Berisha: Raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor në vend, Rama po përhap dezinformime të turpshme duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës më gazetarët ditën e sotme akuzoi me tone të ashpra kryeministrin Rama për kapje të shtetit, manipulim të zgjedhjeve dhe degradim të sistemit të drejtësisë. Berisha e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si “farsën më të shëmtuar të 32 viteve”, duke denoncuar manipulimin masiv të votave të diasporës dhe kapjen e institucioneve kushtetuese.

Lideri Opozitar, Sali Berisha tha se raporti i Komisionit Evropian është një “nekrologji” për shtetin ligjor në Shqipëri. Ai theksoi se drejtësia shqiptare është shndërruar në një sistem të fragmentuar dhe të kontrolluar nga qeveria, ku institucione si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës funksionojnë si “korporata” pa koordinim e transparencë, të mbushura me emërime të politizuara dhe me mungesë rregullash bazë. Berisha denoncoi edhe faktin se qindra gjyqtarë janë larguar nga sistemi përmes vetingut pa ndjekje ligjore, ndërsa Inspektori i Lartë i Drejtësisë qëndron pasiv përballë mijëra ankesave.

FJALA E PLOTË (PJESA I)

Opinioni publik shqiptar është subjekt i një propagande mashtruese vulgare të pashembullt dhe të paprecedent të ndonjë vendi tjetër.

Vetëm në këtë vend ndodh që katër mediat kombëtare të informojnë publikun se një çarter me turistë u nis nga aeroporti i Jordanisë, thua se vinte nga Hëna.

Një media tjetër raportonte nga Thethi sikur të ishte jo medie, jo televizion kombëtar, por persekutor kombëtar.

Lexonte ato ç’ka i kishte çuar zyra e kryeministrit dhe ku e paraqiste Thethin pa asnjë lloj fakti apo dokumenti të mbushur dhe stërmbushur me betonëra e stërbetonëra.

Në çdo anë, dezinformimi i pamëshirë i shqiptarëve është platforma e kësaj qeverie.

Ajo çka duhet të shtoj sot është klonimi i zyrave të shtypit apo në fakt asgjësimi i tyre dhe sot mund të thuhet se ka vetëm një zyrë shtypi, ajo e mashtruesit profesionist Endri Fuga dhe Edi Rama, të cilët në unison shpërndajnë certifikata dezinformimi për qytetarët.

Kam këtu një dokument-raport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri.

Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri, pra sot po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas korporatës energjetike, korporatës së investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye të Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.

Pra, me një objektivitet të madh, në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor, ndërkohë Edi Rama për të përshëndetur raportin nxjerr zyrat e klonuara të shtypit, njëra në presidencë dhe tjetra në parlament dhe unë e quaj këtë një akt dezinformimi të turpshëm.

Lexoni komunikatat që lexon Pëllumbesha Spiropali me atë që firmos presidenti, ato janë si dy pika uji, janë kopje të njëra- tjetrës sepse janë marrë të dyja nga Fuga.

Meqenëse, mashtrimi është platformë kryesore, unë më duhet t’u paraqes shqiptarëve disa nga konstatimet më thelbësore të këtij raporti, që i përkushtohet funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe konkretisht sistemit të drejtësisë.

Koordinimi inter-institucional i këshillave, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë nuk është përmirësuar. Është pra përtokë sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si korporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor.

Defekte të mëdha të konstatuara gjatë vetingut dëshmojnë se 56 përqind të rasteve gjykatësit u larguan nga detyra. Imagjinoni me sa ka mbetur drejtësia shqiptare. Nga qindra e qindra gjykatës dhe prokurorë, janë arritur të referojnë në prokurori vetëm 19 sepse shumica e tyre janë hequr pa shkaqe ligjore, përndryshe ata sipas ligjit dhe Kushtetutës duhet të shkonin para ligjit, para drejtësisë.

Defektet e konstatuara më parë në emërimet e anëtarëve jomagjistratë në KLGJ dhe KLP mbeten njëlloj, qëndrojnë.

Parlamenti emëroi tre anëtarë jomagjistratë në KLGJ dhe në KLP, por proceset u vonuan dhe u ndikuan shumë nga Parlamenti, i cili përdori diskualifikimet e shumta natyrisht në kurriz të cilësive dhe kualifikimeve të kandidatëve.

Vetingu i jomagjistratëve të emëruar nga këto është defektoz dhe cenon transparencën, meritokracinë dhe të gjithë procesin.

Sfida të mëdha mbeten në vlerësimin cilësor, emërimet, promovimet dhe transferimet e magjistratëve.

Këshilli, thotë, nuk ka rregullore të veprimtarisë.

Që të dy këshillat nuk u përmbahen kohërave dhe afateve. Ato kanë akumuluar një numër të madh dosjesh.

KLGJ nuk ka rregullore të brendshme të funksionimit efektiv, kurse i KLP duhet të rishqyrtohet.

Në të dy këshillat, dëgjojeni, mungojnë rregulloret për procedurat e konfliktit të interesit për anëtarët e tyre, çka sjell konflikte interesi në potencial – nuk pyesin- dhe konflikti i interesit nuk adresohet.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka vakanca të shumta, nuk i plotëson vendet, nuk merret me punë. Ka 1360 ankesa, por që të gjitha myken në zyrat e tij.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranoi vetëm dy ankesa për shqyrtim. Imagjinoni, që janë me qindra, mijëra.

Nuk zbatohet rregulli i shpërndarjes së paanshme të dosjeve. Jo!

Ndërhyrje serioze bëhen nga politikanët në sistem.

Nxin në raport, që e përshëndet Ramaduro nëpërmjet Bajram Begajt dhe Pëllumbesha Spiropalit, nxin akti i shëmtuar akti i shëmtuar i rrethimit të SPAK-ut në shkurt nga parlamenti dhe qeveria. Akt i paprecedent.

Është kufizuar aksesi në drejtësi, thotë, veçanërisht në gjykatën e apelit. Pra, nuk ekziston një sistem i integruar drejtësie. Pak a shumë ky është thelbi i kësaj që shkruhet.

Po kur nuk ekziston, ato janë korporata, prandaj e fillova fjalën time me fjalën korporata. Këta nuk e kanë përdorur termin korporatë, por de facto kur sistemi nuk integrohet, kemi të bëjmë me korporata të veçanta.

Ata qëikin nga vetingu shkojnë tek kryemafiozi në drejtësi, Arben Rakipi në Shkollën e Magjistraturës. Natyrisht emri Arben nuk është, por Shkolla e Magjistraturës.

Tani të ndalem këtu, është kaq i gjatë, e bën fërtele, prandaj u bëj thirrje qytetarëve të mos bien viktimë e mashtrimit qeveritar dhe medieve qeveritare.

Denoncohet korrupsioni masiv, dështimi në luftën kundër korrupsionit, jepet një numër ku thotë 107 persona u dënuan dhe ky numër është tre herë më i ulët se se ai që është dënuar në vitin 2007 apo 2008 për korrupsion.

Pra, për ta përmbledhur, raporti mbi gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri është de facto një lloj nekrologjie e shtetit ligjor.

Dhe unë u garantoj se ne do paraqesim fakte dhe dokumente për çdo paragraf të këtij raporti, si autorëve të tij në Komisionin Evropian, ashtu edhe partnerëve tanë në Europë dhe botë.

Ne kemi denoncuar me kohë zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin, por cilido që lexon këtë raport, kupton se sistemi pas 10 vitesh reformë, sistemi i drejtësisë është…

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale