FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, akuzoi qeverinë Rama se po minon procesin e integrimit europian përmes korrupsionit, manipulimit dhe kapjes së institucioneve.
Berisha tha se, raportet dhe misionet e fundit në Bruksel kanë konfirmuar shkeljet, ndërsa zgjedhjet e 11 majit farsë elektorale të ndikuara nga partia-shtet. Berisha akuzoi gjithashtu Belinda Ballukun dhe zyrtarë të tjerë për afera korruptive që kanë dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë.
Ai theksoi se qeveria ka bllokuar hetimet, nuk respekton ligjin dhe është kthyer në pengesën kryesore për integrimin e vendit në BE.
FJALA E PLOTË:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj deputetë.
Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, për PD-në është dhe mbetet ylli polar i programit të saj.
Është dhe mbetet objektivi më madhor i këtij programi, pasi ne konsiderojmë integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të mirë për qytetarët shqiptarë.
Por ne, në dallim nga ju, këtë proces në interesin vërtet jetik të qytetarëve shqiptarë, e marrim si një proces të bazuar në meritë dhe performancë.
Kurse ju e merrni dhe ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime, në manipulime, në censurë, në fshehje të të vërtetave.
Ky është dallimi më esencial që ekziston midis nesh dhe jush.
E vërteta, lufta në Ukrainë, siç i thonë asaj fjalës, se jo çdo e keqe vjen për një të keqe, lufta në Ukrainë krijoi në Bruksel dhe kancelaritë evropiane mendimin se Ballkani Perëndimor, duhet me një proces intensiv të integrohet në BE.
Në këtë kontekst, kjo ishte një gjë shumë pozitive.
Dhe kjo jo falë standardeve apo punës së këtyre vendeve, por para së gjithash kriterit gjeopolitik.
PD ka deklaruar në atë kohë se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit gjeopolitik, por ne mbështesim qoftë dhe vetëm bazuar në këtë kriter, integrimin e Shqipërisë në BE.
Mirëpo, çfarë ndodhi?
Ndodhi që gradualisht ju faktuat të gjitha ato që ne kishim thënë për ju.
Faktuat me vepra konkrete se ju jeni jo për integrimin, por për plaçkitjen, pasurimin e paligjshëm të shqiptarëve.
Dhe, sot shqiptarët duhet ta dinë se ky 5-mujor ka qenë 5-mujori i interesit maksimal, i debateve më intensive në Bruksel për Shqipërinë.
Tre misione faktmbledhëse dërgoi Brukseli në Shqipëri, që të gjitha për shkak të mashtrimeve, bëmave dhe gjëmave tuaj.
Erdhën të vërtetonin në Shqipëri gjëra të pabesueshme që i dëgjonin dhe konkluduan Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian, të cilin ju e censuruat gjer sot me mediat tuaja, i cili u thotë shqiptarëve dhe Evropës se zgjedhjet e 11 majit ishin zgjedhje në të cilat institucionet e shtetit u shkrinë me strukturat partiake.
Qesharakë, nuk bëni zgjedhje, riktheni kohërat e monizimit, e partisë shtet.
Damkoseni në këtë mënyrë.
Po në Bruksel, ju u damkosët siç jeni, korruptorë.
Edi Rama dhe Lubi Balluku janë bërë famëzinj në Bruksel dhe në çdo kancelari evropiane.
Janë bërë famëzinj, sepse dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t qarkullon në mbarë Evropën.
Janë bërë famëzi, sepse Edi Rama u detyrua, se nuk po përdor shprehje tani, t’i fshijë këpucët Lubi Ballukut kur ajo i nxori të gjithë dosjet që disponon për Edi Ramën dhe hodhi në kosh të plehrave mantrën që e tundte çdo ditë, reformën në drejtësi.
I mbylli dyert prokurorit, që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë.
Dhe ju që flisni sot për integrimin o hipokritë, a nuk jeni ju që votuat për Lubi Ballukun, o hipokritë?
A nuk jeni ju që me mandatet tuaja thika bllokuat prokurorinë dhe i futët thikën reformës në drejtësi?
Çfarë do diskutoni sot?
Jeni ju, apo janë të tjerë?
A jeni ju që nuk lejoni komision hetimor për AKSHI-n, në një kohë kur Lindat janë bërë famoze?
Në një kohë kur Armand Frangu është bërë i njohur në mbarë botën.
Në një kohë kur në ndërmarrjen shtetërore Brukseli kërkon konkurrueshmëri, ju ofroni pengmarrje. Pengmarrje e zyrtarëve tuaj.
Çfarë mund të flisni ju për integrimin?
Prandaj ikën ai, prandaj ia mbath ai.
Ku është Ulsiu që e merr Lubinë në Peshkopi?
E merr se ajo ia ka dosjen Ulsiut.
Ua them unë ju, ia ka krijuar dosjen me Oltion Bistrin.
Ndaj dhe ai lepe peqe i thotë asaj.
Dhe ti që me dhe mua përgjigje frojdiane, unë e kisha politike, jo frojdiane vërejtjen time.
Ku shkoi ajo? Iku, nuk ka gjë.
Pra, ju e keni hipokrizi integrimin.
Raporti thotë se ka sjellë këtu në parlament çdo tre muaj raportin qeveria. Keni parë gjë o deputetë raport ju?
Sepse ky është armik i integrimit, ky që drejton parlamentin.
Se ky ka interesat e pasurisë së tij dhe jo interesat e integrimit të shqiptarëve?
Po ku janë raportet që sipas ligjit duhej të ishin paraqitur në parlament?
Raporti dënon letrën famëzezë dhe aty bëtë mirë që e pranuat aty në rezolutë, dënon letrën famëzezë të Ramës dhe Vuçiçit që kërkojnë integrim jashtë kushteve demokratike.
Ç’po ndodh në Bruksel se ua fshehin?
Që nga fundi i shkurtit gjer sot, raporti për ato që quhen standardet e ndërmjetme, IBAR, ai raport nuk kalon, përkundrazi plotësohet, plotësohet, shtohet.
Unë nuk di se çfarë diskutohet atje, se nuk jemi, por konferenca ndërqeveritare e parashikuar me datën 20 prill, u shty, nuk u bë.
Jo, nuk shkoni sot.
Se ç’ka aty, unë nuk them, nuk mund të flas në emër të IBAR, por di që është diskutuar nja 6-7 herë dhe plotësohet gjithnjë e më shumë.
Di që jeni bërë famozë për moszbatimin… ja urdhëro, ky është armik i integrimit.
Olta Xhaçka ulet këtu, parlamenti e mban në parlament hajduten, grabitësen e pronave.
Raporti thotë duhet të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kush i shkel ato?
Jeni ju.
Pra, jeni ju pengesa kryesore e shqiptarëve në integrim.
Raporti thotë të anulohen amendimet për ligjin e investimeve strategjike.
Ju vazhdoni me to.


