Berisha publikon mesazhet: Krimi kërkonte lista deputetësh dhe garanci votash, Tao i garantonte

REPLIKË E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë replikës së tij në Kuvend se krimi i organizuar kërkonte përfshirje në listat e deputetëve dhe garanci votash. Berisha tha se Taulant Balla garantonte sigurimin e votave në këmbim të përfshirjes së emrave të kërkuar nga burgu, duke e cilësuar këtë si provë të bashkëpunimit mes pushtetit dhe krimit.

REPLIKA E PLOTË

Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumenta, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu… të mos i kërkonin… dëgjojeni… bandës. Asnjë tender publik, se ky merret me tendera… asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj. E garanton… a garantoni që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni! Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky. Prisni. Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale