FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ditën e sotme, gjatë konferencës për mediat pas protestës së 10 shkurtit në Tiranë, tha se kjo kryengritje paqësore shënoi një moment historik në përballjen të qytetarëve me narkoregjimin”e Edi Ramës. Ai deklaroi se kjo datë do të shënohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe dinjitet, duke e krahasuar me 20 shkurtin 1991.
Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, duke theksuar se protesta riktheu shpresën dhe dëshmoi se qeveria është në fund të mandatit moral dhe politik. Lideri opozitar u shpreh se protesta tregoi se “itorja mbi narkoregjimin është e sigurt dhe se Rama është politikisht i pashpresë.
Në fjalën e tij, kryetari i PD-së akuzoi qeverinë dhe policinë për përdorim të tepruar force ndaj protestuesve. Sipas Berishës, katër qytetarë u plagosën nga plumba gome, tre prej tyre në kokë. Ai përmendi me emra disa prej të plagosurve dhe pretendoi se ndaj tyre është qëlluar pa arsye. Berisha foli gjithashtu për përdorim gazi lotsjellës, mjete piroteknike dhe për keqtrajtim të një personi me aftësi të kufizuara.
Kryedemokrati, Sali Berisha denoncoi edhe dhunën ndaj gazetarëve, duke përmendur raste të asfiksimit nga gazi dhe hedhje mjetesh piroteknike në drejtim të operatorëve mediatikë. Sipas Berishës, gjatë protestës janë ndaluar 25 persona, ndërsa 17 prej tyre janë arrestuar pa asnjë fakt. Ai i quajti të ndaluarit qëndrestarë dhe kërkoi lirimin e tyre.
Berisha hodhi poshtë pretendimet e qeverisë për policë të plagosur, duke i cilësuar si skenar dhe deklaroi se, sipas informacioneve që ai disponon, në Spitalin e Traumës nuk ka pasur efektivë të shtruar me dëmtime serioze.
Në vijim, kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Rama për përgjegjësi direkte në menaxhimin e situatës dhe për tentativa për të zhvendosur vëmendjen nga aferat korruptive. Ai përmendi një sërë çështjesh që, sipas opozitës, përbëjnë shkelje të rënda ligjore dhe akuzoi Ramën se kërkon të shmangë përballjen me drejtësinë.
I pyetur nga gazetarët për reagimet e kryeministrit dhe ministres së Brendshme, të cilët kanë deklaruar se janë dhunuar efektivë policie dhe se përgjegjësit duhet të ndëshkohen, Berisha u përgjigj se qeveria është e pashpresë dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të saj.

FJALA E PLOTË
Qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë meritojnë mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh, të cilët dje me kryengritjen e tyre paqësore, i zbardhën faqen Shqipërisë, shënuan një kapitull të ri në kryengritjen paqësore të popullit shqiptar kundër narkoregjimit të Edi Ramës.
Pas 20 shkurtit të vitit 1991, 10 shkurti i vitit 2026 do të shënohet në analet e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar dhe njerëzor si ngjarja më e rëndësishme.
Si faqja më e ndritur e kryengritjes paqësore të shqiptarëve për çlirimin nga diktatura autoritare e organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
Një mirënjohje dhe nderim të pakufishëm atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që dje me protestën e tyre, kryengritjen e tyre paqësore, rikthyen shpresën, rikthyen besimin e shqiptarëve në triumfin e tyre, në fitoren e tyre mbi narkoshtetin.
Shqipëria është tjetër sot, nuk është më kurrë ajo e një dite më parë.
Dhe kjo është merita e madhe e njerëzve të sakrificës, e njerëzve të idealeve, e njerëzve të gatshëm të përballen për të mbrojtur vlerat më të çmuara të njeriut.
Detyrimi ndaj tyre është i pakufishëm.
Protesta e djeshme bindi çdo shqiptar se fitorja mbi narkoregjimin është e sigurt.
Se Edi Rama është një kufomë politike e pakallur.
Se regjimi i tij kundërmon në Shqipëri dhe në Europë dhe duhet hedhur sa më parë.
Por në qoftë se kjo ishte madhështia e qytetarëve, revoltës së tyre, kryengritjes së tyre paqësore, i shëmtuar, antiligjor ishte reagimi i narkoqeverisë, i organizatës kriminale me në krye Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë.
Të tmerruar nga urtia dhe qëndrueshmëria e protestuesve, Edi Rama kishte përgatitur skenarin e gjakderdhjes.
Kishte përgatitur ekzekutimin e protestuesve paqësorë në shesh.
Për këtë qëllim ai kishte vënë në komandë, në krye të banditëve me uniformë, kriminelin famëzi Sokol Bizhga, njeriun që dorëzoi tek bandat oficerin e policisë Gjergj Mehmeti që ndodhej në makinë me të.
Dhe ky shpëtoi, kurse atë e dogjën të gjallë banditët në rrugën Sarandë-Gjirokastër.
Gjergj Mehmeti u tradhtua nga një i pabesë që meriton të gjitha dënimet për tradhtinë e tij.
Dhe ky kriminel është sot në pozitat më të larta në policinë e Edi Ramës.
Ky urdhëroi snajperët të qëllojnë katër protestues, të cilët në mënyrë absolute nuk po kryenin asnjë veprim ndaj policëve të rendit.
Jo.
Ilir Tusha, protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë.
Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse.
Tjetër, Luan Lleshi i goditur edhe ai pa asnjë motiv.
Demë Dollapi, i goditur edhe ai në kokë. Me plagë.
Dhe një zonjë.
Pra, janë katër protestues të plagosur, të qëlluar tre prej tyre në kokë, me qëllim eliminimin fizik të tyre.
Edi Rama donte gjak për të shpëtuar plaçkën që ka vjedhur vetë dhe Lubinë.
Ky akt, qëllimi me snajper ndaj protestuesve paqësorë, dëshmon dhe njëherë lakminë për gjak që ka Edi Rama.
E garantoj se do mbajë përgjegjësi gjer në fund për urdhrin e djeshëm.
Për skenarin e djeshëm.
Jo vetëm kaq, policia përdori mjete piroteknike përveç gazit dhe ujit, përdori mjete piroteknike kundër demonstruesve dhe këto janë të gjitha të filmuara.
Barbari e vërtetë ndaj gazetarëve.
Arian Asimi mbeti i asfiksuar.
Demonstrues tjetër, me aftësi thellësisht të kufizuara, u tërhoq zvarrë në rrugë sikur të mos ishte njeri. U nxor nga karroca e tij dhe u tërhoq zvarrë.
Gazetarëve u hodhën me qëllim sasira të mëdha gazi me qëllim që të mos kryenin dot detyrat e tyre.
Ndaj një operatori të Neës24 është hedhur mjet piroteknik.
Sipas të gjithë të dhënave, që është hedhur nga ana e policisë drejt tij, kjo është e sigurt.
Por cili ishte mjeti, mbetet për t’u verifikuar.
U ndaluan 25 vetë, nga të cilët 17-ve u kanë komunikuar masën e arrestit, absolutisht pa asnjë fakt.
Pa asnjë fakt!
Thjesht i kanë kapur për numër.
Këta janë: Juel Korbi, 17 vjeç, Rei Bogdani, 16 vjeç, Orest Halilaj, 17 vjeç, Kreshnik Kastrati, 16 vjeç, Zeni Guri, 16 vjeç.
Dua t’u them këtyre të rinjve se janë krenaria e mbarë kombit shqiptar.
E nisin jetën politike në një betejë me të keqen e kombit të vet.
Arturo Kadria, 19 vjeç, Sadri Peka, 17 vjeç, Kreshnik Çeço, 36 vjeç, Suzana Dinushi, 48 vjeç, Klodiana Bajrami, 24 vjeç, Leonid Tusha, 21 vjeç, Gjesti Velçanaku, 19 vjeç, Klajdi Subashi, 26 vjeç, Ramazan Nuki, 29 vjeç, Florian Nuku, 32 vjeç, Daniela Leka, 17 vjeç, Ernest Kapo 31 vjeç. E kanë liruar.
Heronj të vërtetë.
Heronj të vërtetë të gjithë këta.
U shpreh solidaritetin tim dhe të mbarë shqiptarëve.
Ata janë aty si qëndrestarë dhe dënoj me forcën më të madhe urdhërarrestin ndaj qytetarëve që në përputhje me Kushtetutën po protestonin të revoltuar.
I garantoj autorët e këtij arresti se drejtësia vonon, por nuk harron mbi ta. Dhe do të bjerë.
Zonja dhe zotërinj, dhuna e egër e banditëve dje nuk kurseu deputetë të Kuvendit popullor.
Ju jeni dëshmitarë se si para kamerave, u vërsulën me urdhër të veçantë, goditën dhe keqtrajtuan deputetin Bledion Nallbati, me urdhër të Edi Ramës, i cili në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim, përveçse po ndihmonte një të mitur që po e keqtrajtonin.
Akt politik kriminal.
Goditja publike e Bledion Nallbatit, përpjekja për ta asfiksuar me gaz në fytyrë përbën një krim të shëmtuar, një hakmarrje primitive të Edi Ramës ndaj deputetit guximtar, Bledion Nallbati.
Qëndrim brutal, të dhunshëm, kriminal, kanë mbajtur ndaj deputetit Zija Ismaili, doktor Zija Ismaili, i cili, edhe ai po protestonte krejtësisht në përputhje me standardet tona të revoltës paqësore.
Sulmi fizik ndaj deputetëve të opozitës dëshmon se Edi Rama kërkon përballje civile.
Edi Rama është një hakmarrës primitiv, i cili për t’i shpëtuar ligjit nga miliardat që ka vjedhur së bashku me Lubinë, është i gatshëm të kryejë çdo veprim vetëm e vetëm t’i shpëtojë ligjin.
Por unë e garantoj Edi Ramën se është absolutisht i pashpresë.
Ajo kryengritje paqësore e 10 shkurtit faktoi pikërisht këtë.
Edi Rama është i pashpresë.
Zonja dhe zotërinj, reagimet e narkoqeveritarëve të tmerruar, e kreut të organizatës kriminale, Edi Rama, dhe zëdhënësve të tij, dëshmojnë qartë se atyre u ka hyrë thellë lepuri në bark.
Se ata po e kuptojnë që kohërat i kanë të numëruara.
Edi Rama përsëriti sot në mëngjes thirrjet e dajkos së tij, xhelat Koleka, i cili me 11 dhjetor të vitit 1990, bënte thirrje t’i futen tanket studentëve, sepse ata janë, përdori atë fjalë, që unë nuk dua ta them këtu, por shqiptar e di sepse Edi Rama e mban në gojë nga mëngjesi gjer në darkë.
Edi Rama pra, sot në mëngjes, përdori fjalorin e dajos së tij xhelat kundër protestuesve.
Një popull të tërë e quajti me ato fjalë për të cilat jam i sigurt se shqiptarët do i japin ndëshkimin e merituar.
Sot, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, njoftoi se ka dërguar për ndjekje penale Flamur Nokën, Ervin Minarollin, Klevis Balliun, të cilin gjithashtu e kanë keqtrajtuar dje, janë përpjekur ta asfiksojnë me gaz në fytyrë, kanë dërguar Belind Këlliçin, i cili në kohën kur zhvillohej protesta, po drekonte me një kandidat për në Kongresin e SHBA, një shqiptaro-amerikan në Miçigan.
Kuptojeni pra, se çfarë mashtruesish ordinerë të neveritshëm janë. Të turpshëm.
Por këtë e kishin të parapërgatitur.
Ata nuk morën asnjë informacion, vetëm këta duhen të dërgohen për ndjekje penale.
Belindi ka nxitur dhunën dje, në një kohë ai po drekonte në Miçigan me një kandidat për në Kongresin e SHBA nga komuniteti shqiptaro-amerikan
Përveç kësaj, faqja e zezë e këtij skenari ishte loja me barrela dhe policë.
Siç i patë ju, i hidhnin gaz vetë policëve dhe i fusnin në ambulancë.
Evidente.
Si të asfiksuar.
Mbrëmë, unë kam shkuar vetë tek Spitali i Traumës.
Këta njoftonin se shtatë policë janë në Spitalin e Traumës.
Asnjë i vetëm.
Personeli mjekësor më njoftoi se aty kishin shkuar 5 policë, i kishin dërguar, pa asnjë problem.
Dhe ata nuk kishin asnjë lloj shqetësimi, nuk ishin as regjistruar, por ishin kthyer siç kishin ardhur.
Nuk kishte asnjë polic të plagosur.
Gjithçka skenar.
Asnjë.
Që edhe mund të ndodhte, por asnjë të gërvishtur.
Jo, jo, asnjë.
I kanë dërguar në spital vetëm për të plotësuar skenarin.
Meqenëse aty nuk doli që nuk kishte asnjë dhe unë i denoncova menjëherë, dhanë komunikatën tjetër që kanë shkuar në dy spitale.
Gënjeshtër. Asnjë polic nuk është gërvishtur, kur janë qëlluar me plumb në ballë protestuesit paqësorë.
Një mirënjohje të pakufishme për mediat që e përcollën minutë pas minute kryengritjen paqësore të fuqishme të shqiptarëve në Tiranë.
Dhe po kaq mirënjohje medieve ndërkombëtare, të cilat ishin në një ndjekje absolute të kësaj revolte dhe e jehonuan atë në mbarë botën.
Të gjitha këto dëshmojnë se është populli opozitar ai që do përmbysë këtë narkodiktaturë dhe se 20 shkurti, shqiptarët mezi po presin si orën e tyre, si ditën e tyre.
Historia i pret.
Shiheni.
Tani shiheni se ku e kanë qëlluar.
Janë të gjitha me snajper.
Pra, Arjan Asimi, gazetar në diasporë, e urren Edi Rama sepse qëndron fuqishëm, ka denoncuar në radion e tij.
Shikoni se çfarë ndodh.
Ky është një demokrat i flaktë, me probleme të aftësisë, shikojeni se çfarë kafshërie.
Kafshëri e vërtetë.
Ja, ky është i njëjti person.
Ky është me karrocë.
Urdhëroni barbarët.
Këta janë të droguar.
Këta kanë humbur çdo gjë.
Karrocën ia lanë atje. Hero i vërtetë. Një hero i vërtetë.
Ja, i hedh vetë policia bombat.
Ja, urdhëro.
Erdhi nga policia, e patë që erdhi nga policia.
Barbari.
Ja, plumb. Urdhëroni plumbin.
Erdhën dhe hodhën gaz në seli.
Barbari e vërtetë.
Të marrësh dhe të zvarritësh një person me aftësi të kufizuar, që ecën me karrocë.
Ja plaga nga plumbi i gomës në kokë.
Urdhëroni.
16-vjeçar, e kanë dhunuar, i kanë grisur rrobat në një kohë kur po protestonte në mënyrën më paqësore.
Iliri shkoi në spital, mori një mjekim.

PYETJE-PËRGJIGJE
Marsi Korreshi, Syri Tv: Z.Berisha, ndërsa ju denonconi dhunën policore, nga qeveria thonë se të dhunuarit janë policia. Kreu i qeverisë, Edi Rama madje ka kërkuar drejtësi për policët e plagosur dhe ndëshkim për protestuesit. Ndërkohë që edhe ministrja e Brendshme, Koçiu, ka bërë një reagim duke u cilësuar ju personalisht si një dhunues përsëritës dhe ka pretenduar se janë kryer akte barbare ndaj policisë. A keni një përgjigje për Ramën dhe Koçiun?
Sali Berisha: Jeni të pashpresë. Kjo është përgjigja ime ndaj tyre.
Largohuni sa më shpejt, jepni dorëheqjen.
Mos mendoni se… unë e di dhe u them shqiptarëve se Edi Rama është absolutisht i gatshëm të ndezë Shqipërinë për të mos u dorëzuar tek drejtësia.
Të dashur qytetare dhe qytetarë, ju lutem ta kuptoni dhe ta mendoni se ky njeri, në qindra dhe mijëra firma, ka kryer krime qindra dhe mijëra krime sepse janë këto firma, të cilat sollën tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës, portin e Durrësit.
Janë këto firma të cilat i dhanë Olsi Rams 37 mijë metër katrorë tokë të pronarëve të repartit ushtarak.
Janë këto firma të Edi Ramës, të cilat i dhanë Bolinos së tij 4 mijë metër katrorë tokë të pronarëve në qendër të Tiranës. Me katër vendime me emra.
Janë këto firma të Edi Ramës, me të cilat AKSHI u shndërrua në sipërmarrjen e tij private, në kopshtin e tij privat.
Janë këto firma që u dhanë Troplinëve 5 kulla dhe 12 pallate në tokë publike.
Janë këto firma në qindra vendime që janë vendime krimi.
Ndaj dhe Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka dhe të mos dorëzohet tek drejtësia.
Por, ju e patë, shqiptarët e kanë kuptuar, ndaj dhe ishin dje më shumë se kurrë në protestën kundër tij.
Por dje nuk ishte vetëm bulevardi.
Po Brukseli si ishte?
E morët vesh besoj? Ishte kartoni i zi. Mos guxo të bllokosh drejtësinë se integrimi zhbëhet dhe kjo është vetëm njëra masë.
Unë mund t’u them, nuk po ndalem se nuk më takon të komentoj brendinë e takimit, por takim të atillë pothuajse nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Pse?
Se edhe aty ka dashur t’i gënjejë, t’i mashtrojë.
Edhe aty është përpjekur të thotë që tani gjykata vendosi kështu, tani ashtu, pra ka menduar se mund t’u shesë gënjeshtrat e veta përfaqësuesve të vendeve kryesore të Europës.
Por kartonin e pa.
Në fakt, ishte i neveritshëm.
Aty e neveriti audiencën shumë, por nuk ia zgjatën.
Kjo është e vërteta.
Unë u them të vërtetën ju.
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, kryeministri në reagimin e tij ka theksuar se opozita do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme, duke nënkuptuar se nuk do të ketë dorëheqje apo qeveri teknike…
Sali Berisha: Sigurisht që ai me farsën mburret.
Por farsë tjetër Shqipëria nuk do ketë.
Shqipëria do ketë zgjedhje.
Ky është në këmbë për popullin se do të ketë zgjedhje.
Ai mendon se prapë do i ndëshkojë shqiptarët me farsë elektorale, kurse ne i themi shporru, qërohu se zgjedhje me ty nuk ka dhe shqiptarët do votojnë të lirë.
Kjo është gjithçka.


