FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës më gazetarët iu drejtua me tonë të ashpra Edi Ramën dhe qeverisë së tij. Berisha akuzoi Ramën për fshehjen e një “pazari” politik, ku shkëmbimi i Erion Veliajt me Olsi Ramën është përdorur si një marrëveshje që Rama ka bërë me Altin Dumanin. Berisha gjithashtu sulmoi mënyrën se si Rama ka menaxhuar çështjen e pasurisë së Veliajt, duke u përpjekur të mbulojë një dyshim të madh për shpenzimet e mëdha të Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi Ramën për krijimin e një “Republike Prokurorësh”, duke e quajtur atë një narkodiktaturë dhe mercenarë.
Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për sulmin ndaj një gjyqtari, duke e akuzuar për përdorimin e institucioneve të drejtësisë si një mjet për të sulmuar opozitën dhe për të arritur qëllimet e tij politike. Berisha tha se Rama po përdor “mesazhe dixhitale” të dërguara nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja për të minuar imazhin e gjyqtarit, ndërsa thekson se Rama është i paaftë të kritikojë biografinë e të tjerëve kur ka një trashëgimi nga babai i tij, i cili ka firmosur dënimin me vdekje për poetin Havzi Nela. Berisha ka fajësuar Ramën për arrogancën dhe thotë se njerëzit që janë të djathtë apo të majtë janë më të mirë se ai, pasi Rama nuk ka kërkuar kurrë falje për trashëgiminë e babait të tij.
Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar ashpër kryeminstrit Rama për mbrojtjen e blerjeve të dyshimta të 860 mijë euro për rroba nga bashkëshortja e Erion Veliajt, duke e akuzuar për mungesë turpi dhe lidhje me krimin. Berisha tha se do të publikojë çdo dokument që provon lidhjet e qeveritarëve me krimin, përveç atyre intime. Berisha gjithashtu dënoi veprimet e krimit të organizuar në qeveri dhe korrupsionin e tyre, duke pyetur se si mund të justifikohet pasuria e jashtëzakonshme e zyrtarëve, si vilat dhe blerjet e shtrenjta. Ai theksoi se, ndërkohë që janë shumë njerëz të paraburgosur, disa janë të mbrojtur nga pushteti dhe nuk ndëshkohen.
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi një skandal që lidhet me përgjumjen e Erion Veliajt nga Bistri për llogari të Belindës, duke theksuar se Veliaj u bë viktimë e një komploti për të shpëtuar Olsi Ramën. Berisha akuzoi Ramën për mbrojtjen e krimit dhe vjedhjes në Shqipëri, duke përmendur një rast ku u gjetën 95 mijë euro të prerë 500-she, tipike për trafikantët. Berisha gjithashtu akuzoi qeverinë për mbështetje ndaj krimit dhe korrupsionit, duke përfshirë manipulimin e regjistrimeve dhe përgjuarjen e kundërshtarëve politikë. Ai përmendi se disa figura të lidhura me qeverinë janë përpjekur të mbulojnë pasuritë dhe veprimet e dyshimta të Veliajt.
Gjithashtu, kreu demokrat, Sali Berisha denoncoi ngjarjen ku punonjës të Bashkisë, që protestuan te ‘Skapi i Partisë’, ishin të armatosur dhe vepruan nën udhëheqjen e Edi Ramës. Berisha akuzoi Ramën për përdorimin e punonjësve të shtetit për interesa të partisë dhe i cilëson ata si “parzmore” të një “hajduti”. Berisha theksoi se protestuesit ishin të paguar nga taksat e qytetarëve dhe akuzon se ata vepruan gjatë orarit zyrtar. Berisha gjithashtu shtoi se ata mund të kenë qenë të armatosur dhe se do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi gjatë konferencës ndihmën që Edi Rama ka dhënë për ndërtimin në mes të parkut të Tiranës për burrin e Alketa Vejsiut, pasi ky i fundit sponsorizoi një program detoksi për Ramën. Berisha akuzoi Ramën për lidhje të thella me korrupsionin dhe favorizimin e të afërmve dhe miqve, duke përmendur disa skandale, përfshirë dhënien e lejeve ndërtimi në zona të mbrojtura dhe tendera të paçmuar për ndërtuesit e lidhur me të. Berisha tha se Rama po mbron Veliajn dhe shpenzimin e parave të taksave, ndërsa thekson se standardet për korrupsionin janë zhdukur nën këtë qeverisje.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka dënuar ashpër kërcënimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta në burg, duke e quajtur një akt banditesk dhe hakmarrës nga Edi Rama. Berisha paralajmëroi Ramën se çdo pasojë e këtij veprimi do t’i kthehet atij personalisht. Berisha thekson se kontrollet mbi burgjet janë nën autoritetin e Ramës dhe Ulsi Manjës, duke sugjeruar se kërcënimi ndaj Metës është një akt i drejtpërdrejtë hakmarrës.
FJALA E PLOTË
Sot qytetarët shqiptarë ndoqën LIVE mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të partisë dhe dëgjuan një fjalim copy-paste me atë që mbante Ramiz Alia kur drejtësia e Sigurimit të Shtetit filloi t’i dalë nga duart.
Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij.
Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën.
Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin.
Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani.
Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer.
Ai bëri gjithçka të sfumojë vjedhjen e tmerrshme të Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij.
Sipas Edi Ramës, 870 mijë euro fustane, të brendshme dhe të jashtme, nuk duheshin bërë publike.
Në një kohë kur kishte urdhëruar të bëhen publike emrat e 3 fëmijëve me autizëm që mbrohen nga çdo konventë ndërkombëtare, vetëm e vetëm se ata u sponsorizuan, u ndihmuan nga dhëndri dhe vajza ime për t’u trajtuar në qendrën rajonale të autizmit.
Kurse tani të brendshmet dhe të jashtmet 870 mijë euro të Velicës nuk duheshin bërë publike.
Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë.
Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama.
Sulmi i Ramës ndaj gjyqtarit/ Berisha denoncon: Mesazhin dixhital e dërgoi Irena Gjoka dhe Ulsi Manja
Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar.
Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken.
Nuk ndodh kjo më.
Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës.
Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.
Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt.
Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë.
Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama.
U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu.
Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu.
Pra, u mor me biografitë.
Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës.
Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë.
Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.
Natyrisht rrethanat kanë ndryshuar, pas përmbysjes në Uashington të perandorisë së Xhorxh Sorosit.
Situata është krejtësisht tjetër me narkoshtetin shqiptar.
Nuk ka më sekretar shteti të Xhorxh Sorosit që të vijë të përgëzojë Altin Dumanin se ka arrestuar liderin e opozitës, siç erdhi Entoni Blinken.
Nuk ndodh kjo më.
Pa takuar me asnjë njeri nga opozita, takoi njeriun që kishte urdhëruar të arrestonte liderin e opozitës.
Por kjo ka marrë fund dhe ky është shqetësimi i tmerrshëm i Eid Ramës.
Ai kishte përllogaritur Spakun si një satër ndaj opozitës shqiptare në mënyrë që të fitonte mandatin e katërt.
Ju e patë vetë, ju e dëgjuat fjalimin e tij, hyri në biografinë e një gjykatësi që nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë.
Por një gjë di, nga ato që dëgjova, ai dhe çdo gjykatës si ai, çdo qytetar si ai, duhet të ndjehet krenar me të shkuarën e tij se nuk është bir xhelati si Edi Rama.
U përpoq ta kompleksojë me një mesazh dixhital të dërguar nga Irena Gjoka dhe Ulsi Manja së bashku.
Qytetari dixhital e morët vesh kush ishte? Irena dhe Ulsiu.
Tani do nxjerrin ata një dëshmitar për të më përgënjeshtruar mua, por po të lexosh stilin e tyre, ata të dy ishin se jo më kot i drejtohej Ulsi. Lexonte këtu dhe sytë i kishte tek Ulsiu.
Pra, u mor me biografitë.
Çdo njeri mund të merret, por Edi Rama kurrë. Edi Rama ka trashëgimi një baba xhelat që ka firmosur varjen në litar të një poeti vigan, të një kolosi të fjalës së lirë, Havzi Nelës.
Nuk ka ky asnjë lloj të drejte mbi tokë të ndalet në biografinë e kujt se është i djathtë apo i majtë.
Çfarë do të jenë, të djathtë apo të majtë, janë 1 mijë herë më mirë se ai që është biri i një xhelati dhe nuk ka kërkuar të falur gjer sot për Havzi Nelën.
U përpoq në fjalën e tij të mobilizonte botën e krimit kundër meje.
Toyota Yaris i ngeli në gojë dhe unë ua them shqiptarëve se në mënyrë absolute, çdo dokument që do të kem, në të cilin provohen lidhjet me krimin të këtyre qeveritarëve kriminelë dhe faqezinj, që shkelmojnë mbi besimin tuaj, mbi votën tuaj, unë do ua bëj publik.
Sot ata mbrohen, sepse në qoftë se Altin Mercenari do vepronte, Taulant Balla do ishte në burg dhe Edi Ramës i duken normale veprimet kriminale të Taulant Ballës dhe shqetësohet nga denoncimi i Sali Berishës dhe i kërkon përgjegjësi Altinit të tij pse unë publikoj.
Unë do publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime të cilat nuk i publikoj. As tuat.
Të tjerat, çfarë kanë lidhje me publikun, çdo gjë.
Natyrisht do më thoni, unë ruaj një proporcion në marrëdhëniet publike, unë kam strategjinë time sepse nuk kam ndërmend të okupoj të gjitha marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre, jo, unë dua të merrem me qytetarët.
Por ata nuk do i kursej asnjë.
Po ka çmenduri më të madhe se t’i dalësh zot një blerje të padëgjuar ndonjëherë rrobash, 860 mijë euro?
I del zot sepse i ke dollapët e tu ndoshta me më shumë se kaq dhe mendon se së shpejti do vijnë tek ti t’i gjejnë aty.
Të gjithë dokumente të blerjeve online, të dorëzimit në dogana dhe ai i vë në dyshim, në vend që të turpërohet. Po nuk ka turp. Ku ka turp ai? Hajduti nuk ka turp.
Sepse ai vjedh vetë nga mëngjesi gjer në darkë.
Po si mundet, nuk po marr asgjë tjetër, si mundet që gruaja e një zyrtari, cilido qoftë ai, si mund të blejë 860 mijë euro të brendshme dhe të jashtme?
Si mundet të marrë fshesaxhiun dhe ta bëjë milioner me 6 milionë euro? Si mundet?
Si mundet të ketë tre vila dhe të rrafshojë një vilë për hapësirë?
Si mundet të flasësh për standarde se qenkan prishur standardet.
Unë jam për standardet, por a e dini ju se 62 përqind e atyre që janë të ndryrë në burgje janë të paraburgosur, që është krimi më i shëmtuar në historinë e këtij vendi. I plasin aty sikur të mos ishin njerëz me drejtësinë e tyre.
Pra, kjo që dëgjuan sot shqiptarët, edhe njëherë u faktua se Edi Rama është mitra e vjedhjes dhe krimit në Shqipëri.
Si mundet t’i dalë zot, në një kohë kur janë gjetur 95 mijë euro, prerje 500-she, tipike trafiku.
Ta dini, Gratieri u sqaroi shqiptarëve që narkotrafikantët përdorin vetëm prerjen 500-she, sepse me këtë prerje ata reduktojnë në maksimum peshën.
1 milion euro me prerje 500-she peshon 1.2 kg. A e dëgjuat ju që ishin para të mykura?
Këto Edi Rama nuk i ka për gjë. Fajin e ka Ulsiu me Metanin që u toleron këta gjykatës dhe prokurorë.
Vetëm një padrino mund të mbajë një fjalë siç mbajti ai sot.
Dhe u thotë pse nuk merrni Filip Çakullin, se me Filipin regjistronte kundërshtarët e tij.
E patë ju kund atë Lubi Lotin këto ditë?
Është zhdukur nga radari. A e dini pse? A e dini ju që ai Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve, armiq të Belindës? Absolutisht po.
Midis të tjerësh ishte Erioni dhe Jolka. Ishin ato.
Pra, ajo është zhdukur tani.
Zhdukur nga radari.
Nuk del kurrkund. Por në mënyrë absolute çdo hap e ka marrë me Edi Ramën. Se ajo nuk e bën dot kurrë se unë e njoh psikologjinë e saj.
Ajo çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën, pasi e regjistruan, pasi ia ndoqën… një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo.
Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë për fëmijët në Vjenë.
Të gjitha këto janë telefonat e përgjuar nga Bistri.
Pra kjo dosje e Erion Veliajt është e kompletuar e tëra nga qeveria.
Ne nuk kemi gisht.
Erion Veliajt iu vu koka në tepsi për të shpëtuar Olsi Ramën. Ky është kompromisi që u bë.
Çfarë ishte kjo? Kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit.
I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë.
Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij.
Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ndjehem i lehtësuar para jush në kuptimin që nuk reshtëm së denoncuari me të gjithë forcën tonë këtë organizatë kriminale që ka në krye Edi Ramën.
Ky shtet që funksionon mbi bazën e mafies.
A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve.
Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti.
A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju?
Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino.
Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur.
Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite.
Me listë.
Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë.
Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar.
Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë.
Kërcënoi, stërkërcënoi gjithë ato, por në fund i tha telefon dhe fonde nuk keni më po qe se guxoni dhe nuk ktheheni.
Sigurisht as polici shteti nuk kishin çuar. Kur shkon opozita, aty çojnë 1 mijë policë.
Kurse këtyre u kishin çuar për ta pushtuar ndërtesën kur të duan.
I detyruan ta shtyjnë vendimin.
Pra, do mbetet narkos, çfarë është ky? Kjo është seria e fundit e filmit Narkos. E fundit që shfaqet këto ditë se filmi vazhdon.
Ne, të dashur qytetarë, do vazhdojmë betejën tonë.
Ne u kemi thënë të vërtetat ju, në mënyrën më të përsëritur për këta banditë, hajdutë të shpërfytyruar që në mënyrën më amorale implikojnë gra, implikojnë të afërm, implikojnë njerëz, kanë krijuar atë arborin e vjedhjeve të papërmbajtura.
Në shembullin e Edi Ramës, i cili vëllait i jep 38 mijë metër katrorë me firmë te Rrapi i Treshit, ua merr pronarëve.
I cili baxhanakut i jep me dhjetëra tendera te AKSHI, se tani do fusë edhe AKSHI-n tek Skrapi.
Ulsi dhe AKSHI do futen te Skrapi.
I cili po përvetëson me arabin e tij 4 miliardë euro tek Porti i Durrësit.
I cili ka zhdukur me Erion Veliajn 130 milionë euro të djegësit të Tiranës dhe mbi 70 milionë euro të dherave dhe inertave.
Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra.
A e dini që ajo Adelajda Roko është aty akoma? Drejtorja e urbanistikës kombëtare. Vëllezërit i ka në burg të dy, nuk ka rëndësi, se kodi është me Ramën. Shkatërroi çdo gjë ajo në sistemin e urbanistikës.
Paguhen në vendin e caktuar dhe Edi Rama shpërblehet. Mund ët ndodhë kjo? Ndrikulla, dy vëllezërit Roko eksponentë kryesorë të mafies së Elbasanit, kjo vazhdon zëvendësja e Edi Ramës për urbanistikën e Shqipërisë. Sepse i ka aferat me Edi Ramën.
Sepse Edi Rama, ndërtuesit të pallatit të Linda Ramës, i ka dhënë 100 milionë euro tendera, përveç lejeve të tjera kushedi.
Sepse sponsorizuesit të detoksit, bashkëshortit të Alketa Vejsiut, i ka lejuar ndërtimin në mes të pyllit të parkut të Tiranës dhe i ka dhënë me dhjetëra leje ndërtimi kudo nga jugu e kudo.
Ai paguan hotelin 10 mijë, po kur ia paguan një tjetër Arben Ahmetajt, kryqëzohet. Po t’ia paguash Ramës, Altin Zamani hesht, i gris.
Natyrisht Edi Rama do mbrojë Velicën sepse ajo blen një fustan ta zëmë 20 mijë euro, Rama shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro.
Këta nuk kanë asnjë lloj kufiri, asnjë normë, asnjë standard.
Së fundmi, dënoj me forcën më të madhe kërcënimin që i kanë bërë në burg ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Ky është një akt banditesk, hakmarrës, primitiv direkt i Edi Ramës.
Dhe e paralajmëroj Edi Ramën, se çdo që mund të ndodhë, në mënyrë absolute do i kthehet në personale.
Urdhëroni, sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën e mëngjesit në fyt atij dhe dihet se kush i kontrollon burgjet. I kontrollon Rama me Ulsi Manjën.
Unë kaq kisha. Jam i hapur për pyetjet.
PYETJE- PËRGJIGJE
Elda Menga, Tch: Z.Berisha, duket që pika politike që bashkon sot të gjitha partitë politike pa dallim krahu janë protestat anti-Spak. Pasi, pas PD dhe PL, sot ishte radha e mbështetësve të PS për të protestuar kundër arrestimit të Erion Veliajt. Ndërkohë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri Edi Rama paralajmëroi që 11 maji do të jetë mandati i standarteve demokratike të drejtësisë. Në rast të ndonjë reforme në drejtësi të miratuar me konsesus në vitin 2016, ju do i bashkoni votat në parlament, pasi edhe ju keni folur për zhbërje të kësaj drejtësie dhe ngritjen e një Komisioni të së Vërtetës, që në bashkëpunim me Komisionin e Venecias do të ndërtojë një drejtësi të re?
Berisha: E para, nuk është e vërtetë që sot protestoi partia aty. Protestoi administrata e bashkisë, punonjës të bashkisë, rrogëtarë të shtetit.
Se ç’bën PS, është punë e saj. Po sot, të jap po të duash mesazhe, dëshmitarë, se tek bashkia janë dërguar me detyrim. Me kërcënim se humbasin vendin e punës punonjësit e bashkisë.
Pra, midis atyre që protestojnë sot atje për të mbrojtur kryehajdutin e tyre dhe qytetarëve të lirë të opozitës, që protestojnë, ekziston një ndryshim si nata me ditën.
Nuk është e vërtetë se bashkohemi, jo, nuk bashkohemi.
E dyta, unë kam denoncuar dhe denoncoj Spakun si një organizatë kriminale dhe kam bërë sqarimet tuaja para jush.
Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet.
Po unë këto i kam dhe unë nuk mund të bëja kurrë deklarata të tilla pa prova dhe fakte të pakundërshtueshme.
Janë këto prova dhe fakte dhe interesi i qytetarëve të cilët i paguajnë aty për të luftuar krimin dhe jo për të vjelë gjoba tek kriminelët dhe për t’u pasuruar.
Nuk bashkoj vota kurrë me një organizatë kriminale në pushtet.
Kam deklaruar, shqiptarët do votojnë PD-në dhe qeveria e saj do angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias.
Ne kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni, me ekspertë shumë të shquar europianë, që të bëjnë një lloj vëzhgimi të kësaj dhe të gjejmë rrugë sepse populli do zgjidhje, një shtet do zgjidhje. Nuk mund të rrijë Shqipëria pa proces civil, pa proces penal. E thoshte edhe OECD, nuk vjen kush në Shqipëri për të investuar.
Dhe natyrisht me një prokurori politike që nuk bën ligjin, por zbaton urdhrat e ministrit. Urdhëro, thashë, sado që të duket si kështu puna e Veliajt, po ai u shkëmbye kokë më kokë, mori kokën e Olsit, la kokën e Erionit. Kjo është e vërteta Pse? Se me Olsin duhej të jepte dorëheqjen ai.
Çfarë i tha ai Altinit? Ore i tha, po e kape këtë, unë jap dorëheqjen dhe vjen Berisha.
Po unë do vij, nuk ka gjë që më pengon mua. Mori fund.
Unë po pres me padurim 11 majin.
Opozita do vijë në pushtet dhe të gjitha këto do i shkojnë kot atij.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, pas përgatitjes së dosjes së z.Veliaj dhe arrestimit të z.Veliaj nga ana e Spak, mund të themi që në Spak ka segmente të pavarur, apo Spak është kthyer në një arenë perplasjeje e PS?
Berisha: Pyetje e drejtë, pyetje themelore. A ka patur një ndikim shtypja e kokës së gjarprit në Uashington tek Skapi. Përderisa, Antony Blinken vinte këtu dhe takonte Dumanin, vetkuptohet që ndryshimi është si nata me ditën.
I jepte atij titullin e prokurorit të tillë e të atillë se kishte arrestuar liderin e opozitës. Edhe takimi atë qëllim kishte.
Tani, a mund të them unë që shtypja e kokës së Xhorxh Sorosit nuk pati ndikim në Shqipëri? Shumë të madh, padiskutim. Ti e sheh si përpëlitet Rama, shiheni. Ju e patë skenën. Keni parë ndonjëherë ndonjë skenë të tillë ju ndonjëherë, përveçse në filma. Kurrë! E patë vet se ku është.
A ka njerëz në gjykata dhe në Skap të ndershëm, që duhet të zbatojnë ligjin? Po, ka. Çështja është, edhe e kurajos njerëzore. Pra, unë nuk jam në brendi të ndërgjegjës së tyre për të thënë e bënë për këtë, apo e bënë për atë, por për të patur në mënyrë absolute ka, e kam thënë dhe do ta them këtë.
Kur shoh unë Edi Ramën që i bën biografinë, në një kohë kur i ati ishte xhelat, i varte njerëzit në litar, kjo pastaj më revolton në shkallën ekstreme, nuk mund ta pranoj një gjë të tillë, se kjo, tejkalon çdo gjë . Ç’punë ke ti, është i majtë apo i djathtë? Atë thotë, nuk e njoh dhe këtë prokurorin nuk e njeh, dhe këtë Olsin nuk e kam takuar ndonjëherë, nuk e njeh. Sigurisht, e takon Altini. Mos u çudisni, ta ketë takuar Altinin edhe para dy ditëve në Durrës. Zërat janë, provat nuk i kam në dorë. Hetim po bëj, ç’është e vërteta.
Por, pse kanë qenë të dy në Durrës, kjo nuk do të thotë se u bë takimi. Nuk përjashtohet, sepse zërat janë. Gojët e liga thonë se, pati një takim.
Uluziu dhe Arben Rakipi janë figurat më të zeza, më mafioze që ka patur Drejtësia shqiptare në drejtim gjer sot në historinë e vendit. Të dy këta, janë një tandemë. Janë të dy persona që kontrollojnë në çdo gjë Arben Rakipin, dhe Rama një prej tyre.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha, meqënëse ju e keni ndjekur fjalën e z.Rama ditën e sotme, një nga specifikat tuaja është qytetari dixhital. Si u ndjetë ju kur z.Rama ju kopjoi për jë lexim të një mesazhi?
Berisha: Tani, ç’është e vërteta, keq nuk më erdhi. Fale Zot, më imiton, s’di ça bën. Të vazhdojë. Keq nuk më erdhi aty, të vazhdojë ta nxjerrë çdo ditë, mirë bën. Se qytetarët i besojnë Sali Berishës, dhe jo atij.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Në nëj konferencë të Presidentit Trump ditën e djeshme, nga një gazetar u përmend edhe Shqipëria si një nga vendet që mund të marrë palestinezët e Gazës dhe dua të di se, cili do të jetë qendrimi juaj në qoftë se z.Trump bashkëpunon me z.Rama për këtë operacion?
Berisha: Tani, unë i kam shprehur mendimet e mia për këtë çështje. Por unë kuptova se, ajo ishte përgjigja e nëj gazetari ku fokus ishte Indonezia. Kështu e kuptova. Por, mendimet e mia unë i kam shprehur. Shqipëria nuk ka asnjëlloj infrastrukture që mund të presë. Shqipëria është futur në një qerthull tani me këta të gjatët. Shqipëria është vend trafiku, nuk plotëson asnjë kusht, nuk jep asnjë garanci për qënie nejrëzoer, për jetë njerëzore. A e kanë qarkulluar mediat? E kanë qarkulluar. Edi Rama e ka mohur, ka thënë jo. Por, a mund të besosh te Edi Rama? Asgjë.
Anisa Kadesha, RTSH: Pse sipas jush kryeministri Rama kërkoi që të mos i sekuestrohej telefoni i tij. Sipas të dhënave tuaja, është nën hetim kryeministri?
Berisha: Jo, nën hetim nuk mund të them se është vendosur, por ai aty tregoi një gjë tjetër kriminale, ai tha se jam takuar me dëshmitarët, është marrë me dëshmitarët. Ç’punë kishte ai me dëshmitarët e Erion Veliajt, atë e di ai. Ai që kontrollon hetimin është Rama, dhe jo hetimi Ramën. Për këtë kam të dhëna shumë të sigurta, i kam denoncuar.
Ajo drejtoresha e BKH-së është një agjente e verbër e Ramës. Dumani është një skllav i të shkuarës së tij dhe që sipas Ramës, unë ja paskam përfolur, që nuk e bërë kurrë, familjen e tij. Unë kam akuzuar Dumanin, një njeri me tre apartamente që nuk mund ti ketë kurrë një njeri me rrogë shteti dhe një shtëpi tjetër me qira, tek vjehrri që ky gjoja paguaka qira. A paguan vjehrri, apo Altini qira aty, hajde e merre vesh, atë do e sqaroj më vonë.
Këtu është një çështje që vazhdon hetimi. Ka mashtrime të rënda shumë në deklarimet e tij. Janë deklaruar çmime për metër katror 50% më të ulëta se sa janë çmimet në atë zonë, me dokumente. Burimi i tyre është absolutisht i paqarë, vetingu i tij është një falsitet, emërimi i atij në atë detyrë është në kundërshtim me kushtetutën, me 5 vota dhe ai duhet të largohet menjëherë nga aty. Ata që mbështesin një emërim në kundërshtim me Kushtetutën, nuk kanë ligj, kushtetutë nuk kanë moral.
Isa Myzyraj, OraNews: 24 orët e fundit Rama dhe PS kanë ndryshuar qëndrim 180 gradë përsa i përket SPAK dhe GJKKO. Nëse vazhdon në kohë, kjo demoralizon sistemin e drejtësisë, pasi të gjithë partitë politike kryesore janë kundër tyre. A keni menduar ju si parti në opozitë që pretendoni të vini në pushtet në 11 maj, një ndryshim qëndrimi duke i dalë në mbrojtje prokurorëve dhe gjykatësve që sot janë duke u linçuar nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Berisha: Një reformë drejtësie me pjesëmarrjen direkte dhe aktive të Komisionit të Venecias është e domosdoshme në Shqipëri. Një shqyrtim i gjallë të shtrigave që është bërë ndaj gjykatësve dhe prokurorëve është i domosdoshëm. Një zgjidhje dhe rikthim i të drejtës së qytetarëve shqipatrë për një proces të lirë, të drejtë ligjor është i domosdoshëm. Përsa u përket rezultateve, në vitin 2008-2009 Task Forca antikorrupsion e cila përbëhen nga prokurorë, OPGJ, punonjës të SHISH, të doganave, të tatimeve, policia kriminale, ka penalizuar, ka hetuar dhe ndëshkuar 3 herë më shumë zyrtarë se sa në vitin 2022-2023, skapi i partisë, skapi i fundit i Edi Ramës.
Enkel Xhangoli, Klan News: Sot, ne kemi një kryetar bashkie të arrestuar por jo të shkarkuar apo të dorëhequr. PD do të vijojë protestat para Bashkisë, pasi një ndër synimet e saj ka qenë largimi nga detyra si kryebashkiak, apo quhet i përmbushur le të themi ky aksion opozitar?
Berisha: Po e shqyrtojmë atë, por kam një homazh, një nderim të madh për ata qytetarë që nuk u tërhoqën kurrë. Ju garantoj se mbështetjen e tyre Erion Veliaj do shpallte se mbolli pyllin 2 milionë dru në Tiranë, minimumi.
Do shqyrtohet ajo, nuk kemi një vendim.
-Z.Berisha, ju kërkuat sot shkarkimin e Erion Veliajt dhe zgjedhje për Bashkinë e Tiranës
Berisha: Kërkuam dorëheqjen e Edi Ramës. Ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës. Sa mbron fustanet dhe të brendshmet dhe të jashtmet e 860 mijë eurove të Velicës, të japë dorëheqjen dhe t’i japë vendit zgjidhjen që meriton.
– Ilir Alimehmeti ka dalë nga selia e PD dhe ka kërkuar që Veliaj të shkarkohet dhe Tirana të shkojë në zgjedhje. A ka një kandidat sot Sali Berisha nëse mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës?
Berisha: Padiskutim.
– Kush është ky?
Berisha: Ai nuk është atribut i Sali Berishës, kemi forume ne. Ka marrë fund ajo kohë. E përgëzoj z.Alimehmeti që ka kërkuar me të drejtë.
Andon Kello, Abc News: Thatë që kryeministri Rama foli si Ramiz Alia ndaj Prokurorisë së Posaçme. Meqë kritikuat me të drejtë presionin sipas jush të kryeministrit ndaj Prokurorisë së Posaçme, çfarë qendrimi duhet të mbajë ai sipas jush? Duhet t’i trajtojë siç trajtuat ju kryeprokurorin Adriatik Llalla, siç trajtuat Ina Ramën, apo Theodhori Sollakun, meqë këta të 3 kanë qenë kryeprokurorë gjatë 8 viteve tuaja si kryeministër?
Berisha: Meqë pyet, po të përgjigjem. Theodhori Sollaku ishte prokurori që amnistoi bashkë me Ina Ramën krimin monstruoz, qoftë të organizuar, qoftë zyrtar. Nuk kam patur asnjë problem personal me Theodhori Sollakun, ka qenë këshilltari im, sa për dijeni. Ka qenë këshilltar i Sali Berishës, ligjor.
Ina Rama është një vegël e verbër e Edi Ramës. Dijenë këtë nga unë. Është një vegël e verbër e Edi Ramës, e cila bllokoi hetimin e 21 janarit vetëm e vetëm për të shpëtuar Edi Ramën. Ta dini këtë. Nuk kam qenë unë në pushtet. Ka qenë Edi Rama në këto vite. Por njeriu që e bllokoi dhe shkatërroi hetimin është ajo për të shpëtuar Edi Ramën, i cili nuk shpëton kurrë nga ajo çështje. Jo. Ka patur përpjekje për të marrë pushtetin me dhunë dhe përgjgjet gjer në fund.
Osman Stafa, News24: Kur ju keni bërë akuza ndaj SPAK kemi pasur reagime nga KLP e KLGJ, gjë që deri më sot nuk kanë bërë asnjë reagim teksa Rama ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë prokurorë e gjyqtarë që po merren me Veliajn. Si e komentoni këtë?
Berisha: Sigurisht drejtësia kishte një mision, Shqipërinë pa opozitë dhe ky mision ishte i përcaktuar nga Antony Blinken, Xhorxh Soros dhe Rama. Gjërat fjalin vetë, që të vijë sekretari i Shtetit dhe të mos takojë një përfaqësues të opozitës dhe të gjejë kohë të takojë Altin Dumanin, dëshmon qartë për misionin special që i kishin ngarkuar këtij prokurori mafia shqiptare, ndërkombëtare me në krye Xhorxh Sorosin.
Osman Stafa, News24: Dita e nesërme në seancën e Kuvendit të Shqipërisë është dhe çështja e avokatit të popullit. A ka PD një kandidat, cili është ai?
Berisha: PD ka kandidat, njerëz të cilët kanë sakrifikuar një jetë për liri, të drejtat e dinjitetin njerëzor. Ka kandidat njerëz të përgatitur në shkallën me të lartë. Nuk jam në gjendje të them sepse duhet të bëhet një përzgjedhje. Jam i sigurtë se socialistët do të bëjnë çdo gjë, siç e bllokuan gjer sot, se ka vite që ka skaduar mandati i avokatit, do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur të bllokuar. Po kandidatë janë disa, është një listë kandidatësh, kanë aplikuar. Ata që kanë aplikuar kanë marrë pëlqimin e partisë. Tani se ku janë tamam negociatat nuk kam marrë informacionin se në çfarë janë negociatat me PS.
Ermal Rizaj, SYRI TV: Ka një lajm të fundit ku thuhet se Garda e Republikës dhe strukturat e saj drejtuese pranë SPAK kanë njoftuar sallën qendrore të gardës për prezencë qytetare dhe nevojën e shërbimeve policore. Por pas kësaj kërkese nga ana e kësaj strukture nuk është dërguar asnjë punonjës që të krijohej kordoni e të merreshin masa.
Berisha: Inkurajim për pushtim ndërtese. Kjo do të thotë është haptas inkurajim për pushtim ndërtese. Sepse kur garda kërkon, policia në çdo vend normal i përgjigjet asaj, pasi nuk është garda, institucioni që merret me masën, është policia dhe njësitë e saj ato që kanë detyrim.
Garda ka krejtësisht rregulla të tjera. Mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë që të pushtojnë ndërtesën. Dhe kjo është e qëllimshme.
Ky Ervini me tre mbiemra, i shkarkuar për korrupsion nga vetë Edi Rama, i lartësuar në ministër nga vetë Edi Rama, natyrisht nuk njeh ligje por vetëm udhëzime të Edi Ramës.