdo rregull, ky hajdut që ka vetëm standardin e lubisë.
Ndërton pistën me para të taksapaguesve jashtë çdolloj buxheti shtetëror, jashtë çdolloj rregulli. Ja, ky që flet këtu.
Dil, thuaj pak njëherë. Sa janë fitime të kompanisë tënde me emrin e djalit?
Prandaj o zotëri, ia thashë atij Peleshit, por ai e ka gojën të mbyllur. Se në një kohë kur i lini pensionistët me 160 euro, në kohë kur lini të sëmurët me sëmundje të rënda pa ilaçe, në një kohë kur lini ndihmë ekonomike qesharake, shpenzoni për shishen e verës 33,600 euro, për vazon tek kryeministria 5 milionë, për charter 20 milionë, për garderobë 870 mijë. Vetëm njëra zonjë, po t’i marr ato zonjat tjera unë. Po nuk jeni ju, se janë ministre ato. Të dini ju blerjet online të tyre, turpëroheni. Nuk kanë kufij!
Ai iku u zhduk, se ia kam këtu të gjitha të dhënat atij. Do mbroj padiskutim interesin e qytetarëve. Se të bësh djalin me kompani transporti kur je vetë drejtor i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit, a ka vjedhje më të madhe se kjo? Më thoni pak?
Çfarë doni tjetër?
Më datën 13.04.2020, në respekt të atyre që vijnë në parlament do ta lexoj këtë.
Në datën 13.04.2020 target informoi pin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët. Boerët se ç’janë, një popullatë. Problemi është se nga komisariati do largoheshin të gjithë ata që ndiqnin krimin dhe zbatonin ligjin.
Pra, ju mbetet ju socialistë? Asgjë.
Ju jeni një çetë, jeni një grup. Unë jam dakord, mund të thuash se të gjithë këta deputetë janë të implikuar. Jeni, jeni. Sa projekte keni marrë si minstër, më thoni pak njëherë?
Nga USAID dhe nga Soros?
Flasin njëri me tjetrin, bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Thirreni Edi Ramën, mos paguani ju çmimin e tij, mos ngrini gjoksin. Mos u bëni parzmore, as për Lindën, as për Delinën. As për Ramën, as për Çucin, as për Gonxhen që i rrjep qytetarët shqiptarë për të pasuruar djalin e vet dhe veten e tij. Ja, ky këtu. Kurse Lubia është zhdukur, pasi e përcolli Erion Velinë atje ku e nisën, nuk del më.
Do bëj një pyetje.
Edi Rama që ju ndërseu në grusht antikushtetues për të rrethuar gjykatën, pse nuk ia hapin telefonin Erion Veliajt?
Thirreni këtu sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë që ishte i pranishëm kur i shkoi BKH-ja me fletë arresti. Njeriu i parë që telefonoi Erion Veliaj ishte Edi Rama. Por një telefon që nuk ra kurrë. Dhe thonë që 4 ditë më parë ia fshiu dhe statusin Maznikut, se Mazniku u detyrua t’i dalë zot Erionit, dhe statusi u zhduk.
Pra, na thoni pak. Ai që mbeti dy ditë nëpër studio, ai që shkallmoi para shqiptarëve, pse nuk i hapi telefonin Erion Velisë kur i shkuan me hekura në zyrë?
Sepse ia kishte dërguar vet. Ia kishte dërguar vetë, dhe nuk ia hapte telefonin. Nuk i binte ndërmend telefoni se i kishte urdhëruar vet.
Ja pra. Ku është ky Xhafa? Ku e keni Xhafën?
Sepse po përpunon doktrinën e shkatërrimit të Spakut tani, të reformës. Reformë që bëtë ju.
Absolutisht, jeni të pashpresë. Uluzi, bashkë me Altin Dumanin dhe Ymer Lalën, se të tre do të keni të njëjtin fat. Po, të re. Se jeni bërë një treshe ju, e cila duhet të merrni përgjigje ligjore sa më të shpejt.
Si e mori mbesa jote landfillin e Bushatit? Na thuaj pak Ermonela? Ermonela, si mund ta merrte mbesa e tij, mbesa e këtij Uluziut landfillin e ndërtuar me 7 mln euro nga qeveria e mëparshme, e ndërtuar me ndihmën e ekspertizës së Bankës Botërore. Këta aleatë të çmendur pas plehrave, morën djegësin e Tiranës, tani u janë ëprveshur landfilleve në garë se si të zhvasin më shumë.
Nuk kthehet ajo, se ka hall se i publikoj dokumentet e blerjeve online. Nuk i nxjerr sot, ua them unë. Jo, nuk është qëllimi im sot ai. Nuk do më udhëhiqni kurrë ju! Sot, janë apratë e taksapaguesve amerikanë çështje themelore.
Le të vijë Edi Rama të japë llogari para shqiptarëve dhe botës për paratë që kanë grabitur nga taksapaguesit amerikanë. Po, po. Dhe jo tani, prej vitesh e vitesh.
Kjo është e vërteta, janë të faktuara. Kërkoni ju të shpëtoni, nuk shpëtoni dot.
Tao, pasi arrestoi kundërshtarët e bandës me prokurorët dhe gjykatësit e tij banditë. Janë të pafundmet të tuat, gjer sa të shkosh atje, nuk ka gjë që të shpëton ty, ta dish mirë. Ta kesh të qartë se, Edi Rama siç ia këputi atij tjetrit, ty të ka më të lehtë.
Ju keni parë se Edi Rama është lëshuar në gjuhë shtazësh, shpendësh, kafshësh, por unë gojën time nuk e çoj atje. Një fans më dërgoi një mesazh dhe një fotografi. Më thotë, doktor thuaju socialistëve të lexojnë pak për një shpend, shqep këpucë, se atëherë do të kuptojnë se ç’po bën Edi Rama me ta.
Unë nuk e di se çfarë është ky shpend, nuk e di se çfarë ka, por ju hyni në google dhe shikoni pak se çfarë është.
Pra, të dashur qytetare dhe qytetarë!
Pra problemi i tyre nuk janë qytetarët, pensioni 160 euro, nuk është nafta më e shtrenjtë në Europë, energjia elektrike më e shtrenjtë në rajon, problemi i tyre nuk janë rrogat më të ulëta në rajon.
Të dashur rrogëtarë të shtetit shqiptar, sot do të ju jap një informacion shumë të vyer. Fondi që u përdor për rritjen e pagave, ju duhet ta dini se 50% e tij, u përdor për të rritur pagat e ministrave, deputetëve, gjykatësve dhe prokurorëve. Dhe 50% e tij mbeti për të rritur pagat e 200 mijë punonjësve.
Kjo është e vërteta, rritja e pagave. Kjo tregon se sa ju plasi barku këtyre për qytetarin.
U ngrite në seancën tjetër, ish-pastor, por qytetarët më thanë, pyete pak, atë vilën me ça e ka ngritur pastori, pati ndonjë ndihmë nga Erion Veliaj?
E sqaron ti vetë.
Pra janë këto rrethana që faktikisht e bëjnë këtë parlament që të shpërndahet nesër. Mos e shpërndani, këtë do keni. Do themi të vërtetat që ju fshihni.
E morët vesh denoncimin që i bëri presidenti Donald Trump dhe zv/presidenti JD Vance censurës në Mynih dhe ai në Uashington.
E morët vet jush se përse e përdorni censurën. Censurën e keni për të fshehur vjedhjet dhe abuzimet tuaja. Se censurën e keni për të mashtruar qytetarin. I morët vesh të gjitha këto.
Por ne transparencë do të bëjmë. Një audit i plotë do të bëhet pas 11 majit, janë 64 miliardë euro të vjedhura në të 4-anët e nomenklaturës.
Prandaj mendoj të thërrasim këtu kreun tuaj, ti kërkojmë llogari për vjedhjet e parave të taksapaguesve amerikane. Ti kërkojmë llogari mbi udhëtimin e tij në Mynih, suksesin e madh që pati, që u bë personazhi kryesor aty, si njeriu që arreston lider të opozitës, që mbyll tik tokun, që arreston gazetarët, si njeriu që vendos censurë, e patë vetë ju.
Këtë dije, lexojeni pak këtë të dashur qytetarë, ata Boerë, se kush janë Boerët e di ti (drejtohet Taulant Ballës).
Meqenëse Rama nuk vjen, të vijë Çuçi, të na thotë pak, se çfarë ka ndërmend të bëjë ai, a do të ja kthejë ai paratë taksapaguesve amerikanë.
10 milionë dollarë vetëm një projekt. A mund të ndodhë një gjë e tillë. Është 100% e vërtetë. Problemi është ky, se tani u doli boja të gjithave.
Ai që vinte dhe përgëzonte prokurorin se arrestove Sali Berishën, që vinte e mashtronte shqiptarët se Edi Rama është lider i jashtëzakonshëm se kishte korruptuar McGonigalin, ai tani do të shkojë para drejtësisë amerikane. Ai është një ‘non grata’ nuk futet dot në asnjë ndërtesë qeveritare, ai miku juaj, ai miku që korruptuat ju për të sanksionuar Sali Berishën.
Por nuk jam këtu për veten time. Jam për interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, nuk merrem me gjëra personale. Ndaj mos i ngatërroni gjërat, se po të jetë për personale, kam të tjera unë.
Mendoni ju se, persekutori numër 1, nga më kryesorët e presidentit Donald Trump, aventurierin McoGonigal, i korruptuari i Edi Ramës. Nuk do e marrë Edin me vete, e keni gabim. Edi do të shkojë me të, do të shkojë me të. U përpoq, solli këtu Blinkenin për të ju thënë shqiptarëve se Edi Rama është udhëheqës i jashtëzakonshëm.
Edhe Edi Rama fatin e tyre do të pësojë.
Me kaq e mbyll këtë fjalë, me vendosmërinë absolute se do të ju shkojmë gjer në fund, të gjitha vjedhjeve që keni bërë, parave të taksapaguesve shqiptarë dhe të huaj.
Faleminderit!