PRONONCIM PËR MEDIA I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PARA SPAK
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr.Sali Berisha, gjatë një prononcimi për media ditën e sotme para SPAK, akuzoi kryeministrin Rama për kapje të plotë të sistemit të drejtësisë dhe për përdorimin e institucioneve për të goditur opozitën dhe pluralizmin politik.
Berisha u ndal veçanërisht te vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, të cilin e cilësoi antikushtetues, antiligjor dhe të paprecedentë, duke deklaruar se ai mbyll çdo mundësi që Prokuroria e Posaçme të hetojë ministra në detyrë.Lideri democrat u shpreh para gazetarëve se ky vendim i ka dhënë Edi Ramës siguri totale për të shmangur hetimet penale dhe ka paralizuar institucionet e drejtësisë.
Berisha akuzoi me tone të ashpra Altin Dumanin, të cilin e akuzoi se ka vepruar si instrument politik i mazhorancës, duke arrestuar figura të opozitës në vit elektoral dhe duke mbyllur dosje të rënda që lidhen me kryeministrin dhe familjarët e tij. Berisha deklaroi se Dumani ka hyrë në galerinë e turpit të drejtësisë shqiptare dhe se mandatin e mbyll me pasuri të fshehura.
Në lidhje me akuzat ndaj tij personale, Berisha i hodhi poshtë si të fabrikuara dhe të motivuara politikisht. Ai deklaroi se pasuria e tij është transparente dhe se me rrogë shteti nuk mund të krijohen disa apartamente, duke iu referuar akuzave ndaj drejtuesve të drejtësisë. Sipas Berishës, ai i është nënshtruar një vetingu të plotë dhe rezultatet kanë treguar se nuk ka përfituar në mënyrë të paligjshme gjatë karrierës së tij politike.
Sa i përket drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho, Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se zgjedhja e tij është bërë në përputhje me Kushtetutën, ndryshe nga paraardhësi, por kritikoi ashpër Këshillin e Lartë të Prokurorisë për qëndrime diskriminuese ndaj grave gjatë procesit të votimit.
Berisha komentoi gjithashtu praninë e diplomatëve të huaj në mbledhjen e KLP-së, duke deklaruar se ajo dëshmon presion të fortë politik mbi institucionet nga ana e kryeministrit. Ai e cilësoi reformën në drejtësi si një pseudo-reformë të ndërtuar mbi korrupsion dhe ndërhyrje politike.
Në përfundim, Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke deklaruar se më 22 dhjetor qytetarët do të mblidhen në Tiranë për të kundërshtuar atë që ai e cilësoi shkatërrim të shtetit ligjor dhe eliminim të pluralizmit politik në Shqipëri.
PRONONCIMI I PLOTË PËR MEDIA
Mirëmëngjes dhe një përshëndetje të përzemërt.
Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë.
Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.
Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase.
Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin.
Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë.
Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses.
Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor.
Kjo i dha zemër Edi Ramës.
Shikoni pse foli dje ai.
Ai foli dje sepse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra.
Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, siç nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahirit.
Pra, ajo masë e vetme që u kishte ngelur në duar institucionit të prokurorisë, ishte pezullimi.
Dhe këtë, pasi pariti Gjykatën Kushtetuese gjer në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë.
Një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë.
Por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë me datën 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin e parave që ka vjedhur me Belinda Ballukun.
Tani, ju keni kureshtje të tjera të plota.
Dumani kishte marrë prokurë nga Irena Gjoka për të vazhduar avokatinë e saj.
Shënimi që i lashë:
“Armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, mercenarit të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, Altin Dumani, me kujtesën se për veprat e tij të rënda penale, drejtësia një ditë do thotë fjalën e saj”.
Gazetarët: Besoj se ky është mesazhi i fundit për Altin Dumanin sepse nuk është më në atë post?
Berisha: Nuk është mesazhi i fundit për Altin Dumanin.
Ai, bashkë me Irena Gjokën, ka hyrë në galerinë e turpit të historisë së drejtësisë shqiptare.
Nuk është e fundit.
Ai ka hyrë në galerinë e turpit dhe të krimit.
Por siç e patë, Irena ka të tjera plot, Altinë ka të tjerë plot, me vendimin që mori Gjykata Kushtetuese, duke i marrë pushtetin plotësisht sistemit të drejtësisë, duke bërë Faktin, Apelin dhe Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë që nuk mund ta bënte kurrë.
Mos harroni se kjo gjykatë një vit më parë ka hedhur poshtë, nuk ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve të PD me pretekstin absurd që nuk legjitimohen, në një kohë kur Kushtetuta në mënyrë taksative përcakton një të pestën e deputetëve si institucion që mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.
Gazetarët: Z.Berisha, z.Dumani e ka përfunduar tashmë mandatin dhe në krye të SPAK kemi një drejtues të ri, Klodian Braho. A keni ju një qëndrim për të?
Berisha: Dumani e mbyll me faqe të zezë.
Me pasuri të fshehura.
Gazetarët: A keni prova për këtë z.Berisha? Pse nuk i bëni publike?
Berisha: Kam prova të plota për këto.
Të them unë ty, jam ish-president dhe ish-kryeministër, dhe jap garanci të plotë para çdo shqiptari, se asnjë rrogëtar i këtij shteti, përfshi presidentin dhe kryeministrin, nuk mund të bëhet me 4 apartamente me rrogën e shtetit.
Ky deklaron se jam me qira tek vjehrri, a e kuptoni ju tani se çfarë mashtruesi është ky?
Po të thoshte që vjehrri i ka bërë dhuratë vajzës së vet një apartament, unë absolutisht do e pranoja, se baba i bën dhuratë vajzës një apartament, por ky është aksioner aty dhe thotë se është me qira tek vjehrri. Po kujt ia thotë ky këtë?
Ku i gjeti ky tre apartamentet e tjera?
Cili njeri mund të ketë me rrogën e shtetit tre apartamente?
Ja po ta them unë, me rrogën e shtetit kam arritur të blej gjithsej 40 metër katrorë ndërtim. Mund ta blija më shumë, por duhet të merrja kredi.
Pa kredi, nuk mund të blihen.
Gazetarët: Ju keni një akuzë zyrtare nga SPAK z.Berisha, dhe fakti që keni një akuzë zyrtare, a ju vë në konflikt interesi?
Berisha: Fakti që ka një akuzë zyrtare? Për çfarë akuza?
Unë nuk jam marrë me të këtu, por ajo është një histori mashtrimi dhe falsifikimi gjer në qiell.
A e di se çfarë thanë këta në fillim?
Ka marrë vendime për të favorizuar dhëndrin.
A e di se çfarë thonë tani?
Jo, nuk ka vendime, por ka përfituar nga vendimet.
E kupton apo jo?
Pasi e mashtruan publikun se vendimi aq i kaq për përdorimin e letrave me vlerë u bë për qëllim që të përfitonte dhëndri, dhe kur doli kishte përfituar gjithsej 64 euro, se i kishte paguar të gjitha, atëherë mbetën dhe tani thonë se ai ka përfituar 64 euro.
Çfarë thanë tjetër?
Ia ndryshoi destinacionin.
Destinacionin e ka ndryshuar Edi Rama, por nuk guxojnë ta thërrasin Edi Ramën.
Personi qëka ndërruar destinacionin e ndërtesave dhe të terrenit është pikërisht Edi Rama, sepse bashkë me vëllanë e tij kishin ndërmend të ndërtonin aty një qytezë të veten.
Në qoftë se Edi Rama ka firmosur me dhjetëra vendime nominale, nga të cilat 4 vetëm për Karlo Bolinon për të marrë tokën e falur nga pronarët për gjimnaz të lagjes, ka firmosur 38 mijë metër katrorë për vëllanë e tij te Rrapi i Treshit, ka firmosur miliona metër katrorë për klanet e tij, Sali Berisha ka vetëm një firmë nominale në të gjithë karrierën e tij, kjo firmë lidhet me një banesë që i është bërë dhuratë shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare.
Dhe ajo është bërë sepse shteti mori për ta bërë muze shtëpinë e tij në Gjirokastër.
Këta mashtrues, armiq të egër të pluralizmit, i bënë vetingun Sali Berishës dhe për çka u jam mirënjohës.
Jam i vetmi politikan me veting të plotë nga armiqtë e mi.
Nxorën se kursimet e mia dhe pasuria ime ishte një apartament 40 metër më i madh se ai në diktaturë dhe 100 mijë euro për 54 vite punë. Bashkë me bashkëshorten time.
Nxorën pastaj si korrupsion pushimet e paguara nga vajza ime një javë.
Ke dëgjuar ndonjëherë në historinë e botës se mund të konsiderohet korrupsion një gjë e tillë?
Nxorën korrupsion një faturë mjekësore të paguar nga vajza ime për mua dhe nënën e vet.
Nxorën si korrupsion pagesën që vajza ime dhe dhëndri kanë bërë për 3 fëmijë në nevojë, sepse ata trajtohen në qendrën e autizmit që drejtohet nga bashkëshortja ime, e cila në 20 vite nuk ka marrë asnjë qindarkë aty, ka paguar vullnetarisht.
Pra, këto janë akuzat që thoni ju.
Dhe këto i ka formuluar ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, me Altin Troplinin dhe Enkelejda Fetahun, mikeshën simotër të Taulant Ballës dhe asaj gjyqtares Fetahu.
Pra, ky si mercenar goditi pluralizmin në vitin elektoral në mënyrë që të fitojë partia e tij.
Por kjo është një betejë në vazhdim.
Nuk mbroj asgjë tjetër përveç pluralizmit politik.
Gazetarët: Për z.Braho nuk më dhatë një përgjigje?
Berisha: Në konferencën e shtypit para tre ditësh më pyetën dhe komenti im ishte ky.
Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota.
Famozi KLP ishte mizogen, a mund të kuptosh ti, ju pyes unë ju zonja, që ato zonjat e KLP-së, Mandri dhe ajo Bogdani, të mos i japin një votë të vetmes përfaqësuese të grave dhe vajzave, që arriti të kualifikohet për vlerësim.
E lanë pa asnjë votë.
Mizogeni e plotë.
Më shumë se mizogeni.
Gazetarët: Doktor, pas dy ditësh Gjykata Kushtetuese vendos për një kërkesë tuajën, çfarë prisni dhe keni bërë një deklaratë që ndërprisni çdo komunikim tuajin të dialogut politik me ,mazhorancën, kjo përfshin edhe kodin elektoral?
Berisha: Tani, atë ankimim aty e kanë bërë avoketërit, të cilët ndjekin procedurën sipas gjykimit të tyre.
Kjo është lidhur me pyetjen e parë.
E dyta, kësaj pyetje do i përgjigjem në konferencë shtypi në orën 12 e 30 se aty kam çështje, këtu ka vetëm çështje që i interesojnë publikut dhe jo çështjet e mia.
Merreni ju me mend, kryeministër që tmerrohet nga patllaket që agjentët i mbajnë në përputhje me ligjin.
Iu kujtua Isa Boletini atij në Londër.
Erdhën, tha.
Gazetarët: Z.Berisha, janë publike qëndrimit tuaja kundrejt Altin Dumanit, megjithatë mund të na bëni publike se cilat janë rekordet pozitive të këtij SPAK-u nën drejtimin e z.Dumani? A keni ju një qëndrim mbi kërkesat e Prokurorisë së Posaçme, dhe veçanërisht deklaratat e Dumanit, i cili thotë se duhet të zgjatet mandati i prokurorëve të posaçëm?
Berisha: Tani, me ke bërë një pyetje shumë të drejtë Anila.
Në qoftë se shkojmë në Republikën Popullore të Kinës, të garantoj që prokuroritë që zbatonin nenet antidemokratike, që çonin në litar dhe para skuadrave të pushkatimit kundërshtarët politikë, ishin pothuaj kaq të rreptë ndaj atyre që bënin korrupsion, që vidhnin pasurinë socialiste.
Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të pranosh shtypjen e pluralizmit politik.
Ata që pranojnë dhe pajtohen me shtypjen e pluralizmit politik, ata kanë deficit të tmerrshëm në parimet më themelore të demokracisë.
Altin Dumani do të mbahet, radhën tjetër do ia bëj bilancin këtu, do mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik.
Si njeriu që arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, për të fituar partia e tij.
Pa asnjë fakt penal.
Pa asnjë akuzë.
Si persona nën hetim, paradhënie për partinë e tij.
Madje, edhe pa thirrur ndonjëherë në pyetje.
Pra, a ka bilanc më të zi se ky?
Që shkel Kushtetutën, ligjet, themelin e Kushtetutës, pluralizmin politik, si mercenar për llogari të Edi Ramës dhe narkoshtetin.
Ka fshehur dosjet, ka mbyllur dosjet e Olsi Ramës, Linda Ramës, Edi Ramës, që janë nga më të rëndat.
Ka mbajtur në xhep për 1 muaj mandatarrestin e Elvis Doçit apo Pojës së Troplinëve duke u bërë vetë kështu Poja e Skapit.
E kam akuzuar disa herë këtu dhe nuk ka çelur gojën, nuk ka thënë një fjalë për Kreshnik Farrukun, për të cilin prokurorët dixhitalë kanë informuar se ka marrë 5 milionë euro për të kaluar përgjegjësitë, fajet nga ai tek i vëllai.
Ka amnistuar… merr lexo pak dosjen Toyota Yaris, shumë e drejtë është të pyesin se ku qëndron Skapi si organizatë kriminale.
Nuk them, këta janë 20 prokurorë, nuk e kam fjalën kurrë për 20 prokurorë, por e kam fjalën për Altin Troplinin, i cili ka një dosje në të cilën prokurorë dhe punonjës të BKH janë të implikuar në veprimtari kriminale dhe ky ka treguar tolerancë të plotë.
Pra, janë të gjitha këto.
Rasti i fundit, akuzë se prokurorit Prençi ia ka shtyrë kërkesat për Lubinë dhe në rastin e fundit, i thotë se mirëpo, por mendo vetë për kokën tënde.
Pra, u bë zëdhënës i Edi Ramës.
Çfarë mund të ketë ky njeri që mund të më impresionojë?
Tjetra, lëshoi mandat arrestoi për Arben Ahmetajn, sepse u gjetën pllaka banjo në shtëpinë e ish-bashkëshortes të paguar nga Zoto apo Mërtiri.
Arben Ahmetaj kishte refuzuar me shkrim 5 herë inceneratorin e Tiranës, dhe Altin Troplini lëshonte urdhër arresti për të dhe jo për Edi Ramën, që i kishte dhënë 8 pikë kompanisë së Zotos, 8 muaj para se ajo të themelohej.
Jo për Edi Ramën, që ka një aferë të tmerrshme në Porto Romano, po të lidhur me djegësin.
Jo për Erion Veliajn, sepse po të jepte për Erion Veliajn, duhej të shkonte tek Edi Rama.
Cilat nga këto nuk janë të vërteta?
Si mund të gjykohet Altin Troplini ndryshe përveçse si Poja i Troplinëve?
Unë mendoj se asgjë tjetër nuk ka.
Kategorik kundër.
9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë.
Ata që nuk bashkëpunojnë me krimin, ata që punojnë me vullnet të hekurt…. e di kush e kërkon atë? E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin.
E kërkojnë ata që kanë larë para me pronat e tyre si Troplini, se një njeri i ndershëm nuk e kërkon asnjë ditë.
Erdha, shërbeva me nder dhe mirupafshim.
Kjo është…
E shpenzoi gjithë mandatin, i mori peng me Ulsi, me të tjerë, po kostumet e Uluziut ku janë se harrova?
Në Komision të Ligjeve janë, aty ka një garderobë për kostumet dhuratë.
Gazetarët: Thatë që në mbledhjen e KLP-së u zbatua Kushtetuta për zgjedhjen e ri të SPAK, a keni ju një komunikim për prezencën shumë të theksuar të diplomatëve të huaj në atë mbledhje?
Berisha: Po, ajo prezencë e paprecedentë diplomatike dëshmonte në radhë të parë se duhet të kishin të dhëna, se krejtësisht për shou, nuk ma merr mendja që të jenë kaq të interesuar, por duhet të kishin të dhëna në rrugë të ndryshme se Edi Rama kishte bërë presion të jashtëzakonshëm mbi KLP-në.
Ndryshe ajo nuk mund të shpjegohet.
Komenti tjetër është ky.
Kjo është pseudo-reforma e Xhorxh Sorosit.
E vërteta është që qëllimi i atyre titullarëve në atë sallë, kishte qëllim pozitiv, kishte qëllim të parandalonte kapjen.
Por problemi nuk është ajo sallë, problemi është Edi Rama, problemi është ai njeri që këta menduan se shpëtuan një gjë, por Gjykata Kushtetuese i mori të gjitha.
Bllokoi çdo gjë.
Është një sistem, më i shëmtuari që mund të jetë.
Mos harroni edhe njëherë, se ju jeni këtu dhe duhet ta përsërisni sepse propaganda është një mjet toksik për shqiptarët.
Në vitin 2021, Ilir Meta, zëvendëskryeministër, nuk kishte SKAP, kishim sistemin konvencional, nuk priti kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit, por dha dorëheqjen si zëvendëskryeministër, hoqi dorë nga imuniteti dhe iu përgjigj menjëherë thirrjes së prokurorisë.
Ja cila ishte drejtoria para Sorosit.
Se këta thonë nuk ka ndodhur kurrë.
Ka ndodhur. Janë arrestuar edhe kryeministra në këtë vend.
Dhe janë arrestuar 30 vite më parë.
Kanë dhënë dorëheqjen zëvendëskryeministra dhe kanë shkuara para prokurorit dhe gjykatësit.
Kanë dhënë dorëheqjen ministrat sa herë është kërkuar.
Ato ishin standardet etike dhe morale të një qeverie që besonte në shtetin ligjor.
Dhe këto janë standardet e Edi Ramës, që për të zgjedhur kreun e Skapit të partisë, duhej të shkonte i gjithë trupi diplomatik në sallë në mënyrë demonstrative, sepse ai kishte bërë ndërhyrjet më monstruoze.
E megjithatë, një ditë më mbrapa ai shumëzon me zero SKAP dhe BKH nëpërmjet Irenave dhe Irenëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ky sistem drejtësie që i ngrit mbi korrupsionin më të madh, që u ngrit mbi lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit për t’ia dhënë drejtësisë Edi Ramës, është një sistem totalisht i falimentuar.
Faleminderit!


