Berisha: Rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME QËNDRESTARËT E ‘RRUGËS SË SHPRESËS’

ESKTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në takimin e mbrëmjes së sotme me qëndrestarët e ‘Rrugës së Shpresës’, kritikoi ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për arrestimin e paligjshëm të liderit të opozitës dhe shkeljen e lirisë së fjalës. Ai e quajti këtë akt një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe shqiptarëve, duke e krahasuar me praktikat autoritare të liderëve si Putin dhe Lukashenko.

Berisha theksoi se arrestimi i opozitarëve dhe heqja e të drejtës për të folur janë përpjekje për të shuar pluralizmin politik dhe demokracinë në Shqipëri.

Lideri demokrat, Sali Berisha falënderoi dhe vlerësoin ata që qëndruan të palëkundur në mbështetje të opozitës, veçanërisht pas arrestimit të tij. Ai e shpjegoi arrestimin dhe vështirësinë që përjetoi, duke theksuar se Shqipëria mund të kishte rënë në frikë dhe kaos, si një “Tunizi e dytë në Europë”, nëse qytetarët do të ishin trembur.

Berisha rikujtoi momentin kur, pas arrestimit të tij, mori mbështetje masive nga qytetarët që e bënë të mundur që rrugica, që Rama e kishte konsideruar një qelinë politike, të shndërrohej në një simbol të shpresës për shqiptarët.

Berisha foli mbi qëndresën e popullit që nuk u tremb nga presionet dhe frika, duke qëndruar për të vërtetën, pluralizmin dhe interesin kombëtar.

Berisha e cilësoi këtë qëndresë si një prej qëndresave më të mëdha shqiptare, duke e pasur këtë moment të shëndritshëm në histori.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeminsitrin Rama, mafian ndërkombëtare të Soros dhe mbështetësit e tij për arrestimin e tij dhe për përpjekjen për të ndaluar denoncimet që ai ka bërë lidhur me veprimet e qeverisë, siç janë gjenocidi ndaj shqiptarëve, sanksionet ndaj Kosovës dhe mbështetja e projekteve serbo-ruse.

Berisha theksoi se pavarësisht arrestimit, zëri i tij u fuqizua nga mbështetja e qytetarëve, të cilët e shndërruan “Rrugën e Shpresës” në një tribunë të fjalës së lirë dhe atdhetarizmit.

Kryedemokrati, Sali Berisha tha se, përkundër përpjekjeve për ta heshtur, populli shqiptar vazhdoi të denoncojë të vërtetat dhe të kundërshtojë censurën dhe korrupsionin.

Berisha vlerësoi ata që kanë qëndruar në mbështetje të tij për 333 ditë si heronj të vërtetë, duke theksuar se kjo qëndresë do të çojë në fitore. Ai premtoi se me ndihmën e këtij populli, Shqipëria do të arrijë të përmirësojë nivelin e jetesës dhe të rikthejë demokracinë, pagat dhe pensionet do të rriten, dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe integrim në Bashkimin Europian.

Berisha shpalli 23 dhjetorin si ditën e mosbindjes civile dhe triumfit të opozitës, ku ai premtoi të jetë së bashku me popullin për të arritur fitoren.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma!

Të dashur qendrestare dhe qëndrestarë, heronj të vërtetë të një qëndrese epike, të qëndresës më epike që ka njohur Shqipëria që nga ardhja e demokracisë.

Qëndrestarë të 333 ditëve.

Në krye të radhës kam kënaqësinë e veçantë të ju kujtoj se në librat e shenjtë, në kuptimin biblik, 333 është numri i shenjtë i cili lidh trininë Atin-Të Birin dhe Shenjtin dhe do të thotë, plotni, përsosmëri hyjnore për shërbimin ndaj të vërtetës, nuk e meriton kush më shumë këtë numër.

Zoti ju bekoftë.

Sot para jush dua të ju çoj një përshëndetje të përzemërtë, kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që përballet me diktaturën e bandave dhe krimit në qelitë e burgut, deputetit të pamposhtur Ervin Salianji që qëndron si kollos kundër narkodiktaturës, sepse mbrojti të vërtetat dhe bëri detyrën si deputet.

Një mirënjohje të pakufishme dhe të atyre që nuk kanë ardhur sot këtu, por kanë qenë me ju çdo natë në këto 333 ditë.

Të dashur miq!

Si kjo kohë fundivitin e kaluar, forca jonë politike dhe pluralizmi politik shqiptar morën goditjen më armiqësore në historinë e tyre.

Kreu i narkoregjimit Edi Rama, mafia ndërkombëtare e Sorosit urdhëruan me 30 dhjetor të vitit të kaluar izolimin, arrestimin dhe heqjen e të drejtës së fjalës, liderit të opozitës.

Arrestimi i tij i paligjshëm dhe siç u faktua tashmë pa asnjë provë të vetme ku të bazohej vendimi.

Padyshim që në serinë e sulmeve ndaj opozitës me ‘non gratat’, vjedhje flamuri, mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve opozitarë në parlament, arrestimi i kreut të opozitës shënoi goditjen më të rëndë që na u bë, sepse me këtë akt, kreu i narkoshetit dhe mercenarët e tij, tentuan të shtinin terror, jo vetëm në votrat, por edhe në zemrat e demokratëve shqiptarë.

Arrestimet e bujshme publike gjithmonë pasohen nga një valë frike për publikun.

Por të arrestosh liderin e opozitës dhe ti mohosh fjalën e lirë, duke shkelur hapur kushtetutë dhe ligj mbi të gjitha pa asnjë provë është një fushatë terrori ndaj popullit opozitar dhe jo vetëm atij. Është një fushatë terrori ndaj çdo shqiptari, këtë e bën Putini në Rusi, e bën Llukashenko në Bjellorusi, Zajedi në Tunizi dhe Edi Rama në Shqipëri.

Dhe kështu natën e ndërrimit të viteve vitin e kaluar ishte nata më e shëmtuar për demokracinë shqiptare. Atë natë shqiptarët panë diktatorin që pushtoi ekranin e njërit prej televizioneve më të mëdha të vendit, panë diktatorin duke festuar në ekstazë sipas tij, likujdimin përfundimtar të opozitës, ndërsa po atë natë kreut të opozitës të votuar nga rreth gjysëm milionë shqiptarë ju lejuan vetëm disa rreshta të shkruar në Facebook, urim për vitin e ri për popullin opozitar.

Berisha: Rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët

Këtë lloj mjedisi politik, Edi Rama e kishte parashikuar për të gjithë vitin që po hynte.

Edi Rama vetë në çdo televizion, ndërsa për opozitën vetëm Facebook.

Unë isha i betuar se në ato kushte ekstreme do të bëja opozitën për shqiptarët dhe me po të njejtën vendosmëri që kisha bërë gjer atëherë.

Premtimi im për fitore nuk u lëkund asnjë çast të vetëm, as edhe besimi im.

Por duhet pranuar.

Përballesha me një vështirësi të madhe dhe nuk e kam fjalën, me arrestin e shtëpisë. Vështirësia e ishte se me liderin e opozitës të arrestuar, Shqipëria rrezikonte të zhytej në frikë. Kjo frikë fare lehtë mund të hynte në shtëpinë e çdo shqiptari, kjo frikë mund të perhapej si epidemi, se kur shkelej ligji, kushtetuta dhe arrestohej Berisha pa asnjë provë, çfarë mund të bëhej me qytetarin e thjeshtë.

Kjo frikë miqtë e mi, do të katandiste Shqipërinë në fillim të atij viti, në një Tunizi të dytë në mes të Europës.

Mirëpo diçka e mrekullueshme ndodhi vetëm dy ditë më vonë. Diçka që tejkaloi çdo plan që kisha përgatitur për rezistencë. Diçka që parandaloi Shqipërinë që të kthehej në republikën e frikës.

Në datën 2 janar vetëm 2 ditë pas arrestimit tim, dëgjoj nga poshtë ballkoni brohorima. Dal në dritare dhe shikoj ju, qëndrestarë të pamposhtur. Dëgjoja brohorimat tuaja si hungërima luanësh dhe aty unë e kuptova; po ku i tremb gjë shqiptarët.

Ku i tremb gjë në botë demokratët.

Kush do ti trembe shqiptarët, Edi Rama.

Kush do ti trembe shqiptarët, Irena me 5 mbiemra, apo Dumani mercenar.  Jo mor kurrë.

Shqiptarin e vërtetë nuk e tremb asgjë. Ja pse ju u mblodhet atë ditë ndonëse ishte një ditë pushimi, pas ndërrimit të viteve. Ja pse ju u mblodhët spontanisht atë ditë ndonëse bënë përpjekjet më ekstreme për tu frikësuar, për tu zbrapsur, për t’ju shtyrë që të dorëzoheshit.

Ja pse rrugica që Edi Rama kërkoi ta kthente në qelinë politike të opozitës, ju të rinjtë, te reja, burra dhe gra, e shndërruat në rrezen e shpresës për shqiptarët, kur ishin ditët më të zeza për demokratët.

Prandaj dhe vetëm pak ditë më vonë, atë rrugë ju e inaguruar si Rrugën e Shpresës.

Dhe sot 333 ditë më vonë në këtë numër të bekuar, qëndresa e rrugës së shpresës ka siguruar vendin e saj në histori të qëndresave të mëdha shqiptare.

Heronjë të vërtetë shqiptarë, qëndrestarë të pamposhtur. 333 ditë qëndruat çdo natë në ditët më të acarta, nën stuhitë më të forta, nën diellin përvëlues ju qëndruar. Ju qëndruat jo për interes, jo për servilizëm ndaj kryetarit se ju kishit gjithë botën që ju thoshte, dilni kundra tij.

Por ju qëndruar për të vërtetën, qëndruar për pluralizimin, ju qëndruar sepse frikën dhe presionin nuk do ta pranoit kurrë.

Ju qëndruar për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj.

Ju qëndruat për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj.

Sepse, e patë që nuk u arrestua kryehajduti i inceneratorëve, Edi Rama, por arrestuan Sali Berishën, sepse denoncoi çdo ditë inceneratorët.

Nuk u arrestua lubi Balluku, që ndan ndërtimin e 13 kilometrave rrugë në 14 kontrata, por u arrestua Berisha që denonconte vjedhjet e saj çdo ditë.

Nuk u arrestua Erion Veliaj, që vidhte me modelin 100% me kompaninë e tij 5D, por arrestuan Sali Berishën 10 vite pa asnjë pushtet.

Prandaj, qendresa e ‘Rrugës së Shpresës’ është leksioni më i madh për shqiptarët. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton ne, shqiptarëve, se nuk dorëzohemi kurrë. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’, na rikujton, se çdo sulm na bën vetëm më të fortë. Por mbi të gjitha, qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton se shqiptarët mund të triumfojnë edhe në kushtet më të vështira.

Mos harroni, miqtë e mi. Vitin e izolimit të liderit të opozitës, ky vit që duhet të ishte më i keq për ne, opozita siguroi fitoret më të mëdha. Nga ‘Rruga e Shpresës’, e fetuam bashkimin e demokratëve.

Nga ‘Rruga e Shpresës’, ne siguruam flamurin e partisë, flamurin e partisë e grabitur nga mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.

Nga ‘Rruga e Shpresës’, mediat më të rëndësishme të planetit treguan të vërtetat e narkodiktaturës në Shqipëri. Erdhi Rai 3, tek ‘Rruga e Shpresës’, erdhën miq nga Gjermania, Italia dhe vende të tjera, dhe folën së bashku me ju.

Me qëndresën tuaj, ne siguruam 3 rezoluta që na dhanë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që një forcë politike ka patur ndonjëherë. Dhe siç e patë vetë, dje, edhe vet të dërguarit e Xhorxh Sorosit, që kërkuan të bëjnë qokat e fundit, me çudi nuk përmendën barin, por as dhe non gratën, por shkruajtën disa rreshta, krejtësisht të shkuara.

E gjitha kjo, falë jush, qendrestarëve dhe qendrestareve, shumica cilësore e kombit shqiptar.

Sot, ne jemi një realitet krejt tjetër nga ai që ishim një vit më parë. Qëndresa juaj transformoi fatet e vendit. Sakrifica juaj e 333 ditëve është inspirim. Unë ju falëndroj me ëpruljen më të madhe për vendosmërinë tuaj, për guximin që paraqitët ndaj çdo presioni dhe shantazhi.

Të dashur miq, në 333 ditë, ju e shndërruat ‘Rrugën e Shpresës’ në tribunën më të zjarrtë të fjalës së lirë, në parlamentin e fjalës së lirë, në platformën e kauzës së drejtë të mbrojtjtes së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar.

Në arenën më të madhe të akuzës dhe gjykatës publike të narkoregjimit të Edi Ramës, ministrave, organizatave të tij kriminale, Skrapit dhe mafies ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit, duke akuzuar dhe arrestuar për korrupsion, Sali Berishën, pa asnjë provë, fakt, apo dokument, por vetëm e vetëm se, denoncova vjedhjet e papërmbajtura të Edi Ramës, qeveritarëve, skapistëve, zyrtarëve të tij. Denoncova korrupsionin transnacional të McGonigalëve dhe të tjerëve me imunitet diplomatik.

Ata menduan se fituan betejën, se shpëtuan, por në të vërtetë, në ‘Rrugën e Shpresës’, zëri i Sali Berishës u qindfishuan.

Nga zëri juaj guximtare e guximtarë në tribunën e ‘Rrugës së Shpresës’, nga e cila 333 ditë u denoncuan, si në asnjë tribunë tjetër në Europë dhe në botë vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij, narkoministrave, narkozyrtarëve, hajdutë të tij. Por edhe korrupsioni i të gjitha formave i korruptokratëve me imunitet ndërkombëtar.

Ju qëndruat për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj.

Sepse, e patë që nuk u arrestua kryehajduti i inceneratorëve, Edi Rama, por arrestuan Sali Berishën, sepse denoncoi çdo ditë inceneratorët.

Nuk u arrestua lubi Balluku, që ndan ndërtimin e 13 kilometrave rrugë në 14 kontrata, por u arrestua Berisha që denonconte vjedhjet e saj çdo ditë.

Nuk u arrestua Erion Veliaj, që vidhte me modelin 100% me kompaninë e tij 5D, por arrestuan Sali Berishën 10 vite pa asnjë pushtet.

Prandaj, qendresa e ‘Rrugës së Shpresës’ është leksioni më i madh për shqiptarët. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton ne, shqiptarëve, se nuk dorëzohemi kurrë. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’, na rikujton, se çdo sulm na bën vetëm më të fortë. Por mbi të gjitha, qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton se shqiptarët mund të triumfojnë edhe në kushtet më të vështira.

Mos harroni, miqtë e mi. Vitin e izolimit të liderit të opozitës, ky vit që duhet të ishte më i keq për ne, opozita siguroi fitoret më të mëdha. Nga ‘Rruga e Shpresës’, e fetuam bashkimin e demokratëve.

Nga ‘Rruga e Shpresës’, ne siguruam flamurin e partisë, flamurin e partisë e grabitur nga mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.

Nga ‘Rruga e Shpresës’, mediat më të rëndësishme të planetit treguan të vërtetat e narkodiktaturës në Shqipëri. Erdhi Rai 3, tek ‘Rruga e Shpresës’, erdhën miq nga Gjermania, Italia dhe vende të tjera, dhe folën së bashku me ju.

Me qëndresën tuaj, ne siguruam 3 rezoluta që na dhanë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që një forcë politike ka patur ndonjëherë. Dhe siç e patë vetë, dje, edhe vet të dërguarit e Xhorxh Sorosit, që kërkuan të bëjnë qokat e fundit, me çudi nuk përmendën barin, por as dhe non gratën, por shkruajtën disa rreshta, krejtësisht të shkuara.

E gjitha kjo, falë jush, qendrestarëve dhe qendrestareve, shumica cilësore e kombit shqiptar.

Sot, ne jemi një realitet krejt tjetër nga ai që ishim një vit më parë. Qëndresa juaj transformoi fatet e vendit. Sakrifica juaj e 333 ditëve është inspirim. Unë ju falëndroj me ëpruljen më të madhe për vendosmërinë tuaj, për guximin që paraqitët ndaj çdo presioni dhe shantazhi.

Të dashur miq, në 333 ditë, ju e shndërruat ‘Rrugën e Shpresës’ në tribunën më të zjarrtë të fjalës së lirë, në parlamentin e fjalës së lirë, në platformën e kauzës së drejtë të mbrojtjtes së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar.

Në arenën më të madhe të akuzës dhe gjykatës publike të narkoregjimit të Edi Ramës, ministrave, organizatave të tij kriminale, Skrapit dhe mafies ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit, duke akuzuar dhe arrestuar për korrupsion, Sali Berishën, pa asnjë provë, fakt, apo dokument, por vetëm e vetëm se, denoncova vjedhjet e papërmbajtura të Edi Ramës, qeveritarëve, skapistëve, zyrtarëve të tij. Denoncova korrupsionin transnacional të McGonigalëve dhe të tjerëve me imunitet diplomatik.

Ata menduan se fituan betejën, se shpëtuan, por në të vërtetë, në ‘Rrugën e Shpresës’, zëri i Sali Berishës u qindfishuan.

Nga zëri juaj guximtare e guximtarë në tribunën e ‘Rrugës së Shpresës’, nga e cila 333 ditë u denoncuan, si në asnjë tribunë tjetër në Europë dhe në botë vjedhjet e kryeminstrit, familajrëve të tij, narkoministrave, narkozyrtarëve, hajdutë të tij. Por edhe korrupsioni i të gjitha formave i korruptokratëve me imunitet ndërkombëtar.

Edi Rama, mafia e Xhorxh Soros, korruptokratët me imunitet diplomatik të llojit të ndryshëm urdhëruan Damanin, mercenarët e tyre dhe arrestuan Sali Berishën, vetëm e vetëm se ai, denoncoi fuqishëm gjenocidin e Edi Ramës, Çubriolloviqi shqipfolës ndaj shqiptarëve në Shqipëri, denoncoi sanksionet antikombëtare të tij ndaj Kosovës si argat i Vuçiçit, denoncoi projektin serbo-rus të ndarjes së Kosovës dhe Ballkanit të Hapur, të mbështetur njësoj nga Aleksis Soros dhe Andrej Lavrov , dhe menduan se shpëtuan nga denoncimet e tij, por gabuan.

Në 333 ditë, zëri i Sali Berishës u qindfishua me zërin tuaj, të rinj, të reja, burra, gra, patriotë të pamposhtur që shndërruan tribunën e fjalës së lirë të ‘Rrugës së Shpresës’, në tribunën më të zjarrtë, më të fuqishme të atdhetarisë, të mbrojtjes së interesit kombëtar, të denoncimit, të tradhëtarëve të kombit dhe armiqve të tij.

Edi Rama, mafia dnërkomëbtare dhe skapistët e tij, arrestuan Sali Berishën, sepse iu thoshte shqiptarëve të vërteta që ata i fshihnin i censuronin. Por dështuan, sepse ju në tribunën e fjalës së lirë në ‘Rrugën e Shpresës’ mbrojtët me guxim më shumë se në çdo parlament dhe tribunë mbi tokë, të vërtetat që ju besoni. Oratorët guximtarë të tribunës së lirisë me fjalën e tyre çorrën perden e zezë të censurës, dhe me të vërtetat e mbrojtura pushtuan mendjet, zemrat e mbarë shqiptarëve.

Dhe për ta mbyllur, do ndaj me ju edhe mësimin më të madh të 333 ditëve qëndresë.

Mësimi më i madh i këtyre 333 ditëve është se, ne do fitojmë!

Sepse sakrifica juaj ishte sublime. Ne do fitojmë, sepse asgjë në botë nuk mundet të mposhtë qëndresën tonë.

Me këtë qëndresë, ju më keni motivuar mua më shumë se kurrë me këtë fitore, për këtë rikthim të tretë. Sepse me njerëz si ju, Shqipëria do të shpëtojë. Vetëm me njerëz si ju, shqiptarët do të kenë minimumin jetik 200 euro. Sepse ju, i doni shqiptarët. Vetëm me njerëz si ju, shqiptarët do të kenë pagat minimale 500 euro, pagën mesatare 1200 euro.

Vetëm me njerëz si ju, pensionet do të dyfishohen. Vetëm me njerëz si ju, Shqipërisë i kthehet demokracia, zgjedhjet e lira, rrugëtimi i saj drejt integrimit europian.

Këto do jenë zotimet tona, tani që opozita shqiptare ka vendosur të shpëtojë Shqipërinë.

Së fundmi, do ta mbyll me një porosi. Data 23 dhjetor, është dita e mosbindjes civile, dita e triumfit tonë.

Unë, do të jem aty së bashku me ju!

Të gjithë qëndresën që treguat në 333 ditë ta përqendrojmë në një ditë të vetme, në një sulm të vetëm.

Datën 23 dhjetor, ta kthejmë këtë datë në fitoren më të madhe që kemi realizuar në këtë vit.

Data 23 dhjetor, do të jetë data e triumfit tonë.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Rrofshi ju! Nderim qëndrestarëve të ‘Rrugës së Shpresës’, nderim opozitarëve, demokratëve kudo që janë.

Rroftë Partia Demokratike, rroftë Shqipëria!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale