Berisha: Rama nuk flet kurrë për familjen! Ne do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT PËR FAMILJEN DHE KUNDËR SHPOPULLIMIT

EKSTAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në panelin e prezantimit të programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit, ka shpalosur objektivat e Partisë Demokratike, në lidhje me mbrojtjen e familjes. Duke analizuar shkaqet dhe arsyet e shpopullimit të Shqipërisë, Berisha theksoi se ‘shqiptarët ikën nga vendi për shkak të varfërisë, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët’.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te masat që do të marrë qeveria e ardhshme demokrate për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme. ‘Me minimumin jetik dhe kartën e konsumatorit, në 3 muaj e parë të qeverisjes së PD do i japim fund varfërisë ekstreme’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit.

Berisha tha gjatë fjalës së tij në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit, tregoi se objektivi i qeverisë së PD-së, do jetë shtimi i popullsisë çdo vit. ‘Të shtojmë popullsinë vit për vit, të rikthejmë besimin për ndërtimin e ëndrrës shqiptare’, u shpreh kreu i PD-së.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, premtoi një kuadër të veçantë ligjor për nënat kryefamiljare, pas ardhjes së PD-së në pushtet. ‘Kuadër ligjor i veçantë për nënat kryefamiljare! Do ndihmohen edhe nënat me shumë fëmijë’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit.

Kryedemokrati Sali Berisha ka premtuar zero taksa për 5 vite, për çdo emigrant të rikthyer në Shqipëri, që kërkon të ngrejë biznes. Duke folur gjatë oprezantimit të programit qeverisës 2025-2029 për familjen, me ardhjen e demokratëve në pushtet, Berisha premtoi gjithashtu, kredi të buta dhe grante për shqiptarët e rikthyer, si e vetmja rrugë për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrazjen e vendit.

Duke folur mbi programin qeverisë së demokratëve në 4 vitet e ardhshme me marrjen e pushtetit, Berisha garantoi përpara shqiptarëve, se familja do të jetë krenaria e kombit. Sipas tij, Rama dhe kabineti i tij nuk ka folur kurrë për familjen, madje disa terma i kanë hequr nga fjalori zyrtar. Për Berishën, familja shqiptare është garancia më e madhe se ky vend ka të ardhme dhe do të ketë të ardhme.

FJALA E PLOTE:

Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, të pranishëm në këtë takim ku PD paraqet programin e saj për familjen.

Një vlerësim të veçantë dhe përshëndetje, e falënderim të përzemërt Aulonit dhe anëtarëve të tjerë të këtij departamenti, të cilët kanë trajtuar këtë çështje me përkushtimin dhe seriozitetin më të madh.

E kanë trajtuar në kompleks dhe kanë bërë gjithçka që të mund të sensibilizojnë, të ndërgjegjësojnë shoqërinë e sotme shqiptare, për dramën që familja e kësaj shoqërie, më të thellë se të gjitha kohërat, e përjeton në narkodiktaturë.

Ne që kemi përjetuar diktaturën e kemi shumë të qartë se, në rrafshin ekonomik familja ishte njësia e ndarjes së varfërisë dhe Shqipëria përjetoi një nga kohërat më të vështira saqë të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të 3-tat në botë.

Familja shqiptare në diktaturën iu nënshtruar në një përqindje të madhe terrorit, tensioneve, iu nënshtrua indoktrinimeve.

Por duhet të themi të vërtetën. Ato që përjetoi familja sot dhe këto 10 vite janë më të rëndat në tërë historinë tonë kombëtare, sepse në këto 10 vite ndodhi shpërbërja më e rrezikshme e familjes dhe e kombit shqiptar, më e madhe, më e pakrahasueshme.

Ne jemi konservatorë dhe përkthimi më i qartë i këtij termi, është tradicionalist. Ne jemi tradicional, njerëz të traditës.

Në traditë e para është familja, në traditë vlera më themelore është familja, ndaj dhe ky grup të rinjsh e morën me kaq përkushtim dhe seriozitet dhe në bashkëpunim me Aleancën për familjen, bënë gjithçka që të ndërgjegjësonin dhe vetëdijësonin shqiptarët për këtë dramë që po luhej në të vërtetë në epiqendrën e qenies kombëtare.

Në 10 vite kanë ndodhur gjenocid i butë, por gjenocid i vërtetë ndaj shqiptarëve. Kanë braktisur Shqipërinë për kushte të llogaritur vetëm në hapësirën e Bashkimit Europiane 1 milionë e 99 mijë shqiptarë.

Të marrë edhe në të gjitha vendet e tjera, këta shkojnë të paktën minimumi në 1 milionë e 400 mijë banorë. Kurrë një komb nuk ka patur një zbrazje të tillë të llahtarshme.

Dhe e tëra kjo ka patur një faktor themelor, varfërinë, varfërinë dhe mbi të gjitha varfërinë.

Thashë, nëse në socializëm njerëzit ishin të detyruar të ndanin kafshatën, kripën, lugën e sheqerit, këtu në narkodiktaturë njerëzit largoheshin sepse nuk mund të jetonin, sepse prindërit nuk mund të ushqenin fëmijët.

Kjo është arsyeja se pse nga këta 1 milionë mbi 700 mijë janë të rinj dhe fëmijë që jkanë larguar.

Asnjë komb tjetër, në asnjë luftë, në asnjë fatkeqësi natyrore nuk ka humbur materien e tij në mënyrë kaq të rrufeshme, kaq të thellë sa kombi ynë.

Ky është njëri aspekt i dramës demografike shqiptare.

Aspekt tjetër ishte dhe denatyrimi i familjes, i një politike që kishte si synim denatyrimin e familjes.

Kjo politikë, duhet ti themi gjërat siç janë, u arrit të shndërrohet në politikë zyrtare të vendit udhëheqës të lirisë, të vendit më të fuqishëm të planetit.

Progresistët kjo racë ekstremistësh të majtë, këta shkelmuan mbi çdo normë dhe parim dhe filluan në kërkim jo vetëm të njeriut të ri, siç e predikonte Marksi, por tashmë edhe familjes së re, por në këtë frymë jo çifteve të reja, familjes së re.

Familjes në të cilën prindërit. Shoqëritë në të cilën fëmijët do të lindeshin në ferma grash.

Një qëndrim postMarksist i pa përshkruar më parë. Karl Marksi parashikonte krijimin  e një njeriu të ri sipas tij. filozof terrorist, e vërteta. E vërteta është se kush do që e lexon atë, ai është, sigurisht  ‘Kapitali’ është kapital, por ai është babai i doktrinës terroriste të përpunuar nga lëvizje të tjera të mëparshme.

Pra Karl Marksi parashikonte njeriun e ri, globalizimin si një botë pa shtet e kufij, por nuk parashikonte agresionin ndaj gjinisë njerëzore, siç predikonte dhe parashikonte Xhorxh Sorosi dhe ekstremi i majtë postmarksist në SHBA dhe pastaj e përhapën në mbarë botën.

E përhapën se si, e si të krijohej një shoqëri të re, se si e si gjinia të mos ishte më një dallim. Duhet ta pranojmë, pas SHBA-së, Shqipëria isht ndofta kopshti i dytë më i lulëzuar i Xhorxh Sorosit dhe i kësaj doktrine.

Bëra këtë hurje për të theksuar se, çfarë rëndësie themelore ka për kombin, shoqërinë, Shqipërinë një përqendrim i madh, në ruajtjen, mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj.

Ju garantoj se programi ynë, do të ketë një drejtim themelor, këtë drejtim.

Kjo përpjekje, ky objektiv për një familje të fortë, për një familje të konsoliduar, për një familje plot jetë kërkon një përballje shumëplanëshe.

Prap unë theksoj, e para varfëria.

Nëqoftëse ne nuk i bëjmë me urgjencë një sulm frontal varfërisë ekstreme shqiptarët me qindra e mijëra do të vazhdojnë të ikin nga Shqipëria dhe familja shqiptare do të zvogëlohet dhe do të jetë gjithnjë në vështirësi.

Ndaj dhe ajo paketë që ne e kemi quajtur paketë emergjence, ka një synim; të zhdukë varfërinë ekstreme. Nuk zhduk varfërinë, sepse varfëria ekziston në çdo vend. Por varfëria ekstreme në një vend me situatën ekonomike të Shqipërisë, ekziston sepse ai vend vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët.

Asnjë shkak asnjë arsye, nuk ka që kjo varfëri të ekzistojë.

Keni bërë një shembull shumë të mirë që keni marrë Kukësin. Por ju them unë çfarë ndodhi në Kukës. Sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës, sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër PS-së.

Mirëpo ata që e njohin Kukësin e dinë se përveç fare pak fshatrave, në tërësi fshatrat e atij qarku janë me më pak tokë, janë fshatra të cilat pa ndihmë ekonomike nuk mund të jetojnë banorët.

Dhe Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë në ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistra dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë e të shtonte ndihmën ekonomike, Shqipëria do të realizonte atë që do të realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin.

Përkundrazi ato erdhën duke u thelluar dhe sot në një kohë kur 41% e popullatës janë në rrezik varfërie dhe varfëri, ndihmë ekonomike marrin gjithsej 61 mijë qytetarë.

Pra e gjitha kjo është një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe kjo merr fund në 3 muajt e parë të qeverisjes tonë. Qoftë me minimumin jetik, qoftë me rrogën minimale që nuk do të jetë ndën se 500 euro, qoftë me kartën e konsumatorit për të gjithë familjet në nevojë apo personat në nevojë që marrin rrogë 500 euro apo marrin minimumin jetik 200 euro.

Do të jetë një përpjesëtim i tarifave të ujit,  i çmimit të energjisë dhe do të bëjmë gjithçka qëë në një kohë rekord ta çlirojmë nga dhimbjet e skamjes.

Kjo nuk mjafton, që ne të realizojmë qëllimin tonë, por kjo është emergjencë.

Realizimi i qëllimit tonë kërkon një politikë demografike shumë serioze, e cila duhet të synojë shtimin e popullatës në këtë vend, nga viti në vit.

Në rrafshin moral kjo ndodh kur ti e bën Shqipërinë një vend plot shpresë, besim. Një vend ku të rinjtë e të rejat besojnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre, ëndrrën shqiptare.

Pra ti rikthen ëndrrën shqiptare, për të ndërtuar Shqipërinë.

Natyrisht edhe në këtë rast, është familja ajo që ka peshën më të madhe në këtë mision. Ndaj dhe ajo do të asistohet nga qeveria për fëmijën e parë, pagesë të përmuajshme për fëmijën e dytë dhe fëmija i tretë nga lindja deri në moshën 23 vjeçare do të merret përsipër tërësisht nga shteti.

Të dashur miq!

Është koha të ndërmarrim një kthesë të fuqishme. Të rikthehemi drejt qytetarit, të rikthehemi drejt problemeve më madhore të kombit.

Dhe sot nuk ka problem më madhor se shpopullimi i këtij vendi, se sa zbrazja e vendit, se sa faktikisht shpërbërja e kombit.

Pra, përsëri këto janë një grup masash, por masa të tjera janë të domosdoshme që të synojnë lehtësimin e familjes, të synojnë një demografi tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këto masa do instalohen me shpejtësi qoftë në sistemin fiskal. Në socializëm, në fakt në atë varfëri, por nënat me shumë fëmijë u jepnin një pension. Sepse duhen parë gjërat me objektivitet.

Nuk kishte sistem më çnjerëzor se socializmi, por edhe më çnjerëzor është narkodiktatura e Edi Ramës.

Ky është sistemi më çnjerëzor.

Ndaj dhe një kuadër fiskal lehtësues, përjashtues për nënat me shumë fëmijë.

Një kuadër që të ndihmojë suksesin e saj në garantimin e një jetese normale për familjen, është i domosdoshëm.

Krahas kësaj, Shqipëria është vendi i nënave kryefamiljare me numrin më të lartë ndoshta në rajon dhe më gjerë, për shkak të emigrimit të baballarëve.

Atëherë, një kuadër ligjor i veçantë, iu garantoj dhe po punohet për nënat kryefamiljare.

Këtu para jush në një seancë tjetër, një nënë biznesmene përshkroi mundimet e saj si nënë kryefamiljare për të përballuar biznesin dhe familjen, djalin, nënën e vet. Pa asnjë lehtësim. Pa asgjë.

Duhet detyrimisht një kuadër ligjor që të garantojë lehtësimin e barrës që ajo përballon, qoftë në aspektin financiar, qoftë në aspektin burokratik.

Shqipëria ka nevojë shumë për një politikë që të nxisë, të rikthejë qindra mijëra që janë larguar nga ky vend.

Po! Këta qindra mijëra shqiptarë qëjanë larguar nga ky vend, ka prej tyre që janë të kualifikuar, ka prej tyre që janë biznesmenë, sot shumë të suksesshëm në ato vende. Të tjerë studiues, shkencëtarë, ekspertë, specialistë.

Por shumica dërrmuese e tyre janë punëtorë, njerëz të thjeshtë, të cilët rrinë në ato vende sepse marrin një rrogë më të mirë, paguhet më mirë puna e tyre. Punojnë në bujqësi, punojnë në punë të rënda, ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të kthehen në Shqipëri.

Kursimet e tyre të kenë sukses në këtë vend.

Një periudhë prej 5 vitesh do jetë pa taksa.

Por nuk përbën vetëm kjo një masë për kthimin e tyre të butë në Shqipëri. Jo, duhen një seri masash të tjera.

Duhen kredi të favorshme, duhen grante për start-upet e tyre. Pra, në qoftë se në vitet 2009-2013 u rikthyen rreth 180 mijë emigrantë, ne duhet të bëjmë gjithçka për një përmbysje të shpejtë të situatës aktuale që të fillojë rikthimi i tyre.

Programi në këtë fushë, ose suksesi i programit tonë në këtë fushë, është dhe barometri më kryesor i arritjes së objektivave të qeverisë sonë të ardhshme.

Por nga ana tjetër, fitorja e 11 majit është e një rëndësie jetike vendimtare pikërisht për të shpëtuar familjen shqiptare dhe zbrazjen e këtij vendi në mënyrën më të paimagjinueshme.

Edhe kombet e tjera jetojnë me diferenca nga kombet e pasura, edhe ato kanë të njëjtat standarde për lëvizjen në Europë, por asnjë komb si ne nuk po pakësohet, nuk po shkretohet në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Është vendimtare që kjo periudhë gjer në zgjedhje, në emër të këtyre vlerave që besojmë, të familjes shqiptare dhe shpëtimit të saj, të bëjmë gjithçka me shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë vendit, që 11 maji të jetë ditë e një fitoreje historike.

Është quajtur historike fitorja e vitit 1992. Por iu garantoj se më historike, në raport me qenien tonë kombëtare, është fitorja e 11 majit.

Ju jeni dëshmitarë, këto ditë se në ç’gjendje ndodhet vendi, çfarë makinerie gjigante mashtrimi dhe manipulimi ka krijuar narkoshteti dhe regjimi i tij.

Një njeri, i cili i thotë qytetit se kam mbjellë 1 milion pemë dhe nuk ka mbjellë gjithsej 10 mijë të tillë, por ka marrë paratë e fidanëve.

Një njeri, i cili i thotë qytetit ‘unë do të pastroj dhe do të bëj model se do i djeg plehrat në djegësin’ dhe shpenzon 130 milionë euro dhe djegësi nuk ekziston.

Një njeri, i cili ka përdorur një model vjedhje që asnjë nga ne që jemi këtu, nuk e kishim dëgjuar kurrë më parë, formati 5D, që fitonin drejtorët tenderat e bashkisë.

Ky njeri, që ka 2 vjet që duhej të ishte i dënuar të paktën 60 vite për këto që ka bërë, dhe tani ngrihen të gjithë ata që ky i ka shpërblyer me paratë e qytetarëve të Tiranës, ngrihen të gjithë ata që kanë vjedhur me të, rrethojnë gjykatën, rrethojnë prokurorinë…

Absolutisht u kërkoj të ndiqni, të ktheheni dhe të shihni filmin e viteve ’80, kur Eskobari rrethon gjykatën. E dyta herë në histori që shteti rrethon gjykatën.

Dhe, shikoni çfarë, rroftë Skapi, poshtë Skapi.

Dhe, Berisha tha do shkrijmë Skapin.

Mor miq, po një prokurori politike është prokurori e diktaturave.

Një prokurori politike është armike e egër e lirisë, pavarësisht, po qe prokurori politike, ajo është rrezik i madh për lirinë e të gjithë shqiptarëve.

PD ia doli, Skapin që Edi Rama e mban si dekoratë, e ka damkosur me tre rezoluta ndërkombëtarë si prokurori të mirëfilltë politike.

JD Vance u shpreh haptas, arrestoni oponentët politikë dhe liderin e opozitës, arrestoni gazetarë. A nuk kanë ndodhur këto në Shqipëri të gjitha?

Pra, u ndala në këtë moment për të theksuar se çfarë manipulimi.

A i dëgjoni ndonjëherë mediat e qeverisë që të flasin për familjen? A e dëgjoni ndonjëherë Edi Ramën të flasë për familjen? A i dëgjoni ato ministre, që unë për definicion duhet t’i respektoj, të flasin për familjen shqiptare? Asnjëherë! E kanë hequr fjalën familje.

Janë disa terma që janë zhdukur nga fjalori zyrtar.

Ndaj dhe ne do ta rikthejmë me forcën më të madhe.

Do bëjmë që familja shqiptare të jetë krenaria e kombit shqiptar.

Do të bëjmë që fëmijët e një familje shqiptare, ëndrrën shqiptare ta bëjnë realitet në Shqipëri dhe kjo është garancia më e madhe se ky vend ka të ardhme dhe do ketë të ardhme.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale