DEKLARATA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA PËR GAZETARËT TE PARLAMENTI
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për gzetarët në oborrin e parlamentit ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj Edi Ramës dhe veprimet që ai po ndërmerr për të kërcënuar Erion Veliaj, që sipas tij, e ka dërguar në Durrës që ti çojë Ponjën dhe Xhevdet Troplinin. Sipas tij, qeveria është më e shqetësuar për mbrojtjen e individëve të përfshirë në korrupsion sesa për problemet e qytetarëve shqiptarë. Ai ka vënë në dukje çështjen e arrestimit të Erion Veliajt dhe e ka krahasuar atë me mënyrën sesi qeveria e trajton ligjin dhe drejtësinë. Në
fjalën e tij, Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje të ngushta me korrupsionin dhe për favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin. Ai ka përmendur edhe çështjet e pasurimit të paligjshëm, tenderëve dhe ndikimit të pushtetit në bizneset private.
Lideri i opozitës Sali Berishat, ka denoncuar lidhjet e qeverisë me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pasurisë publike. Ai ka theksuar se fatura të dyshimta lidhur me blerjen e garderobës së gruas së Erion Veliajt janë mbajtur të fshehura nga autoritetet, duke përdorur lidhje të ngushta për të mbuluar veprimet e paligjshme.
Berisha ka paraqitur fakte, përfshirë foto dhe fatura të blerjeve online, që përmbajnë vlera të mëdha dhe që nuk janë përfshirë në hetimet e prokurorisë, sipas tij. Ai ka përmendur se përpjekjet për të mbuluar këto informacione janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të fshehur shkeljet dhe favorizimet që lidhen me individë të lidhur ngushtësisht me pushtetin.
Në fjalën e tij, kryetari i PD, Sali Berisha ka kundërshtuar akuzat e Taulant Balla, duke theksuar se çdo pagese e bërë nga ai dhe familja e tij ka qenë e ligjshme dhe e dokumentuar. Ai ka theksuar se të gjitha transaksionet janë realizuar përmes rrugëve bankare dhe janë deklaruar në ILDKPI, duke iu referuar transparencës totale mbi burimet e të ardhurave.
Ai ka akuzuar qeverinë dhe njerëz të tjerë të afërt me pushtetin, duke përmendur lidhje të paligjshme me tendera dhe fonde të dyshimta. Berisha i është drejtuar gjithashtu Ballës dhe të tjerëve, duke i quajtur ata pjesë të një skeme të gjerë të korrupsionit, që përdorin paratë e taksaspaguesve dhe fonde të tjera të paligjshme për të mbushur xhepat e tyre.
Gjatë deklaratës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmendi emra konkretë, duke akuzuar figura të njohura politike dhe gjyqësore për afera korruptive dhe ndërhyrje në proceset ligjore. Ai u ndal te një bisedë e përgjuar, duke e konsideruar si provë të ndërhyrjeve dhe manipulimeve në çështje të rëndësishme gjyqësore.
Berisha publikoi dhe një mesazh të vitit 2005, të shkruar nga Edi Rama drejt kokës së krimit të organizuar të kohës. Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se kjo shkresë ndodhet ende në prokurori dhe se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar vërtetësinë e mesazhit.
FJALA E PLOTE:
Të ndërpresin diskutimet dhe të kalojnë në votim pa diskutime.
Po shfrytëzojmë në vend të platformës së parlamentit, oborrin e parlamentit për të paraqitur, për të denoncuar të vërtetat.
Ndryshimet e kodit ne do ti votojmë sepse kanë të bëjnë me votën e emigrantëve dhe sigurisht që del e qartë si kristali se, Edi Rama konstaton se ajo votë është kundër tij dhe se po bën gjithçka për ta bllokuar.
Por ne votojmë, kurrë nën censurë. Censura është e papranueshme.
Ju e patë sot, çështje kryesore për socialistët nuk ishte vota, problemet e qytetarëve, por avokatia ndaj një hajduti të shpifur, që Shqipëria përveçëEdi Ramës dhe Lubi Ballukut nuk ka pasur një si ai.
Erion Veliaj të cilin tani përpiqen ta shfajësojnë, për të cilin janë vërsulur me tërbim me të gjithë egërsinë e tyre, atyre që vendosën arrestimin e tij, ndërkohë kur sot Edi Rama sot fliste për torturën.
Por nëse është torturuar publikisht në historinë e Shqipërisë dhe diktaturës komuniste, është torturuar publikisht me urdhër të Ramës, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryeparlamentari Ilir Meta.
Kurse sipas Edi Ramës Erion Veliaj, qenka burgosur në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese dhe të gjitha këto me hallin e vetëm se, gardëroba e Velicës ngjet shumë me garderobën e Ramicës.
Se vjedhjet dhe favoret që Erion Veliaj ka patur me lejet e ndërtimit, janë të pakrahasueshme me vjedhjet dhe favoret që Edi Rama ja nxjerrë me lejet e ndërtimit. Se vjedhjet e Ramës dhe tenderat që ka dhënë për favore janë tëëpakrahasueshme me ato që ka dhënë Rama, psh; ndërtuesi i pallatit në pajë, ka marrë 100 e ca milionë euro tendera nga qeveria e Ramës.
Se vërtetë Arbri vëllai i Erionit, është një hajdut si vëllai i madh, por nuk është më pak baxhanaku. Baxhanaku i Edi Ramës është një peshkaqen shumëfishi i Arbrit në tendera. E ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e familjes Rama.
Se vërtetë Rama përpiqet me çdo kusht të mbyllë mikrofonët e parlamentit, sepse aty do të dilnin të gjitha të dhënat në të cilat del se Erion Veliaj është një kopje e shpifur e Ramës.
Edi Rama është në të gjitha aspektet një shumëfish në hajni i Erion Veliajt.
Është e vërtetë që Veliaj ka bërë favore të mëdha Arbrit, por favore më të mëdha i ka bërë Rama, Olsit.
Është e vërtetë që ato eurot 500 mbajnë erë trafiku e droge, por ishin dhe të mykura, por është e vërtetë se Xibraka e ka pudrosur në mënyrë përfundimtare para opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar, Olsin dhe Ramën.
Është e vërtetë se, Lali Vjedhësi ka udhëtuar me charter, por e vërteta është se ai ka udhëtuar 10 herë më pak se Rama. Pra Rama ka udhëtuar me charter 10 herë më shumë dhe ato chartera janë shoqëruar të gjithë me leje ndërtimi.
Është e vërtetë se Erion Veliaj ka bërë udhëtime, vakanca, por detokset si Edi Rama me 10 mijë euro hotelin nuk i ka bërë kush tjetër në Shqipëri.
Pra të gjitha këto kanë vetëm një qëllim, të shmangin ngjashmërinë që krijojnë Veliaj me Ramën para publikut shqiptar.
Ju i dëgjuat mëkatarët se si ngriheshin në një kohë që kanë marrë me dhjetëra tendera nga Erion Veliaj dhe tani donin garderobën e barabartë me Lalja Assadin. Kur ajo u arratis në Rusi, një nga lajmet ishin se gardebora e asaj kushtonte 1 mln euro. Por doli që gardëroba e Velicës me fatura doganore, të blerjeve online shkonte 867 mijë euro.
Por unë kam aty çantë dhe do ti paraqisja në parlament, dhjetëra e dhjetëra faqe me fatura që prokuroria i ka përjashtuar nga dosja, ose nuk ja kanë dhënë doganat.
Pyetje: Çfarë janë këto fatura?
Sali Berisha: Fustane 3 mijë paundë, 2800 paundë. Kam dhe fotot dhe faturat. Ajo që është interesante në dosje është se viti 2014 ka një kryq në dosje, nuk ekziston. Viti 2015 ka vetëm 1/5 e blerjeve online të Velicës.
Çfarë bënë këta? Edi Rama i thotë Gjylametit, i thuaj se po merresh me fustane grash. Thjeshtë janë fustane grash është konotacion tjetër. Por kur këta i bëjnë gratë hajdute është turpi i tyre, se këta tregojnë se përdorin familjarët për të vjedhur në mënyrë të papërmbajtur.
Ju e dëgjuar Taulant Begoyarisin që bëri një deklaratë për pagesat që kam bërë unë në Angli për avokatin.
Tani përgjigja ime: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është bërë në rrugë bankare.
Çdo qindarkë është deklaruar në ILDKPI. Asgjë pa deklaruar.
Çdo qindarkë është tatuar dhe e ardhur nga burime të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e paguara nuk vijnë nga biznese që ditën fitojnë tendera dhe natën derdhin ryshfete në llogaritë e Jolkës dhe Erionkës, apo të Edit dhe të Lindës, të dyve.
Nuk është bërë me eurot apo fondet e taksapaguesve europianë apo amerikanë, që përfundojnë në fustanet e Jolkës, në orgjitë e Erionit.
Nuk janë paratë e inceneratorit që nuk ekziston, të grabitura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Nuk janë as paratë e checkup që lë pa ilaçe të sëmurët me sëmundje malinje.
Nuk janë paratë e sterilizimit, të grupit të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.
Nuk janë paratë që Edi Rama përmes Duçkëve të tij, i jep për të korruptuar McGonigalin.
Nuk janë as nga lidhjet me bandën e Elbasanit, që përdor Taulant Balla kjo prostitutë politike për të burgosur kundërshtarët e tij politikë.
Kjo është deklarata lidhur me ato ç’ka tha njeriu me 5 mbiemra, njeriut të cilit prap ua kam lexuar dhe lexoj, sepse është minierë në botën e nëndheshme.
‘S’di si do ti bëjë nder Ballës.
Radovan Çela: Këto ditë po më pyet do të jetë prap Balla, apo do të jesh ti.
Vladi është personi që ka pritur paratë. Okej se flas unë, por të ma tregojë mënyrën se si do e mbyllë. Balla si do e mbyllë çështjen e parave.
Çela: Nga Tao Tao, dhe thotë se i në rregull letrat.
E kuptoni ju, dmth do ta zgjidhe problemin.
Daupaj, famozja Mata Hari e BKH-së: Kishte të drejtë bundra. Nuk duhej toleruar që në fillim, aty ku do të shkojë ai, do të ja djegim letrat me benzinë.
Çela: Se bundra luan edhe me Taon.
Këtu hajde merre vesh ti, kush mund të jetë kjo. Të jetë ajo gjykatësja që e ekzoneroi Millonaj. E dini ju që Millonaj prokurorja ja mbylli dosjen Pajtime Fetahut, prandaj ajo është në Skap si shpërblim.
Mata Hari: Jo, bundra do të ja marrë, e ke gabim. Kësaj radhe do të ja marr. Nuk dua të armiqësohem me policinë, i dola borxhit Taos.
Ta ktheva, mos ma sill më, i tha Taos. Do ta pengoj unë atë, e sollën prap, i doli borxhit, këtë herë e ka prej teje.
Radovan Çela: Do të flas prap.
E kemi dhe një për Edi Ramën.
Pyetje: Cilës dosje i përkasin.
Sali Berisha: Partnerët kanë 1 milionë faqe përgjime. Me numra dosjesh nuk i kam.
E ka bërë mbrëmë publike gazetari në SYRI TV, një mesazh që Edi Rama i dërgon në vitin 2005, numri një të krimit të organizuar në Shqipëri.
Shikoni komunikimin si e kanë.
Dëgjo këtu, n’pyll, pyll nxjerr pasqyra, n’qytet, qytet nxjerr pasqyra, n’det, det nxjerr pasqyra. Po ama ka të bëjë shumë, ku e di ai që e mba në dorë, se o dora që e mban pasqyrën.
Ma meno një cikë këtë të lutem se so e lehtë.
Pra kryeministri në 2005. Në të njëjtën faqe është mesazhi i Erioni i Mjaftit e ka shënuar në telefon.
Kjo është shkresë që ekziston sot e kësaj dite në prokurori. Ja ku janë, prandaj dhe kërcen Edi nga sevdaja këto ditë.
Por nuk është vetëm kjo të dashur qytetarë.
Janë një seri e pafundme komunikimesh të Ramës me botën e krimit, zotime dhe angazhime të Edi Ramës për shpërblime me leje ndërtimi kundrejt shumave përrallore të lara në kulla dhe aktivizimeve në zgjedhje.
Pra në këtë aspekt bota e krimit po zien.
U njoftua se po shkonte në Durrës, e denoncova sepse dyshova shumë se po shkonte ti çonte Pojën Erion Veliajt. Dhe unë i jap paralajmërimin më të fortë Xhevdet Troplinit; të mos përzihet, të mos kërcënojë, se do të ketë pasojat më të rënda. Se nuk e çoi kot.
E anuloi vizitën, sigurisht se e denoncova në media, dhe e dinte se do të shkonit dhe ju pas, e skishte si të takohej me të.
Tani të dashur qytetare dhe qytetarë!
Halle, halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan.
Edi Ramës i janë mbytur xhemitë .
Sot në sytë e botës ai është një kukull mjerane e Xhorxh Sorosit.
Ai siç e patë ju, ka fshirë të gjitha fotografitë që ka pasur në Instagram me Alexis Soros, dhe me Yuri Kim.
Pyetje: Kontratë me LaCivita do ta publikoni?
Sali Berisha: Absolutisht po, dhe po të garantoj se e tëra do të kalojë, do të jetë para me origjinë të kristaltë me transfertë bankare siç kërkon ligji dhe rregulli, pa asnjë dyshim.
Ju falënderoj.


